BELGET Archives - 5 Pyetjet

Prokurorë dhe agjentë belgë në Elbasan për “kokat” e krimit
Një grup prokurorësh belgë kanë mbërritur në Prokurorinë e Elbasanit.

Qëllimi i vizitës ka qenë marrja e informacionit lidhur me disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në Belgjikë ku janë përfshirë autorë nga Elbasani.

Kjo nuk është hera e parë që belgët vijnë në Elbasan, por e treta për të kërkuar informacion për dosje të caktuara.

Në maj 2021 tre hetues, së bashku me prokurorë dhe përfaqësues të ambasadës, kanë kryer takime intensive me zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorisë në Elbasan.

Hetimet për Arjan Spahiun të vrarë në Belgjikë, por edhe dosje të tjera janë ende në hetim.

The post Prokurorë dhe agjentë belgë në Elbasan për “kokat” e krimit appeared first on 5 Pyetjet.

Sali Berisha: Lulzim Basha do të arrestohet
Sali Berisha nga Rrogozhina deklaroi sot se Lulzim Basha do të arrestohet për dosjen “Toyota Yaris”. Ish-kryeministri u shpreh se Basha gënjeu prokurorët belgë në dëshminë e dhënë dy net më parë në SPAK dhe për këtë arsye, theksoi ai “i ke hekurat të sigurta”.

Berisha: Rama i jep Bashës çdo mëngjes recetën si duhet të sillet

“Lulzim Brava dekonspiroi operacionin e “Toyota Yaris”. Çfarë ishte kjo, e pyeta, ku e gjete, që të bësh të dështosh një operacion të partnerëve tanë? Iku kjo. U hap hetimi, Rama ia mbylli dosjen, por ka një pjesë tjetër që nuk e mbyll dot Rama dhe Basha, që është dosja belge.

Tani më duhet ti them Bravës, bëj fotografi me cilin të duash, nxirr cdo foto me lekë dhe pa lekë, por dosja e Belgjikës, lidhja jote me organizatën kriminale do të dalë në dritën e diellit. Kur doli pas dy orë hetimi, i thanë dy gjëra, e para, u tha “ky gënjen nën betim”, por i pabesi, besë nuk ka.

Por në drejtësi dënohesh po gënjeve, i ke hekurat të sigurta. E dyta i thanë, merr ndonjë avokat se do i kesh ditët e vështira. Doli dhe tha kam besim te madh te njerëzit e ndershëm, BKH-së dhe SPAK-ut që kanë juridiksion të trajtojnë cdo problem, i thoshte palës belge me fjalë të tjera që nuk ke juridiksion.

Por po i them këtu, Lul ata kanë të drejtë, jo të hetojnë por edhe të arrestojnë dhe të çojnë në Belgjikë, pasi jemi pjesë e një konvente që kemi firmosur. Prandaj lëri ato. Shpresë nuk ke. Luli do të ketë edhe disa probleme të tjera shumë të rënda” tha ai.

Ish-kryeministri në Rrogozhinë prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Hekuran Xhani. Në fjalën e tij përpara mbështetësve, ai u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve të Rrogozhinës që të bashkohen në 6 mars.

/5pyetjet.al

The post Sali Berisha: Lulzim Basha do të arrestohet appeared first on 5 Pyetjet.

Tre pyetjet e prokurorit belg që “shastisën” Bashën tre orë në SPAK
Hetuesit belgë, të cilët prej disa ditësh, janë në Shqipëri pritet të marrin në pyetje të tjerë persona që kanë dijeni lidhur me 3,4 milionë eurot e konfiskuara në dosjen e “Toyota Yaris”. Për shumën e parave, deklarime do të japin dhe 6 të hetuarit në vitin 2018 ndërsa i dënuar për mosdeklarim të ardhurash është Ervis Vladi si pronar i shumës së parave.

Në të njëjtën dosje është dënuar me 2 vite burg edhe Agim Ceka pasi në servisin ku do të shkonte mjeti u gjet një armë pa leje. Pas zbulimit të shumës së eurove në vitin 2018, fillimisht të gjithë u hetuan për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal, por Gjykata dënoi vetëm Vladin si pronar të vetëm të shumës së parave. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua me një vit burg.

Për dosjen, prokurorët Belgë morën në pyetje dhe kryetarin e Partisë Demokratike. Lulzim Basha iu përgjigj hetuesve në Prokurorinë e Posaçme, por në dalje u tregua i rezervuar. Për disa orë, kryedemokrati Basha dha shpjegime para prokurorëve belgë të cilët kanë mbërritur në Tiranë, lidhur me çështjen e “Toyota Yaris”, automjet brenda të cilit u gjetën 3.4 milionë euro.

Që prej vitit 2018, autoritetet belge kanë bërë tre pyetje specifike kryedemokratit, se si e mori vesh informacionin, kush ia dha dhe nëse ka ndonjë të dhënë tjetër lidhur me këtë çështje. Në qershor të vitit 2018, nga foltorja e parlamentit Basha tha se një automjet me para të padeklaruara po vinte nga Belgjika drejt Shqipërisë. Për këtë deklaratë, hetuesit belgë sollën një letër-porosi për prokurorinë e Posaçme në të cilat kërkonin marrjen në pyetje te tij kjo edhe pasi deklaratat për mbërritjen e shumës së parave, u konfirmuan tre ditë më pas në portin e Durrësit, ku dhe u sekuestruan.

Autoritetet belge gjithashtu kërkuan të dinë nëse ekziston një dosje me dëshminë e Lulzim Bashës dhe nëse do t’i vendoset në dispozicion një kopje. Kjo pasi kreu i PD-së është pyetur edhe më parë në lidhje me ngjarjen nga Prokuroria e Tiranës në tetor të vitit 2018 por akuza arkivoi dosjen duke mos marrë asnjë vendim për të./ A2

The post Tre pyetjet e prokurorit belg që “shastisën” Bashën tre orë në SPAK appeared first on 5 Pyetjet.