airbnb Archives - 5 Pyetjet

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025
Familjet dhe individët po e shohin shtëpinë jo më si strehë, por si aset që duhet të punojë çdo muaj, qoftë përmes qirave afatshkurtra për turistët, ashtu dhe me kontrata afatgjata për banim.

Fitimi i shpejtë nga qiraja po duket gjithnjë e më joshës, duke ndryshuar dy vitet e fundit sjelljen e pronarëve, balancat e tregut të banesave dhe sidomos fitimet që po sjellin ato.

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion turistik bëri që shumë persona të jepnin shtëpitë me qira afatshkurtër, duke konkurruar hotelet, por edhe duke joshur shumë të huaj për shkak të çmimeve të lira ditore në krahasim me vendet e tjera të Europës.

Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, bëjnë të ditur se në gjithë vendin, mesatarisht në vitin 2025, jepeshin me qira 26.3 mijë apartamente përmes platformës së qiradhënies, Airbnb, nga 21 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 25.3%.

Kjo shifër përfaqëson gati 3% të totalit të njësive për banim në vend (rreth 1.08 milionë) sipas INSTAT, apo 6.1% të apartamenteve në pallate (432 mijë).

Numri i atyre që kanë zgjedhur të lënë shtëpinë në dispozicion të të huajve me ditë është rritur ndjeshëm. Në janar të vitit 2021, kur është dhe e dhëna më e hershme e disponueshme nga AirDNA, jepeshin me qira përmes Airbnb rreth 6.2 mijë apartamente apo njësi të tjera banimi, ose 4 herë më pak sesa sot.

Sipas muajve, periudha nga qershori në shtator është ajo që gjeneron më shumë të ardhura, e lidhur me tendencën sezonale, ku shumë shtetas të huaj i drejtohen bregdetit.

Kulmin e shënon gjithnjë gushti, ku në vitin 2025 u arkëtuan 37.2 milionë euro, ose 24.4% e totalit.

Në korrik dhe gusht 2024 jepeshin me qira ditore rreth 30 mijë njësi banimi në të gjithë vendin, me Airbnb. Kjo është dhe periudha me kërkesën më të lartë. 65-67% e këtyre njësive ishin të prenotuara të paktën një ditë gjatë këtij muaji, sipas AirDNA.

“Qiradhënia e shtëpive është një treg në rritje”, thotë Stela Dhami nga “Colliers International”. Ajo shton se përderisa ky treg nuk ka ndërhyrje, kjo tendencë do të vazhdojë.

“Është krijuar një nëntreg i ‘hotelerisë’ për turistët familjarë dhe rininë me buxhet të ulët, duke qenë se tipologjia e turistëve që tërheqim është low cost”.

Net-qëndrimet arrijnë rekord në vitin 2025

Lulëzimi i turizmit ka sjellë një rritje të fortë të net-qëndrimeve në strukturat që janë dhënë me qira nëpërmjet platformës Airbnb.

Në total, për 2025-n, u regjistruan 2.36 milionë net-qëndrime përmes kësaj platforme, me një rritje prej 22.8% me bazë vjetore.

Numri më i lartë i net-qëndrimeve shënohet në gusht, me 444 mijë, me rritje prej 28% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Oferta në rritje uli çmimin ditor të qirave, duke filluar nga gushti

Të dhënat e AirDNA tregojnë se çmimi mesatar ditor në Shqipëri për një njësi banuese me qira luhatet nga 40.7 euro në mars në 73.4 euro në gusht.

Ndryshe nga sa ka ndodhur në vendet e tjera, çmimet nuk kanë shënuar ndonjë rritje të lartë vitet e fundit, për shkak të konkurrencës së lartë, që ka ardhur nga shtimi i apartamenteve të listuara.

Mesatarja prej 74 eurosh në gusht vjen si rrjedhojë e çmimeve të larta në njësitë bregdetare, kryesisht në Vlorë e Sarandë, që arrin në 86 euro në gusht, në Durrës, 80 euro/natë, ndërsa në Tiranë, qiraja mesatare ditore nuk e kalon maksimumin e 45 eurove edhe në kulmin e sezonit.

Në praktikë, ky model i qiradhënies afatshkurtër funksionon më mirë për ata që e kanë kthyer qiradhënien në aktivitet të strukturuar, duke menaxhuar disa apartamente njëkohësisht dhe duke ulur kostot për njësi, ose për pronarët që disponojnë banesa në pronësi dhe nuk i përdorin vetë.

Një zgjidhje biznesi që e provuan shumë persona ishte të merrnin një njësi me qira mujore e ta jepnin atë me ditë, duke tentuar të fitonin nga diferenca.

Një prej tyre ishte dhe Erioni, i cili vendosi të merrte me qira një apartament në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, me qëllimin për ta dhënë më pas me qira ditore. Pagesa mujore e qirasë ishte 500 euro, ndërsa çmimi për natë luhatej mes 35 dhe 55 eurove.

Në praktikë, apartamenti arrinte të ishte i zënë jo më shumë se gjysmën e muajit. Përveç qirasë, shpenzimet fikse mujore varionin nga 150 deri në 200 euro, duke përfshirë energjinë, pastrimin, furnizimin me produkte bazë, zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara, si dhe komisionet e platformave Airbnb apo Booking, që shkonin nga 7% në 14%.

Të ardhurat mesatare mujore silleshin rreth 700 – 800 euro, ndërsa në muajt më të mirë të gushtit dhe shtatorit arritën deri në 1,100 euro.

Megjithatë, fitimi neto mbetej i kufizuar, nga 100 deri në 400 euro në muaj, një nivel që rezultoi i pamjaftueshëm për kohën dhe angazhimin e kërkuar. Sot, Erioni ka hequr dorë nga kjo përvojë dhe thotë se nuk do ta ndërmerrte më një nismë të tillë.

Airbnb, një konkurrent i fortë i hoteleve

Në fund të vitit 2024, sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor zuri 4.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave nga INSTAT. Deri në vitin 2017, akomodimi dhe shërbimi ushqimor kontribuonte më pak se 2% të PBB-së.

Në vlerë, akomodimi dhe shërbimi ushqimor prodhoi 176 miliardë lekë, ose gati 1.8 miliardë euro në vitin 2024, sipas INSTAT, duke arritur një nivel rekord, i ndikuar nga vrulli i turizmit.

Gjithsesi, të dhënat nga AirDNA tregojnë se sektori i turizmit të qirasë afatshkurtër ka marrë një zgjerim të madh, duke konkurruar dukshëm hotelet.

P.sh., të ardhurat e gjeneruara vetëm përmes qiradhënies nga platforma Airbnb në vitin 2024 ishin 135 milionë euro, ndërsa ishin mesatarisht rreth 26 mijë njësi banimi të listuara.

Krahas Airbnb është dhe platforma tjetër Booking, për të cilin nuk ka të dhëna të detajuara, por aktorët e tregut pohojnë se sjell më shumë qiramarrës dhe një pjesë e madhe e tij, përveç hoteleve, mbetet sërish informale.

Për krahasim, 12 hotelet më të mëdha në vend, qarkulluan së bashku në vitin 2024 rreth 10 miliardë lekë, ose 100 milionë euro, pothuajse sa platforma Airbnb në 2024-n (rreth 108 milionë euro).

INSTAT raporton se për vitin 2025, u shënuan gjithsej 9.6 milionë net-qëndrime në vend. Të dhënat e tjera të AirDNA tregojnë se vetëm përmes platformës Airbnb, kërkesa për net-qëndrime ishte 2.36 milionë, ose gati 25% e net-qëndrimeve të deklaruara zyrtarisht./ Monitor

The post Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025 appeared first on 5 Pyetjet.

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët”! Dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë
Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, Volodomir Savinov, u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e Ukrainës me seli në Tiranë për atë që më pas do të ishte çelësi i një zbulimi të pazakontë në fushën e krimit të organizuar. Savinov informoi se nipi i tij po mbahej pa dëshirë dhe po detyrohej të punonte forcërisht në Shqipëri. Adresa me sa dinte Savinov ishte qyteti i Vlorës. Por nipi i tij, një i ri i talentuar në fushën e informatikës  identifikuar më pas Zaremba Mykyta, ishte vetëm njëri mes shumë të tjerëve si ai, që mbasi u punësuan ne mënyrë mafioze në Varshavë , u trafikuan drejt Shqipërisë ku dhe punuan nën terrorin e dhunës.

Ajo që duhet të bënin si IT, ishte punësimi përmes dark-webeve të njerëzve të panjohur që mbasi josheshin pranonin oferta për të kryer krime, ndër kryesoret transporti i ngarkesave me drogë në shtete të ndryshme të Evropës. Secili prej tyre do të paguhej me monedha virtuale. Hetimet e deritanishme tregojnë se trafikantët, që mbajtën me dhunë 19 ukrainas në qytetin e Vlorës, dyshohet se janë pjesë e një organizate ndërkombëtare, që nga të dhënat paraprake të autoriteteve shqiptare ka të dhëna se ka strukturën e organizatës “Khimprom”. Emri i organizatës u pohua për Faktoje nga dy burime të pavarura nga njëra tjetra, që të dyja pjesë e skuadrave hetimore të ngritura prej 11 nëntorit 2024

Çfarë u gjet?

Gjatë intervistës për Faktoje, Elidon Çela, aktualisht drejtor i policisë së Qarkut të Vlorës tregohet mjaft i rezervuar për veprimet hetimore të kryera paraprakisht nga policia lokale.

Ndërkohë,  prokuroria e këtij qyteti, e gjendur para fakteve të forta shpalli mos-kompetencën dhe ia kaloi për veprime të mëtejshme SPAK-ut.

Procedimi u regjistrua në Tiranë në datë 23 janar 2025 dhe mban numrin 18 për veprat “Trafikim i personave të rritur” në bashkëpunim  në formën e grupit të strukturuar kriminal, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale.

“Menjëherë pas informacionit të marrë u aktivizuan strukturat e antitrafikut dhe hetimit të krimeve, së pari për të disponuar të dhënat se në cilat lagje qëndronin qytetarët ukrainas dhe më tej konstatuam dy objekte, të dyja të kontrolluara ku dhe u gjetën të rinjtë e trafikuar”, pohoi shkurtimisht Çela për Faktoje.

Në fakt, në komunikatën zyrtare të policisë në atë kohë njoftohej se, “personat e trafikuar detyroheshin përmes kërcënimeve dhe përdorimit të dhunës fizike dhe psikologjike, për t’u angazhuar në marketingun e rekrutimit të individëve të tjerë në vendet e Europës, duke përdorur platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, me qëllimin për t’i shfrytëzuar më pas për veprimtari kriminale, si shpërndarja dhe trafikimi i lëndëve narkotike, që kryheshin gjithashtu në vendet europiane”.

Veç sekuestrimit të 18 PC , dhe pasaportave të udhëtimit, ajo që i bindi hetuesit se kishin përpara një çështje të madhe ishin dëshmitë e të rinjve të trafikuar, të cilëve gjatë qëndrimit gati një mujor në Shqipëri u ishin marrë edhe pasaportat me qëllim që të mos arratiseshin. Shtëpia nga provat e deritanishme rezulton se ishte marrë prej një muaji përmes Airbnb.

Dëshmia

Ne foto: Ukrainasit e trafikuar

Ajo ishte një godinë një katëshe në lagjen “Demokracia”, gjendur pranë një shkolle jo publike. Në procesverbal shkruhet: “Godina një katëshe me porta, dhe dritare të mbyllura , të jep përshtypjen e një banese të pabanueshme. Nga ana e policisë u kontaktua me pronarin e banesës dhe bashkë me të shërbimet kanë shkuar tek objekti. Fillimisht derën e ka hapur shtetasi Mark Petrenko, i cili u ka thënë se në banesë gjendej me familjen. Për të verifikuar informacionin shërbimet e policisë u futën në banesë, ku në sallonin e kësaj banese u gjetën 6 shtetas të tjerë me shtetësi ukrainase, të cilët para tyre mbanin një kompjuter portativ dhe ishin duke shkruar në aplikacione të ndryshme”.

Mes tyre policia gjeti edhe nipin e denoncuesit Zaremba Mykyta.

Si një i ri me shtetësi ukrainase, por i lindur në Krakov të Polonisë Zaremba kishte ambicie vetëm punën e zyrës. Ndaj, siç rrëfehet për policinë ai, nisi kërkimet në fushën ku ndihej më i fortë, atë të IT.

“Pashë një njoftim në aplikacionin Telegram, ku flitej për punësim. Komunikova në Telegram me një person me emrin Fresko dhe më informoi për intervistë në qytetin e Varshavës, Poloni. Do të kryeja testin e poligrafit”.

Në Varshavë testi për gjurmimin e gënjeshtrës u krye sipas një adrese  të cilin i riu ua ka vendosur në dispozicion autoriteteve të drejtësisë shqiptare.

“Më lajmëruan pas dy ditësh se e kisha kaluar testin e poligrafit dhe se isha pranuar në punë. Më pas jam trajnuar për tre ditë. Erdhi njëri nga kryesorët quhej Yuri dhe më tha që do shkoja në Shqipëri me punë pasi kishte kushte të mira pune. Biletat mi preu personi me emrin Mark, por që njihej si “e premtja“.

Ne foto: Ukrainasit e trafikuar

Në aeroportin e Rinasit u prit nga i njëjti person me të cilin udhëtoi drejt Vlorës e së bashku me ta edhe dy ukrainas të tjerë që kishin qenë në të njëjtën linjë fluturimi. “Në fillim vajtëm në një shtëpi tjetër, por aty nuk kishte vend pasi kishte edhe shumë të tjerë. Na dërguan në një shtëpi tjetër që ishte bosh vetëm për ne”, shprehet Zaremba. Ditët në vazhdim i riu pa se si shtëpia u mbush edhe me ukrainas të tjerë në të njëjtën moshë me të. “Personi me emrin Kika na mori pasaportat dhe na tha se nëse nuk do zbatonim rregullat e tyre do përfundonim si disa persona që i kishin regjistruar në video. Aty shfaqeshin pamje ku disa persona  dhunonin në mënyrë të frikshme duke ju thyer edhe gjymtyrët, kurse në një video tjetër dukeshin duke i djegur shtëpinë”.

Duke u bindur, të rinjtë ndoqën udhëzimet e trafikantëve dhe anëtarëve të grupit, dhe dërgonin linqe interneti nga programe me robotë, ku përmes dark-ëebeve seleksiononin personat që u bëheshin oferta për të transportuar drogë. “Kur këta persona pranonin ofertën, – thotë i riu, – i rekrutonim dhe pastaj ia kalonim personit me emrin Kika që ia kalonte personit me nofkën Mustangu”. Ajo që rrëfejnë edhe specialistët e tjerë të IT është një skemë e mirëfilltë kriminale e krimit të organizuar. Për çdo rekrutim paguheshin 25 dollarë ndërsa u ishte premtuar se paga e tyre do të ishte e përjavshme prej 250 dollarësh

Prokuroria e Posaçme shkruan në fashikull se “nga kqyrja e faqeve të ndryshme dhe adresave të hapura në kompjuterat portativë nga drejtoria e Krimeve Kibernetike u konstatuan se në to kishte komunikime që tregonin mënyrën e rekrutimit të shtetasve në shtetet e Evropës me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike”

Nga fashikuj që posedon Faktoje rrëfimet e ukrainasve që e gjetën punën përmes Telegram, tregojnë identitete trafikantësh të cilët ende janë nën hetim nga SPAK.

Aktualisht Shqipëria i ka strehuar specialistët e IT në një qendër shtetërore, ndërkohë që në hetime është angazhuar edhe gjyqtarja e çështjes, që për të siguruar provat me kërkesë të SPAK, po dëgjon dëshmitë e secilit prej të trafikuarve, të cilët po ballafaqojnë identitetet e shtetasve që i kanë dhunuar dhe të huajve të tjerë që ju morën pasaportat

Kirlie Gvaramadze, 24 vjeç është nga Bjellorusia dhe është njëri prej atyre shtetasve që u gjet në një banesë të dytë të përshtatur nga organizata kriminale e huaj për të njëjtin qëllim. Ai tha në gjykatën e posaçme të njëjtën skemë, por me ndryshimin e vetëm ku si trajner kishte pasur një person me emrin Veterineri

“Kur nisa punën çdo gjë dukej e çuditshme dhe mbaj mend që bëra një gabim gjatë procesit. Kika më ka rrahur dhe një tjetër me nofkën Veterineri filmoi dhe këtë video e dërgoi tek të mëdhenjtë për tu treguar se më ndëshkuan për gabimin që bëra. Na kanë treguar video ku për gabimet thyheshin gishtat dhe i kërcënonin se do i hiqnin qafe. Ne kishim një grup në chat ku pjesëtarë ishim edhe ne edhe eprorët ku dhe merrnim kërcënime dhe presion  të vazhdueshëm. Kam parë një video ku dikujt i urinonin në gojë dhe ky grup ishte krijuar enkas që në të punonim më shumë dhe të bënim kujdes që këto ngjarje mos të na ndodhte edhe neve”, rrëfehet 24 vjeçari.

Me një listë konkrete të dyshuarish, SPAK beson se, nga të dhënat që disponon, në Shqipëri organizata KHIRPROM, me qendër në Rusi përfaqësohej nga Nazar Khamuio me nofkën “Kika”

“Organizata kriminale ku personat e mësipërm bënin pjesë quhet Khimprom, me qendër në Rusi e cila është një organizatë shumë e fuqishme  kriminale që merret me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe ka përhapje të madhe në shumë vende“, detajohet në një nga këto shkresa të vëna në dispozicion të Faktojes.

Është kjo arsyeja se përse përballë këtij karteli SPAK ka vendosur me sigurimin e provës dhe marrjen e dëshmisë të ukrainasve të trafikuar, të cilët sipas dyshimeve përballë kartelit mund të jenë objekt i kanosjes. Deri në publikimin e këtij lajmi SPAK nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar.

Khirprom

Por kush është organizata Khirprom që dyshohet se fshihet pas trafikimit të ukrainasve bazuar në të dhënat që disponon SPAK? Pavarësisht emrit origjinal për një grup të organizuar kriminal, kjo organizatë nuk merret vetëm me zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e drogës, por gjithashtu operon një rrjet të gjerë qendrash telefonike (call center). Nuk dihet me saktësi se kur u shfaq “Khimprom”, por hapat e parë u hodhën në qytetin rus të Sterlitamakut, jo më vonë se në vitin 2012.

Aty, tre të rinj  gjetën një mënyrë për të përfituar nga një boshllëk në legjislacion dhe nisën shitjen masive të përzierjeve sintetike, të njohura si “spice”. Ndërsa shteti i ngadaltë ndalonte njërën prej tyre, ata ndryshonin përbërjen kimike të drogës dhe e rikthenin atë në treg. Të tre të rinjtë studionin në degën lokale të Universitetit Shtetëror të Teknologjisë së Naftës në Ufa.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme ruse, deri në vitin 2017, xhiroja vjetore e “Khimprom” tejkalonte dy miliardë rubla, dhe në strukturën e tij ishin të përfshirë të paktën një mijë persona. Informacionet e deritashme tregojnë se, “Khimprom” kishte mbrojtje të fortë, nuk rrezikonte dhe nuk sillte drogë sintetike nga Kina; ato prodhoheshin në laboratorët e tyre brenda Rusisë.

Në të paktën 12 rajone të vendit u hapën qendra logjistike për produktet e gatshme. Përpos përpjekjeve të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për të bllokuar burimet në internet, “Khimprom” shiste hapur drogë në faqen e tij me të njëjtin emër. Qendrat e thirrjeve më tej u organizuan në Ukrainë. Rekrutimi bëhej

përmes njoftimeve në gazetë, në televizion ose në fletushkat në metro, ku ofrohej punë si korrier me një pagë të mirë nga 6 deri në 8 mijë dollarë në muaj. Vetëm gjatë intervistës për punë, njerëzit mësonin se puna përfshinte udhëtime në Rusi. Ndër ata që përgjigjeshin ndaj njoftimeve, zhvillohej një proces përzgjedhjeje ku njerëzit ndaheshin sipas detyrave te posaçme si punëtorë magazinash, prodhues droge, punonjës të qendrës së thirrjeve. Çdo person i nënshtrohej një testi me poligraf (detektor gënjeshtrash).

Më pas, pasonte një muaj “praktikë” në Ukrainë, varësisht nga drejtimi i punës. Shumë punonjës merrnin pasaporta të falsifikuara ruse.

Falë përdorimit të mesazherëve anonimë, kriptovalutave dhe metodave të konspiracionit, blerësit ose punonjësit e zakonshëm të kësaj organizate nuk mund të jepnin informacione për hierarkinë më të lartë të organizatës në rast arrestimi — ata thjesht nuk kishin kontakt me ta.

Por forcat e sigurisë ruse që në fillim ishin të bindura se drejtuesit e vërtetë të sindikatës ndodheshin në Ukrainë. Kjo pasoi disa aksione të

Shërbimit Federal për Kontrollin e Narkotikëve nga Ukraina, aksione që datojnë nga viti 2016. Sipas të dhënave që disponon SPAK, në Ukrainë, organizata në fjalë mundi të funksiononte pa pengesa deri në vitin 2019 me zyrat e tij në qendër të Kievit.

Në mars 2019, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme, kreu një operacion të posaçëm për arrestimin e drejtuesve të organizatës. Megjithatë, një prej tyre arriti të largohej nga Ukraina. Fillimisht qëndroi në Amerikën Latine, Panama, më pas në Miami dhe u vendos përfundimisht në Meksikë.

Pse Vlora?

Aksioni i gjerë i policisë në bashkëpunim me SPAK ndodhi në Vlorë. Më herët, Faktoje ka raportuar se si hyrjet e shtetasve rusë në Shqipëri që raportoheshin për turizëm, po sillnin edhe një fenomen të errët që lidhej me veprimtari të dyshimta të disa shtetasve rusë duke vënë në alarm shërbimet inteligjente dhe ato të anti-terrorit. Ndërkohë, me nisjen e agresionit në Ukrainë, Shqipëria, duke iu bashkuar shteteve që morën masa shtrënguese ndaj Rusisë, ka raportuar sanksione të vazhdueshme ndaj subjekteve dhe individëve të caktuar. Paralelisht me fenomenin janë raportuar gjithashtu rritje e numrit të shtetasve rusë me leje qëndrimi në Shqipëri, ndërsa vërehet një interes i shtuar investimi në fushën e pasurive të patundshme në bregdet, veçanërisht në Vlorë.

Të arrestuarit për të cilët është njoftuar zyrtarisht se janë pjesë e grupit

Mark Petrenko, 27 vjeç, nga Harkov, Ukrainë

Nazar Khamuilo, 23 vjeç, nga Kiev, Ukrainë

Oleksandr Tavorskyi, 24 vjeç, nga Minsk, Bjellorusi

Marianna Syzareva, 22 vjeçe, nga Kiev, Ukrainë

K. M., 35 vjeç, banues në Poloni, në kërkim

/Anila Hoxha-Faktoje

The post “Për gabimet thyheshin gjymtyrët”! Dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë appeared first on 5 Pyetjet.

Qeveria fut në taksim “VIP”-at e Tik Tokut
Nga 1 Janari 2024, Ministria e Financave synon të mbledhë taksa edhe nga individët që gjenerojnë të ardhura nga platformat e huaja të internetit. Kjo kategori, që deri më sot i kishte shpëtuar tatimeve në pjesën më të madhe, përfshin të gjithë rezidentët që fitojnë nga TikTok-u, Instagrami, Facebook, YouTube, Google. Blogerëve në këtë mënyrë do t’u kërkohet të paguajnë tatimin mbi të ardhurat në masën 15%.

Po ashtu, do të tatohen edhe individët që lëshojnë pronat e tyre me qira ditore në platformat e prenotimeve si Booking dhe AirBNB, si dhe rishitësit apo reklamuesit, që paguhen nga platformat e tregtisë online si Amazon dhe Alibaba.

Plani për të identifikuar këta individë, sipas udhëzimit të ri të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, mbështetet mbi pagesat që këto kompani i bëjnë këtyre individëve përmes llogarive bankare.

Në Shqipëri operojnë sipas të dhënave të AirBNB mbi 16,800 prona aktive për qira ditore, në Booking mbi 3,500 prona. Ndërsa një numër i madh influencerash në Shqipëri deklarojnë se fitojnë të ardhura marramendëse nga TikToku, apo Instagrami.

Tatimi 15% mbi këto të ardhura synohet të mbahet në burim, por edhe nëse i shpëtojnë sitës së parë të Tatimeve, këta individë janë të detyruar të bëjnë pagesën e detyrimit në deklaratën vjetore të të ardhurave. Scan tv

The post Qeveria fut në taksim “VIP”-at e Tik Tokut appeared first on 5 Pyetjet.

Airbnb heq 59 mijë llogari të rreme nga platforma
Llogaritë e rreme kanë rezultuar të jenë një problem i madh për kompaninë Airbnb, e cila ofron banesa me qira për periudha të shkurtra  duke rrezikuar me ulje të numrit të konsumatorëve.

Kompania ka thënë se do të nisë përdorimin e inteligjencës artificiale për t’i luftuar mashtruesit.

Airbnb ka thënë se i ka larguar nga faqja 59 mijë llogari të rreme dhe ua ka pamundësuar 157 mijë llogarive tjera qasjen në këtë platformë.

Llogaritë e rreme dhe tarifat e larta të pastrimit kanë qenë dy prej problemeve më shpeshta që janë përmendur nëpër sondazhet e kompanisë.

Kjo kompani, me seli në San Francisko ka thënë se ka marrë ankesa se Airbnb nuk është më e përballueshme sikurse dikur.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Brian Chesky ka thënë se ndryshimet e reja kanë nisur të funksionojnë dhe se ekipi është duke planifikuar marrjen e masave tjera.

Ai e ka përmendur integrimin e çmimores dinamike sezonale teknologji që u ndihmon qiradhënësve që t’i ndryshojnë çmimet më shpesh, ashtu siç bëjnë hotelet dhe kompanitë e fluturimeve.

Chesky ka thënë se diçka e tillë u ndihmon atyre t’i ulin çmimet jashtë sezonit, por edhe të kenë periudha kur çmimet prekin kulmin.

Airbnb ka thënë se më vonë gjatë vitit do të nisë me verifikim të të gjitha llogarive në vendet me shtrirjen më të madhe në platformë, për t’i luftuar keqbërësit.

Disa nga format më të shpeshta të mashtrimeve janë përmendur rimbursimet dhe kostot shtesë për rezervime./REL

Artikulli i plotë këtu.

The post Airbnb heq 59 mijë llogari të rreme nga platforma appeared first on 5 Pyetjet.