shqiperi Archives - 5 Pyetjet

Rriten ofertat për punonjës në Jug, pagat sezonale deri 1200 euro
Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në jug të vendit po përballen me mungesë të fuqisë punëtore, duke ofruar paga për punonjësit sezonale në pozicione si sanitare apo pjatalarëse deri në 1200 euro në muaj.

Sipas njoftimeve të agjencive të ndërmjetësimit të punësimit, në zonat turistike si Ksamil, Sarandë dhe Dhërmi po kërkohen punonjës për disa pozicione shërbimi.

Kërkesa më e lartë është për sanitare në hotele dhe resorte me paga nga 100 mijë deri 120 mijë lekë dhe pjatalarëse me paga 120 mijë lekë në muaj. Biznese të “Shkëmbi i Kavajës” gjithashtu po kërkojnë punonjës për çadrat në plazh me paga deri në 80 mijë lekë në muaj.

Për të gjitha pozicionet e shërbimeve, përveç pagës mujore, bizneset ofrojnë edhe akomodim dhe ushqim falas.

Drejtues të agjencive të punësimit bëjnë pohojnë se këtë vit oferta nga bizneset janë rreth 20% më të larta krahasuar me një vit më parë.

Sipas Albana Uku drejtuese e një agjencie ndërmjetësimi për punësimin e grave në pozicione sanitare dhe pjatalarëse, kërkesa është përqendruar kryesisht në hotelet e Vlorës, Sarandës dhe zonës së Potamit. Ajo thekson se pagat për këto pozicione variojnë nga 800 deri në 1,000 euro në muaj.

“Vitin e kaluar kemi pasur një numër të lartë kontratash ndërmjetësimi për punësim sezonal të grave në jug të vendit, madje në disa raste edhe në Durrës. Shumë prej tyre, që më parë emigronin për punë si dado me paga rreth 1,000 euro në muaj, e panë më të leverdishëm punësimin sezonal në vend, me paga nga 800 deri në 1,000 euro.

Tendenca për punësime të grave në jug të vendit është e lartë edhe për këtë sezon turistik. Edhe oferta e bizneseve deri tani është me rritje 20% krahasuar me vjet. Kjo tendencë rritëse pritet të vijojë përgjatë gjithë sezonit turistik.

Shumë biznese të shërbimeve po kërkojnë të punësojnë gra vendase për pastrimin apo pjatalarëse. 75% e kërkesës së bizneseve është për punësime të vendasve gjatë sezonit turistik, 25% të kërkesës është për punonjës të huaj”, pohoi ajo.

Edhe vjet përgjatë sezonit turistik oferta e bizneseve në jug të vendit për punësime sezonale në sektorin e shërbimeve arriti me paga deri në 2,500 euro në muaj.

Vjet, pozicioni më i paguar sipas njoftimeve për punësim, ishte për kuzhinierin e përgjithshëm dhe për kuzhinier sushi, me pagë maksimale nga 220 mijë deri në 250 mijë lekë në muaj. Më pak i paguari krahasuar me pozicionet e tjera në Dhërmi ishte shefi i sallës me pagë mujore nga 120 mijë lekë deri 150 mijë lekë.

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja, më herët tha për Monitor se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorantet e jugut mesatarisht me 20% përgjatë sezonit të 2025-s në raport me sezonin paraardhës është pasojë e një ekuilibri të prishur midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, ku kërkesa është e ulët dhe në shumë raste pa trajnim profesional, ndërsa oferta është e lartë./ Monitor

The post Rriten ofertat për punonjës në Jug, pagat sezonale deri 1200 euro appeared first on 5 Pyetjet.

Shqipëria dhe Serbia kryesojnë rajonin për gratë në pozicione drejtuese
Shqipëria dhe Serbia e udhëheqin rajonin për sa i përket përfaqësimit të grave në pozicione drejtuese, sipas të dhënave nga Eurofound (Fondacioni Europian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe të Punës).

Në këto dy vende, në Shqipëri rreth 33% dhe Serbi 35% e punonjësve raportojnë se kanë një grua si eprore, një shifër kjo që i përafrohet mesatares së vendeve të Bashkimit Europian dhe tejkalon ndjeshëm fqinjët e tjerë ballkanikë.

Ky nivel i drejtimit nga gratë tregon një pjekuri më të lartë të tregut të punës në drejtim të diversitetit gjinor, duke lënë pas modele më konservatore që dominonin në vitet e para të tranzicionit.

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, kanë një prezencë më të ulët të grave në krye të bizneseve 28% dhe 32%. Edhe pse këto vende shfaqin një përpjekje për integrimin e grave në vendimmarrje, dominimi i burrave mbetet i lartë, me rreth 65-70% të pozicioneve menaxheriale të zëna prej tyre. Barrierat tradicionale janë ende prezente, por kanë filluar të lëshojnë rrugë përballë trendëve të reja të lidershipit.

Në fund të renditjes rajonale mbeten Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të cilat shënojnë nivelet më të ulëta të grave që drejtojnë bizneset në të gjithë kontinentin europian.

Në Bosnjë, shifra e eprorëve burra i kalon 75%, ndërsa në Kosovë ky dominim arrin kulmin me mbi 80%, duke e lënë përfaqësimin e grave në nivele minimale, rreth 15-18%. Këto të dhëna konfirmojnë një hendek të thellë gjinor në këto dy tregje pune, ku figura e “shefit” mbetet pothuajse ekskluzivisht mashkullore.

Mesatarja e Bashkimit Europian (EU) për sa i përket eprorëve burra luhatet rreth 64%, çka do të thotë se rreth një e treta e punonjësve në BE kanë një grua si shefe. Në rajon, Shqipëria dhe Serbia janë vendet e vetme që arrijnë të qëndrojnë shumë pranë ose brenda kësaj mesatareje, duke treguar një nivel konvergjence me praktikat europiane të lidershipit të drejtimit në ndërmarrje.

Vendet si Suedia me rreth 50% eprorë burra dhe 48% gra apo Finlanda, përfaqësojnë barazinë më të madhe gjinore në Europë.

Disa vende të rajonit tonë performojnë më mirë se disa anëtarë të vjetër të BE-së. Për shembull, Shqipëria dhe Serbia kanë një përqindje më të lartë të grave në pozicione drejtuese se sa Greqia, ku eprorët burra zënë rreth 72% apo Malta 73%./ Monitor

The post Shqipëria dhe Serbia kryesojnë rajonin për gratë në pozicione drejtuese appeared first on 5 Pyetjet.

23% e popullsisë jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë
Vitin e kaluar 23.4% e popullsisë shqiptare ka jetuar me 8.3 dollarë (681 lekë në ditë me kursin e këmbimit lek USD), sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërore. Shifrat tregojnë se Shqipëria kishte nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon edhe në 2025 së bashku me Kosovën dhe do të vijojë ta ketë edhe së paku deri në fund të dekadës.

Një e katërta e popullsisë së vendit është jashtë konsumit pasi shporta e blerjeve me këtë shumë është shumë e kufizuar vetëm sa për mbijetese. Shërbimet arsimore dhe shëndetësore apo qiraja në këtë nivel të ardhurash janë tërësisht të papërballueshme.

Metodologjia e Bankës Botërore përllogarit se rreth 60 për qind e shumës prej 681 lekësh pra rreth 400 lekë shkojnë për ushqime ditore dhe pjesa tjetër prej 281 lekësh për të përballuar të gjitha shpenzimet e tjera.

400 lekë në ditë ushqim çfarë blen

Me një buxhet prej 400 lekësh në ditë për ushqim, 23.4 % e popullsisë në Shqipëri detyrohet të orientohet tërësisht drejt produkteve të shportës bazë dhe shumë të kufizuar pa mish, pasi kjo shumë është e mjaftueshme vetëm për një dietë modeste. Ky nivel shpenzimi kërkon një menaxhim qe eliminon mundësinë për konsumuar produktet jetike të shportës.

Për të qëndruar brenda këtij kufiri 400 lekë një person gjatë një ditë mund të blejë një bukë masive kushton rreth 100 – 120 lekë, dy kokrra vezë llogariten rreth 50 – 60 lekë, një gotë kos ose qumësht që kushton rreth 60 – 80 lekë, gjysmë kilogrami patate ose disa mollë kushtojnë rreth 50 – 70 lekë. Me tej mund te blihet një porcion fasule, oriz ose makarona llogaritet rreth 70 – 90 lekë.

Ky buxhet nuk lejon hapësirë për produkte si mishi i viçit apo i derrit, pasi kostoja e tyre tejkalon mundësitë ditore. Po ashtu, shpenzimet për si ëmbëlsirat, pijet me gaz apo kafetë në lokal janë të pamundura.

281 lekë të tjera për drita dhe uje

40 për qind e shumës prej 681 lekësh gjithsej 281 lekë shkojnë për mbulimin e faturave të dritave dhe ujit. Energjia elektrike dhe uji për një konsum minimal llogariten rreth 150 deri në 200 lekë në ditë, dhe edhe pse shteti ofron subvencione prej rreth 648 lekësh në muaj për kategoritë në nevojë, barra mbetet përsëri e lartë.

Situata vështirësohet më tej nëse personit i duhet të lëvizë për punë ose arsim, pasi transporti publik me urban kushton 80 lekë në ditë për një biletë vajtje-ardhje. Kjo kosto e nxjerr buxhetin ditor menjëherë me minus, duke e detyruar individin të zgjedhë mes ecjes në këmbë ose pakësimit të mëtejshëm të ushqimit. Ndërkohë, produktet e higjienës bazë si sapuni apo pasta e dhëmbëve zënë rreth 20 deri në 30 lekë të tjera nga ky buxhet modest.

Çfarë nuk mund të konsumojë 23% të popullsisë

Kategoria që jeton me 681 lekë në ditë mbetet me nevoja kritike plotësisht të pambuluara. Qiraja në zona periferike, që kushton rreth 1,075 lekë në ditë, është e papërballueshme pasi tejkalon të gjithë buxhetin ditor. Po ashtu, blerja e medikamenteve apo vizitat mjekësore private janë të paarritshme pa ndihmë shtesë. Edhe arsimi mbetet një sfidë, pasi tarifat universitare kërkojnë kursime drastike ose punësim shtesë. Sa i përket veshjeve, blerja e rrobave apo këpucëve ndodh vetëm përmes kursimeve afatgjata ose mbështetjes nga të afërmit jashtë vendit. Kjo kategori gjithashtu nuk mund të përballojë pushime dhe konsumin e vakteve jashtë dhe të marrë pjesë në aktivitetet kulturore./ Monitor

The post 23% e popullsisë jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë appeared first on 5 Pyetjet.

Drejtoria Rrugore: Lufta dhe kriza e karburanteve prek makinat, bien regjistrimet
Pasi arritën rekordin historik në janar-mars, regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë kaluar në muajin prill, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Gjatë muajit të një viti në prill 8,707 automjete, me një tkurrje të lehtë prej 2% në krahasim me periudhën e një viti më parë.

Për periudhën janar-prill në rrugët e vendit janë gjithsej edhe 30.8 mijë mjete, ose 5.2% më shumë se në muajt e ardhshëm, të ndikuar nga ecuria e mirë në tre muajt e parë të vitit, me rritjen prej 8.4%.

Aktorët e tregojnë pohojnë se frenimi i prillit lidhet me disa faktorë, ku më kryesorja ka të bëjë me ndryshimet e krijuara në Nguticën e Hormuzit, që ka pakësuar dhe rritur koston e transportit të mjeteve. Vitet e fundit, pjesa më e madhe e makinave në Shqipëri po importohen nga Koreja e Jugut dhe së fundmi nga Kina. Për 4 mujorin, nga këto shtete erdhën 13 mijë mjete, ose 42% e totalit. (7,414 nga Koreja e Jugut dhe 5,632 nga Kina).

Mjetet e importuara nga Koreja e Jugut dhe Kina kalon në ngushticën e Hormuzit, por tani, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme ndjek rrugë të tjera, që ka rritur me deri në 30% kostot e transportit si rrjedhojë edhe çmimet, duke frenuar si kërkesën ashtu dhe kushtet që duhet një mjet për të ardhur në Shqipëri.

Ndryshimi i rrugëve të transportit ka ndikuar dhe në frenimin e makinave elektrike. ndërsa në mars u regjistruan për herë të parë 1252 makina elektrike, një rekord historik, në prill regjistrimet ranë në 1191, nuk do të jetë interesi për blerjen e tire më të lartë është, pasi makina e fortë është çmimi i karburantit, me naftën që i ka kaluar 200 lekë për një kohë të gjatë. e çmimit).

, makinat me naftë vijojnë të klientëve të preferuar për përdoruesit e mjeteve, me 53% të regjistruar për herë të parë për janar-mars, por që përdorin këto lloje karburanti, 16.3 mijë mjete.

Në katër muajt e parë janë regjistruar rreth 4.1 automjete vetëm elektrike, ose 13.5% të totalit. Nga këto, 2830 janë të markës kineze BYD, të vëzhguara nga VOLKSWAGEN, me 221 të tillë. Në vend kanë filluar të hyjnë dhe marka të tjera kineze elektrike, si FANG CHENG BAO, me 100 regjistrime për herë të parë dhe WULING, me 96.

Totali i mjeteve që qarkullojnë në vend po rriten, duke arritur në fondin e buxhetit në gati 1.08 milionë, nga të cilat 80.7% ishin autovetura. Kryesimin vijon ta mbajë MERCEDES BENZ, me 17.9% të totalit, e ndjekur nga VOLKSWAGEN, me 16.7%, FORD (7.3%), DAIMLER CHRYSLER (7.2%), AUDI (6.3%), TOYOTA (4.2%), OPEL (3.3%) (3.3%) (3.3%). Pesha e markave të tjera është më e ulët se 3%.

Marka kineze BYD po rritet me shpejtësi, me 5,524 të tilla në fund të prillit, ose 0.5% të totalit. Më shumë se gjysma e tire (51%) u regjistrua në katër muajt e parë vetëm të një viti./ Monitor

The post Drejtoria Rrugore: Lufta dhe kriza e karburanteve prek makinat, bien regjistrimet appeared first on 5 Pyetjet.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe Britanisë: Bashkëpunim për goditjen e krimit!
Ministritë e Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë kanë bërë një deklaratë të përbashkët sa i përket bashkëpunimin mes dy vendeve për grupet e organizuara kriminale e emigracionin e paligjshëm.

Ky dialog riafirmoi vendosmërinë e përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta të punëve të brendshme, me fokus luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, financave të paligjshme, sigurisë kufitare dhe migracionit të parregullt.

Forcimi i harmonizimit strategjik dhe thellimi i bashkëpunimit në SOC

Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria mirëpritën bashkëpunimin midis autoriteteve të tyre të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar. Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre të përbashkët për të identifikuar, ndërprerë dhe ndjekur penalisht kriminelët e organizuar seriozë të lidhur me Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipërinë të përfshirë në aktivitete të paligjshme në nivel global, si dhe për të luftuar flukset e paligjshme financiare që mbështesin këto krime.

Dialogu ra dakord të thellojë bashkëpunimin e zbatimit të ligjit përmes angazhimit të forcuar në të gjithë sistemin, duke u bazuar në bashkëpunimin e suksesshëm operacional me institucionet e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë në Shqipëri. Kjo do të përfshijë veprime të përbashkëta të përforcuara për të forcuar aftësitë dixhitale të mbledhjes së provave për të luftuar kriminalitetin e organizuar, përfshirë krimin kibernetik.

Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria u zotuan për një harmonizim strategjik, rritje të shkëmbimit të informacionit mbi çështjet penale dhe bashkëpunim të vazhdueshëm për të përmirësuar aftësitë mjeko-ligjore në Shqipëri, duke përfshirë mbështetjen e rasteve me një lidhje me Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria gjithashtu riafirmuan angazhimin e tyre për të ndërprerë dhe arrestuar grupet serioze të krimit të organizuar që veprojnë në nivelet më të larta të kriminalitetit në përputhje me angazhimet e tyre të rëna dakord nga procesi i Berlinit.

Forcimi i qëndrueshmërisë institucionale, financave të paligjshme dhe reformës së sistemit

Të dyja palët e njohën financat e paligjshme si një simptomë ndërsektoriale dhe mundësuese të krimit të rëndë dhe të organizuar dhe një kërcënim për integritetin, reformën ekonomike dhe besimin publik. Dialogu nënvizoi rëndësinë e forcimit të qëndrueshmërisë institucionale të Shqipërisë për të parandaluar keqpërdorimin e sistemit financiar dhe për t’u mohuar kriminelëve të ardhurat e aktivitetit të tyre.

Mbretëria e Bashkuar riafirmoi angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar integritetin, për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar institucione efektive dhe të përgjegjshme të drejtësisë. Bashkëpunimi do të vazhdojë të përqendrohet në përmirësimin e rezultateve të rikuperimit të aseteve përmes zhvillimit të Zyrës së Rikuperimit të Aseteve të Shqipërisë, forcimin e aftësive hetimore dhe policore në nivel rrethi, përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe cilësisë së zhvillimit të rasteve dhe rezultateve operative, dhe adresimin e dobësive në sektorët në rrezik shfrytëzimi.

Të dyja qeveritë ranë dakord që Samiti i Financave të Paligjshme në vitin 2026 është një moment i rëndësishëm për avancimin e transparencës, përgjegjshmërisë dhe qasjeve të bazuara në partneritet për të luftuar financat e paligjshme. Shqipëria ra dakord të ndërmarrë tre angazhime brenda Samitit të Financave të Paligjshme në përputhje me Strategjinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë për Krimin e Organizuar dhe të Rëndë.

Përforcimi i sigurisë kufitare përmes bashkëpunimit të përbashkët

Dialogu njohu bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë kufitare dhe migracionin, duke përfshirë edhe përmes Task Forcës së Përbashkët Rajonale për Migracionin. Të dyja palët theksuan rëndësinë e parandalimit dhe ndërprerjes së rrugëve të migracionit të parregullt që lehtësojnë kriminalitetin e organizuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë kontekst, u nënvizua nevoja për të zvogëluar migrimin e parregullt të shtetasve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar për të ndërmarrë aktivitete të paligjshme. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria ranë dakord të punojnë për t’iu përgjigjur trendeve në zhvillim të migrimit, duke përfshirë forcimin e marrëveshjeve të ndarjes së të dhënave dhe profilizimit të riskut, dhe të punojnë së bashku për zgjidhje të qëndrueshme në Shqipëri për të adresuar nxitësit e migrimit të parregullt. Shqipëria gjithashtu theksoi rolin e saj në formësimin e qasjeve strategjike ndaj krimit të organizuar të imigracionit në të gjithë rajonin./ TCH

The post Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe Britanisë: Bashkëpunim për goditjen e krimit! appeared first on 5 Pyetjet.