mohon Archives - 5 Pyetjet

Vuçiç mohon akuzat ndaj tij: Unë nuk kam lidhje me incidentet në Mal të Zi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka mohuar të mërkurën se qëndronte pas incidenteve që kishin në shënjestër emigrantët turq në Mal të Zi dhe shtoi se “nuk kishte idenë se kjo po ndodhte”.

Duke iu përgjigjur akuzave nga Podgorica se Mali i Zi po hakmerret ndaj Turqisë për shkak se Ankaraja e furnizoi Kosovën me dronë, Vuçiç tha se “një gjë e tillë nuk i kishte shkuar kurrë në mendje”.

“Ata duhet të bëjnë një agjendë të re, sepse nuk dinë çfarë të ofrojnë përveç urrejtjes ndaj çdo gjeje serbe”, tha Vuçiç.

Incidentet në Mal të Zi filluan më 26 tetor, pas një përleshjeje në të cilën u plagos një banor i Podgoricës, dhe për të cilën dyshohen dy shtetas të huaj.

Përleshja nxiti protesta në rrugët e Podgoricës me mesazhin se “turqit duhet të dëbohen nga Mali i Zi”. Çfarë pasoi pastaj ishin edhe sulme ndaj shtetasve turq dhe pronës së tyre.

Si pasojë – Qeveria malazeze, e cila në përbërje ka edhe parti të afërta me Vuciqin – reagoi duke vendosur regjim vizash për shtetasit turq.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Malit të Zi, Ivan Vujoviq, vlerësoi në rrjetet sociale se Vuçiçi po ndërmerrte veprime kundër Turqisë përmes Malit të Zi, sepse Ankaraja dërgoi dronë në Kosovë.

Vuçiç deklaroi se Vujoviqi është “një djalë që kryen porosi për (ish-presidentin malazez) Milo Gjukanoviq”, dhe se e njëjta gjë vlen edhe për shkrimtarin Andrej Nikolaidis, i cili tha se trazirat në Podgoricë “mbajnë firmën e qartë autoriale” të presidentit serb.

Vujoviq dhe Nikolaidis nuk ishin të vetmit që i akuzuan autoritetet në Beograd.

Duke reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Malit të Zi për të hequr regjimin pa viza për qytetarët turq, Lidhja Evropiane në opozitë vlerësoi se ky ishte “akt ksenofobik” dhe i rrezikshëm nga ana e Qeverisë, dhe se e gjithë kjo po “ndodhte me urdhër të shefit që i shërben në Beograd”.

“Menjëherë pas lajmit se Turqia kishte dërguar dronë në Kosovë. Kjo ishte arsye e mjaftueshme që Qeveria e Spajiqit dhe partnerët e saj ekstremistë të fillonin një valë të re histerie ndaj të gjithë popullit turk”, tha kjo parti më 28 tetor.

Më 27 tetor, kur filluan tubimet antiturke, kryetari i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, komentoi ngjarjen në kontekstin e ftohjes së marrëdhënieve midis Beogradit dhe Ankarasë.

“Pas më pak se 20 ditësh, a po e ndëshkon Beogradi Turqinë përmes Malit të Zi?”, shkroi Fejziq në rrjetin X, duke postuar një fotografi të tekstit me titullin “Vuçiç sulmoi Turqinë: Ne e dimë se çfarë po planifikoni…”.

Një pjesë e koalicionit qeverisës në Mal të Zi, kryesisht partitë e Frontit Demokratik, kanë lidhje të ngushta me Beogradin dhe serb Vuçiç./ REL

The post Vuçiç mohon akuzat ndaj tij: Unë nuk kam lidhje me incidentet në Mal të Zi appeared first on 5 Pyetjet.

Masakra në Shkodër/ Brajoviç mohon konfliktin me Gilën
Policia kriminale në Shkodër ka marrë në pyetje Erogen Brajoviç, i cili ka mohuar çdo lidhje apo konflikt me Ragip Gilën.

Brajoviç u shpreh se është biznesmen dhe qytetar i rregullt, duke u theksuar kontributet e tij në komunitet.

Ndërkohë, Gila pretendon se më parë Brajoviç i ka bllokuar rrugën me një automjet të blinduar dhe e ka fyer.

“Unë jam biznesmen dhe qytetar i ndershëm, nuk kam asnjë konflikt dhe kam dhënë kontribut për komunitetin.”

Hetimet vijojnë, ndërsa policia nuk përjashton pistën e një vrasjeje të porositur.

The post Masakra në Shkodër/ Brajoviç mohon konfliktin me Gilën appeared first on 5 Pyetjet.

Ministria e Jashtme mohon akuzat për presion ndaj OSBE: Vetëm sqarime teknike për raportin
Pas akuzave nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, se Ministria e Jashtme ka ushtruar presion ndaj OSBE-së për raportin e zgjedhjeve të 11 majit, ka ardhur një reagim zyrtar nga institucioni.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sqaroi se letra e dërguar nga ministri Igli Hasani drejt ODIHR nuk përbën ndërhyrje apo presion, por ka për qëllim dhënien e sqarimeve teknike dhe kontekstit shtesë mbi gjetjet e raportit paraprak.

Në deklaratë thuhet se këto praktika janë normale në çdo proces zgjedhor dhe se marrja në konsideratë e tyre mbetet në diskrecion të plotë të misionit vëzhgues.

Ministria thekson gjithashtu se mbështet plotësisht pavarësinë dhe integritetin e misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit dhe kujton se edhe vetë ODIHR ka deklaruar më parë se nuk ka pasur presion ndaj tij.

The post Ministria e Jashtme mohon akuzat për presion ndaj OSBE: Vetëm sqarime teknike për raportin appeared first on 5 Pyetjet.

Khamenei gjallë sipas Mosad, Izraeli likuidon një komandant kyç të Hezbollahut
Shërbimi sekret izraelit, Mosad, ka mohuar zërat për vdekjen e udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, duke konfirmuar se ai është gjallë.

Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se kanë neutralizuar komandantin e forcave Radwan të Hezbollahut në Liban, gjatë një operacion të veçantë, ndërsa ai ndodhej në automjetin e tij.

The post Khamenei gjallë sipas Mosad, Izraeli likuidon një komandant kyç të Hezbollahut appeared first on 5 Pyetjet.

80 mijë euro për vrasje, Albert Pashaj mohon akuzat në gjyq: Henrikun e njoh, por…
Albert Pashaj, i arrestuar si porositës i dy atentateve ndaj Aredin Beharit, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Në seancë ka pretenduar se nuk ka lidhje me asnjërën nga dy ngjarjet e ndodhura në vitet 2017 dhe 2019.

Ai ka pranuar se njeh Henrik Hoxhajn pasi janë nga e njëjta zonë. Por, ka pretenduar se nuk i ka dhënë asnjë porosi.

Pavarësisht pretendimeve të paraqitura nga i dyshuari gjykata ka vendosur burg për Albert Pashain.

Sipas SPAK Aredin Behari, i cili i shpëtoi dy atentateve kishte një konflikt pronësie me porositësin për tregtimin e naftës.

Ka qenë dëshmia e Henrik Hoxhajt ajo që  ka fundos të arrestuarin, pasi i penduari tregoi për hetuesit se mori 80 mijë euro bashkë me Skerdi Tasen për të kryer vrasjen.

Biznesmeni Aredin Behari, herë pas herë është vënën nën presion nga vëllezërit Ardian dhe Albert Pashaj. Kjo, pasi pretendonin se ai nuk kishte shlyer një borxh të vjetër.

Për shkak të presioneve të vazhdueshme, Behari i dha rreth 40% të aksioneve të kompanisë  së tregtimit të naftës Albert Pashajit.

Por sërish ata pretendonin se ai kishte pa shlyer shuma të tjera monetare dhe për këtë i morën një banesë  në qytetin e Fierit.

Këtë pasuri Behari e fitoi nëpërmjet proceseve  gjyqësore, pasi gjykata e Apelit në Vlorë  i njohu atij pronësinë.

Sipas SPAK, gjatë kësaj kohe Albert Pashaj pa dijeninë e vëllait tjetër Ardjanit, i ofroi  Henrik Hoxhajn dhe Skerdi Tasin 80 mijë euro për të ekzekutuar Aredin Beharin.

Për shkak se dy atentatet e ndodhura në vitin 2017 dhe 2019 kanë dështuar. Herën e parë për shkak se objektivi u shpëtoi plumbave pasi u shtri. Dhe herën e dytë pasi autorit iu bllokua arma. P

as dy ngjarjeve Hoxhaj e Tase i kanë kthyer sërish shumat monetare Pashait.

The post 80 mijë euro për vrasje, Albert Pashaj mohon akuzat në gjyq: Henrikun e njoh, por… appeared first on 5 Pyetjet.