Rripin e Gazës Archives - 5 Pyetjet

OKB-ja shkurton stafin ndërkombëtar në Rripin e Gazës për arsye sigurie!
Organizata e Kombeve të Bashkuara po redukton rreth një të tretën e personelit të saj ndërkombëtar në Rripin e Gazës për arsye sigurie.

Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres nuk mund ta garantojë sigurinë e personelit të OKB-së, tha zëdhënësja e OKB-së Alessandra Vellucci në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Prandaj rreth 30 nga 100 punonjësit ndërkombëtarë në Rripin e Gazës do të tërhiqen nga kjo zonë. Fjala është për personelin e Programit Botëror të Ushqimit (WFP), Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF).

Sulme me viktima kryesisht gra dhe fëmijë

Kjo masë merret pasi Izraeli rifilloi sulmet në Rripin e Gazës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi javën e kaluar prej sulmeve janë vrarë të paktën 792 vetë, kryesisht gra dhe fëmijë. Megjithëse Izraeli ka shprehur dyshime mbi shifrat dhe numrit të vdekjeve të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë, organizatat ndërkombëtare si OKB-ja i konsiderojnë ato si mjaft të besueshme.

Izraeli përforcon thirrjet për evakuim

Ushtria izraelite i ka shtuar kërkesat për evakuim drejtuar dhjetëra-mijëra banorëve të zonës bregdetare të Rripit të Gazës. Banorëve të të gjitha qyteteve kufitare në veri u është kërkuar të evakuohen, njoftoi ushtria izraelite. Nga zona kishin pasur sulme me raketa në drejtim të Izraelit. Qytetet e prekura janë Jabalia, Beit Lahija, Beit Hanun dhe Sheyaia në veri, si dhe zonat në Khan Yunis dhe Rafah në jug.

Izraeli ka krijuar edhe një institucion të ri, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit, detyra e të cilit është të “përgatisë largimin vullnetar të banorëve të Rripit të Gazës për në vende të treta në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar”.

Atyre që dëshirojnë të largohen nga zona e rrethuar bregdetare palestineze në brigjet e Detit Mesdhe duhet t’u mundësohet largimi “në përputhje me ligjet izraelite dhe ndërkombëtare si dhe në përputhje me vizionin e presidentit amerikan Donald Trump”, tha Ministria izraelite e Mbrojtjes në një deklaratë./DW

The post OKB-ja shkurton stafin ndërkombëtar në Rripin e Gazës për arsye sigurie! appeared first on 5 Pyetjet.

Kur nis armëpushimi Izrael-Hamas? Tre faza dhe disa pyetje
Kabineti i Izraelit miratoi marrëveshjen për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve me grupin militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës, tha të shtunën zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, një ditë përpara se marrëveshja të hyjë në fuqi.

Armëpushimi do t’i sillte palët një hap më pranë përfundimit të luftimeve më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese mes palëve, 15 muaj pas fillimit të konfliktit.

Qeveria e ratifikoi marrëveshjen në orët e para të së shtunës pas një mbledhjeje që zgjati për më shumë se gjashtë orë, tha zyra e zotit Netanyahu në një deklaratë.

Sipas marrëveshjes së kundërshtuar nga disa anëtarë të vijës së ashpër të kabinetit, një armëpushim gjashtë-javor hyn në fuqi të dielën kur do të realizohet i pari mes disa raundeve të shkëmbimeve mes pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë. Marrëveshja mund të hapë rrugën për t’i dhënë fund luftës 15-mujore në Gaza.

Sipas njoftimeve të mediave, 24 ministra në qeverinë e koalicionit të zotit Netanyahu votuan në favor të marrëveshjes, ndërsa tetë e kundërshtuan atë.

Të premten, kabineti izraelit i sigurisë votoi në favor të marrëveshjes së armëpushimit, i pari nga dy miratimet e nevojshme.

Negociatorët Katari dhe SHBA njoftuan për armëpushimin të mërkurën, por marrëveshja ishte pezull për më shumë se një ditë pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha se kishte disa pengesa të minutës së fundit për të cilat ai fajësoi grupin militant Hamas.

Sipas marrëveshjes me tre faza, në fazën e parë gjashtëjavore, Hamasi do të lirojë 33 pengje izraelite, përfshirë të gjitha gratë (ushtarë dhe civilë), fëmijë dhe burra mbi 50 vjeç.

Ka disa pyetje që mbeten, përfshirë emrat e 33 pengjeve që do të lirohen gjatë fazës së parë dhe cilët prej tyre janë ende gjallë.

Zoti Netanyahu udhëzoi një grup të posaçëm pune që të përgatitet për të pritur pengjet që ktheheshin nga Gaza dhe tha se familjet e tyre ishin informuar se një marrëveshje ishte arritur.

Izraeli do të lirojë të gjitha gratë dhe fëmijët palestinezë nën 19 vjeç të mbajtur në burgjet izraelite deri në fund të fazës së parë.

Lufta midis forcave izraelite dhe Hamasit ka rrafshuar një pjesë të madhe të Gazës, ka vrarë më shumë se 46,000 persona dhe ka zhvendosur shumicën e popullsisë të enklavës prej 2.3 milionësh, sipas autoriteteve lokale.

Nëse ka sukses, armëpushimi mund të zbusë situatën në Lindjen e Mesme.

Të premten në Gazë, avionët luftarakë izraelitë vazhduan sulme të rënda dhe shërbimi i emergjencës civile palestineze tha se 116 palestinezë, pothuajse 60 prej tyre gra dhe fëmijë, ishin vrarë që nga shpallja e marrëveshjes të mërkurën./VOA

The post Kur nis armëpushimi Izrael-Hamas? Tre faza dhe disa pyetje appeared first on 5 Pyetjet.

Associated Press: Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushimin në Gaza
Hamasi ka pranuar një projekt-marrëveshje për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e dhjetëra pengjeve, thanë të martën dy zyrtarë të përfshirë në bisedime, raporton Associated Press.

AP ka siguruar një kopje të marrëveshjes së propozuar dhe një zyrtar egjiptian dhe një zyrtar i Hamasit konfirmuan autenticitetin e saj.

Një zyrtar izraelit tha se është bërë përparim, por detajet janë duke u finalizuar. Plani duhet t’i paraqitet kabinetit izraelit për miratim përfundimtar.

Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari kanë kaluar vitin 2024 duke u përpjekur për të ndërmjetësuar për t’i dhënë fund luftës 15-mujore dhe për të siguruar lirimin e dhjetëra pengjeve të kapur nga Hamasi.

The post Associated Press: Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushimin në Gaza appeared first on 5 Pyetjet.

Izraeli hedh bomba në Gaza, mbi 150 të vdekur në kampin e refugjatëve
Një sulm me raketa në kampin e refugjatëve Jabalia la të vdekur 150 persona. Një bombë që goditi një shtëpi pranë Khan Yunis shkaktoi 23 viktima.

Raportohet se mes viktimave ka gra dhe fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ekipet e shpëtimit u përballën me vështirësi të konsiderueshme për të arritur në vendngjarje për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga forcat izraelite.

The post Izraeli hedh bomba në Gaza, mbi 150 të vdekur në kampin e refugjatëve appeared first on 5 Pyetjet.

Blinken sërish në Egjipt për bisedime mbi arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Egjipt të martën mes përpjekjeve të vazhdueshme për të angazhuar partnerët kryesorë rajonalë në Lindjen e Mesme për të paraqitur një propozim të rishikuar për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, u tha gazetarëve të hënën se “Ne vazhdojmë të angazhohemi me partnerët tanë në rajon, veçanërisht me Egjiptin dhe Katarin, për atë që do të përmbajë ai propozim, në mënyrë që palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.”

Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë një afat kohor për propozimin e rishikuar, megjithëse zyrtarët janë shprehur se ai do të paraqitet së shpejti. Propozimi synon të zgjidhë çështjet kryesore që kanë shkaktuar ngërçin disamujor në bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti, me synimin për të siguruar një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi në fillim të luftës më 7 tetor 2023.

Në Kajro, zoti Blinken do të bashkëkryesojë seancën hapëse të Dialogut Strategjik SHBA-Egjipt me Ministrin e Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty. Sekretari Blinken do të takohet gjithashtu me udhëheqësit egjiptianë për të diskutuar përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në Gazë, lirimin e të gjitha pengjeve, lehtësimin e vuajtjeve të civilëve palestinezë dhe sigurinë rajonale, tha zëdhënësi Miller.

Megjithatë, udhëtimi i dhjetë i Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori 2023, nuk përfshin një ndalesë në Izrael për bisedime me udhëheqësit e tij.

Më herët të hënën, zoti Blinken u takua me udhëheqësin e opozitës izraelit dhe ish-kryeministrin Yair Lapid.

Pas takimit në Departamentin e Shtetit, zoti Lapid u tha gazetarëve se Izraeli ka nevojë për një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës në Rripin e Gazaës, duke theksuar se asnjë proces politik apo pengesë nuk duhet të ndikojë në arritjen e një marrëveshjeje. Zoti Lapid i kërkoi Shteteve të Bashkuara të mos e lejojnë Hamasin “të shmang arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve”.

“Izraeli si një komb nuk do të shërohet nëse nuk i kthejmë pengjet e mbetura në vend. Kjo është thelbësore për ekzistencën tonë”, tha zoti Lapid pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Ndërkohë, në Rripin e Gazës, zyrtarët palestinezë njoftuan se një sulm ajror izraelit shkaktoi vdekjen e të paktën 16 personave të hënën, në mesin e tyre pesë gra dhe katër fëmijë.

Sulmi shkatërroi një shtëpi në kampin e refugjatëve në Nuseirat, në pjesën qendrore të Gazës, duke vrarë të paktën 10 persona, përfshirë katër gra dhe dy fëmijë. Një sulm tjetër ndaj një shtëpie në qytetin e Gazës shkaktoi vdekjen e gjashtë personave, përfshirë një grua dhe dy fëmijë, sipas Mbrojtjes Civile, një grup i punonjësve të emergjencave që veprojnë nën menaxhimin e qeverisë së Hamasit.

Numri i palestinezëve të vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, ka arritur në mbi 41,000. Kjo ministri, e udhëhequr nga Hamasi, nuk bën dallim mes civilëve dhe militantëve të vrarë, por thotë se sipas të dhënave të saj mbi gjysma e të vrarëve janë gra dhe fëmijë. Izraeli thotë se ka vrarë 17,000 militantë, por nuk ka ofruar prova.

Lufta Hamas-Izrael filloi më 7 teotor të vitit 2023, pas një sulmi nga militantët e Hamasit në Izraelin jugor, në të cilin u vranë 1,200 njerëz, kryesisht civilë dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Bashkimi Evropian dhe një numër vendesh të tjera perëndimore./VOA

The post Blinken sërish në Egjipt për bisedime mbi arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës appeared first on 5 Pyetjet.