prodhues Archives - 5 Pyetjet

Shoqatat e prodhuesve të birrës: Rrit koston, nuk mbikëqyr prodhimin
Me përfundimin e kontratës koncensionare për pullat te mallrat e akcizës në dhjetor 2024, sipas vendimit të marrë nga qeveria, prodhimi nga 2025 do të bëhet nga një person i autorizuar i Këshillit të Ministrave.

Shoqata e Prodhuesve të Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase dhe Shoqata e Mikrobirrarive në letrat dërguar ministrit të Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete, ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhes dhe ministres për Shtetin, Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj kërkojnë të shqyrtohet mundësia e heqjes së detyrimit të pajisjes me pulle fiskale për birrën.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Prodhuesve të Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase Sajmir Laçej në letër argumenton se në të gjitha shtetet e botës nuk aplikohet pullë akcize për birrën, sepse krahasuar me produkte të tjera akcize, birra ka një ngarkesë të ulët taksimi të lidhur me përqindjen nën 5% alkool dhe 95% ujë. Sipas tij prodhimi i birrës në vend kryhet në kushte mbikëqyrje nën regjimin e Magazinave Fiskale të Prodhimit, sistem monitorimi nga doganat dhe deklarimet online dhe e bën të panevojshëm vendosjen e pullës fiskale. (lexo KËTU shkrimin e plotë)

The post Shoqatat e prodhuesve të birrës: Rrit koston, nuk mbikëqyr prodhimin appeared first on 5 Pyetjet.

Gjermania, qendra e re e prodhimit të baterive për makinat elektrike
Një në katër bateri makinash elektrike të prodhuara në Evropë mund të prodhohet në të ardhmen në Gjermani. Studiuesit parashikojnë një bum të madh deri në fund të dekadës.

Gjermania mund të bëhet vendi më i rëndësishëm në Evropë për prodhimin e baterive për automjetet elektrike. Analizat nga Instituti Fraunhofer për Kërkimin dhe Inovacionin e Sistemeve (ISI) në Karlsruhe parashikojnë kapacitete të mundshme gjeneruese deri në 1.5 TWh në të gjithë Evropën deri në fund të dekadës. Me pothuajse 0.4 TWh, qendrat e prodhimit në Gjermani mund të ofrojnë pjesën më të madhe.

“Ne po studiojmë planet për fabrikat e prodhimit të baterive në të gjithë botën,” shpjegon Lukas Weymann nga Fraunhofer ISI në një intervistë për DW. “Që nga viti 2014, për shembull, në kuadër të studimeve të monitorimit të ruajtjes së energjisë, kemi parë nga afër Kinën, Gjermaninë, Francën, Japoninë dhe Korenë e Jugut. Ndërkohë monitorimi bëhet në shkallë globale”.

Kjo është arsyeja pse studiuesit e Karlsruhes kanë mundësi ta vendosin prodhimin në rritje të qelizave të baterive të Gjermanisë dhe Evropës në një kontekst global, thotë Weymann. Kështu, Evropa do të gjeneronte rreth një të katërtën e kapacitetit maksimal të prodhimit në botë.

Analizat regojnë: sipas njoftimeve të prodhuesve aktivë të baterive në Evropë, kapacitetet prodhuese deri në 0,124 TWh mund të arrihen që gjatë vitit 2022. Deri në vitin 2025, këto kapacitete duhet të katërfishohen për të arritur më shumë se 0,5 TWh, madje edhe të dhjetëfishohen, për të arritur deri në 1.5 TWh deri në vitin 2030. Në teori, kjo do të bënte të mundur pajisjen e rreth 25 milionë automjeteve elektrike.

Për periudhën aktuale deri në vitin 2025, studiuesi parashikon një bum të madh, gjatë të cilit kapacitetet maksimale të prodhimit vjetor do të rriten me 50 deri në 100 për qind nga viti në vit.

Prodhuesit aziatikë dominojnë deri tani tregun e baterive

Aktualisht, prodhuesit nga Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut ofrojnë shumicën e baterive me litium-jon. Meqenëse planet për shndërrimin e energjisë dhe transportit, si dhe për largimin nga karburantet fosile po bëhen gjithnjë e më konkrete, zgjerimi i shpejtë dhe ndërtimi i vendeve të prodhimit të qelizave të baterive në Evropë janë gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes.

Fillimi i ndërtimit të fabrikës së baterive VW në Salzgitter

Që më 7 korrik, në Salzgitter, Saksonia e Poshtme, u vendos në prani të kancelarit federal Olaf Scholz gurthemeli për fabrikën e parë gjigande të prodhuesit të automjeteve Volkswagen. Aty do të krijohen deri 5000 vende të reja pune.

Grupi VW planifikon të ndërtojë pesë fabrika të tjera baterish në Evropë në të njëjtin model. Përveç Salzgitter-it, tashmë janë planifikuar Skellefteå në veri të Suedisë dhe Valencia në Spanjë. Për tre vendet e tjera, aplikimet janë në progres, veçanërisht në Gjermani dhe Evropën Lindore. Deri në vitin 2030, grupi VW dëshiron të investojë, me partnerët e tij, më shumë se 20 miliardë euro në këtë sektor të ri biznesi për të.

Drejtues të tjerë të prodhimit evropian të baterive në Evropë janë kompania suedeze Northvolt dhe kompania Franko-Gjermane Automotive Cells (ACC), në të cilën marrin pjesë, ndër të tjera, grupet e automobilave Mercedes-Benz dhe Stellantis. Northvolt tashmë po ndërton dy fabrika gjigande në Suedi dhe dëshiron të fillojë ndërtimin e një tjetre në Gjermani në vitin 2023. ACC ka shpallur vende prodhimi në Gjermani, Francë dhe Itali.

Liderët jo evropianë të baterive si CATL e Kinës dhe Tesla e Amerikës po kryesojnë gjithashtu me planet për fabrikat e qelizave të baterive në Gjermani. Samsung SDI dhe LGES (të dyja nga Koreja e Jugut) janë gjithsesi ndër lojtarët e mëdhenj me fabrikat e tyre ekzistuese të qelizave të baterive në Evropën Lindore, Hungari dhe Poloni.

40 prodhues do të jenë aktivë në 15 vende

Në total, nëse parashikimet e Institutit Fraunhofer ISI rezultojnë të sakta, rreth 40 prodhues duhet të krijojnë objekte prodhimi në më shumë se 15 vende evropiane.

“Ne i konsiderojmë njoftimet si mjaft konkrete për t’u konsideruar realiste”, thotë Lukas Weymann për DW në këtë kontekst.

Megjithatë, nuk përjashtohet që të ketë vonesa në ndërtimin e kapaciteteve.

“Ndodh shpesh që planet të dështojnë”.

Ai sjell shembullin e kompanisë Farasis, në të cilën merr pjesë edhe Mercedes-Benz. Majin e kaluar, kinezët i befasuan të gjithë duke shtyrë projektin e tyre të fabrikës në Bitterfeld-Wolfen, në Gjermaninë lindore.

Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar është sfida më e madhe

“Nga ana tjetër, ka ende disa deklarata të qëllimit dhe gjithashtu mund të presim që prodhues të tjerë të qelizave të baterive të shpallin projekte të prodhimit të baterive në Evropë në vitet e ardhshme,” thotë Weymann.

Prandaj, nuk është mungesa e vullnetit të investitorëve dhe prodhuesve që frenon një numër më të madh të vendeve të prodhimit të qelizave të baterive në Evropë. Sfida e madhe është më tepër mungesa e personelit të kualifikuar, sipas studiuesit./ Marrë nga DW

The post Gjermania, qendra e re e prodhimit të baterive për makinat elektrike appeared first on 5 Pyetjet.

Prodhuesit e naftës arrijnë përfitime marramendëse në 3 mujorin e parë të vitit 2022
Lufta në Ukrainë dhe përkeqësimi i klimës ka rezultuar të jetë fitimprurës për kompanitë kryesore të naftës dhe gazit në botë. Bazuar në të dhënat financiare, 28 prodhuesit më të mëdhenj të naftës kanë arritur afro 100 miliardë dollarë fitime vetëm në tre muajt e para të vitit 2022.

Me rritjen e çmimit të derivateve, pas agresionit rus në Ukrainë, bizneset e mëdha të karburanteve në tremujorin e parë të vitit, kanë realizuar 93.3 miliardë dollarë fitime totale.

Shell – njëra ndër kompanitë prodhuese – ka realizuar 9.1 miliardë dollarë fitim nga janari deri në marsin e këtij vitit, pothuajse tre herë më shumë se sa fitoi në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa Exxon, po ashtu një kompani prodhuese e derivateve fitoi 8.8 miliardë dollarë, me një rritje prej gati trefishë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Coterra Energy, një kompani me bazë në Teksas, pati fitimet më të mëdha të papritura nga 28 kompanitë, me një rritje prej 449% të fitimeve në krahasim me vitin e kaluar, në 818 milionë dollarë.

Rritja e fitimeve, në një kohë kur inflacioni është rritur në shumë vende, ka shtyrë disa prej kompanive të kthejnë miliarda dollarë te aksionerët nëpërmjet blerjeve të aksioneve dhe dividentëve.

Ben Van Beurden, shefi ekzekutiv i Shell, tha se performanca e kompanisë “është ndihmuar nga makro dhe makroja është ndikuar nga lufta në Ukrainë”. Ai shtoi se kjo situatë do të thotë “ne kemi një kompani më të mirë, kemi një performancë më të mirë dhe po me të vërtetë aksionerët tanë do të përfitojnë gjithashtu nga kjo”.

Murray Auchincloss, shefi financiar i British Petrol (BP), tha: “Sigurisht, është e mundur që ne të marrim më shumë para sesa dimë se çfarë të bëjmë”.

Aktivistët e klimës, megjithatë, i kanë quajtur fitimet “të turpshme” dhe kanë argumentuar se sigurimi i lëndëve djegëse fosile nuk do të ishte aq shpërblyes nëse qeveritë do të kishin vepruar siç duhet për t’u përballur me krizën e përshkallëzuar klimatike.

“Lakmia e këtyre kompanive është tronditëse”, tha Lori Lodes, drejtoreshë ekzekutive e Climate Power.

The post Prodhuesit e naftës arrijnë përfitime marramendëse në 3 mujorin e parë të vitit 2022 appeared first on 5 Pyetjet.