Lulzim Peci Archives - 5 Pyetjet

Lulzim Peci për kërkesën e Prokurorisë në Hagë: Përgatitje tejet e dobët e rastit
Lulzim Peci nga KIPRED ka reaguar për kërkesën e Prokurorisë në Hagë, që ish-krerët e UÇK-së të dënohen me nga 45 vjet burg. Peci ka shkruar se kjo dëshmon përgatitje të dobët të Prokurorisë.

Postimi:

Kerkesa e prokurorise se Dhomave te Specializuara per denim en-bllok me nga 45 vite burgim per ish-udheheqesit e UCK-se po i vjen era shume me teper si perpjekje per denim kolektiv se sa individual.

Ne esence, ne baze te mendimit tim, kjo kerkese shperfaqe pergatitje tejet te dobet te rastit gjyqesor nga kjo prokurori.

Mendoj se Kosova duhet te beje cmos qe te anetaresohet ne Keshillin Evropian sa me pare qe ky rast te trajtohet nga Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut!

The post Lulzim Peci për kërkesën e Prokurorisë në Hagë: Përgatitje tejet e dobët e rastit appeared first on 5 Pyetjet.

Drejtori i KIPRED: Nëse Kosova shpallet fajtore për procesin e dialogut, prishen raportet me aleatët
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci u shpreh se marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 për Asociacionin e komunave me shumicë serbe janë ende në fuqi.

Ai ka shprehur rrezikun që nëse Kosova shpallet fajtore për ngecjen në procesin e dialogut atëherë kjo mund të shkaktojë prishjen e aleancës së Kosovës me shtetet që e kanë bërë Kosovën shtet.

“Asociacioni ëshë një gjë që duhet ta bëjmë sepse nuk e kemi shfuqizuar marrëveshjen e 2013 e as të 2015. Legalisht ky obligim qëndron, e pse nuk është realizuar deri më tani kjo është një çështje tjetër”, ka thënë ai.

Ai shtoi se refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për të mos shtyrë vendimin për targat ka bërë që Asociacioni të dalë nga pako e marrëveshjes finale.

“Çështja e Asociacionit ka dal nga pako e përgjithshme dhe po kërkohet që Asociacioni të zbatohet para marrëveshjes së madhe”, ka deklaruar ai.

Peci gjithashtu u shpreh se Kosova gjendet në një situatë delikate për sa i përket raportet me SHBA-të.

“Jemi në një situatë delikate. Ne kemi parë një lloj ngrohje të raporteve tona Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë, mirëpo pas saj raportet ndrruan – por ne edhe duhet ta kuptojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan ta kurthojnë në konflikte ku ato nuk duan të jenë pjesë e saj”.

“Nëse ne shpallemi fajtor dhe Serbia nuk shpallet fajtor për çështjen e Kosovës, unë mendoj që Kosova do ta humb de facto aleancën me shtetet që na kanë bërë shtet”, tha ai.

The post Drejtori i KIPRED: Nëse Kosova shpallet fajtore për procesin e dialogut, prishen raportet me aleatët appeared first on 5 Pyetjet.

Spiralja ruse, a mund të futet Kosova shpejt e shpejt në NATO?
Tash për tash, Kosova nuk mund të anëtarësohet në NATO me një procedurë të përshpejtuar, thotë drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, njohës i çështjeve të sigurisë. Ish-ambasadori thotë se situata e tensionuar ndërkombëtare nuk ka shkuar deri aty sa partnerët ndërkombëtarë ta shtyjnë Kosovën me ngutë drejt anëtarësimit në NATO, duke i kapërcyer kushtet e paplotësuara elementare.

Procedura e anëtarësimit të Kosovës në NATO nuk është e thjeshtë. Lulzim Peci nga KIPRED tha në një intervistë për Gazetën Express se Kosova aktualisht nuk është partner mjaftueshëm kredibil i bashkësisë ndërkombëtare. Meqenëse për vendin do të mbetet objektiv anëtarësimi në NATO, Peci thotë se Kosova duhet të krijojë rrethana të favorshme për veten dhe ta dëshmojë me veprime që është në një linjë me Perëndimin. Fillimisht, Peci thotë se Kosova duhet t’i heq hezitimet në raport me sugjerimet e SHBA-së për ndërtimin e gazsjellësit – projekt që thotë se po bëhet për ta hequr varshmërinë nga gazi rus – të përqëndrohet në dialogun me Serbinë dhe ta marrë seriozisht në konsideratë propozimin amerikan për çështjen e liqenit të Ujmanit.

A mundet Kosova të hyjë në NATO me procedurë të përshpejtuar, ish-ambasadori Peci flet për Express

Tash për tash, Kosova nuk mund të anëtarësohet në NATO me një procedurë të përshpejtuar, thotë drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, njohës i çështjeve të sigurisë. Ish-ambasadori thotë se situata e tensionuar ndërkombëtare nuk ka shkuar deri aty sa partnerët ndërkombëtarë ta shtyjnë Kosovën me ngutë drejt anëtarësimit në NATO, duke i kapërcyer kushtet e paplotësuara elementare.

Procedura e anëtarësimit të Kosovës në NATO nuk është e thjeshtë. Lulzim Peci nga KIPRED tha në një intervistë për Gazetën Express se Kosova aktualisht nuk është partner mjaftueshëm kredibil i bashkësisë ndërkombëtare. Meqenëse për vendin do të mbetet objektiv anëtarësimi në NATO, Peci thotë se Kosova duhet të krijojë rrethana të favorshme për veten dhe ta dëshmojë me veprime që është në një linjë me Perëndimin. Fillimisht, Peci thotë se Kosova duhet t’i heq hezitimet në raport me sugjerimet e SHBA-së për ndërtimin e gazsjellësit – projekt që thotë se po bëhet për ta hequr varshmërinë nga gazi rus – të përqëndrohet në dialogun me Serbinë dhe ta marrë seriozisht në konsideratë propozimin amerikan për çështjen e liqenit të Ujmanit.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha të dielën se anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO është nevojë urgjente për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë, ndërkohë që kjo teme dhe një bazë e përhershme ushtarake e SHBA-së në Kosovë në kontekst të luftës në Ukrainë, po marrin vëmendje ndërkombëtare. Por, ish-ambasadori Lulzim Peci thotë se Kosova duhet të prodhojë stabilitet të brendshëm dhe të eksportojë stabilitet jashtë rrugës së saj drejt anëtarësimit në NATO. Situata në rajon edhe mund të tensionohet, por Peci thotë se Kosova duhet ta dijë rolin e saj kyç.

A mund ta shfrytëzojë Kosova situatën aktuale dhe të anëtarësohet në NATO?

Lulzim Peci: Mendoj që në situatën e tanishme Kosova s’mundet menjëherë të anëtarësohet në NATO, meqenëse i kemi ende disa vende të cilat nuk e njohin Kosovën dhe Kosova nuk e ka bërë hapin e parë rreth anëtarësimit në NATO, që është anëtarësimi në partneritetin për paqe, e po ashtu që Kosovës duhet t’i dorëzohet ftesa edhe për planin aksional për anëtarësim. Këto janë dy kushtet elementare të cilat Kosova nuk i ka të plotësuara dhe situata në Ballkan nuk është aq e tensionuar sa që të shihet si çështje strategjike integrimi i menjëhershëm i Kosovës në NATO.

Nëse hipotetikisht situata tensionohet edhe në Ballkan, ju shihni mundësi që atëherë Kosova të mund të anëtarësohet në NATO?

Lulzim Peci: Në NATO ose ka anëtarësim të plotë, ose nuk ka anëtarësim të plotë. Nuk ka anëtarësim të mesëm. Kështu që, nëse tensionohet situata mund të vije deri në këtë pikë nëse edhe katër vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën e që janë anëtare të NATO-s pajtohen për këtë. Por procedura e anëtarësimit në NATO nuk është bash e thjeshtë. Edhe ajo merr kohë sepse këtë anëtarësim të Kosovës duhet ta aprovojnë të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe parlamentet e tyre duhet të shprehen pro kësaj çështjeje. Por derisa është KFOR-i këtu dhe kemi mbrojtje nga KFOR-i, nuk besoj që anëtarësimi do të shkojë në mënyrë të shpejtë. Mirëpo në anën tjetër Kosovës mund t’i hapet perspektiva për të hyrë në NATO nëse është palë konstruktive për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Pra, kjo varet shumë nga Kosova. Çfarë duhet të bëjë Kosova konkretisht?

Lulzim Peci: Absolutisht, absolutisht. Sepse – dua ta them një gjë, që rreshtimi i Kosovës me Perëndimin kundër Rusisë është një obligim dhe për këtë nuk mund të merren kredite (merita). Ndërsa rreshtimi i Serbisë që është bërë në drejtim të Rusisë është një çështje tjetër. Këto janë dy çështje të ndara derisa Serbia nuk do të paraqesë rrezik për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.

Në këtë situatë në të cilën jemi tani, nëse dëshiron Kosova të krijojë rrethana të favorshme për të, ajo duhet të jetë partner kredibil i Perëndimit dhe partner proaktiv. Çfarë nënkuptoj këtu? Që pikë së pari duhet t’i heq hezitimet në raport me sugjerimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndërtohet gazsjellësi, po ashtu t’i rikthehet dialogut… Gazsjellësi është puna e parë, mandej ka të bëjë edhe me çështjen e liqenit të Ujmanit që po ashtu duhet ta merr në konsideratë propozimin amerikan dhe të mos jetë i heshtur. Por çfarë është rëndësia më e madhe, Kosova duhet të bëhet eksportues i stabilitetit në rajon duke treguar lidership në integrimin e komunitetit serb në Kosovë, sidomos në këtë situatë të tensionuar ndërkombëtare. Kosova, pra, duhet të prodhojë edhe stabilitet të brendshëm, edhe stabilitet të jashtëm.

Ju shihni se Kosova nuk është mjaftueshëm partner kredibil i ndërkombëtarëve?

Lulzim Peci: Jo. Jo, nuk është partner mjaftueshëm kredibil i bashkësisë ndërkombëtare sepse këto janë sugjerime dhe këto kanë të bëjnë me diversifikimin e energjisë në Kosovë, por edhe në rajon. Ky projekt e ka atë qëllim dhe Kosova është njëra prej hallkave të diversifikimit të energjisë në rajon. Krejt ky projekt është i ndërtuar për ta hequr varshmërinë nga gazi rus.

A mund të tensionohet situata në rajon?

Lulzim Peci: Situata në rajon është fragjile. Atë e theksoi edhe Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Z. Borrell. Tha që njëra ndër pikat e jostabilitetit është edhe Ballkani Perëndimor, pa dyshim, mirëpo puna qëndron që Kosova duhet të tregohet edhe në veprime që është pjesë e Perëndimit dhe që i është bashkuar Perëndimit në këtë linjë politike. Roli kyç i Kosovës është që të prodhojë siguri të brendshme dhe të jashtme në raport me fqinjët dhe më gjerë./ Ekspres

The post Spiralja ruse, a mund të futet Kosova shpejt e shpejt në NATO? appeared first on 5 Pyetjet.

“Nëse Asociacioni nuk është pjesë e marrëveshje finale, s’do të ketë marrëveshje fare”
Njëri nga themeluesit e KIPRED dhe analisti politik, Lulzim Peci, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ka thënë se Kosova, duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, por, kjo duhet të ndodhë në kuadër të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Peci i cili ka mbajtur edhe pozita diplomatike pas pavarësisë, duke folur në emisionin “Most” të REL ka thënë se Kosova e ka ratifikuar marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 me të cilën parashihet themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Unë mendoj se kjo duhet të bëhet në kuadër të marrëveshjes finale Kosovë -Serbi”, ka thënë ai.

“Në Prishtinë rreth kësaj ka mendime të ndryshme. Por duhet të jemi të qartë – kjo nuk është Asociacion i komunave serbe por Asociacion i komunave me shumicë serbe. Qeveria aktuale deri tash nuk ka dashur ta implementojë këtë marrëveshje, e ata që tash janë në opozitë e kanë mbështetur derisa kanë qenë në pushtet. Opozita konsideron se themelimi I Asociacionit duhet të jetë pjesë e pakos së marrëveshjes finale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shtuar Peci./5pyetjet.al

The post “Nëse Asociacioni nuk është pjesë e marrëveshje finale, s’do të ketë marrëveshje fare” appeared first on 5 Pyetjet.

Diplomati: Lufta Rusi-Ukrainë do të sillte pasoja edhe në Ballkan
Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci u shpreh se nga ngjarjet Rusi-Ukrainë mund të ketë pasoja edhe në Ballkan. Sipas Pecit, qëllimi i Rusisë nuk është vetëm që ta pushtojë Ukrainën, por edhe ta ndërrojë me forcë rendin e tanishëm evropian e botëror.

“Dite te erreta jane prane kontinentit tone, qe mund te kene per pasoje mijera viktima ne Ukraine, por edhe me gjere, nese konflikti eskalon pertej kufinjeve te ketij vendi. Kjo mund te kete pasoja edhe ne Ballkan, duke perfshire ketu edhe momentin e se vertetes per Serbine, e cila nuk do ta kete komoditetin qe te jete deklarativisht njekohesisht edhe me perendimin dhe Rusine”, ka shkruar Peci.

Peci deklaron se në këto rrethana, njohja e Koosvës nga katër vendet mosnjohëse të NATO’s “mund të bëhet imperative për ruajtjen e sigurisë dhe stabiltetit në krahun jugor të Aleancës”

“Sot, per te gjitha vendet e rajonit do te jete ceshtje kyce besueshmeria e tyre si aleate te perendimit dhe rreshtimet e tyre, jo vetem ne raport me konfliktin ne Ukraine, por edhe ne raport me sigurine dhe stabilitetin ne rajon, ne keto kohe te turbullta me zhvillime te cilave nuk ju dihet fundi.

Edhe nje gje, me intervenimin eventual te Rusise ne Ukraine, do te hapet edhe kapitulli i rrenimit te Kombeve te Bashkuara, si institucion pergjegjes per paqen dhe sigurine nderkombetare, dhe kjo do ta rikthej politiken e balancit te fuqise ne kontinentin tone, 33 vite pas perfundimit te Luftes se Ftohte. Ne keto rrethana, njohja e Kosoves nga kater vendet mosnjohese te NATO-s, mund te behet nje imperativ per ruajtjen e sigurise dhe stabilitetit ne krahun jugor te Aleances”, thuhet në postimin e Pecit.

/5pyetjet.al

The post Diplomati: Lufta Rusi-Ukrainë do të sillte pasoja edhe në Ballkan appeared first on 5 Pyetjet.