kampi Archives - 5 Pyetjet

Italia sjell anijen e re me emigrantë në Shëngjin
Pasditen e sotme një anije me 15 emigrantë nga Italia që u është refuzuar azili janë sjellë në Shëngjin. Emigrantët pas kalimit të procedurave u transferuan në kampin e Gjadrit.

Ky është kontingjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në bazë të dekretit të ri të qeverisë Meloni për sjelljen në Gjadër të emigrantëve të cilëve u është refuzuar azili.

The post Italia sjell anijen e re me emigrantë në Shëngjin appeared first on 5 Pyetjet.

Boshatisja e kampit në Gjadër/ Qeveria italiane ndërmerr masa pas vendimit për emigrantët
Qeveria italiane, nën udhëheqjen e Kryeministres Giorgia Meloni, po përgatit një dekret të ri për të shmangur vendimet e gjyqtarëve të seksioneve të emigracionit në Gjykatën e Apelit të Romës, pas boshatisjes së kampit të emigrantëve në Gjadër.

Ky vendim vjen pas një serie vendimesh që anulonin qëndrimet e emigrantëve, dhe qeveria është e shqetësuar për ndikimin e gjyqtarëve të cilët konsiderohen “politizuar”. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, po kërkon mbështetje në nivel evropian për të forcuar procedurat e emigracionit, duke theksuar modelin e Shqipërisë si një zgjidhje për menaxhimin e flukseve të emigrantëve.

Një seancë e rëndësishme e Gjykatës së Drejtësisë të BE-së pritet të mbahet më 25 shkurt, e cila do të ndikojë në këtë situatë.

The post Boshatisja e kampit në Gjadër/ Qeveria italiane ndërmerr masa pas vendimit për emigrantët appeared first on 5 Pyetjet.

A do të respektohet vendimi i gjykatës evropiane? Çfarë po ndodh në Gjadër
Për disa muaj, jeta në Gjadër ishte ndryshe. Në fshatin veriperëndimor të Shqipërisë, pranë detit Adriatik, u ndërtua një kamp për të strehuar emigrantët dhe stafi italian i dërguar për të punuar aty mori me qira shtëpi nga fshatarët, disa prej të cilëve gjetën edhe punë.

Fakti që kampi në fjalë dhe një tjetër si ai në Shëngjinin e afërt janë në qendër të një mosmarrëveshjeje gjyqësore evropiane për të drejtat e njeriut, nuk pati asnjë pasojë për kryeplakun Aleksandër Preka, 65 vjeç.

Plani i Italisë për të përpunuar kërkesat për azil të emigrantëve ndërsa ata mbaheshin në kampin e fshatit të tij, shumë pak larg Italisë qoftë me avion apo edhe me anije, përfaqësonte një mundësi për Gjadrin, vendin e një baze ajrore që për dekada ishte braktisur derisa u restaurua së fundmi.

Pastaj gjithçka mori fund. Gjykatat italiane ndërhynë dhe emigrantët e parë që mbërritën më 16 tetor u kthyen pas. Kur një grup i dytë u kthye pas në nëntor, anëtarët italianë të stafit u larguan gjithashtu.

“Fillimisht, italianët jetonin në shtëpi me qira këtu në fshat, gjë që solli një ndryshim të madh në jetën e fshatit”, tha Preka. “Rreth 15 shtëpi u dhanë me qira nga vendasit dhe tani asnjë nuk është më me qira asnjëra, përveç njërës që është paguar deri në shkurt.”

“Kampi nuk është i mbyllur”, tha ai, por 70 për qind e fuqisë punëtore të tij është shkurtuar. “Shumica e punëtorëve italianë, oficerë policie, janë larguar”, tha Preka për BIRN. Askush nuk e di nëse do të kthehen.

Megjithatë, ndikimi do të ndihet shumë edhe përtej Gjadrit, ndërsa politikanët në Evropë vlerësojnë se sa larg mund ta shtrijnë sundimin e ligjit kur bëhet fjalë për të drejtat e refugjatëve dhe emigrantëve.

“Ka shumë zhurmë politike, politikanët thonë ‘Oh, kjo është e ardhmja, kjo është rruga përpara’”, tha Catherine Woollard, presidente e Këshillit Evropian për Refugjatët dhe Mërgimtarët.

“Por mësimet e vërteta që ata po marrin janë se, në fakt, është shumë e vështirë t’ia dalësh mbanë dhe se nëse përpiqen, do të duhet të përballen me sistemin gjyqësor.”

Sa para, pas

Sipas një marrëveshjeje të nëntorit 2023 të arritur midis kryeministrave të Shqipërisë dhe Italisë, Edi Rama dhe Meloni dy kampet u ndërtuan vitin e kaluar për të strehuar dhe përpunuar azilkërkuesit e kapur nga marina italiane në Mesdhe.

Grupet e të drejtave të njeriut ishin të indinjuar, por disa nga homologët e Italisë në BE e vunë re, duke e parë planin si një pengesë potencialisht të fuqishme për ata që përpiqeshin të arrinin bllokun.

Sipas raportimeve, kampet do t’i kushtonin Italisë një miliardë euro gjatë pesë viteve, por deri më tani skema ka qenë një katastrofë.

Pak ditë pasi mbërritën në tetor, 16 emigrantët e parë u kthyen në Itali pas një vendimi të Gjykatës së Romës.

Një anije e dytë u dërgua në Shqipëri në nëntor, por sërish gjykatat italiane urdhëruan kthimin e emigrantëve në Itali.

Në thelb të të dy vendimeve është çështja se çfarë do të thotë një vend origjine “i sigurt”, që lind nga një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, GJED, e cila vendosi më 4 tetor se një vend origjine nuk mund të konsiderohet “i sigurt” nëse edhe pjesë të tij nuk janë të sigurta.

Që kërkesa e një personi për azil ose mbrojtje ndërkombëtare në Itali të përpunohet në Shqipëri, vendi i origjinës së tij duhet të konsiderohet “i sigurt”. Sipas rregullave të BE-së, një ndalim i tillë nuk mund të zbatohet për “aplikuesit e cenueshëm”, që përfshin ata nga vendet “të pasigurta”.

Si përgjigje, qeveria e krahut të djathtë e Melonit miratoi një dekret më 23 tetor duke përditësuar listën e vendeve që Italia i konsideron “të sigurta”.

Kjo u pasua nga një sfidë tjetër në GJED në lidhje me rastin e një qytetari nga Bangladeshi, që shtronte pyetjen nëse një vend mund të konsiderohet “i sigurt” “edhe nëse nuk është i sigurt për të gjithë qytetarët e tij (p.sh. persona LGBTQ+, disidentë politikë etj…)”. Vendimi pritet të merret në mars.

“Për momentin, gjithçka këtu është ndalur”, tha një fshatar i Gjadrit, i cili kërkoi të mos i përmendej emri.

“Nuk ka asnjë informacion se çfarë do të ndodhë. Disa gra që punonin atje nuk shkojnë më në punë. Vetëm disa prej tyre ende punojnë atje.”

Disa vendas thanë se u ishte thënë të prisnin që italianët të kthehen në fillim të pranverës. Ndërkohë, 76-vjeçari Simon Gjini tha se nuk ai nuk e kishte problem qëndrimin e azilkërkuesve.

“Kam tetë nipa dhe mbesa në Verona”, tha ai, duke aluduar për valët e emigrimit që kanë boshatisur shumë pjesë të Shqipërisë rurale. “Këtu është shumë qetësi. Asgjë e keqe nuk do të ndodhë nëse i mbajmë emigrantët.”

A do të respektohet vendimi i gjykatës evropiane?

Qeveria e Melonit nuk është dorëzuar.

Në Itali, çështja tani ka kaluar nga seksioni i specializuar i imigracionit i Gjykatës së Romës në gjykatën e apelit, ku gjyqtarët nuk janë të specializuar në çështjet e migracionit dhe qeveria shpreson se mund të marrë një vendim më të favorshëm.

“Gjykatat e apelit në Itali nuk kanë punuar për çështje migracioni që nga viti 2017, kështu që mendoj se qeveria shpreson – dhe mund të kenë të drejtë – që duke qenë se nuk janë të trajnuar, mund të përputhen lehtësisht me indikacionet e dhëna nga ministria e drejtësisë ose ministria e brendshme”, tha eksperti i migracionit Luca Cricenti.

Woollard tha se vendimi i ardhshëm i GJED-së në Luksemburg ka shumë të ngjarë të përsërisë atë që ajo tha më 4 tetor.

“Pikëpamjet e tyre për këto çështje janë mjaft të qarta”, tha WoolLard për BIRN. “Çështja do të jetë nëse do të respektohet Gjykata e Drejtësisë.”

“Unë mendoj se kjo është pyetja afatgjatë: a shkon gërryerja e sundimit të ligjit deri në pikën e një mungese në rritje të respektit për vendimet e gjykatës së Luksemburgut?/ BIRN

The post A do të respektohet vendimi i gjykatës evropiane? Çfarë po ndodh në Gjadër appeared first on 5 Pyetjet.

Emigrantët drejt Shqipërisë? Presidenti i KiE: Mos kini frikë nga risitë
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, referuar marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët ka deklaruar se nuk do të ndërhyjë në debatin e brendshëm. Ai tha se nuk duhet të kemi frikë të shohim mënyra operacionale, mënyra konkrete për të qenë më efektivë në drejtim të menaxhimit të migracionit.

“Unë nuk dua të ndërhyj në debatin e brendshëm në Itali, por duhet të shqyrtojmë se cilat janë modalitetet konkrete dhe nuk dua të them se pikat e nxehta në Shqipëri janë të mira apo jo. Nga cilat modalitete konkrete do të gjenden zgjidhjet e reja dhe nga mënyra se si mund të zbatohen parimet e së drejtës ndërkombëtare, dhe në këtë aspekt do të duhet të hyjmë në detaje, sepse ka elemente të rëndësishme që kanë rol, si “proporcionaliteti i masave”.

Unë jam pro një koordinimi më të madh evropian për konceptin e vendeve të sigurta dhe ka gjithnjë e më shumë konsensus për këtë ide që, pavarësisht këtij vendimi kombëtar, ne duhet të bashkëpunojmë dhe të hyjmë në më shumë detaje. Duhet të bëjmë gjithçka që të mos bëhemi muzeu i botës. Jemi në një pikë kthese dhe është vërtet e rëndësishme për të ardhmen të ruajmë të njëjtin nivel ambicie që kishim në të kaluarën, të njëjtin pasion për projektin europian” tha ai.

The post Emigrantët drejt Shqipërisë? Presidenti i KiE: Mos kini frikë nga risitë appeared first on 5 Pyetjet.

Nesër vijnë emigrantët nga Italia, Rama: Shtetet e tjera ta harrojnë!
Nesër në Shëngjin do të vijnë 16 emigrantët e parë nga Italia. Kryeministri Edi Rama përsëriti sot se nuk do të ketë marrëveshje me shtete të tjera që ia kanë kërkuar.

“E kam shpjeguar përse Shqipëria e ka bërë këtë marrëveshje. Edhe njëherë. Po! Na është kërkuar nga të tjerë dhe kemi thënë jo! Gjithkush duhet të kuptojë që marrëdhënia jonë me Italinë është mjaft e veçantë dhe shkon pas mijëra vjet dhe pas në kohë me një volum, shumë volume ndërveprimi në 30 vitet e fundit, që kur dolëm nga gropa e ferrit të regjimit komunist në Europë, kur u larguam dhe Italia hapi krahët për ne apo kur erdhi të na shpëtonte nga një katastrofë financiare pas rënies së skemave piramidale.

Duke ardhur deri tek tërmeti, kur italianët erdhën ndër të parët për të shpëtuar jetët e atyre nën rrënoja. Mos harroni ne nuk jemi vend i BE-së, por europian. Gjeografia jonë flet shumë për atë që kemi bërë me Italinë. Nëse ka ndonjë gjë për t’u përpunuar në këtë nivel” tha ai.

The post Nesër vijnë emigrantët nga Italia, Rama: Shtetet e tjera ta harrojnë! appeared first on 5 Pyetjet.