komisioni i venecias Archives - 5 Pyetjet

Agim Nesho: Regjimi në Shqipëri ka kohë që është kthyer në autokraci
Përgjigja e Komisionit të Venecias për kërkesën e Parlamentit Shqiptar, për raportin që duhet të ketë Parlamenti me Gjykatën Kushtetuese, dhe diskutimi për interpretimin e këtij këshillimi ligjor, vetëm sa vuri në dukje funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

Megjithëse përgjigja ishte e qartë, që vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme dhe duhet të zbatohen, mazhoranca vazhdon ta interpretojë se Venecia njeh autonominë parlamentare dhe vendimet e Parlamentit nuk vihen në diskutim nga asnjë pushtet tjetër, qoftë kjo edhe Gjykata Kushtetuese.

Vërtetë që Republika e Shqipërisë është një republikë parlamentare, por kjo nuk mund të vërë në dyshim ndarjen e pushteteve, balancën dhe kontrollin e tyre, si dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Kjo shprehet qartë dhe në Kushtetutën Shqiptare, që i njeh Gjykatës Kushtetuese kontrollin mbi kushtetuetshmërinë e ligjeve.

Interpretimi mbi interpretimin e rekomandimit të Venecias tregon qartë se si ka përfunduar shteti i së drejtës në Shqipëri dhe cfarë përfaqëson Parlamenti Shqiptar.

Regjimi në Shqipëri ka kohë që është kthyer në një autokraci. Pushteti është i personalizuar nga kreu i regjimit, nuk ka balancë të pushteteve dhe për rrjedhojë drejtësia është e kapur dhe institucionet e saj nën komandën dhe presionin e liderit. Ky regjim, që shpreh hapur tiraninë e mazhorancës, nuk shpreh as interesat e shumicës, por të diktatorit që ka kapur shtetin. Regjimi mori pushtetin me aleancën e qelbësirave, lidhjen me krimin e organizuar dhe është kthyer sot në një diktaturë alla Bashar Al-Assad, me të vetmin ndryshim që nuk bën pogrome ndaj njerëzve por largon shqiptarët nga vendi i tyre, shet pronat kombëtare dhe shpërdoron financat publike.

Për diktatorin, institucionet e shtetit janë pronë e tij në funksion të mbajtjes së pushtetit të tij të pakontrolluar. Parlamenti, që sot vetë deklaron për “fuqinë e tij” dhe kërkon respektimin e autonomisë së tij si burimi kryesor që mbart sovranitetin e Republikës, ka kohë që është shtypur dhe depersonalizuar si një burg i të dënuarve vullnetarë, ku mazhoranca të bindet ndaj veprimeve të diktatorit Rama dhe ngre kokën vetëm për të goditur opozitën.

Ky Parlament është përqeshur, kur autokrati flet pa fund si Kastro dhe Chavez dhe bën lloqe me parlamentarët duke folur nga Kico Spiri e deri tek Shekspiri; është depersonalizuar, kur diktatori kalon ligje nominale në favor të bizneseve që përkrahin atë; është kriminalizuar, kur mazhoranca ka kaluar ligje për shpërdorimin e pronave publike (projekti i Portit të Durrësit) apo shkeljes së sovranitetit të vendit (Marrëveshja Rama-Meloni); është poshtëruar, kur nuk ka pranuar kërkesën për të dënuar genocidin e ushtruar ndaj popullit Shqiptar nga regjimi kriminal i Milloshevicit në Serbi.

Kjo mazhorancë e mjerë, e nëpërkëmbur dhe e përdorur nga Autokrati, sot ka ngritur zërin për të respektuar autonominë parlamentare, pa menduar se po përdoret në mënyrë të përsëritur nga Autokrati për të mbrojtur politikat e tij korruptive. Ajo nuk e ka mbrojtur këtë parim edhe kur institucione të tjera e kanë sfiduar duke shkelur Kushtetutën dhe marrë nën hetim liderin e opozitës.

Diskutimi i fundit në Parlament për interpretimin e rekomandimit të Venecias tregoi se regjimi nuk ka vullnet politik të respektojë institucionet e pavarura dhe Gjykatën Kushtetuese, të cilat i konsideron si anekse të pushtetit të tij.

Tregoi që në një regjim putinesk, Parlamenti është vetëm një vegël në duart e Diktatorit. Ajo që ka rëndësi për shqiptarët është fakti se kjo “lojë institucionesh” nuk është vetëm një lojë për ta shitur se Shqipëria është demokraci funksionale, por mbi të gjitha për të dëshmuar që Shqipëria është shumë larg plotësimit të kritereve për tu futur në BE. Jo se regjimi nuk njeh parimet, por ajo që do të realizojë është larg BE-së dhe vlerave perëndimore.

The post Agim Nesho: Regjimi në Shqipëri ka kohë që është kthyer në autokraci appeared first on 5 Pyetjet.

Tabaku: Kuvendi duhet të zbatojë Kushtetutën, Komisioni i Venecias mbështet Opozitën
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë seancës plenare të Kuvendit ngriti shqetësimin për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe opinionit të Komisionit të Venecias, të cilat kërkojnë zbatim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar.

Ajo theksoi se këto vendime nuk mund të jenë subjekt i diskrecionit politik dhe se çdo devijim nga to dëmton shtetin e së drejtës dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Fjala e Jorida Tabakut për procedurë

Zonja Kryetare,

Në këtë Parlament, ndonëse mund të kemi interpretime të ndryshme për raportet e Bankës Botërore, për ato të FMN-së apo edhe për progresraportin, për të cilat secila palë ka lexime të veta, një gjë duhet të jetë e qartë dhe e pakontestueshme: vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe opinionet e Komisionit të Venecias duhen lexuar dhe zbatuar ashtu siç janë, pa interpretime dhe pa devijime.

Së pari, dua të theksoj se kjo çështje nuk kishte asnjë arsye të dërgohej në Komisionin e Venecias. Në këto 34 vite, praktika parlamentare ka qenë e qartë për procedurat që lidhen me papajtueshmërinë e mandatit të një deputeti. Nuk ka hapësirë për dyshime apo për manovra politike.

Së dyti, siç është theksuar edhe nga Komisioni i Venecias, kjo është një çështje që lidhet me garantimin e mandatit të lirë të deputetit. Nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret, Gjykata Kushtetuese ka dhënë dy vendime të qarta, dhe zbatimi i tyre nuk mund të kushtëzohet nga vota e shumicës parlamentare. Kjo është një e vërtetë e shkruar me të zezë mbi të bardhë.

Nuk ka asnjë hapësirë për debat. Paragrafi mbyllet këtu, me pikë, pa lënë hapësirë për dykuptimësi apo interpretim, siç bëni ju shpesh. Për këtë çështje, nuk mund të ketë mosmarrëveshje. Në progresraportin e këtij viti, zonja Kryetare, është shprehur qartë që Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pa kushte.

Ky Parlament nuk mund të përdoret për të ofruar mbrojtje politike apo për të krijuar mburoja për individë, pavarësisht nëse janë të shumicës apo të opozitës. Ne duhet të trajtojmë këto çështje me seriozitet dhe me ndershmëri kushtetuese, jo si çështje politike apo partiake. Krijimi i një precedenti të tillë do të minonte jo vetëm punën e Parlamentit, por edhe parimet kushtetuese që na bashkojnë dhe na udhëheqin.

Nuk mund të tolerojmë që frymëzimi juaj të kthejë Komisionin e Venecias në një zyrë postare, ku dërgohen çdo lloj kërkese apo paqartësie. Shqipëria, një vend që ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, duhet të jetë një shembull për zbatimin e Kushtetutës dhe për respektimin e saj, pavarësisht interesave të shumicës apo të kujtdo tjetër.

Kur të biem dakord që Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të panegociueshme, atëherë mund të flasim edhe për dakordësi në çështje të tjera. Pa këtë bazë, nuk mund të ketë diskutim për asgjë tjetër, as për këtë çështje dhe as për çështje më të rëndësishme.

Faleminderit!

The post Tabaku: Kuvendi duhet të zbatojë Kushtetutën, Komisioni i Venecias mbështet Opozitën appeared first on 5 Pyetjet.

Sot mbahet në Kuvend, opinioni i Komisionit të Venecias dhe interpelanca me Manastirliun
Ditën e sotme Kuvendi do të zhvillojë seancën plenare ku pritet që të diskutohet opinioni i Komisionit të Venecias në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Pritet që të diskutohen edhe kërkesat e 40 deputetëve të Partisë Socialiste për foljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

Gjithashtu edhe interpelanca me ministren Ogerta Manastirliu në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë.

The post Sot mbahet në Kuvend, opinioni i Komisionit të Venecias dhe interpelanca me Manastirliun appeared first on 5 Pyetjet.

Opinioni i Venecias, Bylykbashi: Zbatimi i vendimeve nuk duhet të kushtëzohet nga vullneti i shumicës
Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat tha se Komisoni i Venecias foli qartë në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Bylykbashi u shpreh se Komisioni i Venecias konstaton që Kuvendi është i detyruar që të dërgojë çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të Xhaçkës në Gjykatë.

“Komisioni i Venecias rrëzon përpjekjen e Edi Ramës dhe shumicës socialiste për t’u fshehur pas parimit kushtetues të ndalimit të mandatit detyrues apo ndryshe mandatit të lirë të deputetit. Komisioni i Venecias thekson se ky parim do të thotë se deputeti është deputet i Republikës, përfaqësues i popullit dhe është i lirë në qëndrimet dhe votën e tij nga vullneti i partisë që e ka kandiduar, përfaqëson apo edhe i elektoratit që e ka votuar.

Por ky parim nuk zbatohet ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse detyrimi për Kuvendin dhe çdo deputet që të zbatojë Kushtetutën, ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk përbën çështje vullneti të lirë, por zbatim të Kushtetutës. Ky detyrim buron nga parimet e kushtetutshmërisë, shtetit të së drejtës dhe lojalitetit kushtetues mes organeve kushtetuese.”, tha ai.

Bylykbashi tha se “Komisioni i Venecias thekson se Gjykata ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet nga një votim apo nga vullneti i një shumice parlamentare”.

Ai theksoi se partia demokratike e konsideron opinionin e Venecias si një goditje të fortë për përpjekjet e Ramës për të bllokuat zbatimin e Kushtetutës.

The post Opinioni i Venecias, Bylykbashi: Zbatimi i vendimeve nuk duhet të kushtëzohet nga vullneti i shumicës appeared first on 5 Pyetjet.

Bardhi i drejtohet Spiropalit: Duhet ta rilexosh dhe njëherë opinionin e Venecias, ta kuptosh dhe zbatosh
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali reagoi pas publimit të opinionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës dhe u shpreh se sot u vërtetuan shpifjet dhe akuzat.

Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka reaguar për postimin e Spiropalit dhe shprehet se kryetarja e Kuvendit duhet ta rilexojë edhe njëherë opinionin e Komisionit të Venecias ta kuptojë dhe ta zbatojë.

Bardhi shprehet se dezinformimi i saj tregon se ka një tentativë për të vijuar në mbrojtjen e paprecedentë ndaj deputetëve që shkelin kushtetuesen për personale, kundër asaj që Komisioni i Venecias këshillon.

“Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nga sot ka vetëm një detyrim: Të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, siç këshillon në opinionin e tij edhe Komisioni i Venecias. Çdo deformim apo devijim nga thelbi i opinionit dhe përhumbja nga detaje pa thelb nuk ndihmojnë në forcimin e demokracisë dhe as të shtetit ligjor.”, thotë Bardhi.

The post Bardhi i drejtohet Spiropalit: Duhet ta rilexosh dhe njëherë opinionin e Venecias, ta kuptosh dhe zbatosh appeared first on 5 Pyetjet.