Mentor Kikia Archives - 5 Pyetjet

Mentor Kikia: Mbi ‘rebelimin’ e Elisa Spiropalit!
“Ajo që po ndodh nuk është thjesht një çështje personale, por një shfaqje e një modeli që po zgjerohet me një normalitet të heshtur, ku arroganca dhe abuzimi nuk paraqiten më si devijime, por si forma të pranueshme shoqërore.

Ky model nuk imponon vetëm vendime, por ndërton një kulturë ku bindja konsiderohet virtyt dhe përshtatja shpërblehet më shumë se merita, duke e zhvendosur gradualisht politikën nga një hapësirë e konkurrencës së ideve në një strukturë të mbyllur ku rëndësi ka sa përshtatesh, jo sa vlen”.

Ky tekst, i shkeputur nga nje postim i gjate i Elisa Spiropalit,  permbledh filozofine e nje krize ne te cilen lengon demokracia qeverisese dhe demokracia politike/partiake ne Shqiperi. Nuk ka asgje te re ketu. Por, per nje vend kandidat per ne BE, padyshim qe ky standard eshte nje problem i madh.

35 vjet, pasi jane kacafytur, pergjakur e dashuruar, paaftesia, dashakeqsia, ligesia, babezia, mania per pushtet e per pasuri; pasi politika eshte bere simboli i paburrerise, pabesise, mashtrimit, hajduterise, pasurimit te padrejte, karrieres se shpejte e pa merite; pasi politikes ia kemi varur tashme ne qafe te gjithe pergjegjesite historike per shkaterrimin e shpreses se njerezve, largimin e tyre nga syte kembet, shkaterrimin e ekonomise dhe pasurise kombetare, shkaterrimin e natyres dhe mjedisit; pra pas 35 vjetesh ne kemi mberritur tashme ne nje udhekryq historik, apo buze nje gremine e po pyesim: Nga t’ia mbajme tani? Po pastaj cfare do te ndodhe? Ke te votojme, Ramen serish apo te rikthejme Berishen? Burrat dhe grate qe i japin pergjigje ketyre pyetjeve po behen gjithnje e me te pakte ne numer.

Vijme tek Spiropali!

Ajo eshte nje kontribuese e rendesishme e ketij realiteti. Ajo eshte bashkeautore dhe bashkeperfituese e asaj qe pershkruan me lart. Megjithate, mediat po i japin ze.

Ndoshta sepse “Gossip”-i politik eshte mall qe ecen ne pazarin tone. Por shume njerez ne rrjet, mesaduket ne kerkim te nje gozhde ku te varin xhaketen e shpreses, i thone “bravo”, “vazhdo”, “ec para”.

Por ku do te shkoje? Ku do te ece Spiropali?

Neper studio behet pyetja: A perfaqeson Spiropali “mendimin ndryshe” ne PS?

Tani per tani une them se ajo nuk ka ende nje mendim, per ta gjykuar nese eshte ndryshe apo njejte.

Gjithashtu, mendoj se para se te ece me tej, sic ka lene te kuptohet nga teksti i saj shume metaforik dhe sic e keshillojne shume ndjekes, Elisa duhet ti jape pergjigje pyetjes nese ajo eshte penduar per cfare ka bere e perfituar, apo thjeshte eshte e zemeruar, pasi “Vellai i Madh” e nxori papritur nga shtepia.

The post Mentor Kikia: Mbi ‘rebelimin’ e Elisa Spiropalit! appeared first on 5 Pyetjet.

Mentor Kikia: Ky vend ka gjithçka, por qeveri nuk ka pasur asnjëherë!
Sot çmimi i naftës ka kaluar 200 Lekë/l. Askush nuk di ku do të ndalet. Sulmet mbi Iran do të vazhdojnë të prodhojnë krizë…

Por Shqipëria nuk do të duhej ta ndjente këtë krizë. Sepse Shqipëria është një vend me rezerva energjetike të mjaftueshme që banorët e saj të jetonin në “parajsë”. Rezerva hidrike dhe vendburime nafte dhe gazi.

Por industria e naftës u shkatërrua me një zell prej armiku. Shitje pas shitjeje, nga njëri batakçi tek tjetri, nga njëri maskara tek tjetri, që fitonin deri edhe tek mos pagesa e punëtorëve. Derisa e shkulën, e çmontuan, e shitën për skrap rafinerinë.

Pastaj i dhuruan edhe puset e naftës, i morën të tjerë batakçinj që thithin naftën nga nëntoka e nuk paguajnë as taksa.

Qeveri pas qeverie e hajdut pas hajduti.

Industria vendase kishte nevojë për investime, pasi ishte teknologji e vjetëruar. Shteti duhej ta mbante nën zotërim atë, nuk duhej ta dhuronte tek donatorët e sekserët.

Sot ajo do të shërbente si rregullator i tregut, zbutës i krizave dhe padyshim një asset i çmuar i ekonomisë kombëtare.

Ky vend ka ujë, naftë, minerale, diell dhe det, por nuk ka patur asnjëherë qeveri!

The post Mentor Kikia: Ky vend ka gjithçka, por qeveri nuk ka pasur asnjëherë! appeared first on 5 Pyetjet.

Mentor Kikia: Ndaloni shkatërrimin e Shkumbinit!
Nuk është vetëm shembja e trasesë së vjetër e të re të Korridorit VIII. 12 kilometra para zonës ku është shënuar rreshqitja masive, ka ndodhur edhe kjo.(Marrë nga faqja Armand Bajrami, vendi: Pranë kthesave të Murrashit).

Këtu nuk ka rrëshqitur as traseja, as mali. Thjeshtë, lumi ka marrë muret mbrojtëse, pastaj edhe urën dhe trasenë e hekurudhës. Por, vetëm 50 metra më lart është traseja e rrugës dhe lumit tani i mjaftojnë vetëm disa stinë me reshje që të mbërrijë tek rruga.

Mos harroni: Kjo hekurudhë këtu(Librazhd – Prrenjas) është përuruar në Mars 1974. Eshtë shembur tani, pas plot 52 vjetësh. Dhe shkaku është vetëm një: Gërryerja e lumit. Marrja e inerteve pa asnjë kriter, në mënyrë barbare në raport me mjedisin, ka ulur nivelin e shtratit dhe kjo ka bërë që barrierat/muret mbrojtëse të bien, si të ishin në ajër.

Kjo ka ndodhur që nga Rrogozhina. Ulja e nivelit të shtratit nxjerr jashtë loje kanalet ujitëse dhe veprat mbrojtëse kundër erozionit. Supozohet se janë të paktën 5 milion metër kub inerte që janë marrë në më pak se 2 vjet.

Nuk mjafton një copë letër që quhet “Leje shfrytëzimi” që të justifikojë barbarinë mbi një mjedis natyror. Natyra njësoj shkatërrohet, si me leje si pa leje.

Lumi nuk është një mal me zhavorr që thjeshtë duhet ngarkuar. Ai është një organizëm i gjallë, që nëse e shfrytëzon përtej asaj që ai mund të mbajë, të hakmerret me pasoja një mijë fish të rënda. Fotoja 2 tregon çarjen e një argjinature që ka disa dekada që është ndërtuar, pikërisht javën që kaloi, në zonën Labinot-Fushë në Elbasan, duke kërcënuar 200 shtëpi.

Shfrytëzimi po kaq barbar i përroit të madh në Papër, bëri që të thahet çdo pikë ujë për ujitje e të shterojnë edhe puset që furnizonin banorët.

Inxhinierët duhet të flasin. Eskpertët e mjedisit duhet të flasin. Tej çdo nuance politike, njerëzit e shkencës duhet të thonë fjalën e tyre. Nuk zgjidhet kjo punë nëpër studio televizive me panele 2 pro e 2 kundër.

P.S: Ndërkohë ne flasim edhe për Korridor Hekurudhor që do të lidhet me rrjetin ballkanik nga Maqedonia. Ku do të kalojë treni, në këtë linjë?

The post Mentor Kikia: Ndaloni shkatërrimin e Shkumbinit! appeared first on 5 Pyetjet.

Mentor Kikia: Kush e ka fajin?
Sërish për çështjen e rrugës së Librazhdit….Se kam dëgjuar e lexuar shumë opinione të tipit: Ç’faj ka projektuesi? Ç’faj ka inxhinieri zbatues, etj etj.

Unë nuk jap dot “vendim” se jam i pazoti ta bëj, por po shtroj publikisht nja dy pyetje:

Dy fotot e para nga kantieri i ndërtimit tregojne qartë se aty ka patur një përrua, ndaj dhe ata të “vjetrit” kanë bërë një urë, që të rrjedhe uji nën të.

Projekti i ri e ka mbyllur përroin, duke e mbushur. Kjo ka ndodhur sepse bie më lirë se sa të bësh një urë, merr zhavorr në lumë dhe mbush përroin, dihet ajo punë.

Por, ku do të shkojnë ujerat që sjell përroi? Kjo dihet: Uji depërton nën tokë, aq më shumë që ishte gërrmuar nga lart një goxha trase(kanal). Kur toka mbingopet me ujë, ai rrjedh nëpër kapilarë e duke rrjedhur merr edhe dheun me vete. Dhe kështu rrëshqiti jo vetëm ura por i gjithë shpati. Sepse kështu rrëshqet edhe një mal i tërë.

A kanë faj inxhinerët këtu apo jo?

Le të jenë sa duan të korrptuar ata lart. Nuk ta dikton projektin as drejtori, as ministri, as kryeministri. Inxhinieri është gjykatësi i veprës, ai është si gjenerali në luftë. Ai është teknik, ai nuk pranon të shkelë rregullat e shkencës dhe natyrës për shkak të interesave të pronarit të kompanisë. Nëse ia kërkojnë me forcë, dorëzon letrat.

Shikoni pak foton 2. Janë 5 inxhinierët më të shquar shqiptarë. Askush nuk di kush ka qenë drejtor apo ministër energjitike në atë kohë. Ata janë sot në memorien e historisë, si ballarët e shumë veprave të mëdha, përfshirë edhe HEC-in e Fierzës.

Shikojeni urën e famshme të Zogut në Milot(para se ta shembnim ne). Askush nuk di kush ka qenë ministër e drejtor, por dihet se inxhinieri projektues është profesori Gjerman Emil Mersh (Emil Morsch) dhe zbatues është talenti i madh i konstruksionit shqiptar Gjovalin Gjadri.

Shikojeni urën e famshme te Gomsiqes, projektuar e ndërtuar nga Gjovalin Gjadri. Askush nuk di as drejtor e as ministër, por njohin Gjadrin e madh si autor.

Drama e madhe e këtij vendi është se ka rënë pesha e profesionistit, e projektuesit dhe autoriteti i inxhinierit, të cilët për një rrogë firmosin projekte e ndryshime projektesh nëpër kafene, e zbatojnë urdhërat e pronarëve të kompanive për të rritur fitimet në dëm të cilësisë, sigurisë dhe natyrës. Duke shkelur integritetin e profesionit!

P.S: Historia e shkatërrimit të shtratit të lumit nga marrja e inerteve, është një tjetër histori. Dëmi aty është sa për 1000 ura.

The post Mentor Kikia: Kush e ka fajin? appeared first on 5 Pyetjet.

Mentor Kikia: Një debat tërësisht i panevojshëm rreth dashurisë për Kadarenë!
Kam ndjekur këto ditë ceremonitë që kanë shënuar 90 vjetorin e shkrimtarit Ismail Kadare. Mes tyre edhe ceremoninë për përurimin e shtatores së Kadaresë, në oborrin e kafenesë ku ai kalonte shumë kohë, Juvenilja.

Lexova një shkrim të botuesit të Kadaresë, Bujar Hudhri, “Fjalët që nuk i thashë dot në ceremoni”, në të cilin ai me një paragraf, shprehte disaprovimin e tij që “ceremoninë e kishte drejtuar një mjek i njohur, mik i familjes”. Bëhet fjalë për drejtorin e shërbimit të urgjencës mjeksore, Dr. Skënder Brataj.

Një lloj qejfmbetjeje, që mund të jetë njerëzore kjo e Bujarit, po të kesh parasysh miqësinë e tij 30 vjeçare me Kadarenë. Por miqtë e familjes nuk i zgjedh askush tjetër, as Bujari. Megjithatë reagimi i Dr. Bratajt, pas këtyre fjalëve, mund të konsiderohet i habitshëm. Dukej gati-gati një sebep për të zbrazur “barkun” nga një mllef.

Ai e quante Bujar Hudhrin “hipokrit”, “me disa fytyra”, “njeri i vogël”, “mjeran”, “njeri që e shikon Kadarenë si pronë”, “botues që kishte vetëm interesa ekonomike tek Kadareja”, “njeriu që nuk lejonte askënd ti afrohej Kadaresë tek Juvenilja”.

Nuk i di arsyet e vërteta të kësaj armiqësie, por vetëm me dashurinë për Kadarenë këto nuk justifikohen. Por po them dy fjalë, si adhurues i Kadaresë dhe si mik i Bujar Hudhrit, jo për hir të miqësisë, por për hir të së vërtetës.

Bujari nuk ishte thjeshtë botuesi i Kadaresë. Ai ishte pjesë e familjes. Ai ishte njeriu që e takonte i pari kur vinte dhe i fundit kur ikte, në kohën kur Kadareja e ndante jetën mes Tiranës dhe Parisit. Ai ishte njeriu që e shoqëronte çdo ditë dhe jo sepse e ruante mos ia merrnin(siç thotë doktorri), por sepse vetë Kadareja shoqërinë me Bujarin e kishte rutinën e nevojshme të ditës.

Sepse ata kishin krijuar një kimi edhe njerëzore, përtej marrëdhënies botues-shkrimtar. Bujari merrte pjesë në procesin e tij krijues, ata punonin bashkë. Ai ishte me të kur ai shkruante. I përballonte tekat dhe natyrën e tij, aspak të lehtë. Sepse Bujari e adhuronte letërsinë e tij dhe madhështinë njerëzore, si pakkush tjetër.

Marrëveshja ekonomike mes botuesit Hudhri dhe Kadaresë ishte një katastrofë ekonomike në fillimet e veta për botuesin. Por Bujari bëri atë që asnjë botues, që për çdo libër bën llogaritë sa shita, sa shpenzova e sa fitova, nuk do ta bënte.

Pa Bujarin vepra e Kadaresë nuk do të ishte kjo që është sot, e sistemuar dhe shtypur në standardin më të lartë të mundëshëm. Padyshim, që vendimi i tij për ti marrë ekskluzivitetin Kadaresë ishte një vendim i guximshëm, që iu shpërblye me kohën. Por, kur Bujari firmosi me Kadarenë, ai i transportonte librat në bagazhin e makinës së tij dhe asnjë botues tjetër nuk e bëri këtë, edhe pse Kadareja ishte aty dhe ata kishin më shumë se një makinë.

Bujari dhe Kadareja kanë jetuar sëbashku, jo thjeshtë kanë bashkëpunuar. Bujari di çdo detaj të jetës së tij, që askush tjetër nuk i di. Unë e kam shtyrë fort që ai të mbante ditar, të hidhte shënime dhe të shkruajë kujtime apo bibliografi, sepse lexuesi që njeh Kadarenë shkrimtar duhet të njohë edhe Kadarenë njeri.

Sepse për shkrimtarët e këtij niveli, edhe jeta e tyre vlen po aq sa dhe vepra. Por Bujari refuzonte vazhdimisht: Nuk do të them asgjë nga ato që më ka treguar me mirëbesim apo që unë di në aspektin njerëzor. Nuk do të tradhëtoj kurrë raportin njerëzor që kisha me të.

Edhe pas vdekjes së Kadaresë, Bujari mendon po njësoj. Doktor, Bujari nuk është hipokrit. Ose më saktë, ai mund të jetë hipokrit me këdo në këtë botë, por vetëm me Kadarenë jo. Ai iu përkushtua Kadaresë njeri, po aq sa edhe Kadaresë shkrimtar.

Madje, edhe ditën kur ai ra për të mos u ngritur më, para urgjencës mjeksore, familja telefoni Bujarin dhe rrugës pa kthim, ishte pikërisht ai që e shoqëronte në autoambulancë. Deklarimin e tij se makina e urgjencës nuk kishte pajisjet e duhura, unë nuk do ta shikoja si akuzë ndaj jush personalisht, por si dëshpërimin e një njeriu, që në atë makinë nuk kishte një paisje “magjike” që ta shpëtonte Kadarenë.

Bujari nuk e mbajti Kadarenë si pronë të vetëm aty në “zyrën ovale” tek Juvenilja, që të mos i afrohej njeri. Përkundrazi, janë me mijëra njerëz që sot kanë foto me Kadarenë tek Juvenilja, dhe Bujari ishte autori i atyre fotografive.

Dhe e fundit, Kadareja nuk ka nevojë për mbrojtjen e askujt, qoftë familjarë, miq, apo kolegë. Tashmë ai është KADARE dhe ka një mbrojtës shumë më të madh e të fuqishëm, ndaj kujtdo që mund të tentojë ta bëjë pis. Ai është lexuesi dhe emri i tij

The post Mentor Kikia: Një debat tërësisht i panevojshëm rreth dashurisë për Kadarenë! appeared first on 5 Pyetjet.