Zvicra mposhti Kolumbinë 4-3 në penallti (0-0 në kohën e rregullt dhe kohën shtesë) për raundin e 16-të të Kupës së Botës 2026 dhe siguroi një biletë për në çerekfinale, ku do të përballet me Argjentinën.
Thelbi mbetet për zviceranët, të cilët buzëqeshën në gjuajtjet e penalltive, duke marrë kualifikimin e madh. Kolumbianët humbën dy gjuajtje, pasi Sanchez e dërgoi topin drejt shtyllës dhe Kobel priti penalltinë e Hernandez, ndërsa për Zvicrën vetëm Akanji humbi.
Portieri i Zvicrës, Kobel ishte shumë i mirë gjatë gjithë ndeshjes. Tani Zvicra me kapiten shqiptarin nga Kosova Granit Xhaka luan përballë Argjentinës kampione bote.









