Ermir Hysenaj Archives - 5 Pyetjet

Vodhi 53 mln stërlina në Angli, ja kush është i riu nga Tropoja që bën jetë luksi
Gjatë orëve ta para të mëngjesit të 22 Shkurtit 2006, u realizua grabitja më e jashtëzakonshme në historinë e Britaninë së Madhe ku u vodhën 53 milion stërlina nga depoja e parave të Bankës së Anglisë.

Policia mundi të rikuperojë vetëm 21 milion stërlina. 32 milion stërlina të tjera nuk u gjetën kurrë edhe sot pas 20 vitesh nga kjo ngjarje.

Disa javë më pas u mësua se dy të rinjtë nga Tropoja Jetmir Bucpapa dhe Ermir Hysenaj, që të dy emigrantë në shtetin ishull luajtën një rol të rëndësishëm në këtë grabitje.

Në gjykatën e krimeve të rënda Old Baily të Londrës u mësuan rrolet e dy shqiptarëve.

Sipas prokurorit në këtë çështje Ermir Hysenaj ishte i punësuar në depon ku sistemoheshin paratë dhe bëheshin gati për ti çuar nëpër automatet e bankave.

Ai u quajt gjatë procesit gjyqësor si “inside man” njeriu i brendshëm i grupit që realizoi grabitjen e vlerësuar nga gjykatësi çështjes si e “realizuar me një disiplinë ushtarake”.

Hysenaj me një kamera të fshehtë filmoi hyrje daljet dhe sistemet e alarmit të depos. Po ashtu u gjet edhe një hartë e shkruar prej tij me të dhëna për planimetrinë e depos.

Të dhënat iu kaluan bashkëpatriotit të tij nga Tropoja Jetmir Bucpapa i cili punonte roje sigurie në lokalet e natës të zonës Kent dhe kishte njohje me njerëz të fuqishëm të krimit të organizuar në këtë zonë.

Pas një gjyqi disa mujor Bucpapa u dënua me burg përjetë dhe vuajti 18 vite burg ndërsa Hysnaj u dënua me 20 vite burg. Që të dy në përfundim të dënimeve u dëbuan në Shqipëri.

Njëzet vite më pas gazeta The Sun të cilës i referohet Top Channel, publikoi një shkrim duke u fokusua në jetën e re pas burgut të Jetmir Bucpapapajt.

Në shkrim thuhet se 1 vit pas dëbimit në Shqipëri ai do të martohej dhe nga kjo martesë ka dy fëmijë.

Por thotë The Sun, Jetmir Bucpapa është ndarë nga bashkëshortja dhe ka nisur një romancë dashurie me një vajzë, e bija e një milioneri shqiptarë.

E ndërsa kur u kthye në Shqipëri Jetmir Bucpapa shkruan The Sun, ai ishte një djalë i ndrojtur e plotë frikë si pasojë e burgimit të gjatë, tanimë ai shfaqet në lokalet e natës të Tiranës në krahët e të dashurës së re si një playboy i vërtetë./ TCH

The post Vodhi 53 mln stërlina në Angli, ja kush është i riu nga Tropoja që bën jetë luksi appeared first on 5 Pyetjet.