Nuredin dumani Archives - 5 Pyetjet

Debate në gjykatë/ Plaku-prokurorit Dibra: Jam i sëmurë, më ke futur në burg pa prova!
Një përplasje verbale është regjistruar në sallën e gjyqit, në nisje të seancës për dosjen “Plumbi i Artë” në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Sipas informacioneve, i pandehuri Asllan Plaku ka debatuar me tone të ashpra me prokurorin e çështjes, Berhar Dibra, duke e akuzuar se e ka çuar në burg pa prova.

Plaku ka pretenduar se vuan nga probleme shëndetësore dhe se ndodhet në paraburgim si pasojë e një hetimi të dobët nga ana e prokurorisë.

“Behar Dibra, më ke futur në burg pa prova. Jam i sëmurë dhe jam këtu nga hetimi yt i dobët, s’më ka futur në burg Nuredin Dumani, se ai nuk ka rrëfyer asgjë, por ti“, ka deklaruar Plaku.

Ai është shprehur se nuk është implikuar nga dëshmitë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani dhe se përgjegjës për arrestimin e tij është drejtpërdrejt prokurori i çështjes.

Gjithashtu një tjetër përplasje është regjistruar mes prokurorit Dibra dhe avokates së Altin Ndocit. Përplasja nisi pas pretendimeve të mbrojtjes se organi i akuzës ka fshehur prova që lidhen me çështjen.

Prokurori Dibra i hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar: “Kërkesa dhe deklarata që thoni se ne kemi fshehur prova nuk është e vërtetë. Nuk ka fshehje prove. Nëse nuk është sjellë, do ta sjellim.”. Por avokatja Elda Zotaj reagoi ashpër, duke këmbëngulur se provat nuk janë vënë në dispozicion të plotë të mbrojtjes.

Pas debateve, gjykata vendosi të ndërpresë seancën dhe ta shtyjë procesin për në datën 3 mars, kur pritet të vijojë shqyrtimi i provave dhe kërkesave të palëve.

Dosja “Plumbi i Artë” është një nga çështjet më të bujshme të drejtësisë shqiptare, e lidhur me atentate të armatosura dhe rrjetet e krimit të organizuar. Të pandehurit e dosjes akuzohen për vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani./ oranews

The post Debate në gjykatë/ Plaku-prokurorit Dibra: Jam i sëmurë, më ke futur në burg pa prova! appeared first on 5 Pyetjet.

SPAK del huq te ‘Plumbi i artë’- Pse u rrëzua kërkesa për konfiskimin e disa pasurive?
Në vitin 2022, Prokuroria e Posaçme regjistroi një procedim kundër 32 personave që dyshohej se ishin implikuar në sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, ndërkohë që ky i fundit ndodhej i shpallur në kërkim për të njëjtat akuza.

Mes anëtarëve të grupit ishte edhe Elvin Merlika, i cili u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar i akuzuar në dosjen e njohur si “Plumbi i artë”.

Sipas SPAK, Merlika ka bashkëpunuar me Ervis Martinajn dhe Alket Xhixhën për vrasjen e mbetur në tentativë të Dokles, duke vepruar si grup i strukturuar kriminal. Plani për vrasjen e Dokles u zbulua fillimisht nga i penduari Nuredin Dumani, i cili pranoi se kishte marrë porosi nga Martinaj për vrasjen e Dokles në këmbim të 500 mijë eurove. Dumani implikoi në këtë ngjarje Merlikën dhe Xhixhën, ndërkohë që këta të fundit i mohojnë akuzat.

Megjithatë, procedimi i mësipërm e futi Merlikën në rrethin e subjekteve të ligjit “Antimafia” dhe në janar të vitit 2023, hetimi u zgjerua edhe në drejtim të pasurisë.

Prokurorët e SPAK, Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra kërkuan asokohe në gjykatë sekuestrimin e pasurive të Merlikës dhe personave të lidhur me të, konkretisht tre kompani biznesi, tre ngastra toke të llojit arë me sipërfaqe 3250 m2 secila; truall me sipërfaqe 6026 m2; pyll me sipërfaqe 6026 m2; tetë apartamente; dy garazhe; një bodrum; si dhe nëntë autovetura.

Kërkesa për sekuestrim është kryer bazuar në rezultatet e hetimit paraprak, prej nga është konkluduar se ka dyshime se këto pasuri nuk justifikohen me burime të ligjshme. Po ashtu, është vlerësuar se ka arsye të bazuara për të besuar se ekziston rreziku real për humbjen, marrjen apo për transferimin e tyre tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e tyre.

Në janar 2023, Gjykata e Posaçme pranoi pjesërisht kërkesën e SPAK, duke sekuestruar pasuritë e Merlikës me përjashtimin e një apartamenti. Vendimi u la më pas në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë.

Në funksion të hetimit pasuror, SPAK urdhëroi kryerjen e një akti ekspertimi për të verifikuar mundësinë financiare të Merlikës dhe personave të lidhur për të krijuar pasuritë gjatë periudhës 2009-2022. Ekspertët nuk kanë përfshirë në analizën financiare shumat e parave për të cilat nuk ka pasur dokumente justifikuese për burimin e tyre.

Në përgjigje të pyetjeve të Prokurorisë, ekspertët kanë arritur në përfundimin se Merlika dhe personat e lidhur me të nuk i justifikojnë pasuritë e listuara me burime të ligjshme, pasi rezultojnë me bilanc negative prej 32.3 milionë lekësh.

Por konkluzioni i ekspertëve të SPAK u kundërshtua nga personat e prekur si dhe u hodh më pas poshtë nga një vendim i Gjykatës së Posaçme.

Merlika dhe familjarët e tij kanë parashtruar kundërshtimet e tyre gjatë gjykimit të kërkesës për konfiskimin e pasurive, duke pretenduar se janë krijuar me burime të ligjshme. Ata kundërshtuan gjithashtu faktin se kërkesa për konfiskim është kryer ndërkohë që ndaj Merlikës po vijon ende procesi penal, pa pasur ende një vendim përfundimtar për fajësinë ose pafajësinë.

Ata pretenduan gjithashtu se ekspertimi i kryer ishte i njëanshëm dhe me pasaktësi të shumta, duke mos pasqyruar të ardhurat reale të familjes si dhe neglizhuar dokumentet e paraqitura ng apala mbrojtëse.

Arsyetimi i gjykatës

Gjyqtari Erjon Bani, i cili shqyrtoi kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës dhe familjarëve të tij, arsyetoi në mënyrë të zgjeruar dhe të detajuar legjislacionin shqiptar, përfshi përcaktimet kushtetuese, praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe provat e pretendimet e ngritura nga palët në proces.  Në përfundim, ai rendit një sërë arsyesh përse e ka gjetur të pabazuar në prova dhe në ligj kërkesën e SPAK për konfiskimin e këtyre pasurive.

Edhe pse Gjykata vlerëson se Merlika është subjekt i ligjit “Antimafia”, ai konstaton se në rastin konkret nuk ekzistojnë indice të rëndësishme për përfshirjen në veprimtari kriminale në kohën e vënies së pasurive prej tij dhe personave të lidhur, që ishin pjesë e këtij gjykimi. Gjykata vlerëson në përgjithësi se pasuritë janë krijuar përpara se të ekzistonin indicie të bazuara në prova se shtetasi Elvin Merlika ishte përfshirë në veprimtari kriminale.

Në vendim theksohet gjithashtu se gjatë hetimit pasuror duhet provuar fakti nëse kryerja e aktivitetit kriminal ka prodhuar të ardhura të paligjshme në formë fitimi.

Ai analizon rolin e Elvin Merlikës në krimin për të cilin akuzohet, duke sjellë në vëmendje se Nuredin Dumani ka deklaruar ndër të tjera se ka përfituar një shumë prej 100 mijë eurosh, por nuk ka të dhëna të mjaftueshme që të tregojnë se Merlika ka përfituar ndonjë shumë të hollash.

“Ndodhur në këto kushte, Gjykata çmon se nëse në kuadrin e hetimit pasuror pasuritë do të konsideroheshin të vëna … pas muajit Janar 2021 nga shtetasi Elvis Merlika, përsëri në rastin konkret pasuritë në pronësi të tij nuk mund t’i nënshtrohen konfiskimit, pasi nuk ka indicie të bazuara në prova se ka gjeneruar të ardhura të paligjshme nga fakti penal,” thuhet në vendim, ku theksohet gjithashtu se konfiskimit i nënshtrohen vetëm ato pasuri që i korrespondojnë vlerës së produktit të veprës penale.

“Prokuroria në çdo rast ka për detyrë që të identifikojë pasuritë të cilat pretendohen se janë produkt i veprimtarisë kriminale të parashikuar nga neni 3 i ligjit, me qëllim që interesi publik, i cili determinon në vendosjen e kufizimit të pronës të jetë në proporcion me masën që merret duke u vendosur vetëm mbi ato pasuri të cilat e kanë burimin nga aktiviteti kriminal, element ligjor dhe procedural ky i domosdoshëm, për identifikimin korrekt të pasurisë objekt konfiskimi parandalues,” thuhet në vendim.

Gjykata vëren se në këtë rast, SPAK nuk paraqiti prova për të provuar se pasuritë për të cilat kërkon konfiskimin vijnë nga të ardhura që i përkasin aktivitetit kriminal të shtetasit Elvin Merlika. Kjo, pasi sipas Banit, nuk provohet ekzistenca e një lidhje shkakësore midis kohës së krijimit të pasurive me atë të përfshirjes në veprimtarinë kriminale.

Tjetër kusht që duhet të plotësojë hetimi i prokurorisë, sipas Banit, është edhe vërtetimi se pasuritë në emër të personave të lidhur, disponohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë nga personi që është nën hetim si pjesë e krimit të organizuart.

“Këto prova duhet të përmbajnë të dhëna të mjaftueshme, jo thjesht në trajtën e dyshimeve, indicieve, por edhe fakte e rrethana konkrete, të sakta, të cilat në harmoni me njëra tjetrën përbëjnë prova indirekte,” theksohet në vendim.

Gjykata çmon se, në këtë rast, Prokuroria e Posaçme ka provuar vetëm ekzistencën e lidhjes familjare, gjinore, të krushqisë të shtetasit Elvin Merlika me pesë shtetasit të cilëve u janë sekuestruar pasuritë.

“Në kushtet kur gjatë gjykimit u provua se pasuritë e familjarëve të shtetasit Elvin Merlika janë fituar kryesisht përpara se ai të dyshohej i përfshirë në veprimtari kriminle nuk ka sens logjik dhe juridik që pasuritë të vendoseshin në emër të familjarëve të tij apo personave të tretë”, arsyeton Bani dhe shton se nuk ka indicie që ato të jenë fiktive.

Argumentet e vendimit gjyqësor mbështeten edhe nga avokati Eugen Beçi, i cili i tha BIRN se data e kryerjes së veprës penale ishte një kufi themelor ndarës në hetimet pasurore.

“Çdo pronë e krijuar para asaj date, normal që nuk mund t’i nënshtrohet sekuestrimit dhe më pas konfiskimit,” theksoi ai.

Ndërkohë, Beçi vlerëson se, për pasuritë e krijuara pas datës kur vërtetohet përfshirja e të hetuarit në krim, nuk është e domosdoshme të provohet nëse janë krijuar apo jo të ardhura nga vepra penale.

“Ligji ‘Antimafia’ i ka të qartësuara. Në rast se prona është krijuar pas dyshimit se ke kryer një vepër penale, je i detyruar ti, me barrën e provës, që të justifikosh të ligjshme çdo pasuri që ke,” theksoi Beçi.

Ndryshe nga kërkesa e Prokurorisë, që ishte bazuar në bilancin negativ të pasurisë në aktin e ekspertimit, gjykata çmon se “mendimet e ekspertit përbëjnë vetëm një këshillë për gjykatat”.

“Fakti se eksperti ofron mendime të specializuara për gjykatën në një fushë jojuridike, bën që mendimi i ekspertit të tërheqë vëmendje më të madhe në momentin e çmuarjes së tij nga ana e gjykatave të zakonshme dhe se këto të fundit duhet të argumentojnë me hollësi mendimin e kundërt. Nëse ato nuk pranojnë mendimin e ekspertit duhet të paraqesin argumente bindëse, por kjo nuk do të thotë se gjykatat duhet të pajtohen gjithmonë me konkluzionet e ekspertëve,” thuhet në vendim.

Në përfundim, gjyqtari Bani ka vendosur rrëzimin e kërkesës së SPAK për konfiskimin e këtyre pasurive, si të pabazuar në ligj dhe në prova. Po ashtu, është kërkuar revokimi i sekuestrove të viteve 2022 dhe 2023 për këto pasuri.

Prokuroria e Posaçme depozitoi të premten ankim ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, në datën e fundit të afatit. E pyetur nga BIRN lidhur me qëndrimin ndaj vendimit, prokurorja e çështjes, Doloreza Musabelliu tha se ky qëndrim do të shprehej proceduralisht në ankim./ BIRN

The post SPAK del huq te ‘Plumbi i artë’- Pse u rrëzua kërkesa për konfiskimin e disa pasurive? appeared first on 5 Pyetjet.

Plani për të egzekutuar biznesmenin Masha, Hoxhaj: S’po e gjenim të birin dhe menduam të godisnim të atin
Më 18 janar 2022 biznesmeni Lulëzim Masha ra pre e një atentati në mes të Tiranës. Ndaj tij u qëllua disa herë por plumbat nuk e kapën. Henrik Hoxhaj, ka dëshmuar sot në GJKKO në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë” dhe ka dhënë detaje të reja nga ky atentat. Mësohet se pas tentativës për ta eliminuar fshihen pikërisht dy vrasësit serial Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani.

Hoxhaj tregon se kishte pajtuar Skerdi Tasen për të vrarë Lulzim Mashën. Tase kishte qëlluar ndaj biznesmenit por nuk e kishte eliminuar dot. Ndërkohë sipas Henrik Hoxhajt, Nuredin Dumani i kishte thënë se duhej të vritej djali i Lulëzim Mashës, por duke qenë se nuk po e gjenin dot të birin, menduan që t’i eliminonin të atin, në mënyrë që në varrim të shfaqej djali i Mashës dhe ta ekzekutonin. Për kokën e djalit të Lulzim Mashës ishin paguar 150 mijë euro, ndërsa për biznesmenin, 100 mijë.

Hoxhaj: 150 mijë euro për djalin, 100 për të atin. Për Lulzim Mashen, porosinë për këtë rast Nuredini ma ka dhënë në Kosovë, në Gjilan, atje rrinte. Porosia fillimisht ishte për djalin e Lulzim Mashes, por nuk e gjetëm. Nuredini më tha se vajza e Lulzim Mashës kishte qenë e fejuar me një nga vëllezërit Dizdari dhe pas ndarjes, këta Mashat nuk i kishin kthyer disa para apo prona që Dizdarët kishin kaluar në emër të tyre. Armën për ngjarjen na e dha “sakati”, Nuredini na lidhi me të, kjo armë u përdor, por i ngeci për dreq Skerdit atë ditë, unë kisha bërë edhe prova, dy ditë para kisha qëlluar. S’po e gjenim të birin dhe menduam të godisnim të atin që të vinte ky nga jashtë, kështu i bënim ne këto punë. Kur bëmë ngjarjen ndaj Lulzim Mashës, unë dëgjoja çdo gjë në radio, se kisha radio policie. Skerdi doli huqi dhe i ngeci arma, në radio jepeshin përshkrimet e tij, me këtë bluzë, kaq i gjatë, etj.

The post Plani për të egzekutuar biznesmenin Masha, Hoxhaj: S’po e gjenim të birin dhe menduam të godisnim të atin appeared first on 5 Pyetjet.

“Ke 200 mijë Euro për të ekzekutuar dhëndrin e Qazim Sejdinit”- Dëshmitë tronditëse!
Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Henrik Hoxhaj, ka vijuar këtë të enjte në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen “Plumbi i artë”.

Para trupës gjykuese, Hoxhaj ka dhënë detaje lidhur me një porosi të dyshuar për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, e cila sipas tij iu komunikua nga Nuredin Dumani.

Hoxhaj: Ndërsa po përgatitesha për vrasjen e vëllezërve Haxhia, diskutuam me Nuredin Dumanin për një punë tjetër. Ai fliste në telefon gjithë kohën. Kishte ditëlindjen atë ditë. Nuk e di me kë. Më tha për Sokol Sanxhaktarin.

Prokurori: Kush ishte i interesuar për të goditur Sokol Sanxhaktarin?

Hoxhaj: Unë kam marrë një ofertë, tha Nuredin Dumani, për Sokol Sanxhaktarin. Më tha se do bënim takim. Jepeshin 200 mijë euro. Më pyeti nëse isha i interesuar. Por mbeti këtu, nuk u bë më shumë muhabet. Nuk më tha kush ishte investitori. Nuk më është përmendur Suel Çela. Më tha se është dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Nuk më tha pse, o prokuror. Nuk mbaj mend të jetë përmendur më.

Prokurori: Një Bledar Muça, a ju ka thënë ndonjë gjë Nuredini?

Henrik Hoxhaj: Jo. Nuk kam qenë i interesuar. Nuk u morëm më me Sokolin, se u morëm me atë çfarë ishim aty.

Ai shtoi gjithashtu se nuk ka pasur interes apo komunikim lidhur me Sanxhaktarin në ditën e arrestimit të tij.

Henrik Hoxhaj: Ditën e arrestimit të Sokolit nuk e di a kam biseduar apo jo, se nuk më ka interesuar.

Gjatë seancës, prokuroria solli në vëmendje edhe një komunikim mes tij dhe Nuredin Dumanit.

Prokurori: Në 30 korrik 2020, kur Sokol Sanxhaktari vrau Florian Lamçen, Nuredini të ka shkruar ty: “Na humbën 200 mijë euro.”

Hoxhaj: Po, se nuk u mbarua puna, pra./ Euronews

The post “Ke 200 mijë Euro për të ekzekutuar dhëndrin e Qazim Sejdinit”- Dëshmitë tronditëse! appeared first on 5 Pyetjet.

“70 mijë euro për kokën e Dorjan Shkozës”/ Flet Henrik Hoxhaj: Pistoleta u bllokua
Henrik Hoxhaj ka rrëfyer detaje të reja lidhur me mënyrën se si u organizua dhe u krye atentati ndaj Dorjan Shkozës. Në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Posaçme, Hoxhaj ka shpjeguar rolet, armët e përdorura dhe pagesa në atentatin e Dorjan Shkozës.

Sipas Hoxhajt, Nuredin Dumani i kishte ofruar punë për të cilat e ka pyetur nëse është i interesuar. Në takim , Dumani dhe Hoxhaj kishin disktuar mbi vrasjen e Shkozës, e cila do të kryhej kundrejt pagesës 70 mijë euro. Më tej Hoxhaj shprehte se ditën e ngjarjes, ai u nis me makinë bashkë me një tjetër dhe pasi ka qëlluar në drejtim të Shkozës, i cili ishte i shoqëruar nga dy të tjerë tha që Nuredini ka qenë pas tyre dhe e ka parë të gjithë ngjarjen.

Hoxhaj deklaroi se pagesa prej 70 mijë eurosh u nda me Elio Bitrin, shoferin nga Elbasani i cili e shoqëronte atë. Nga ato, Hoxhaj thekson se mori vetëm 35 mijë euro.

“Njihem me Nuredin Dumanin. Jam njohur te ditëlindja e Festim Qolit në vitin 2020. Aty jemi njohur, duke ngrënë e duke pirë. Kemi shkëmbyer numrat. Disa muaj më vonë u takuam. Nuredini ishte i interesuar për të më takuar. Nuk e mbaj mend, por më duket se kemi komunikuar me telefona të kriptuar. Kemi biseduar për disa vrasje. Ai kishte marrë porosi nga Krymi. Më tha që janë disa punë për t’u bërë, a je i interesuar. Unë i thashë po. Nuredini më tha për dy vrasje që do bëheshin në Durrës. Në fillim qe si porosi e Krymit, por pastaj i paraqiti si problematika të tij. Tha: a je dakord në fillim. Po dakord, i thashë.

Në këtë takim diskutuam për vrasjen e Dorjan Shkozës. Do kryhej kundrejt pagesës. Në fillim propozoi 70 mijë euro. Ai gjeti mjetet dhe armët. Shofer qe Elio Bitri, elbasanlli. Si kohë, ishte pak pas takimit, në pandemi. Nuk kishim leje, por ishim sipas rregullave, me rrip, me rregulla qarkullimi. Ditën e ngjarjes kam shkuar në Durrës. U takova te shtëpia e Nuredinit në Durrës. Nga aty u nisëm. Kemi përdorur një makinë të zezë. Ishte Elio në timon, unë mbrapa shoferit. Kisha unë dy armë, Elio një. Nuredini u nis me ne. Ne kemi dalë një xhiro te servisi. Kur kaluam herën e parë nuk ishte prezent. Kur u kthyem ishte aty. Ishte me dy persona të shoqëruar.

Elio më thotë: ja ku janë. Ishin tre vetë në trotuar. Unë i qëllova me armë nga brenda makinës. Një armë m’u bllokua, përdora tjetrën. Njëri nga ata ngeli në vend. Dorjani u rrëzua pak më tutje. Unë i thashë: a ti je Dorjani? Ai tha jo. Pyeta Elion: a ky është? Po, më tha ai. Edhe e godita. Një e goditi edhe Elio. Pati një pistoletë me mulli. Pas vrasjes hipa në makinë. Në ikje e sipër, i thashë: mua më lër te Plepat, ku kisha lënë një makinë. Unë hipa tek ajo me duar në xhepa. Ndërsa makina tjetër iku dhe u dogj te Bishti i Zhurit. Nuredini ka qenë pas nesh dhe e ka parë ngjarjen. Më tha: o kusho, doli shumë mirë. Pagesën e mora për ngjarjen, por ajo 70-shja u nda mes meje dhe Elios. 35 mora. Nuk e di sa i dha Elios. Pas kësaj vrasjeje kam jetuar në Tiranë. Nuk fshihesha. Lekët Nuredini më tha se i merrte nga “Krymi”.”, ka deklaruar Hoxhaj./BW

The post “70 mijë euro për kokën e Dorjan Shkozës”/ Flet Henrik Hoxhaj: Pistoleta u bllokua appeared first on 5 Pyetjet.