afgane Archives - 5 Pyetjet

Pakistani rifillon dëbimin me forcë të refugjatëve afganë, rrezik për krizë humanitare në Afganistan
Autoritetet në Pakistan e kanë rifilluar dëbimin me forcë të refugjatëve afganë, pasi qeveria federale nuk pranoi ta zgjasë afatin e qëndrimit të tyre në vend, thanë zyrtarët të hënën.

Kjo vendim prek rreth 1.4 milionë afganë që mbajnë kartela të Dëshmisë së Regjistrimit (PoR), të cilëve u ka skaduar statusi ligjor në fund të qershorit.

Shumë prej tyre kishin shpresuar për një zgjatje njëvjeçare për të zgjidhur çështje personale, siç janë shitja e pronës apo përfundimi i bizneseve, para se të ktheheshin në Afganistan.

Përveç mbajtësve të kartelave PoR, rreth 800 mijë afganë të tjerë posedojnë Kartela të Shtetasit Afgan (ACC).

Policia thotë se edhe ata po jetojnë në mënyrë të paligjshme në vend dhe po arrestohet para dëbimit në provincat Punjab lindor, Baloçistan jugperëndimor dhe Sindh jugor.

Vendimi i së hënës nxiti kritika nga Komisionari i Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara, UNHCR.

Sipas një raporti të UNHCR-së nga qershori, të paktën 1.2 milionë afganë janë detyruar të kthehen nga Irani dhe Pakistani këtë vit.

Dëbimet në një shkallë kaq të gjerë mund ta përshkallëzojnë gjendjen tashmë të brishtë në Afganistan, ku Qeveria talibane mori pushtetin në vitin 2021.

Një njoftim i Qeverisë pakistaneze i datës 31 korrik, i parë nga Associated Press, konfirmon vendimin e Pakistanit për të riatdhesuar të gjithë shtetasit afganë me kartela të skaduara PoR.

Në njoftim thuhet se afganët pa pasaporta të vlefshme dhe pa viza pakistaneze po qëndrojnë në vend në mënyrë të paligjshme dhe duhet të kthehen në atdhe sipas ligjeve të Pakistanit për emigracionin.

Policia në mbarë Pakistanin po ndalon afganët për t’i transportuar drejt pikave kufitare, sipas dy zyrtarëve të Qeverisë dhe të sigurisë që folën në kushte anonimiteti.

Ata thanë se nuk po kryhen arrestime masive, por policisë i është dhënë urdhri të shkojë derë më derë dhe të kryejë kontrolle të rastësishme për të ndaluar të huajt që banojnë në mënyrë të paligjshme.

“Po, refugjatët afganë që po jetojnë në mënyrë të paligjshme në Pakistan po kthehen në mënyrë të dinjitetshme”, tha Shakeel Khan, komisionar për refugjatët afganë në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa.

Ai tha se kjo është masa më e madhe deri më tani që po zbatohet me urdhër të qeverisë federale në Islamabad.

Miliona afganë janë larguar drejt Pakistanit gjatë katër dekadave të fundit për t’i shpëtuar luftës, trazirave politike dhe vështirësive ekonomike./REL

The post Pakistani rifillon dëbimin me forcë të refugjatëve afganë, rrezik për krizë humanitare në Afganistan appeared first on 5 Pyetjet.

Mbi 500,000 afganë dëbohen nga Irani në vetëm 16 ditë
Organizata e Kombeve të Bashkuara raportoi se më shumë se 500,000 afganë janë dëbuar nga Irani midis 24 qershorit dhe 9 korrikut, në atë që mund të jetë një nga zhvendosjet më të mëdha të detyruara të popullsisë në dekadën e fundit.

Dëbimet vijnë pas një programi të Iranit për largimin e emigrantëve afganë pa dokumente, veçanërisht atyre që punojnë me paga të ulëta në kushte të vështira. Ky proces u intensifikua gjatë konfliktit 12-ditor mes Iranit dhe Izraelit, ku autoritetet iraniane akuzuan pa prova emigrantët afganë për spiunazh në favor të Izraelit.

Kushtet për të dëbuarit janë të vështira, me temperatura deri në 40 gradë Celsius dhe qendra pritjeje të mbingarkuara në kufirin me Afganistanin. Shumë fëmijë janë të ndarë dhe të pashoqëruar gjatë këtij procesi.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe OKB-ja kanë dënuar këto veprime dhe kanë shprehur shqetësim për trajtimin dhe stigmatizimin e afganëve në Iran, përfshirë arrestime dhe diskriminim në media.

The post Mbi 500,000 afganë dëbohen nga Irani në vetëm 16 ditë appeared first on 5 Pyetjet.

Pakistani dëbon dhjetëra mijëra afganë
Pakistani ka deportuar më shumë se 19,500 afganë këtë muaj, në mesin e më shumë se 80,000 që janë larguar përpara afatit të 30 prillit, sipas OKB-së. Pakistani ka përshpejtuar përpjekjet e tij për të dëbuar afganët pa dokumente dhe ata që kishin leje të përkohshme për të qëndruar, duke thënë se nuk mund ta përballojë më.

Midis 700 dhe 800 familje po deportohen çdo ditë, thonë zyrtarët talebanë, me deri në dy milionë njerëz që pritet të ndjekin në muajt e ardhshëm.

Ministri i Jashtëm pakistanez Ishaq Dar fluturoi për në Kabul të shtunën për bisedime me zyrtarët talebanë. Homologu i tij Amir Khan Muttaqi shprehu “shqetësim të thellë” për dëbimet.

Disa afganë të dëbuar në kufi thanë se kishin lindur në Pakistan pasi familjet e tyre ikën nga konflikti.

Më shumë se 3.5 milionë afganë kanë jetuar në Pakistan, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, duke përfshirë rreth 700,000 njerëz që erdhën pas pushtimit të talebanëve në vitin 2021. OKB-ja vlerëson se gjysma janë pa dokumente.

Pakistani ka pranuar afganët gjatë dekadave të luftës, por qeveria thotë se numri i lartë i refugjatëve tani përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe shkakton presion mbi shërbimet publike.

The post Pakistani dëbon dhjetëra mijëra afganë appeared first on 5 Pyetjet.

“Reuters”: Vendimi i Trump bllokon afganët në Shqipëri
Agjencia e lajmeve “Reuters” u ka kushtuar një artikull refugjatëve afganë të strehuar në Shqipëri. Pas pezullimit të ndihmës për rivendosjen e refugjatëve nga Presidenti Donald Trump ata po jetojnë në një gjendje pasigurie, të bllokuar në vende tranziti si Shqipëria. Shkrimi që lapsi.al e sjell të plotë më poshtë pasqyron një realitet të vështirë: jetët e mijëra njerëzve varen nga politika dhe vendime ndërkombëtare, ndërsa përpjekjet e tyre për një të ardhme të sigurt mbeten në dyshim.

Ali Amini ishte vetëm pak ditë nga fillimi i një jete të re në Shtetet e Bashkuara, kur Presidenti Donald Trump ndërpreu ndihmën për rivendosjen e refugjatëve afganë javën e kaluar, një veprim për të cilin Amini shqetësohet se mund ta rrezikojë jetën e tij nëse detyrohet të kthehet sërish në shtëpi.

Pas përpunimit në Shqipëri, ai kishte rezervuar një fluturim për të martën dhe çantat e tij ishin mbushur kur Trump pezulloi ndihmën shtetërore të nevojshme për të transportuar dhjetëra mijëra afganë të cilëve u janë dhënë viza.

“Nuk e di nëse do të hipim ndonjëherë në atë aeroplan dhe nëse po, nëse do të shkoj në Kabul apo në Shtetet e Bashkuara” – thotë Amini nga Shëngjini, një qytet bregdetar në veri të Shqipërisë ku ai është strehuar së bashku me 300 bashkatdhetarë.

Pauza e Trump për ndihmën e huaj ka çuar në pezullimin e fluturimeve për mbi 40 mijë afganëve që u është miratuar për viza speciale amerikane dhe në rrezik të hakmarrjes së talebanëve, tha për Reuters, Shawn VanDiver, kreu i koalicionit #AfghanEvac i veteranëve amerikanë dhe grupeve mbrojtëse. Amini mbërriti në Shqipëri më shumë se një muaj më parë dhe kishte siguruar viza në kryeqytetin Tiranë, për gruan dhe tre fëmijët e tij, më i vogli 6 muajsh.

Pas tërheqjes kaotike të SHBA nga Afganistani në vitin 2021, mijëra vetë që punonin për ushtrinë amerikane ose organizata të tjera u përpunuan në Shqipëri dhe iu dhanë viza përpara se të udhëtonin në Shtetet e Bashkuara.

Me të dëgjuar lajmin nga Trump, gruaja e Amini u përlot, ndërsa fëmijët e tyre janë në ankth për të ardhmen. Pasi punoi si bravandreqës për trupat amerikane përpara tërheqjes së tyre nga Afganistani në vitin 2021, Amini jetoi i fshehur për 3 vjet nga frika e hakmarrjeve talebane.

“Nëse kthehemi, ata do të na vrasin sepse, për talebanët, ne jemi në thelb amerikanë dhe armiqtë e tyre “numër një”, pasi kemi punuar krah për krah me amerikanët”.

“Aeroplani i fundit”

Shumica e atyre që preken nga vendimi i Trump janë të bllokuar në Afganistan, ndërsa të tjerë në Pakistan, Katar dhe Shqipëri, tha VanDiver. Urdhri bëri gjithashtu që Departamenti i Shtetit të pezullojë fondet për grupet që ndihmojnë afganët me viza speciale imigruese (SIV) në gjetjen e strehimit, shkollave dhe vendeve të punës në SHBA.

Gati 200 mijë afganë janë zhvendosur në SHBA me SIV ose si refugjatë që nga viti 2021. Fushata fitimtare e rizgjedhjes së Trump në 2024 përfshinte premtime për politika të rrepta imigracioni.

Në Shëngjin fëmijët luajnë futboll dhe shkruajnë emrat e tyre në rërën e plazhit, ndërsa prindërit kontrollojnë me ankth telefonat për lajme. Mes pëshpëritjeve përmendet edhe emri i Trump.

Sadat, 27 vjeç, mbërriti të enjten pasi udhëtoi nga Kabuli në Dubai, më pas Kuvajti, Stambolli dhe në fund në Tiranë, me një grup prej rreth 130 personash.

“Miqtë e mi në Kabul më thonë se jam me fat, pasi ai mund të ketë qenë avioni i fundit me njerëz si ne” – thotë Sadat, duke vënë në dukje se ai u informua të shtunën për një intervistë për vizë të planifikuar për javën e ardhshme. “Gjërat po ndryshojnë çdo orë dhe pritja deri në javën tjetër është një jetë e tërë. Jam shumë i shqetësuar” – shtoi Sadat.

Raportet e misionit të OKB-së në Afganistan tregojnë se talebanët kanë arrestuar, torturuar dhe vrarë ish-ushtarë dhe zyrtarë të qeverisë së mëparshme të mbështetur nga SHBA. Talebanët kanë lëshuar një amnisti të përgjithshme për ish-trupat dhe zyrtarët e qeverisë, dhe i mohojnë këto akuza.

“Ne nuk mund të kthehemi në Afganistan sepse, për talebanët, ne jemi tashmë në Amerikë dhe do të trajtohemi si spiunë”, – shpjegoi Sadat. “Zoti Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”, – lutet një tjetër afgan, të cilit viza i skadon pas dy javësh.

The post “Reuters”: Vendimi i Trump bllokon afganët në Shqipëri appeared first on 5 Pyetjet.

Foxnews: Trump lë në harresë mijëra aleatë afganë në Shqipëri
Mes dhjetëra urdhrave ekzekutivë të nënshkruar nga Donald Tramp në ditën e parë të Presidencës së tij është edhe ai për pezullimin e fluturimeve të avionëve që tërheqin në Shtetet e Bashkuara, afganët që morën arratinë nga vendi i tyre në Gusht 2021 për t’i shpëtuar përndjekjes si bashkëpunëtorë të amerikanëve, nga regjimi i talebanëve.

Afganët e mbetur në Shqipëri që pas tërheqjes së amerikanëve nga Afganistani para 4 vitesh nuk do të mund të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Shteteve të Bashkuara për një afat të pacaktuar.

Sipas CNN, urdhri ekzekutiv i Trampit kërcënon të ardhmen e refugjatëve afganë që ndihmuan Shtetet e Bashkuara. “Afganët që morën arratinë për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve i bëjnë thirrje Trampit të heqë pezullimin e programit të refugjatëve”, shkruan Associated Press.

Ndërsa Fox News shkruan se “Urdhri i Trump le në harresë mijëra aleatë afganë që presin shpërnguljen në SHBA”. Urdhri ekzekutiv ka një afat 90-ditor, por fati i tyre është i paqartë nisur edhe nga qasja e ashpër e Trampit ndaj emigrantëve.

Ministria e Jashtme Shqiptare, duke iu përgjigjur interesit të Televizionit Klan, shpjegoi se aktualisht në Shqipëri ndodhen vetëm imigrantë afganë që kanë marrë viza të posaçme për imigrantët, të cilët janë në një periudhë tranziti dhe qëndrojnë në vend për një kohë të kufizuar.

Ata qëndrojnë për një periudhë mesatare deri në 23 ditë, para se të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt Shteteve të Bashkuara. Numri i saktë i afganëve të mbetur në Shqipëri nuk bëhet i ditur. Pezullimi me afat 90-ditor prek drejtpërdrejt 1800 afganë, në listë për t’u tërhequr në Shtetet e Bashkuara gjatë këtyre 3 muajve.

Në vende të ndryshme të botës, në pritje janë në total 30 mijë. Shumica dërrmuese ndodhen në Pakistanin fqinj, ku gjetën strehë pasi morën arratinë nga talebanët. Deri më tani, në Shtetet e Bashkuara janë shpërngulur 180 mijë.

The post Foxnews: Trump lë në harresë mijëra aleatë afganë në Shqipëri appeared first on 5 Pyetjet.