AGK Archives - 5 Pyetjet

Heqja e licencës së Televizionit Klan Kosova, vjen reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës
Sekretari Gjeneral i Federatës Evropianë të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me pezullimin e licencës së Klan Kosova.

Gutierrez në postimin e tij shkruan se sot është një ditë zie për Kosovën dhe se qeveria e Kosovës po shkel standardet evropiane të lirisë së medias.

Qeveria merr vendimin: I hiqet licenca Televizionit Klan Kosova, ja arsyeja

Postimi i plotë

Sipas tij ky akt e zhyt Kosovën në kampin e regjimeve autoritare që i kthejnë shpinën Bashkimit Evropian dhe vlerave demokratike të mbrojtura nga Këshilli i Evropës.

Kosova në zi… Tërheqja e certifikatës së biznesit të një kompanie mediatike është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Sidomos kur flasim për transmetuesin kryesor privat të një vendi.

Sot është një ditë zie për Kosovën: shteti aktivizohet në cenzurë ndaj Klan Kosovës, qeveria e Kosovës po shkel standardet evropiane të lirisë së medias. Ky akt arbitrar e zhyt Kosovën në kampin e regjimeve autoritare që i kthejnë shpinën Bashkimit Evropian dhe vlerave demokratike të mbrojtura nga Këshilli i Evropës.

Më vjen keq për miqtë e mi kosovarë dhe shoqërinë civile kosovare. Ata nuk i meritojnë praktika të tilla. Solidariteti im shkon për demokratët kosovarë. Turp për varrmihësit e lirisë së shtypit dhe pluralizmit mediatik. Turp për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij.

The post Heqja e licencës së Televizionit Klan Kosova, vjen reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës appeared first on 5 Pyetjet.

Personat në pushtet rrezikojnë punën e gazetarëve
Viti 2021 nuk ka qenë aspak i lehtë për gazetarët dhe mediat, në kuptimin e një terreni të përshtatshëm për kryerjen e punës së tyre, vlerësojnë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK). Trendi i ngjashëm ka vazhduar edhe në katër muajt e parë të vitit 2022, thonë nga ky asociacion.

Gjatë vitit 2021, në këtë organizatë janë raportuar 29 raste të sulmeve dhe kërcënimeve verbale ndaj gazetarëve, forma të ndryshme të shantazhit, tendenca për frikësimin e gazetarëve, përdorim i gjuhës linçuese ndaj tyre dhe forma të tjera të pengimit të gazetarëve në kryerjen e punës.

Ndërkaq, vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2022, në AGK janë raportuar 11 raste të ngjashme.

Pengesat, fyerjet dhe gjuha nxitëse nga politikanët

Naile Dema-Selmani, anëtare e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në shumicën e rasteve, format dhe tendencat për pengimin e punës së gazetarëve dhe mediave vijnë nga njerëzit në pushtet, ose që janë të lidhur me pushtetin.

“Në shumicën e rasteve, kjo nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me Qeverinë aktuale, por gjithmonë pengesat e tilla vijnë prej njerëzve në pushtet, ose prej njerëzve që janë ngushtë të lidhur me pushtetin. Ka raste – më të rralla se këto – që mund të vijnë prej grupeve tjera të interesit, për shembull prej ndonjë përfaqësuesi të ndonjë komuniteti fetar ose të bizneseve të ndryshme – pra, kur një gazetar e prek ndonjë biznes, ndonjë biznes të caktuar të dikujt”, thotë Dema-Selmani.

Rastet e raportuara në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës këtë vit përfshijnë arrestimin e një kameramani të agjencisë së lajmeve Ekonomia Online, më 3 shkurt, derisa po mbulonte një aksion të policisë në një ndërmarrje në Suharekë.

Pastaj, më 9 shkurt, Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përdorur gjuhë denigruese ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë, duke i quajtur ato “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Më 22 shkurt, ekipi i RTV Dukagjinit është sulmuar fizikisht në Prishtinë, derisa po raportonte për deklarimin e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës.

Më 8 prill, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka cilësuar mediat në Kosovë dhe në Shqipëri si “mercenare” dhe “të shitura”.

Më 15 prill, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media, ka përdorur gjuhë nënçmuese ndaj gazetares Besarta Hoti, duke i cilësuar pyetjet e saj si “budallallëqe”.

Juristja e së drejtës së medias në Kosovë, Flutura Kusari, njëherësh këshilltare ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë vitit 2021, por edhe gjatë vitit 2022, politikanët në disa raste kanë përdorur gjuhë fyese dhe denigurese ndaj gazetarëve.

“Për më tepër, gjuha denigruese, fyese dhe nxitëse nga politikanët në drejtim të gazetarëve është rritur, duke i bërë ata shënjestër të sulmeve ‘online’ dhe ‘offline’”, thotë Kusari.

“Qeveria ka raporte të shëndosha me mediat”

Nga Qeveria e Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se kanë raporte të shëndosha me mediat dhe se kjo është “Qeveria e parë që nuk ka raporte transaksionale” me to. Ata nuk shpjegojnë më shumë për “raportet transaksionale”.

“Në rastet kur ka pasur trajtim joadekuat [të mediave] nga institucionet, sikur pati ndodhur në rastin e arrestimit të kameramanit të agjencisë së lajmeve Ekonomia Online, reagimi jonë ka qenë i menjëhershëm. Policët e përfshirë u janë nënshtruar procedurave diciplinore”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës, dhënë Radios Evropa e Lirë.

“Mungesa e bashkëpunimit” të Qeverisë me mediat

Por, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ngre shqetësimin për, siç thotë, “mungesën e theksuar” të qasjes së gazetarëve në dikasteret qeveritare dhe në marrjen e përgjigjeve nga këto dikastere.

Naile Dema-Selmani thotë se gazetarët e kanë raportuar këtë si problem në AGK, gjatë viteve 2021 dhe 2022.

“Të gjithë ne që jemi gazetarë, në baza ditore, dhe që kemi nevojë për përgjigje të Qeverisë, të ministrive, të institucioneve të ndryshme, e dimë se sa vështirë është të arrijmë deri te një informatë zyrtare. Do të thotë, ka njëfarë mungese të bashkëpunimit në këtë drejtim dhe kjo, pa asnjë diskutim, mbetet një prej shqetësimeve më të mëdha të komunitetit tonë”, thotë Dema-Selmani.

Flutura Kusari vlerëson se liria e shprehjes dhe e mediave është duke u cenuar nga vetë njerëzit në pushtet.

“Puna e gazetarëve, vitin e fundit, është bërë shumë, shumë e vështirë. Ata e kanë gati të pamundur të marrin informacione. Nuk ka konferenca të rregullta për media. Zëdhënësit zgjedhin t’iu përgjigjen vetëm disa mediave dhe qasja në dokumente publike është vështirësuar”, thotë Kusari

Qeveria thotë se bashkëpunon me të gjitha mediat

Por, nga Qeveria e Kosovës, e cila është zgjedhur në mars të vitit të kaluar, thonë se, deri më tani, ekzekutivi – përfshirë Zyrën e Kryeministrit dhe ministritë – “ka organizuar mbi 150 konferenca për media, në të cilat përfaqësues të Qeverisë u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve”.

Po sipas Qeverisë, ka pasur mbi 120 paraqitje televizive apo intervista të përfaqësuesve të lartë të Qeverisë në secilin televizion të Kosovës “pa përjashtim”.

“Në të njëjtën kohë, të gjitha vendimet e Qeverisë dhe ministrive janë bërë publike në ueb-faqet përkatëse. Sa i përket qasjes në dokumente publike, nga 84 kërkesa që janë pranuar nga Zyra e Kryeministrit brenda vitit të saj të parë, 81 sosh kanë marrë përgjigje të plotë; për dy prej tyre Zyra e Kryeministrit nuk ka qenë në posedim të dokumenteve të kërkuara dhe një kërkesë ka qenë në procedurë. Pra, praktikisht, çdo kërkesë në qasje për dokumente publike ka marrë përgjigje të plotë”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës për REL-in.

Në Kosovë dhe vende të tjera shënohet më 3 maj Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Në këtë ditë, organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij publikoi Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror, në të cilin Kosova radhitet më mirë, përkatësisht në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021.

Por, përkundër përparimit në renditje, Kosova vazhdon të mbetet në mesin e vendeve me “situatë problematike”, vlerësuan Reporterët pa Kufij.

Në pjesën për Kosovën të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2021, është thënë se Qeveria, në përgjithësi, e ka respektuar të drejtën e shprehjes, por raporte të besueshme kanë treguar se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare kanë bërë përpjekje t’i frikësojnë përfaqësuesit e medias./REL

The post Personat në pushtet rrezikojnë punën e gazetarëve appeared first on 5 Pyetjet.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin ndaj ekipit të RTV Dukagjinit
Sot rreth orës 13.30 në lagjen Pejton (rruga “Robert Doll”) të Prishtinës ka ndodhur një sulm fizik ndaj ekipit të RTV Dukagjinit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, thotë për Telegrafin se i dyshuari pas sulmit ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që një person ka sulmuar ankuesin dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”.

“Ndërlidhur me rastin policia ka arrestuar një të dyshuar, mashkull, rreth 70 vjeç, përderisa ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre dhe në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerr veprimet vijuese për procedim të mëtejmë të rastit”, ka njoftuar tutje Borovci.

Sulmin ndaj ekipit të RTV Dukagjinit e ka dënuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke shtuar se kjo shton edhe më shumë pasigurinë e gazetarëve në punën e tyre të përditshme.

“Njëri prej pronarëve të një lokali në vendin ku ekipi po xhironte fillimisht ka provuar të ndalojë filmimin, e më pas edhe e ka goditur kameramanin, Maxharraj”, thuhet në njoftimin e AGK-së./5pyetjet.al

Sulmohet ekipi i RTV Dukagjinit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon rastin

The post Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin ndaj ekipit të RTV Dukagjinit appeared first on 5 Pyetjet.

Sulmohet ekipi i RTV Dukagjinit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon rastin
Një ekip i RTV Dukagjinit, i përbërë nga gazetari Liridon Llozani dhe kameramani Diamant Maxharraj janë sulmuar fizikisht sot derisa po raportonin në lagjen Pejton të Prishtinës për deklarimin e të hyrave në ATK.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar duke e dënuar ashpër këtë sulm.

“Njëri prej pronarëve të një lokali në vendin ku ekipi po xhironte fillimisht ka provuar të ndalojë filmimin, e më pas edhe e ka goditur kameramanin, Maxharraj.  Gazetarët e kanë lajmëruar menjëherë Policinë, e cila e ka arrestuar këtë person. Ata gjithashtu e kanë dhënë deklaratën në stacionin e policisë për incidentin”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm fizik, që shton edhe më shumë pasigurinë e gazetarëve në punën e tyre të përditshme./5pyetjet.al

The post Sulmohet ekipi i RTV Dukagjinit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon rastin appeared first on 5 Pyetjet.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshilli i Evropës mbajtën diskutim
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e projektit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias (JUFREX)”, organizoi tryezën e diskutimit mbi mekanizmat specifik për mbështetjen financiare të mediave private apo jo-fitimprurëse të cilat publikojnë përmbajtje në gjuhët e pakicave të ndryshme etnike.

“Paneli i përbërë nga përfaqësues të medieve që operojnë në gjuhët e pakicave etnike, të organeve rregullative të medieve dhe organizatave, diskutuan mbi zgjidhjet e mundshme për tejkalimin e sfidave të ndërlidhura me qëndrueshmërinë financiare ngase nevoja për të pasur media të qëndrueshme dhe të mirë-formuara të pakicave në shoqërinë tonë është jetike”, thuhet në njoftim./5pyetjet.al

The post Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshilli i Evropës mbajtën diskutim appeared first on 5 Pyetjet.