#Porti Archives - 5 Pyetjet

PD: Projekti ‘Durrës Marina’ në prag katastrofe!
Deputeti për qarkun e Durrësit, Igli Cara, nga selia e PD me anë të një deklarate zyrtare ka reagur lidhur me problemin serioz të projektit “Durrës Marina”, duke akuzuar qeverinë se Shqipëria po rrezikon të mbetet pa port funskional dhe se po fal miliona euro taksa të qytetarëve.

Sipas Carës PD e ka mbajtur të ndezur të gjithë vëmendjen mbi aferën korruptive të “Durrës Marina”, si një projekt që mban autorësinë politike dhe përfitimet direkte të Edi Ramës.

Deklarata e plotë

Të nderuar qytetarë,

Që prej vitit 2023, Partia Demokratike e ka mbajtur ndezur vëmendjen mbi aferën e ‘Durrës Marina’, një projekt që mban autorësinë politike dhe përfitimet direkte të Edi Ramës.

Kryeministri fali një aset kombëtar sikur të ishte pronë personale, me një vlerë që tejkalon 3 miliardë euro. Po ashtu, u falën edhe taksa në vlerën 231 milionë euro.

Si të mos mjaftonte përvetësimi i pronës publike, Shqipëria rrezikon të mbetet pa port funksional, duke humbur një nga avantazhet më të rëndësishme ekonomike dhe strategjike në rajon.

Denoncimet tona të mbështetura në fakte konkrete u injoruan. Që në fillim të këtij projekti kemi folur për dy studime gjeologjike dhe gjeomorfologjike të kryera nga kompani të njohura ndërkombëtare, kompania italiane Technital dhe kompania gjermane Sellhorn.

Këto studime kanë evidentuar se zona nuk paraqet kushte të zakonshme ndërtimi dhe se, për garantimin e qëndrueshmërisë strukturore dhe kapacitetit mbajtës të objekteve, është projektuar përdorimi i pilotave me diametër rreth 1.5 metra dhe thellësi deri në 45 metra.

Zëri ynë në mbrojtje të interesit publik nuk u dëgjua, derisa emisioni ‘Piranjat’ kreu së fundmi një vlerësim me dron inxhinierik dhe konstatoi se objektet e para të ndërtuara kishin pësuar ulje deri në 74 cm, duke vënë në rrezik sigurinë e investimit dhe jetën e qytetarëve.

Dje, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit publikoi një deklaratë zyrtare mbi qëndrueshmërinë dhe sigurinë e dy objekteve të projektit zhvillimor ‘Durrës Marina’. Në përfundim të inspektimit, raporti topografik i Institutit të Ndërtimit konfirmoi se:

Objekti 02 ka pësuar ulje prej 28 cm;

Objekti 04 ka pësuar ulje prej 18 cm.

Edhe pse grupi i inspektimit, i përbërë nga IKMT, AZHT, Instituti i Ndërtimit dhe Bashkia Durrës, kreu verifikimet dhe informoi publikun, në atë deklaratë mungonte përcaktimi i përgjegjësisë institucionale dhe teknike.

Në asnjë pjesë të deklaratës nuk përcaktohej se kush mban përgjegjësi për këtë problematikë, e cila nuk përbën thjesht një devijim teknik, por një rrezik potencial për jetën dhe pronën e banorëve.

Institucionet shtetërore nuk paguhen me taksat e shqiptarëve vetëm për të verifikuar denoncimet e medias, por kanë detyrimin ligjor të kryejnë kontroll të vazhdueshëm në terren, të monitorojnë zbatimin e standardeve teknike dhe të çojnë përpara përgjegjësisë administrative dhe penale çdo subjekt që abuzon me ligjin dhe sigurinë publike.

Sot, Partia Demokratike kërkon përgjigje për disa pyetje themelore:

A janë kryer raportet topografike, studimet gjeologjike, gjeomorfologjike dhe sizmike të zonës, të cilat janë detyrim ligjor për miratimin e lejes së ndërtimit?

Cilat subjekte apo kompani i kanë hartuar këto studime dhe kush i ka miratuar ato?

A ka pasur devijime nga projekti gjatë fazës së zbatimit nga kompania ndërtuese, apo kemi të bëjmë me gabime në projektim dhe dimensionim strukturor?

A japin sot institucionet përgjegjëse garanci teknike dhe ligjore për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e këtyre objekteve?

Partia Demokratike kërkon pezullimin e menjëhershëm të punimeve në atë zonë deri në përfundimin e një ekspertize të plotë, të pavarur dhe të detajuar tekniko-inxhinierike.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje institucioneve ligjzbatuese, si KLSH dhe SPAK, të ndërhyjnë menjëherë dhe të mos presin derisa ajo që sot paraqitet si shkelje teknike dhe institucionale të shndërrohet nesër në një fatkeqësi me pasoja të rënda.

‘Durrës Marina’, nga një aferë korruptive ku u përvetësua prona publike, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e familjeve dhe qytetarëve që kanë investuar në atë projekt.

Këto fakte dhe konstatime janë përtej debatit politik.

Ato janë kambanë alarmi për sigurinë e jetës dhe pronës.

Ato janë kujtesë se, ndërsa qytetarët punojnë dhe kontribuojnë, qeveria vazhdon të shpërdorojë interesin publik dhe të mashtrojë shqiptarët.

The post PD: Projekti ‘Durrës Marina’ në prag katastrofe! appeared first on 5 Pyetjet.

Fatos Çoçoli: Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?
Është mëse e vërtetë që tenderi i parë ndërkombëtar për nisjen e ndërtimit (faza e parë) të Portit detar të Porto Romanos nuk u përmbyll me sukses dy javë më parë, më 9 mars 2026.

Vonesa dyvjeçare: nga një kalë trojan?

Por është dhe po aq e vërtetë fakti që kompania e vetme e ngelur në garë, kompania greke Archirodon Construction dhe bashkëpunëtorët e saj, u tërhoq nga paraqitja e ofertës ekonomike për projektin me fond limit 400 milionë euro, të ofruar në tender nga qeveria jonë për realizimin e një pjese të punimeve për portin e ri.

Kompania greke dha justifikimin se ishin rritur kostot e ndërtimit në kushtet e sotme globale të pasigurta. Mundet të jetë kështu, sikundër mundet që të kishte marrë pjesë në garë pikërisht për t’u tërhequr në fund të saj, duke risjellë fabulën e kalit të Trojës, pasi është mëse e natyrshme që porteve greke të Pireut dhe Selanikut nuk u intereson konkurrenca nga porti i ri në Durrës.

Kjo tashmë nuk ka shumë rëndësi. As edhe shqetësimi i kryetarit të Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, zotit Grant Van Cleve, i shprehur përmes një letre-email të bërë publike, për madhësinë dhe kapacitetet e portit të ri, prodhim i një keqkuptimi për informacionin e plotë të projektit për Porto Romanon. Informacioni i plotë për projektin mbart shifra më herë më të mëdha se informacioni në dispozicion të zotit Van Cleve.

Porto Romano: porta kryesore e Ballkanit Perëndimor drejt Adriatikut dhe tregjeve globale,

Ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto Romano përfaqëson një nga investimet infrastrukturore më të rëndësishme të Shqipërisë në dekadat e fundit. Rëndësia e tij shkon përtej modernizimit të një porti kombëtar. Ky projekt është konceptuar si nyja kryesore detare e Korridorit VIII, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit në Europën Juglindore, dhe si pjesë e një rrjeti të integruar logjistik që përfshin edhe portet e thata të Prishtinës dhe të Shkupit.

Në këtë mënyrë, Porto Romano synon të kthehet në portën kryesore të Ballkanit Perëndimor drejt Adriatikut dhe tregjeve globale. Porti i ri pritet të zëvendësojë gradualisht funksionin tregtar të portit ekzistues të Durrësit, i cili është i kufizuar nga zhvillimi urban dhe nga kapacitetet infrastrukturore.

Porto Romano ofron disa avantazhe strategjike. Ai do të ketë hapësirë më të madhe për terminale modern, thellësi më të madhe detare për anije të mëdha, lidhje më të drejtpërdrejtë me rrugët dhe hekurudhat e Korridorit VIII dhe mundësi për zhvillimin e një zone industriale dhe logjistike.

Këto karakteristika e bëjnë Porto Romanon të përshtatshëm për të shërbyer jo vetëm për Shqipërinë, por për një treg shumë më të gjerë rajonal.

Porto Romano mund t’i shërbejë një tregu 10 milionë banorësh

Korridori VIII është një aks transporti paneuropian që lidh Adriatikun(Italinë), me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Detin e Zi. Gjatësia totale e korridorit është rreth 1300 kilometra. Në Shqipëri, korridori ka 300 km.

Ky korridor është i rëndësishëm, sepse krijon një rrugë alternative tregtare mes dy deteve, duke reduktuar varësinë nga rrugët tradicionale të transportit në Europën Qendrore. Në këtë system logjistik, Porto Romano është porta perëndimore e korridorit, ndërsa portet bullgare Burgas dhe Varna janë portat lindore.

Modelet moderne të transportit përdorin gjithnjë e më shumë porte të thata, të cilat janë qendra logjistike në brendësi të territorit që lidhen drejtpërdrejt me portet detare.

Në rastin e Porto Romanos, portet e thata të planifikuara në Prishtinë dhe Shkup do të kenë një rol kyç. Ato do të kryejnë funksionin e magazinimit dhe shpërndarjes së mallrave të ardhur nga Porto Romano, ose nga portet bullgare, përpunimin doganor, si dhe transportin intermodal (rrugë + hekurudhë), duke ulur ndjeshëm kostot e logjistikës se sotme, me transportin përmes porteve greke. Ky sistem krijon një zinxhir transporti të integruar Deti Adriatik – Ballkan – Deti i Zi. Porti i Porto Romanos mund të shërbejë për një treg rajonal mbi 10 milionë banorë, duke përfshirë interesa biznesi të Italisë dhe Bullgarisë, përtej rajonit tonë. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj tregtie mund të kalojë përmes portit të Porto Romanos, duke rritur ndjeshëm trafikun portual.

Këto shifra tregojnë se projekti i portit të Porto Romanos mund të shndërrohet në një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe logjistik të Shqipërisë.

Porti i ri në Porto Romano do të bëhet!

Porti i ri në Porto Romano ka rëndësi parësore për sigurinë ekonomike dhe strategjike të rajonit. Ai i diversifikon korridoret tregtare europiane, rrit lidhjen infrastrukturore në Ballkan, forcon rolin e NATO-s në infrastrukturën kritike dhe integron më shpejtë ekonomikisht Ballkanin Perëndimor në BE. Në këtë kuadër, përfshirja e Korridorit VIII në listën e infrastrukturës kritike të NATO-s dhe në rrjetin europian të transportit TEN-T e rrit edhe më shumë rëndësinë e Porto Romanos.

Ai do të bëhet! Jo vetëm nga vullneti i qeverisë shqiptare, por edhe nga vullneti i qeverisë mike të Xhorxhia Melonit në Itali. Është e para qeveri italiane në 36 vitet e fundit që e ka shprehur qartë interesin e saj që Korridori VIII të bëhet dhe brenda tij, porta perëndimore e tij, Porto Romano. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ndër 15 figurat politike më të spikatura të BE-së sot, është një nga mbështetësit më të vendosur të Korridorit VIII dhe infrastrukturës kryesore të tij. Qeveria e sotme e Italisë e ka shprehur interesin e Italisë fuqishëm që Korridori VIII të përfundojë shpejt dhe qeveria e sotme italiane po ndërmerr hapa konkrete në Bashkimin Evropian për këtë.

The post Fatos Çoçoli: Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano? appeared first on 5 Pyetjet.

Irani godet portin kyç të naftës në Emirate dhe aeroportin e Dubait
Porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Fujairah dhe aeroporti ndërkombëtar i Dubait janë sulmuar me dronë, ndërsa Irani vazhdon të shënjestrojë transportin dhe infrastrukturën e naftës në Gjirin Persik.

Fluturimet u pezulluan përkohësisht të hënën pasi një zjarr shpërtheu pranë aeroportit pas një “incidenti të lidhur me dronin”.

Një zjarr shpërtheu gjithashtu pas një sulmi me dron në portin dhe zonën industriale strategjikisht të rëndësishme në Fujairah, një nga objektet më të mëdha të magazinimit të naftës në rajon.

Dhe një sulm me raketa ndaj një makine vrau një shtetas palestinez në periferi të kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, raportoi Zyra e Medias e qytetit.

Sulmi me dron i së hënës ishte incidenti i tretë që nga fillimi i luftës pranë aeroportit të Dubait, i cili është më i ngarkuari në botë për pasagjerët ndërkombëtarë.

Disa fluturime u vonuan, ndërsa të tjera u anuluan krejtësisht, një tjetër goditje për imazhin e sigurisë dhe stabilitetit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

The post Irani godet portin kyç të naftës në Emirate dhe aeroportin e Dubait appeared first on 5 Pyetjet.

Ultimatumi nga Amerika, Rama: I dimë me emra ata që po e luftojnë projektin e Porto Romanos
E ndërsa nga Dhoma Amerikane e Tregtisë i erdhi një mesazh që ta rishikonte, në mbledhjen e Grupit Socialist, kryeministri Edi Rama tha se ndërtimi i portit të ri tregtar dhe ushtarak në Porto-Romano, parashikon krijimin e një zone të lirë ekonomike.

Ai tha se ky projekt që do t’i shërbejë Prishtinës, Shkupit, BE-së dhe NATO-s është një nga proceset më të ndërlikuara. Sipas Ramës, ky projekt ka shkaktuar xhelozi mes vendesh të tjera si dhe armiqësi.

“Nuk dua te flas me shume, por dicka po e them. Ata që e luftojnë projektin dhe nuk po lënë gurë pa lëvizur që ta bllokojnë projektin, ne e dimë se kush janë. Dhe i kanë bërë llogaritë gabim, sepse projekti do të bëhet. Unë nuk kam plan B vetëm për Bashkimin Evropian. Për çdo gjë tjetër jam tek C-ja”.

The post Ultimatumi nga Amerika, Rama: I dimë me emra ata që po e luftojnë projektin e Porto Romanos appeared first on 5 Pyetjet.

Hapen portat në Fierzë, mbyllet porti në Sarandë
Shqipëria është përfshirë nga moti i keq këtë të martë. Kapiteneria e Portit të Sarandës ka njoftuar se për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare ka ndaluar daljet në det të çdo mjeti lundrues për ditën e sotme.

“Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, përfshirë erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzimin përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, që arrinë deri në 6 Beaufor për ditën e sotme, e martë 17 shkurt, është ndaluar dhēnia e lejeve dhe çdo dalja  në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.

Njëherazi kjo situatë do të vijojë edhe për lëvizjen e tragetit të linjës Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas, që nuk do të lëvizin deri në një njoftim te dytë” thuhet në njoftim.

Ndërkohë që reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë sjellë rritje të ndjeshme të prurjeve në Hidrocentrali i Fierzës, duke detyruar autoritetet të nisin shkarkimet me rreth 1000 metër kub ujë në sekondë.

Aktualisht, niveli i ujit në liqen ndodhet në kuotën 294 metër, vetëm 2 metër larg kapacitetit maksimal prej 296 metrash në basenin më të madh ujor të vendit.

Reshjet kanë shtuar prurjet deri në 500 metër kub në sekondë. Hidrocentrali më i madh në vend po operon me kapacitet maksimal në prodhimin e energjisë elektrike.

Ndërkohë, edhe në Kukës niveli i ujit ka arritur dukshëm pranë kufirit maksimal, duke rritur shqetësimet për menaxhimin e situatës në ditët në vijim.

The post Hapen portat në Fierzë, mbyllet porti në Sarandë appeared first on 5 Pyetjet.