reformim Archives - 5 Pyetjet

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve
Presidenti Joe Biden bëri publik një propozim për ndryshime në Gjykatën e Lartë, ku i bëhet thirrje Kongresit, që të vendosë kufij në mandatin e 9 anëtarëve të gjykatës, e të miratojë një kod etik për ta.

Zoti Biden po u bën gjithashtu trysni ligjvënësve të miratojnë një amendament kushtetues që do të kufizonte imunitetin presidencial.

Plani u publikua të hënën nga Shtëpia e Bardhë, por ai duket se ka pak gjasa të miratohet në Kongres, ku balancat mes shumicës dhe pakicës janë të ngushta dhe kur kanë mbetur vetëm 99 ditë nga zgjedhjet.

Megjithatë demokratët shpresojnë se kjo do të ndihmojë në tërheqjen e vëmendjes së votuesve, teksa vlerësojnë se për kë do të votojnë më 5 nëntor, ndërsa sondazhet tregojnë se gara do të jetë e ngushtë.

Kandidatja e mundshme demokrate, Nënpresidentja Kamala Harris, thotë se gara e saj kundër ish-Presidentit republikan Donald Trump është “një zgjedhje mes lirisë dhe kaosit”.

Shtëpia e Bardhë po përpiqet të shfrytëzojë zemërimin në rritje në mesin e demokratëve lidhur me gjykatën, e cila përbëhet nga një shumicë konservatore prej 6 anëtarësh nga 9 që ka gjithësej.

Vitet e fundit gjykata ka marrë vendime që kanë përmbysur vendime historike të saj, siç ishte ai për të drejtën e grave për abort, që ka qenë në fuqi prej dekadash.

Për më shumë kliko KËTU

The post Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve appeared first on 5 Pyetjet.

Islami i ri në Tiranë
Nga: Ben Blushi

Jo vetëm përpara 30 vitesh por edhe përpara 5 vitesh kjo foto do ishte e paimagjinueshme në Tiranë.
Kaq shumë vajza dhe gra të mbuluara, Tirana dhe Shqipëria ndoshta nuk ka patur kurrë që kur Mbreti Zog e ndaloi ferexhene me ligj në vitin 1937.

Sot, muslimanët e Shqipërisë gjithnjë e më shumë i veshin vajzat dhe gratë e tyre si një detyrim ndaj Islamit duke e përdorur shaminë si shenjë dalluese. Duket sikur muslimanët dhe sidomos gratë e tyre duan ta shpallin që janë muslimanë në distancë.

Kam folur me shumë nga këto gra dhe të gjitha më thonë se ndjehen më të mbrojtuara nga burrat dhe nga shoqëria, më të lumtuara dhe gjithnjë e më të integruara në komunitetet ku jetojnë duke u mbuluar. Një vajzë 14 vjec me emrin Medina, që po falej sot në sheshin Skënderbej,pasi pranoi ta fotografoja, më tha se është mbuluar vetëm për sot, ditën e Bajramit,por mezi pret qe vitin tjetër të mbulohet përgjithmonë.

Përjetësisht,e pyeta

Përjetësisht,tha Medina duke qeshur.

Me keqardhje nuk vura re asnjë shqetësim, asnjë detyrim dhe asnjë dilemë në fytyrën e saj të pastër. Gjatë këtyre muajve të fundit i kam kërkuar shumë grave muslimane të mbuluara,në moshë, të pozojnë për mua dhe shumica kanë refuzuar,duke vënë dorën mbi fytyrë apo duke u rrudhur nga sikleti.

Islami, tradita dhe burrat nuk ua lejojnë të fotografohen. E kundërta ndodh me vajzat e reja. Ato janë miqësore,pozojnë duke qeshur,llastohen dhe flasin hapur për raportet e tyre me fenë,me shoqërinë dhe me djemtë. Pasi i fotografoj kanë vetëm një kërkesë. Në cfarë adrese instagrami mund ti marr fotot.

Ky është Islami i Instagramit. Duke e ditur se muslimanët nuk pranojnë se dogma e tyre mund të reformohet, nuk e di a më lejohet të them se ky është The New Islam. Një Islam i Ri. Ai është shumë më i hapur, shumë miqësor, shumë i ciltër dhe me shumë kolorit. Një Islam që do të jetojë mirë dhe të bashkëjtojë edhe më mirë. Ky Islam i Ri sakrifikon për te jetuar më mirë, por jo për të vuajtur më shumë.

Për Islamin e Ri, distanca mes njeriut dhe Zotit është më e qartë, më e dukshme dhe më e arritshme. Ky lloj Islami është cetrifugal, vetëkontrollues dhe i lexueshëm por nuk është negativ, mohues, i mbyllur dhe imponues.
Me fjalë të tjera ai rrotullohet pa dyshim rreth Muhamedit dhe Kuranit,por nuk mohon atë që nuk buron nga Muhamedi dhe Kurani.

Ky është një Islam njerëzor, modest dhe estetik që ndjek modën e vet. Shumë nga vajzat që pashë sot në sheshin Skënderbej ishin zbukuruar, kishin lyer buzët, ishin parfumosur, kishin syze dielli, rrinin mbi taka dhe nuk kishin mbuluar trupin detyrimisht.

Falja e Bajramit dukej si një sfilatë mode,një garë mes hixhabëve,shadorëve, nikabëve dhe shumë pak burkave të zeza.
A ka dhe Islami modën e vet? Sigurisht që ka dhe duhet inkurajuar që ta ketë. Disa ditë më parë u futa rastësisht në një dyqan ku qepeshin shami të llojeve të ndryshme dhe aty kuptova ku ndryshon jo vetëm moda, por edhe veshja e grave të mbuluara muslimane.

Është njëlloj si ndryshimi që ka një xhaketë me një pelerinë, një pallto me një xhup apo një jelek me një triko për burrat.
Po përpiqen ti bëj një renditje dhe shpjegim. Burka është mbulim i plotë i fytyrës, flokëve dhe syve.
Nikab është mbulim i flokëve dhe fytyrës por jo i syve. Shador është një veshje e gjatë që rrotullohet rreth kokës dhe pjesës së sipërme të trupit duke lënë të zbuluar vetëm fytyrën.

Hixhab është mbulimi i pjesshëm i flokëve por jo i fytyrës dhe as i syve. Natyrisht që mua më pëlqen ky i fundit, pavarësisht se në sfilatën e sheshit Skënderbej konkurronin në masë hixhabët me shadorët. Të gjithë me ngjyra të celëta që farfurinin në diell.

Ky shënim për kategoritë e veshjeve kufizuese të grave muslimane për mua nuk ka asnjë kuptim, përvec njërit. Stili i jetesës tregon aftësinë dhe mundësinë e komuniteteve të ngurta të izoluara dhe të paragjykuara për tu përshtatur me pjesën tjetër të botës. Islami ka gjetur dhe po gjen mënyrën e vet për tu klimatizuar me të gjithë ne që nuk e njohim, që nuk e besojmë dhe që e paragjykojmë. Në qindra vite shumë njerëz në Perëndim, janë përpjekur të kuptojnë nëse mund të bashkëjetohet me Islamin dhe me doktrinën e tij jomiqësore ndaj feve të tjera dhe sidomos ndaj grave.

Islami dukej si një fe e krijuar për të ndëshkuar gratë dhe qafirët, pra ata që nuk besojnë te Muhamedi apo nuk besojnë sic duhet tek ai. Në kushtet e një Islami mesjetar dhe shumë të izoluar nga bota, deri para disa dekadash,gratë më shumë se qafirët, ishin viktimat e tij më të kollajshme shtëpiake. Ndoshta kjo po ndryshon.

Gratë që pashë sot në shëshin Skënderbej nuk mu dukën të kontrolluara nga burrat apo baballarët e tyre përmes instrumentit të Islamit, por si qenije njerëzore që e kanë zgjedhur Islamin pavarësisht nga dëshira e burrave. Gjithnjë kam pyetur veten pse nuk ka hoxhë apo imam femëror.

Në kushtet kur gratë luajnë futboll dhe bëjnë cdo lloj pune që para 30 vitesh e bënin vetëm burrat,kleri fetar ka mbetur i vetmi profesion i botës, i pafeminizuar.

Ndoshta hapja e shoqërive mund ta ndryshojë edhe Islamin duke e feminizuar dhe duke i dhënë kontroll të barabartë burrave dhe grave në administrimin e përditshëm të Zotit dhe punëve të tij. Nëse kjo ndodh,me siguri edhe vetë Zoti do ndjehej më i përkëdhelur. Sepse jo vetëm ne por edhe Zoti ka nevojë për The New Islam. Për një Islam të Ri.

The post Islami i ri në Tiranë appeared first on 5 Pyetjet.