#qeveria Archives - 5 Pyetjet

Tabaku: Qeveria mbyll sesionin me ligje të porositura, Transparency i ka cilësuar si të kapur
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar ligjet që kalojnë në mbylljen e sesionit parlamentar, duke i cilësuar ato si shembuj të kapjes së shtetit nga interesat klienteliste.

Në qendër të kritikave të saj ishte Paketa e Maleve, që sipas saj, favorizon pakicën dhe shkel hapur të drejtën e pronës dhe konkurrencën e lirë.

Fjala e plotë:

Po mbyllet sesioni parlamentar përpara zgjedhjeve me ligje të porositura, ashtu siç ka qenë tendenca gjatë 11 viteve të fundit.

Paketa e maleve është qartësisht një ligj preferencial i qeverisë, i porositur, i cili ka në thelb pabarazinë para ligjit, por nga ana tjetër shkel me të dyja këmbët edhe të drejtën e pronës.

Çfarë ndodh me paketën e maleve? Pa garë, pa konkurrencë, prona shtetërore, e cila mund të jetë dhe e pronarëve të vjetër, i jepet për 10 vite në përdorim për 1 euro dhe me taksa të ulura kujtdo që e kërkon dhe e pretendon këtë pronë. Në dorë të bashkive mbetet përcaktimi i prioriteteve për zonat me zhvillim.

Ky ligj bie ndesh me ligjin për pronat, krijon një skenar paralel dhe një proces paralel me atë të kompensimit të pronave. Gjithashtu, bie ndesh me ligjin e prokurimit publik, i cili detyron zhvillimin e një gare të hapur për të gjitha asetet, pronat dhe burimet shtetërore. Për më tepër, ky ligj bie ndesh edhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.

Kështu që, kur dëgjoni që flasin për integrim europian dhe luftë kundër korrupsionit, kini parasysh që ajo që ka rëndësi janë aktet. Dhe aktet tregojnë të kundërtën: paketa e maleve, ligji për prokurimet publike dhe çdo ligj tjetër me porosi që është sjellë në Kuvend ka qenë tërësisht korruptiv.

Ashtu si ky ligj, që vjen në ditën dhe seancën e fundit të parlamentit.

The post Tabaku: Qeveria mbyll sesionin me ligje të porositura, Transparency i ka cilësuar si të kapur appeared first on 5 Pyetjet.

Albin Kurti: Qeveria e re do të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe unë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qeveria e re do të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe ai vetë, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet parlamentare.

Ai komentoi shkurtimisht për gazetarët bisedimet për krijimin e koalicionit, duke theksuar se procesi do të nisë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare.

“Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet. Qeveria, e sigurt, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe unë”, tha shkurt kryeministri i Kosovës, sipas Telegraf.

LVV ka dalë e para në zgjedhje, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe koalicioni AAK-Nisma.

The post Albin Kurti: Qeveria e re do të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe unë appeared first on 5 Pyetjet.

Berisha: Qeveria ka injoruar bujqësinë, prodhimi kryesor ka qenë kanabisi
Partia Demokratike prezantoi programin e saj për bujqësinë, me kryetarin Sali Berisha që kritikoi qeverinë për injorimin e sektorit bujqësor.

Ai theksoi se që nga viti 2015, prodhimi më i rëndësishëm ka qenë kanabisi, duke lënë mënjanë produktet bujqësore të cilësisë së lartë.

FJALA E BERISHËS

Shpreh falendërimin tim për të gjithë ju që jeni sot këtu, dhe që në tërësi përfaqësojnë rreth 40% të popullit shqiptar që jetojnë në fshat. Për Shqipërinë sektori i bujqësisë, bujqësia, blegtoria dhe përpunimi i prodhimeve të bujqësisë dhe blegtorisë është i një rëndësie themelore në shumë aspekte.

Së pari, ky sektor është si i tillë kontributori kryesor në prodhimin e brendshëm të vendit. Ky sektor, i cili jep rreth 20% të prodhimit të brendshëm të vendit, sipas një studimi të Bankës Botërore ka marrë gjithësej 0.19% të prodhimit të brendshëm të vendit, të GDP-së, pra nuk ka marrë asnjë 1/100 e asaj që jep. Dhe ky dispoporcion i financimit të këtij sektori dëshmon qartë injorimin e plotë tij nga qeveria aktuale.

Për këtë qeveri, që nga viti 2015 prodhimi i vetëm i rëndësishëm është kanabis dhe droga. Nuk keni dëgjuar ju ndonjëherë ministrat, as kreun e tyre të flasë as për lopën, as kanalet vaditëse, të flasë për qumështin, vezët, apo fermerin. E keni dëgjuar me mijëra herë të flasë për drogën dhe kanabisin. E keni dëgjuar dhe është dokumentuar se, ky mendjeprishur konsideron të dobishme tokën e Shqipërisë për t’u mbjellë me drogë dhe jo me prodhimet e saj më të mrekullueshme, të cilësisë së lartë, të llojeve nga më të ndryshmet. Por, siç del nga mbledhjet e Këshillit të Ministrave për të droga është para, dhe o burra, të kujdesemi për të.

U injorua në mënyrë totale toka, e cila është një pasuri themelore e çdo vendi. Masat për mbrojtjen e tokës janë inekzistente. Ky njeri që në çdo fjalë nxjerr një mashtrim, ju kujtohet kur fliste për rrugicën që do ta çonte tek ara dhe ujin që do të çonte tek çdo bimë? Shqipëria, jo që nuk shtoi sipërfaqe vaditëse, por e reduktoi sipërfaqen.

E vërteta është se, për herë të parë në dekada, vitin e kaluar prodhimi bujqësor ra në mënyrë të ndjeshme. Kurse, prodhimi në tërësi dhe ai industrial ka 3 vite që bie çdo vit e më poshtë. Ka 3 vite që Shqipëria rrudhet si një vend prodhues, dhe mbetet vend shërbimesh dhe vend i ndërtimit ku, monumentet e drogës dhe korrupsionit zënë hapësirat dhe frymëmarrjen e qytetarëve shqiptarë në qytetet e mëdha të vendit.

The post Berisha: Qeveria ka injoruar bujqësinë, prodhimi kryesor ka qenë kanabisi appeared first on 5 Pyetjet.

Taravari: Qeveria kërkon garanci për ndryshimet Kushtetuese
Arben Taravari, ministër në qeverinë 7 mujore të Maqedonisë së Veriut thotë partia kryesore në pushtet, nuk është kundër ndryshimeve në Kushtetutë, për përfshirjen e pakicës bullgare në të, por kërkon garanci se ndaj Shkupit nuk do të vendosen kushte të reja, ndërsa vendi përparon drejt Bashkimit Evropian.

Zoti Taravari sjell në vëmendje ato që i quan kushtëzime që i janë bërë Maqedonisë së Veriut që prej vitit 2001, edhe pse Shkupi kishte rënë dakord të bënte lëshime të mëdha, sikurse ndryshimi i emrit.

I pyetur mbi akuzat e opozitës se qeveria ka marrë rolin e prokurorit duke paralajmëruar arrestimin e kundërshtarëve politikë, zoti Taravari i hodhi poshtë ato si të pavërteta.

Ai shtoi se BDI-ja si asnjë forcë tjetër politike në Ballkan, ka në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara numrin më të madh të përfaqësuesve të saj.

Zëri i Amerikës: Zoti Taravari, qeveria e re pjesë e së cilës edhe partia juaj, ka mbushur më shumë se shtatë muaj në detyrë. Gjatë kesaj periudhe është krijuar përshtypja se çështja e ndryshimeve kushtetuese, që parashikon përfshirjen e pakicës bullgare në ligjin thelemelor, nuk është më një përparësi për Shkupin. Opozita mendon gjithashtu se qeveria nuk ka ndonjë plan për t’i bërë ndryshimet. Çfarë po prisni?

Arben Taravari: Ndryshimet kushtetuese janë përparësi absolute e qeverisë, respektivisht fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian. Pa partinë e kryeministrit nuk ka opsion apo variant për realizimin e ndryshimeve kushtetuese. Pra, partia e Kryeministrit Mickovski ka 58 deputetë dhe është e qartë se pa partinë e tij nuk mund të sigurohen dy të tretat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese. Ai e ka thënë publikisht dhe qartë se është i interesuar shumë që të fillojnë negociatat sa më shpejt, por kërkon një kusht. Pra, që Maqedonia e Veriut të mos ketë kushtëzime të tjera gjatë negociatave, sepse Maqedonisë së Veriut i kanë ndodhur disa kushtëzime prej vitit 2001, kur është nënshkruar marrëveshja e stabilizim-asociimit. Një herë u ndrrua flamuri, pastaj u ndryshua emri i vendit dhe tani ka një kërkesë nga ana e Bullgarisë që është kusht i domosdoshëm për fillimin e negociatave. Kushti është që pakica bullgare të jetë pjesë e preambulës së kushtetutës së vendit. Kryeministri thotë se nuk ka problem, këtë e pranojmë, por duhet ta dimë që ky është kushti i fundit për Maqedoninë e Veriut gjatë rrugëtimit dhe gjatë negociatave të anëtarësimit në BE. Ai ka pranuar të bëjmë ndryshimet kushtetuese, e kemi numrin mbi 80 deputetë për miratimin e tyre.

Zëri i Amerikës: Por sa janë gjasat që t’i merrni këtë lloj garancish nga Brukseli?

Arben Taravari: Jo vetëm nga Brukseli…. Kushdo qoftë … nga Sofia, Brukseli apo Uashingtoni, që nuk do të ketë kushtëzim tjetër. Përndryshe, mund të ndodhë që tre muaj pasi të bëjmë këto ndryshime kushtetuese, Bullgaria po një shtet tjetër, mund të vendos një kushtëzim tjetër. Kështu ndodhi në vitin 2018, kur zoti Zaev bëri ndryshimin e emrit të vendit dhe ishte mirë që Maqedonia e Veriut u bë pjesë e NATO-s. Ky ishte një hap gjigant i Maqedonisë së Veriut drejt integrimeve euroatlantike. Por, pritshmëria e tij ishte që menjëherë të fillonte negociatat me Bashkimin Evropian. Por, në vitin 2019 kishim një kushtëzim prej Francës, që të ndryshoheshin kushtet për fillimin e negociatave, që vlente për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse bashkë kemi udhëtuar deri tani. Pastaj erdhi kushti i bullgarëve, që deri në atë kohë nuk ekzistonte. Dhe natyrisht unë mendoj se çdo herë pas këtyre mosmarrëveshjeve lokale, e kam fjalën për Ballkanin, fuqitë e mëdha botërore munden që disi t’i balancojnë dhe të lehtësojnë komunikimet mes Sofjes dhe Shkupit. Pra, që të arrihet një lloj garancie që prej Maqedonisë së Veriut nuk do të kërkohet kushtëzim tjetër për fillimin e negociatave dhe për t’u bërë anëtare e plotëfuqishme. Dua ta them edhe njëherë, zoti Mickovski i pranon ndryshimet kushtetuese, me kusht që zbatimi i tyre, të bëhet në momentin kur Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotëfuqishme e Bashkimit Evropian.

Zëri i Amerikës: Zoti Taravari, Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë pezulluar për 90 ditë programet e ndihmës për vendet e huaja, që kanë prekur mbarë botën por edhe rajonin tuaj, të cilat zbatoheshin nëpërmjet USAID-i. Cili ka qenë ndikimi në Maqedoninë e Veriut i këtij vendimi?

Arben Taravari: Përceptimi për USAID-in në Maqedoninë e Veriut është shumë pozitiv. Unë kam qenë edhe kryetar bashkie në Gostivar dhe kemi patur plot projekte, të cilat janë realizuar me USAID-in, kryesisht kanë qenë projekte për çerdhe dhe shkolla. Ato kanë qenë projekte të besueshme dhe ku janë mbështetur shumë komunitete në Maqedoninë e Veriut. Por, unë nuk e di prapavijën e asaj që po ndodh sot me presidentin amerikan. Besoj që do të ketë ndikim realisht jo të mirë në tërë Ballkanin, sepse përshtypja ime dhe ajo e përgjithshme është se USAID-i ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, e kam fjalën për investimet kapitale që janë bërë në arsim dhe fusha të tjera. Për vendet e tjera të botës nuk kam informacione mbi aktivitetin e kësaj agjencie dhe nuk dua të paragjykoj.

Zëri i Amerikës: Megjithatë zoti Taravari ndihma amerikane ka shkuar edhe për sistemin e drejtësisë, për të trajnuar prokurorë e gjykatës. Dhe gjithësesi vendi juaj vazhdon të ketë probleme me gjyqësorin, që shihet si i korruptuar dhe ndaj të cilit besimi i publikut është tejet i ulët, 2 apo 2 për qind, besojnë tek ai.

Arben Taravari: Fatkeqësisht besimi në drejtësi është shumë i vogël. Është e vërtetë që USAID-i ka pas programe edhe për transparencën në sistemin e drejtësisë, por neve na duhet edhe reforma vendore, që kjo qeveri e ka detyrim t’i bëjë. Natyrisht të gjitha ndihmat që kanë ardhur prej USAID-it kanë qenë të mirëseardhura, por çdo shtet mbi të gjitha duhet të mbështetet në forcat e veta dhe kapacitetet që i kemi si shtet. Besoj dhe jam optimist se kjo qeveri ka kapacitetet të tilla dhe së shpejti do të fillojë me ndryshimet serioze dhe radikale në sistemin prokurorial dhe në sistemin gjyqësor.

Zëri i Amerikës: Opozita akuzon qeverinë se shpesh retorika e saj është kërcënuese, gati-gati ngjan me atë të një prokurori duke paralajmëruar arrestime të kundërshtarëve politikë. A nuk do ishte më e udhës që nëse keni prova t’i dorëzoni në prokurori?

Arben Taravari: Aspak nuk qëndron kjo (akuzë). Deri tani ka hetime vetëm për funksionarë të caktuar, që është normale kur ndryshohen pushtetet. Por, ndërhyrjet radikale për t’u bërë diçka të keqe pushtetarëve të kaluar, nuk ekzistojnë. Përveç një eksponenti të BDI-së, i cili ishte zëvendëskryeministër, një prej eksponentëve më të lartë, Artan Grubi. Së pari, ai u fut në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara për shkak të ndërhyrjeve në sistemin gjyqësor të vendit, në gjykaka dhe prokurori. Praktikisht, me ndërhyrjet e tij ai është përpjekur ta lirojë nga burgu Sasha Mihajkollin, ish-shefin e shërbimeve të Maqedonisë së Veriut, një njeri që ka një reputacion shumë negativ mes shqiptarëve, si kasap i shqiptarëve, në periudhën e Gruevskit 2008 – 2016. Ky njeri sot është i lirë falë ndihmës që i ka dhënë Artan Grubi dhe fatkeqësisht mbas asaj Maqedonia e Veriut ngriti një çështje tjetër për këtë eksponent të lartë të BDI-së. BDI-ja është një parti që ka qenë për 22 vjet në qeverisje dhe ka katër eksponentë të lartë politikë apo partiakë, të cilët janë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Parti të tilla me një numër kaq të madh të eksponentëve të lartë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nuk ekzistojnë në Ballkan.

Zëri i Amerikës: Zoti Taravari, në qeverinë Mickovski ju mbani detyrën e Ministrit të Shëndetësisë. Gjatë kësaj periudhe, disa fëmijë kanë humbur jetën në spitalet e vendit në rrethana të pasqaruara mirë. Apo mungesa e terapisë biologjike për të prekurit me kancer në Klinikën e Onkologjisë. Kritikët thonë se për këto raste pa patur mungesë llogarie. Si u përgjigjeni?

Arben Taravari: Nuk është ashtu. Vetëm për 7-8 muaj, kemi patur rritje të rrogave të punëtorëve të shëndetësisë, lista pozitive me 9 ilaçe të reja, marrëveshje kolektive në shëndetësi, investime në spitale plot. Kështu që vdekjet ndodhin në spitale fatkeqësisht dhe çdo njeriu mund t’i ndodhë kjo në çdo shtet dhe në çdo sistem shëndetësor.

The post Taravari: Qeveria kërkon garanci për ndryshimet Kushtetuese appeared first on 5 Pyetjet.

Tabaku: Qeveria po manipilon me çmimet e energjisë, është më e shtrenjtë se në rajon
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e propagandës për të manipuluar opinionin publik lidhur me çmimet e energjisë elektrike në Shqipëri.

Ajo ka publikuar të dhëna që tregojnë se çmimi i energjisë ka pësuar rritje dhe jo ulje, siç pretendohet nga qeveria. Sipas Tabakut, çmimi i energjisë ka shkuar nga 7.4 lek/kWh në vitin 2013 në 8.5 lek/kWh sot, duke e bërë energjinë elektrike më të shtrenjtë se në disa shtete të rajonit.

Tabaku theksoi se ndërsa shumë vende kanë ulur çmimet e energjisë, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë më shumë për një sistem që, sipas saj, nuk i shërben interesit publik. Ajo i bëri thirrje qytetarëve dhe mediave të mos bien pre e propagandës qeveritare dhe të kërkojnë llogaridhënie për situatën ekonomike në vend.

The post Tabaku: Qeveria po manipilon me çmimet e energjisë, është më e shtrenjtë se në rajon appeared first on 5 Pyetjet.