binjaket Archives - 5 Pyetjet

Horoskopi i fundjavës/ Ditë të zeza për këto 3 shenja
BINJAKËT-Kjo nuk është një periudhë aspak e favorshme, madje do të jetë e mbushur me siklet, ku nuk do të keni as energjitë dhe as përkushtimin e duhur. Mund ta gjeni veten duke u përballur me sfida të reja. Bëni mirë që të ruani qetësinë dhe të lini pas krahëve problemet që kanë të bëjnë me të kaluarën.

VIRGJËRESHA-Ka diçka që nuk shkon, e cila ju shqetëson dhe nuk iu kënaq. Me gjasë ka të bëjë me ndjenjat dhe dashurinë. Ndonëse mund të jeni ndjerë të kënaqur dhe të lumtur, ka diçka që nuk funksionon. Edhe lidhur me dashurinë, do të keni ndonjë dyshim.

BRICJAPI-Jeni të lodhur, të stresuar dhe nën presion. Nuk i keni energjitë e duhura për të përballuar debatet, ndaj më mirë shtyni çdo gjë. Në këtë periudhë jeni duke ndihmuar një person të dashuri, i cili po mundohet që të zgjidhë problemet e tij, por kjo gjë po ju merr shumë energji.

The post Horoskopi i fundjavës/ Ditë të zeza për këto 3 shenja appeared first on 5 Pyetjet.

Ja si janë marrëdhëniet tuaja në karrierë, bazuar në shenjën e horoskopit
Dashi-Jeni të prirur për të qënë lidera, por kjo nuk do të thotë që jeni më të mirët në punën tuaj. Në pozicione të larta pune ju mund të bëheni shumë acarues dhe arrogant. Është e sigurt që do të arrini majat, por sigurohuni që do të mbaroni ato që do të merrni përsipër. Gjithashtu jeni persona shumë sportivë, prandaj mund të merrni në konsideratë një karrierë si trajnier personal apo në një organizatë sportive. Një nga punët më të përshtatshme për ju është menaxher apo administrator. Nëse jeni në këto pozicione pune, mos harroni të jepni më të mirën tuaj për të mbështetur ekipin me të cilin punoni.

Demi-Punonjësit e kësaj shenje janë tepër praktikë dhe janë personat idelaë për të bashkëpunuar. Ata mund të jenë punonjës të thjeshtë apo edhe lider. Këta persona nuk e kanë problem pozicionin që kanë në punë, për sa kohë e bëjnë punën e tyre me dëshirë. Edhe pse janë pak kokfortë, konfliktet që ata mund të krijojnë në punë janë të vogla. Demi vlerëson shumë gjërat e bukura, prandaj disa nga punët më të përshtatshme janë agjent imobiliar, dizajn apo arredim. Gjithsesi, aftësia e tyre praktike I bën të jenë edhe të përshtatshëm për të punuar në bankë apo këshillim karriere.

Binjakët-Binjakët kanë tendencën t’i bëjnë gjërat shumë shpejt dhe të ndërveprojnë me këdo. Ata shpesh herë mund të mërziten nëse nuk kanë një listë me detyra. E vetmja gjë që I bezdis ata në punë është nëse punojnë në një ambjent shumë të qetë dhe strikt. Karriera ideale për ta është çdo fushë e cila ka të bëjë me komunikimin dhe marrjen e informacioneve.

Gaforrja-Personat më tradicionalë dhe më të përgjegjshëm në punë janë pikërisht personat e kësaj shenje. Një nga pikat më të forta është zgjidhja e konflikteve apo problemeve në punë në mënyrë që të gjithë të jenë të kënaqur me rezultatet. Problemi i tyre është se nëse nuk ndihen të motivuar i anashkalojnë përgjegjësitë e tyre. Ata janë shumë të mirë si kujdestarë fëmijësh, punonjës social, punonjës të burimeve njerëzore, avokatë apo mësues.

Luani-Luani pëlqen të ekspozohet dhe të tërheqë vëmendje. Një nga gjërat që e emocionon më shumë është kur inspiron të tjerët dhe bëhet një shembull për t’u ndjekur nga kolegët. Personat e kësaj shenje zakonisht janë shefat më të mirë, pasi dijnë të drejtojnë një grup të madh punonjësish me racionalitet. Fushat ku një Luan mund të punojë më mirë janë mësimdhënia, politika si dhe profesionet artistike.

Virgjëresha-Personat e kësaj shenje janë perfeksionistë dhe gjithmonë në shërbim të të tjerëve. Nuk janë shumë të prirur për të qënë lider, pasi janë shumë të ndjeshëm dhe e kanë të vështirë të tregohen plotësisht bojektivë. Ata kanë një memorie shumë të mirë, prandaj mund të punojnë fare lehtë në kompani të mëdha.

Peshorja-Si shenja më sociale që është, Peshorja është idealja për të mbledhur njerëz për një organizim të caktuar. Personat e kësaj shenje mund të jenë diplomat, asistentë të mirë, përkthyes etj. Edhe fushat ligjore ju tërheqin, por duke qënë se çdo detyrë ju e përjetoni shumë do të ishte mirë të mos investonit në profesione të tilla.

Akrepi-Askush nuk mund të mbajë një sekret më mirë se Akrepi. Kjo është diçka që I ndihmon edhe në punë, pasi bëhen brenda pak kohe personat më të besuar të eprorëve. Akrepi pëlqen shumë sfidat dhe investigimet. Prandaj mund të jenë punonjës policie shumë të mirë, ose të menaxhojnë shumë mirë krizat në punë. Ata janë gjithashtu persona të prirur për raporte financiare.

Shigjetari-Shigjetarët kanë një ngërç komunikimi me kolegët, por kur arrijnë të kenë komunikimin e duhur mund të kthehen në këshillues shumë të mirë. Ata janë të mirë në pjesën më të madhe të gjërave që bëjnë. Duke qënë se pëlqejnë të udhëtojnë, një karrierë që ua mundëson këtë gjë do të ishte perfekte për ta. Shigjetrët mund të jenë mësues shumë të mirë ose punonjës të një organizate jo-fitiprurëse.

Bricjapi-Bricjapët janë seriozë dhe të organizuar. Ata nuk tremben apo të bezdisen nga eprorët, pasi e dijnë që puna e tyre dhe ambicia do t’I çojë drejt realizimit të qëllimit të tyre. Problemi I tyre është se fokusohen shumë në punë dhe harrojnë çdo gjë tjetër, pasi ata nuk dijnë të ndalen deri sat ë arrijnë aty ku duan. Karrierat e përshtatshme për ta janë: administrator, menaxher, arkitekt.

Ujori-Personat e kësaj shenje duan të jenë të lirë gjithë kohën, por gjithsesi janë punonjës me vlera. Ata janë tepër socialë. Zakonisht ata nuk venë në dukje atë çka është e qartë dhe kjo I bën të papërshtatshëm për të qënë liderat e një projekti. Duke qënë se janë shumë të tërhequr nga shkenca apo teknologjia, një nga punët më të mira për ta është programimi. Gjithashtu ata mund të gjejnë veten në grafik dizajn apo fotografi.

Peshqit-Peshqit janë një nga shenjat më fleksibël përsa I përket punës. Ata përqëndrohen tek fakti që duhet t’iu tregojnë të tjerve se janë të aftë dhe e meritojnë pozocionin që kanë. Janë persona me shumë intuit dhe pëlqejnë shumë mjekësinë dhe artin. Çdo gjë që ka të bëjë me përkujdesjen ndaj të tjerve është një punë e mirë për ta.

The post Ja si janë marrëdhëniet tuaja në karrierë, bazuar në shenjën e horoskopit appeared first on 5 Pyetjet.

Më thuaj shenjën e horoskopit, të të themi si do të jetë dasma juaj!
DASHI

Si shenja e parë e zodiakut, Dashi është plot me energji dhe  e merr fillimin e ri me emocione të mëdha. Si shenjë që udhëhiqet nga Marsi, me siguri do të zgjidhnit një dasmë të nxehtë pranvere a vere, por bëni kujdes me nxehtësinë që mund të marrë atmosfera. Nëse shmangni incidentet, festa juaj do kujtohet edhe pas dekadash!

DEMI

Demi udhëhiqet nga Afërdita, planeti i dashurisë dhe gjithë gjërave të bukura. Një dasmë e bërë në sezonin e Demit është një dasmë e pasur me ushqime dhe pije fantastike. Përveç kësaj, ka shumë lule dhe  detaje luksoze  në arredim! E gjithë kjo bëhet për të kënaqur veten dhe sigurisht të ftuarit.

BINJAKËT

Si shenja më sociale e imagjinoni vetë që dasma juaj do të shndërrohet në event të rëndësishë. Do të vini re se si të njerëz që as i njihni do të interesohen krejt papritur për ju. Prandaj, gjatë kohës së përgatitjeve bëni kujdes- mos lejoni që ndonjë thashethem t’ju prishë ditën e madhe!

GAFORRJA

Ah, për ju mjafton të ketë romanticitet dhe ai të shfaqë pjesën më emocionale që ka. Nëse ti e ndjen këtë, dasma mund të jetë si të dojë! Mjafton që ti dhe ai të ndjeni se jeni shpirtërisht të lidhur. Vetëm bëni kujdes me ndjeshmërinë këtë periudhë, nëse nuk doni t’i lëndoni ndjenjat dikujt tjetër apo vetes.

LUANI

Jeni gati për të qenë ylli i mbrëmjes? Është dasma juaj dhe e meritoni më shumë se asnjëherë! Një Luan do që dasma e tij të xixëllojë dhe që nesër të flasin të gjithë për të. Ju ose bëni dasmë, ose nuk e merrni fare mundimin!

VIRGJËRESHA

Nëse martoheni në sezonin e shënjës suaj, ju themi se po punoni për dasmën e ëndrrave. Virgjëresha do që gjithçka të jetë perfekte dhe është shumë e mirë në zbatimin e kësaj. Të ftuarit do të duhet të vijnë me versionin më të mirë të vetes së tyre. Vetëm kujdes! Mos e kaloni masën duke parë gjithë kohës orën, duke skeduluar apo analizuar. Kurseji energjitë, nata është e gjatë!

PESHORJA

Dasma jote e ëndrrave është ajo e cila mbledh miqtë e zemrës dhe familjarët. Çfarë energjie tjetër ju duhet përveç kësaj?

AKREPI

Energjia e Akrepit është e tensionuar, por kështu është edhe dashuria ashtu siç është edhe vendimi për ta kaluar gjithë jetën me dikë. Porosia e vetme gjatë dasmës: mos u merrni me të ftuarit që po ju xhelozojnë!

SHIGJETARI

Dasma juaj bie pranë festave të fundvitit! Është periudhë e paparë për të festuar pasi të gjithë ato ditë janë optimistë, të mbushur me frymë dhe qëllime të reja. Do të kaloni një natë të paparë, ashtu siç dini vetëm ju!

BRICJAPI

Ju jeni praktikë dhe funksionalë. Dasma juaj do të jetë e mirëplanifikuar, ashtu siç do të jenë edhe shpenzimet që do të bëni për të. Në fund të fundit, rezultoni të suksesshëm!

UJORI

Oh, vendosët më në fund të martoheni hë? Epo duke qenë se nuk jeni shenja më emocionale e mundshme, do ta shijoni festën në maksimum.

PESHQIT

Ëndrra juaj po realizohet i dashur Peshk! Do të bëni dasmën që keni fantazuar dhe detajet do të jenë njësoj siç i keni imagjinuar gjithë jetën në mendjen tuaj krijuese.

The post Më thuaj shenjën e horoskopit, të të themi si do të jetë dasma juaj! appeared first on 5 Pyetjet.

Këto shenja do t’i tërheqin paratë si me magnet gjatë muajit gusht
Gushti mund të jetë muaji i bollëkut, kështu që përqafoni energjinë e prosperitetit. Edhe pse disa planetë, si Mërkuri, mund të testojnë durimin dhe aftësitë tona, disa shenja të zodiakut do të jenë magnet parash. Shihni nëse jeni dhe ju në mesin e tyre.

Ujori

Ujorët udhëhiqen nga Mërkuri, kështu që këta njerëz do të kenë sukses në kërkimin e tyre për motivim të ri. Gushti do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për të lindurit e kësaj shenje. Ujorët do të jenë në gjendje të arrijnë një nivel të ri të zhvillimit intelektual.

Kjo është një kohë e mirë për të provuar diçka të re. Do të duhet të ndërmarrin disa rreziqe për të arritur atë që dëshirojnë. Ujorët do të bëhen shumë më të lumtur dhe më të suksesshëm. Fati financiar do t’i ndjekë nga dita e parë deri në ditën e fundit të këtij muaji.

Binjakët

Binjakët kanë një kohë ideale për negociata dhe intervista. Ata që janë në kërkim të një pune të re, ka mundësi që ta gjejnë atë. Gjithashtu, gushti do të jetë një kohë kur mund dhe madje do të kalojnë kufijtë e zakonshëm, thjesht nuk duhet të jenë dembelë.

Binjakët mund të mësojnë diçka të re pa shumë punë dhe shpenzim energjie. Mjafton vetëm pak dëshirë. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të mësuar gjuhë të huaja, për të përmirësuar aftësitë. Për këto persona, do të hapet dera e suksesit financiar.

Virgjëresha

Virgjëreshat do të jenë produktive përsa i përket punës. Këta persona do të mund të bëjnë shumë më tepër punë duke shpenzuar edhe më pak kohë se zakonisht. Gushit do të jetë një muaj ku do të fitojnë më shumë para, do të marrin bonuse dhe promovime.

Peshorja

Peshorja mund të shpenzojë me siguri para për veten dhe të dashurit e tyre. Më e favorshme mund të konsiderohen ndryshimet në zakone në fushën e shëndetit. Mund t’i futen palestrës, të vizitojnë një mjek apo të marrin një dietë të shëndetshme.

Gjithashtu, mund të rinovojnë garderobën, të blejnë mobilje të reja apo dhe të ndryshojnë vendbanimin e tyre. Pershorja mund t’i menaxhojë paratë si të dojë. Ekziston një probabilitet i lartë që të hasë ulje të këndshme dhe të marrë atë që ka dashur gjithmonë.

Dashi

Mërkuri është një ndihmës i shkëlqyer për Dashin. Natyrisht, nëse Mërkuri është në pozicionin e tij më të fortë, atëherë njerëzit e kësaj shenje do të jenë në gjendje të marrin atë që duan. Kjo do të jetë një periudhë shumë e favorshme për rritjen e aktivitetit financiar.

Do të bëjnë blerje të volitshme. Këtu është e rëndësishme që të vendosin buxhetin në mënyrë korrekte sepse ai mund të kompromentohet lehtësisht. Një plan i mirë është një parakusht për një rritje financiare. Shijojini këto ditë të bukura.

The post Këto shenja do t’i tërheqin paratë si me magnet gjatë muajit gusht appeared first on 5 Pyetjet.

Ja si ta joshësh dikë bazuar në shenjën e horoskopit!
Dashi

Dashi pëlqen dikë me një personalitet të sinqertë, pasionant dhe të drejpërdrejtë. Ata nuk do e bëjnë gjithmonë të parët hapin kështu që bëhuni gati të thyeni akullin. Natyra e tyre shumë inteligjente do ju mundojë të arrini qëllimin tuaj, prandaj tregohuni të vëmendshëm dhe të zgjuar. Niseni bisedën nga një detaj që keni vënë re në mënyrë që ta bëni interesante.

Demi

Nëse synimi juaj është dikush me shenjën e Demit, atëherë humori duhet të jetë pika e fortë. Ata janë karaktere që nuk ambjentohen shpejt, prandaj duhet të tregoni pak durim. Pasi të fillojnë të ndihen më rehat, do shikoni një ndryshim dramatik në marrëdhënien tuaj. Demi është një shenjë që i adhuron dhuratat njësoj si ushqimet, muzikën dhe udhëtimet.

Binjakët

Komunikimi është mënyra e vetme për të fituar zemrën e një shenje të binjakëve. Eksploroni sëbashku ide, art, muzikë dhe ndizni debate. Aftësia juaj për të luajtur me fjalët do e afrojë atë më shumë. Nëse personi që pëlqeni nuk ka një natyrë eskpresive, atëhere këtë pjesë do duhet ta mbuloni ju.

Gaforrja

Zhdukini frikërat dhe pasigurirat kur të jeni duke flirtuar me një Gaforre. Natyra e tyre empatike dhe mbrojtëse do eliminojë çdo ndjenjë negative tuajën. Dhe meqënëse kanë kaq shumë për të dhënë, po kaq shumë presin nga të tjerët.

Harrojini dhuratat materiale, por sigurohuni që të kapacitetin emocional dhe intelektual për të mbajtur ritmin e tyre. Njerëzit nën këtë shenjë preken shpejt, prandaj në rast se humbisni durimin, qetësohuni dhe merrni frymë disa herë. Në çaste debatesh dhe mund të kërkoni falje për të mos e lënduar personin që keni përballë dhe ta largoni përgjithmonë nga jeta juaj.

Luani

Kjo shenjë e fuqishme ka nevojë për një partner që është 100% i angazhuar në lidhje. Porsa t’i tregoni përkushtimin, shenja e Luanit do e çojë pasionin dhe kiminë në një nivel tjetër. Kur lidhja të bëhet më serioze, duhet të mundoheni t’i mbani gjërat interesante si në fillim në mënyrë që ata të mos humbasin pëlqimin.

Virgjëresha

Kjo shenjë është e fiksuar pas detajeve. Duke qenë se ata kujdesen shumë për veten e tyre dhe mjedisin ku jetojnë, presin të njëjtën gjë dhe nga të tjerët. Gjatë kohës që shoqëroheni me ta duhet të bëni kujdes me higjienën personale dhe detajet. Duhet t’u tregoni atyre që mund të kenë besim dhe të shprehen hapur rreth problemeve që kanë.

Peshorja

Nëse arrini të komplimentoni “asetet” më pak të fshehura të një peshoreje, atëhere sapo jeni futur në zemrën e tyre. Organizoni takime në vende të veçanta dhe krijojini ambjentin që ata të flasin rreth vetes së tyre. Mos i detyroni në marrjen e një vendimi, edhe nëse ky i fundit është vendimi i duhur për t’u marrë. Flisni dhe jepni argumenta, por në fund lërini të vendosin vetë.

Akrepi

Keni zgjedhur një shenjë shumë të vështirë për të dashuruar! Njerëzit e kësaj shenje nuk pëlqejnë të flasin për veten dhe rrethohen me një hije misteri. Bëni kujdes sepse mund të gjendeni në anë e gabuar të akrepit për shkak të një situatate tensionuese. Nëse e shikoni që gjërat s’po shkojnë siç duhet, mundohuni t’i jepni fund në mënyrë shoqërore.

Shigjetari

Romantiku i përhershëm! Shenja që na natyrën e saj ka flirtimin dhe debatet. Shigjetari është padyshim një shenjë shumë sociale, prandaj disa shaka apo poezi të mbushura me emocion janë zgjidhja perfekte. Duke qenë se njerëzit flitojnë vazhdimisht me këtë shenjë, duhet t’u tregoni atyre sa serioze i keni qëllimet.

Bricjapi

Shenja me dëshirat më të mëdha seksuale ka nevojë për një “lojë dashurie”. Duhet të bëni të vështirini, duke i’u afruar dhe larguar herë pas here. Bëjini të kërkojnë më shumë. Megjithatë ruani masën pasi ata mund ta humbasin interesin. Bricjapi e urren sipërfaqësoren dhe injorancën. Duhet të jeni të përgatitur mirë para se të nisni një lidhje me një Bricjap.

Ujori

Sesa arrini të respektoni lirinë tregon dhe sesa shanse do keni me një ujor. Një shenjë kaq inteligjente, tërhiqet vetëm nga një partner simulues, i mirëinformuar dhe modest. Ujorët do tregohen besnikë, por vetëm nëse arrini të mbani gjallë interesin e tyre. Duhet të tregoni sa shumë i vlerësoni që në takimet e para.

Peshqit

Mos hezitoni për të treguar sesa ndryshe jeni përballë një njeriu nën shenjën e Peshqve. Ata janë njerëz që kanë qef diversitetin, por që mbi të gjitha duan ndjejnë se i dashuroni. Aventurat, humori dhe e panjohura janë çelësi për në zemrën e Peshqve. Personaliteti i tyre i lirë bën që ndonjëherë të tjerët të përfitojnë. Mbrojini, por bëjeni në mënyrë që ata të mos e kuptojnë!

The post Ja si ta joshësh dikë bazuar në shenjën e horoskopit! appeared first on 5 Pyetjet.