Kurum Archives - 5 Pyetjet

102 kontejnerët me mbetje të rrezikshme çohen në Spitallë
102 kontejnerët me mbetje toksike të kompanisë turke Kurum International, që ndodheshin në Porto Romano, në Durrës sot janë zhvendosur këtë të diel në një ambient tjetër privat në Spitallë, përballë lagjes së re të ndërtuar për familjet e prekura nga tërmeti.

Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila i ka në administrim ka siguruar infrastrukturën për ruajtjen, ndërkohë që Policia e Durrësit ka siguruar transportin dhe perimetrin e jashtëm, ku mbetjet u vendosën.

Analizat laboratorike të kryera në Itali treguan se mbetjet industriale që dolën për eksport nga Kurumi në Elbasan të rikthyera në Shqipëri janë toksike dhe të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin.

The post 102 kontejnerët me mbetje të rrezikshme çohen në Spitallë appeared first on 5 Pyetjet.

Me mbetjet e rrezikshme tek dera, banorët e Porto Romanos kërkojnë zgjidhje
Në zonën e Porto-Romanos në Durrës, frika është bërë pjesë e përditshmërisë që prej nëntorit të vitit 2024, kur mijëra tonelata me mbetje të rrezikshme u depozituan në një magazine në afërsi të objektit të njohur si Eco Parku.

Rreth 40 metra në distancë ajrore, Gani Braho, 67 vjeç, thotë se ndjehet më i rrezikuar se të tjerët. “Kam frikë për shëndetin e familjes, por nuk kam se ku të shkoj,” tha Braho për BIRN. “Asnjëherë nuk jemi ndjerë pjesë e qytetit, edhe pse jemi afër tij, Tani kemi mbetjet pranë derës,” shtoi ai.

Ganiu kryeson një nga dhjetra familjet që jetojnë në këtë lagje, pjesë administrative e Katundit të Ri. Shumica e familjeve janë vendosur aty dekada më parë, pasi u zhvendosën nga veriu i vendit në kërkim të një jete më të mirë.

Kontejnerët e vendosur në Porto-Romano në një pronë të menaxhuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara përmbajnë mbi 2800 ton mbetje të rrezikshme me origjinë nga hiri i oxhaqeve të kompanisë së prodhimit të çelikut, Kurum.

Sipas analizave laboratorike të kryera në Itali, ato i përkasin pluhurit të furrës elektrike të çelikut, material që klasifikohet si mbetje e rrezikshme për shkak të përmbajtjes së metaleve të rënda si zinku, hekuri, plumbi dhe bakri.

Këto mbetje ngritën një alarm ndërkombëtar, pasi u eksportuan sipas Prokurorisë së Durrësit në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe konventat ndërkombëtare për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme. Kontejnerët u sekuestruan sapo u kthyen në Shqipëri dhe u vendosën në zonën e Porto Romanos.

Halit Braha, 70 vjeç, tregon se familja e tij u vendos në Porto-Romano rreth 30 vite më parë për t’i shpëtuar përmbytjeve në vendlindjen e tij në Kukës. Megjithatë, problemet e përndoqën familjen e tij edhe në periferinë e Durrësit.

“Më parë kishim çështjen e kanalizimeve. Sa herë bllokoheshin, përmbytej zona dhe na sillnin ndotje. Tani na kanë sjellë mbetjet tek dera, që një Zot e di se çfarë janë,” thotë ai me shqetësim.

Sipas Brahës, banorët nuk janë informuar nga askush për përmbajtjen e mbetjeve dhe rrezikun që ato kanë për shëndetin e tyre.

“Kemi protestuar disa herë, por askush nuk ka dhënë zgjidhje dhe nuk na shpjegon asgjë,” shtoi ai.

Pasi vërtetoi rrezikshmërinë e mbetjeve, Prokuroria e Durrësit lëshoi dhjetra urdhër-arreste për drejtuesit e kompanive Kurum International dhe Sokolaj sh.p.k të përfshirë në eksport si dhe zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, të doganave apo të kompanisë koncesionare që menaxhonte kalatën lindore të portit të Durrësit.

Akuzat lidhen me kontrabandë mbetjesh të rrezikshme, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, ndërkohë që zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre.

Vetëm disa metra larg vendit ku janë depozituar kontejnerët me mbetje të rrezikshme ndodhet Eko-Parku i Porto-Romanos, një investim publik i ndërtuar mbi një ish-fushë mbetjesh dhe i hapur për qytetarët si hapësirë rekreative.

Por banorët thonë se pavarësisht këtij investimi, mbetjet e rrezikshme pranë shtëpive kanë mbetur shqetësimi kryesor i përditshmërisë së tyre. Për ta, kontejnerët kanë zbehur çdo efekt pozitiv që mund të kishte hapja e parkut.

Edhe pse kanë protestuar disa herë, banorët ankohen se nuk kanë marrë asnjë përgjigje të qartë për rrezikun e mundshëm apo fatin e mbetjeve.

“Nuk kemi marrë asnjë informacion zyrtar”, tha Halit Braha. “Vetëm nga televizori kemi dëgjuar se janë të rrezikshme”.

Edhe Gani Braho thotë se mbetjet janë tashmë shkaku i shqetësimit të tij të përditshëm.

“Kur i shoh kontejnerët aty, mendoj për fëmijët dhe nipërit,” tha Braho, ndërsa shtoi: “por nuk kam ku të shkoj tjetër”./ BIRN

The post Me mbetjet e rrezikshme tek dera, banorët e Porto Romanos kërkojnë zgjidhje appeared first on 5 Pyetjet.

Kurum/ Gjykata verifikon masat për 20 të arrestuarit
Gjykata verifikon masat për 20 të arrestuarit të përfshirë në skandalin e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë Kurum në Durrës, ku  janë lënë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie dhe 7 detyrim paraqitje.

PERSONAT

Shtetasi R.B- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi

Shtetasi Sh.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe dhe “Falsifikim i dokumenteve”- Arrest në burg

Shtetasja M.Z- dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;- Arrest në shtëpi

Shtetasi M.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”-Arrest në burg

Shtetasi N.B- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;-Arrest në burg

Shtetasi A.P- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në Burg

Shtetasi J.K- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Shtetasi I.L- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në Burg

Shtetasi E.V- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në burg

Shtetasi H.L- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi

Shtetasi Sh.J- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi

Shtetasi F.Ç- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në burg

Shtetasi G.S- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”; Arrest në burg

Shtetasja A.D- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Shtetasja M.P- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore

Shtetasja K.S- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Shtetasja B.T- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Shtetasja E.M- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Shtetasi K.A- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Arrest në shtëpi

Shtetasja I.M- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

The post Kurum/ Gjykata verifikon masat për 20 të arrestuarit appeared first on 5 Pyetjet.

20 masa u ekzekutuan! Prokuroria njoftim për dosjen e skandalit të Kurumit
Policia ka ekzekutuar 20 masa sigurie deri tani për skandalin e mbetjeve të Kurumit. Prokuroria e Durrësit lëshoi 33 udhërarreste për përgjegjësit, pasi hetimet zbuluan shkelje të legjislacionit mjedisor nga kompania “Sokolaj” që bleu mbetjet, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit. Sipas njoftimit të policisë, mes personave që janë në kërkim, janë edhe dy administratorët turq të kompanisë, Erdal Demir dhe Yusus Sezai. Nga ekspertiza e kryer në Itali në dhjetor 2025, mbetjet i përkasin kategorisë së pluhurit të furrës elektrike me qark EAFD, të klasifikuara si të rrezikshme nga legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar dhe me përmbajtje shumë të lartë të zinkut dhe hekurit, të shoqëruara me plumb, bakër, mangan, kalium, kalcium dhe squfur. Elementët përbërës konsiderohen të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Rreth një vit pas sekuestrimit, 2800 ton mbetjet e rrezikshme të kompanisë Kurum që u kthyen nga Tajlanda ende mbahen në kontenierë në Porto Romano.

Skandali i mbetjeve toksike të Kurum/ Lista me 33 urdhër arrestet (EMRAT)

Reagimi i Prokurorisë së Durrësit

Ekspertimi provoi se mbetjet në Anijen Moliva XA443A

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, informon opinionin publik se, ka kryer dhe vijon të kryejë veprime hetimore në kuadër të procedimit penal Nr.1596 viti 2024, të regjistruar për veprat penale: ‘Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Transportimi i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 171-25, 175-25, 186/2, 201/a-25, 201/b-25, 248 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Hetimet për këtë procedim penal, nisën pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Hetimit Doganor, e cila ishte njoftuar në datë 25.07.2024 nga OLAF (European Anti-Fraud Office-European Commission) për një ngarkesë se dyshohej që mund të transportonte mbetje nga Shqipëria në Tajlandë. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe OLAF bashkëpunuan për identifikimin dhe verifikimin e ngarkesës, ku u evidentua eksportimi i sasisë prej 2.816.300 kg nga subjekti Sokolaj sh.p.k. Kjo sasi, e ngarkuar në 102 kontenierë u kthye në Portin e Durrësit në datë 28.10.2024 me anijen Moliva XA443A, pasi ishte refuzuar nga autoritetet e Tajlandës.

Në datë 08.11.2024, u krye sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të 102 kontenierëve, të cilët iu lënë në ruajtje dhe administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe aktualisht ndodhen në Porto Romano, Durrës, në kushte të sigurisë mjedisore dhe fizike. Gjatë procesit të sekuestrimit, kontenierët iu nënështruan edhe testit për radioaktivitet, ku nga skanimi nuk u konstatua prani e lëndës radioaktive GAMA apo NEUTRON.

Me qëllim marrjen e mostrave për ekspertim dhe kryerjen e analizave laboratorike, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit Durrës, i është drejtuar të gjitha ministrive dhe institucioneve brenda territorit shqiptar. Nga përgjigjet e administruara nuk rezultoi asnjë institucion, laborator apo ent që të kishte infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e procesit të marrjes së mostrave dhe analizimit të tyre.

Në vijim, në bashkëpunim edhe me autoritetet italiane projektit EU4LEA dhe ekspertëve italianë të sigurisë, u identifikua dhe verifikua një laborator në Itali i cili kreu të gjitha testimet laboratorike, si dhe u angazhuan dy shoqëri shqiptare dhe një ekspert shqiptar i fushës, të cilët plotësonin kriteret e përgjithshme dhe specifike që duhet të plotësohen sipas protokolleve ndërkombëtare, për rastet kur duhet të merren, transportohen, ruhen dhe testohen mostra potencialisht të rrezikshme.

Mostrat e marra nga 102 kontenierët e sekuestruar dhe mostrat e marra nga: Shoqëria Kurum International sh.a.; Sokolaj sh.p.k. dhe Alliance Resource sh.p.k., ju nënshtruan ekspertimit për përbërjen e tyre kimike, karakteristikat fizike, klasifikimin, përputhjen midis tyre, përputhjen me fletët e analizave të paraqitura nga subjektet për eksportin e tyre dhe rrezikshmërinë në shëndetin e njeriut dhe në mjedis.

Nga akti i ekspertimit rezultoi se, materiali i analizuar, është pluhur i grumbulluar nga sistemet e filtrimit të gazrave të furrës elektrike të çelikut (Electric Arc Furnace – EAF), proces i cili përfshihet qartësisht në fushëveprimin e nënkapitullit 10 02 të EWC. Bazuar në përbërjen kimike të materialit dhe në aktivizimin e vetive të rrezikut HP10 dhe HP14, në perputhje me Annex III të Direktives 2008/98/EC (Waste Framework Directive) dhe rregulloret përkatëse zbatuese, kodi përkatës brenda këtij nënkapitulli duhet të jetë ai i shënuar si mbetje e rrezikshme me kod sipas katalogut te mbetjeve 10 02 07*.

Në mostrat e marra nga kontenierët e sekuestruar, shoqëria Kurum International sh.a. dhe Alliance Resource, konstatohet prania e elementëve (dhe përbërjeve të tyre) që përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, që lidhen me rrezikun e toksicitetit për riprodhimin dhe ekotoksicitet, veçanërisht ndaj ekosistemeve ujore. Në përputhje me legjislacionin europian dhe kombëtar materiali duhet t’i nënshtrohet rikuperimit të kontrolluar, stabilizimit dhe trajtimit të përshtatashëm përpara depozitimit përfundimtar.

Nga analizimi i kontratave të lidhura midis subjekteve, dokumentacionit financiar të administruar nga subjektet dhe drejtoritë tatimore, regjistrave mjedisorë dhe dokumentacionit të administruar nga AKM, EMS, Autoriteti Portual dhe Dega e Doganës Durrës, si dhe rezultatet e ekspertimit, provohet në mënyrë të arsyshme se prodhuesi i mbetjeve të rrezikshme Kurum International sh.a. në dijeni të plotë të ndalimeve ligjore kombëtare (ligjit nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” i ndryshuar dhe akteve nënligjore) dhe ndërkombëtare (ligjit nr.8216, datë 13.5.1997 “Për aderimin e Republikes se Shqipërisë në Konventen e Bazelit per kontrollin e levizjeve nderkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjesimin e tyre”, Kodit Doganor etj.), ka kryer një sërë veprimesh në bashkëpunim me subjekte të tjera, për të mbuluar natyrën e vërtetë të mbetjeve dhe për t’i eksportuar jashtë Shqipërisë dhe për t’i tregtuar ato brenda territorit shqiptar.

Pas administrimtit të aktit të ekspertimit ku provohet se mbetjet janë të rrezikshme dhe toksike, Prokuroria Durrës, krijoi bindjen e plotë se jemi përpara jo thjesht një fakti penal, por një zinxhiri veprimesh të kundërligjshme që sjellin pasoja të rënda në disa drejtime si në mjedis, shëndet, veprimtarinë doganore, veprimtarinë e autoriteteve për sigurinë dhe cilësinë në mjedis, si dhe veprimtarinë e ndershme dhe konkurruese ekononomike.

Për të garanatuar efikasitetin e procedimit dhe vërtetësinë e provave, për të shmangur largimin e personave nën hetim, si dhe për të shmangur kryerje të mëtejshme të këtyre veprave penale, si dhe për të zbuluar të gjitha shkeljet që janë kryer në mundësimin e eksportimit apo fshehjes së sasisë reale të mbetjeve që krijon shoqëria Kurum International sh.a., Prokuroria Durrës kërkoi në gjykatë caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues për shtetasit:

E.D, shtetas turk, administrator i shoqërisë Kurum International sh.a. me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” në dy raste, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;

Y.S.K., shtetas turk, përfaqësues me prokurorë i administratorit të shoqërisë Kurum International sh.a., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;

M.I., me detyrë drejtor transporti i shoqërisë Kurum International sh.a., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Transporti i mbetjeve”;

R.B., me detyrë drejtor mjedisi i shoqërisë Kurum International sh.a., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluar apo të kufizuara” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar

H.S, shtetas turk, drejtor prodhimi çeliku i shoqërisë Kurum International sh.a. me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për vepren penale “Menaxhimi i mbetjeve”;

A.Sh., përfaqësues me prokurorë i administratorit të shoqërisë Kurum International sh.a dhe drejtor finance me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;

Sh.H, drejtor i shitjeve i shoqërisë Kurum International sh.a., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluar apo të kufizuara” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;. Ekzekutuar

M.Z., kontabiliste e shoqërisë Kurum International sh.a., me masë së sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”; Ekzekutuar

Gj.S., administratore e shoqërisë Sokolaj sh.p.k., me masë sigurimi “Arrest me burg”, e dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;

D.S, përfaqësues i shoqërisë GS Minerals d.o.o., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluar apo të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

O.P., administratore e shoqërisë Sokolaj sh.p.k., me masë sigurimi “Arrest me burg”, e dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluar apo të kufizuara” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

M.K, administratore e shoqërisë Alliance Resource sh.p.k. me masë sigurimi “Arrest me burg”, e dyshuar për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

N.B., administrator i shoqërisë Bajrami N sh.p.k. me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar

A.P., administrator i shoqërisë Bajrami N sh.p.k. me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar

P.Q, person fizik, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale

“Menaxhimi i mbetjeve”’;

M.H., me detyrë agjent doganor, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar

J.K., me detyrë përgjegjësi i turni pranë Degës së Doganës Durrës, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar

I.L., me detyrë doganier pranë Degës së Doganës Durrës, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar

E.V., me detyrë doganier pranë Degës së Doganës Durrës, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar

H.L., me detyrë përgjegjësi i turni pranë Degës së Doganës Durrës, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar

Sh.J., me detyrë doganier pranë Degës së Doganës Durrës, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar

F.Ç. përfaqësues i shoqërisë EMS APO, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar

I.H., shtetas gjerman, administrator i shoqërisë EMS APO, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”;

G.S., këshilltar pranë shoqërisë EMS APO, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar

A.D., me detyrë drejtoreshë e përgjithshme e AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në tre raste; Ekzekutuar

M.P., me detyrë Drejore e Drejtorisë së lejeve mjedisore dhe vnm-ve pranë AKM-së, me me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në tre raste; Ekzekutuar

D.S., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Inspektim Kontrollit pranë AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në tre raste parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

K.S., me detyrë përgjegjëse e Sektorit të monitorimeve të lejeve mjedisore dhe VNM pranë AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Ekzekutuar

B.T., me detyrë përgjegjëse e Sektorit të lejeve mjedisore pranë AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Ekzekutuar

E.M.,, me detyrë përgjegjëse e Sektorit të monitorimit të lejeve mjedisore dhe VNM, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Ekzekutuar

K.A., me detyrë përgjegjës i Sektorit të Inspektimit Mjedisor pranë AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Ekzekutuar

I.M., me detyrë specialiste mjedisi pranë Autoritetit Portual Durrës, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Ekzekutuar

Xh.G., me detyrë specialist mjedisi pranë Autoritetit Portual Durrës, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Deri më sot janë ekzekutuar masat e sigurimit për 20 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 13 shtetasve të tjerë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës mbetet e angazhuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të çështjes, evidentimin dhe provimin e përgjegjësisë penale për çdo subjekt privat dhe shtetëror të përfshirë në këtë veprimtari, duke garantuar se çdo veprim po kryhet në përputhje me ligjin, në mbrojtje të intersit publik, shëndetit të qytetarëve dhe mjedisit.

The post 20 masa u ekzekutuan! Prokuroria njoftim për dosjen e skandalit të Kurumit appeared first on 5 Pyetjet.

Prokuroria e Durrësit, zbulon shkeljet nga inspektorët e AKM që favorizuan kompaninë Kurum
Prokuroria e Durrësit thotë se ka zbuluar shkelje të ligjit dhe shpërdorim detyre nga drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe inspektorë të saj pasi nuk ka ushtruar kontrolle sipas ligjit dhe për pasojë ka lejuar kalimin e mbetjeve të rrezikshme të KURUM nga porti i Durrësit.

Nga hetimi ka rezultuar se AKM nuk ka kryer inspektime në përputhje me ligjin pranë shoqërive “Kurum International”, Alliance Resorce, “Sokolaj” dhe ESM APO, duke i hapur rrugën grumbullimit, transportimit dhe kontrabandimit të mbetjeve të rrezikshme të kodit 10 02 07.

Sipas burimeve jozyrtare në dosjen e siguruar thuhet se AKM nuk ka kryer inspektime periodike tematike, por vetëm inspektime vjetore të përgjithshme, në të cilat gjithashtu evidentohen shkelje mbi rezultatet e inspektimit. Sipas Prokurorisë, AKM është gjithashtu përgjegjëse se nuk ka monitoruar cilësinë e vetëmonitorimeve të kompanive private, të cilat i kanë kryer ato fiktivisht dhe në shkelje të detyrimeve të diktuara nga ligji.

Nga ana tjetër, sipas prokurorisë së Durrësit nga dokumentacioni rezulton se AKM ka kryer inspektim në kompaninë Sokolaj për veprimtarinë e saj lidhur me mbetjet e blera nga Kurunm SHA, ku rezulton se inspektimi është kryer në datën 29 gusht 2024, menjëherë pasi është dhënë njoftimi ne media për shkeljet e konstatuara

Sipas prokurorisë bazuar në proceverbali e datës 29.08.2024 AKM ka evidentuar shkelje dhe e ka gjobitur.

Një tjetër hallkë problematike thuhet në dosje është Drejtoria Doganore e Durrësit, e cila sipas Prokurorisë i ka trajtuar praktikat në kundërshtim me ligjin, duke lejuar eksportimin e mbetjeve të rrezikshme.

The post Prokuroria e Durrësit, zbulon shkeljet nga inspektorët e AKM që favorizuan kompaninë Kurum appeared first on 5 Pyetjet.