taksa Archives - 5 Pyetjet

Xhixho: Çmimi i naftës mbahet lart nga taksat
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, i është drejtuar qeverisë në Kuvend, duke theksuar se masat aktuale për uljen e çmimit të naftës nuk po japin efektin e dëshiruar për qytetarët dhe bizneset shqiptare.

Ajo ka kërkuar ndërhyrje më të fuqishme për të lehtësuar barrën financiare të familjeve.

“Ulja e akcizës me 20% ka sjellë një rënie shumë të vogël, rreth 9 lekë për litër, që nuk është e mjaftueshme për qytetarët. Mbi 60% e çmimit të naftës janë taksa, ndërsa oligopolet vazhdojnë të ndikojnë tek çmimet. Ky situatë e rëndon jetën e familjeve dhe e bën të vështirë përballimin e shpenzimeve të përditshme. Edhe fermerët dhe peshkatarët paguajnë taksa mbi naftën që përdorin për punën e tyre. Të ardhurat e shtetit janë rritur, por qytetarët nuk po përfitojnë ulje reale të çmimeve,” tha Xhixho.

The post Xhixho: Çmimi i naftës mbahet lart nga taksat appeared first on 5 Pyetjet.

Tabaku: Çmimet e larta nuk janë vetëm për shkak të taksave
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar mbi rritjen e çmimeve në Shqipëri, duke theksuar se shkaku nuk është vetëm niveli i taksave, por një sistem ekonomik dhe fiskal i deformuar që favorizon pakicën dhe rëndon mbi qytetarët dhe bizneset e ndershme.

Postimi i Jorida Tabakut:

A janë taksat shkaku i çmimeve të larta, apo thjesht një “morfine” që nuk trajton problemin real?

Ky është një debat i vjetër, por sot më aktual se kurrë. Dhe si çdo debat serioz, nuk mund të reduktohet në përgjigje të thjeshta. Sepse e vërteta është më komplekse: sistemi ekonomik që po vuajnë sot shqiptarët nuk është produkt i një faktori të vetëm, por i një kombinimi politikash dhe vendimmarrjesh, ku politikat fiskale zënë një vend të rëndësishëm.

Sistemi fiskal në Shqipëri nuk është as i thjeshtë dhe as i drejtë. Ai është ndërtuar si një rrjet i ndërlikuar, i mbivendosur dhe shpesh i paqartë, që krijon hapësira për shmangie dhe abuzim. Në vend që të jetë një mekanizëm që shpërndan drejt barrën tatimore, ai shpesh funksionon si një sistem që favorizon ata që kanë akses dhe informacion, ndërsa rëndon mbi ata që punojnë dhe nuk kanë mundësi të shmangin detyrimet. Ligje me përjashtime selektive, skema që u shërbejnë pakicave dhe një praktikë e konsoliduar e miratimit të tyre pa debat real kanë prodhuar një realitet ku drejtësia fiskale mbetet më shumë parim sesa praktikë.

Në këtë sistem, puna shpesh ndëshkohet më shumë se privilegji. Një qytetar që punon dy punë përballet me një barrë fiskale më të rëndë, ndërsa struktura të caktuara përfitojnë nga hapësirat dhe përjashtimet që vetë sistemi krijon. Kjo nuk është vetëm padrejtësi sociale; është një deformim i vetë logjikës ekonomike mbi të cilën duhet të ndërtohet zhvillimi.

Megjithatë, analiza nuk mund të ndalet këtu. Është e vërtetë që rritja e taksave reflektohet pothuajse menjëherë në rritje çmimesh. Është po aq e vërtetë që ulja e tyre nuk përkthehet domosdoshmërisht në ulje të çmimeve, sidomos kur tregu nuk funksionon siç duhet. Por kjo nuk është një arsye për të relativizuar rolin e politikave fiskale. Përkundrazi, është një tregues i qartë se kemi një problem më të thellë: një treg të deformuar, ku konkurrenca nuk është reale dhe ku çmimet nuk përcaktohen nga dinamika e lirë e ofertës dhe kërkesës, por nga fuqia e pak aktorëve.

Kjo na çon në një përfundim të rëndësishëm: politikat fiskale nuk mund të trajtohen të ndara nga mirëqeverisja. Në një shtet që funksionon, taksat janë një instrument zhvillimi, një mjet për të krijuar barazi dhe për të mbështetur rritjen ekonomike. Në një shtet të kapur, ato kthehen në barrë, sepse nuk shoqërohen me institucione që garantojnë konkurrencë, transparencë dhe rregulla të barabarta për të gjithë.

Kur korrupsioni është i pranishëm në nivel shtetëror dhe institucional, taksat humbasin funksionin e tyre. Ato nuk arrijnë më të ndikojnë në mënyrë të drejtë në ekonomi, sepse çdo politikë, sado e mirë në letër, deformohet në zbatim. Në këtë realitet, çmimet rriten dhe nuk bien, bizneset e ndershme penalizohen dhe qytetarët përballen me një barrë gjithnjë e më të rëndë.

Prandaj, debati nuk duhet të jetë nëse taksat janë apo jo problemi i vetëm. Debati duhet të jetë pse kemi ndërtuar një sistem ku as politikat fiskale nuk funksionojnë siç duhet dhe as tregu nuk është i lirë. Sepse pa konkurrencë reale, ulja e taksave nuk mjafton. Por pa një sistem të drejtë fiskal, padrejtësia vetëm thellohet.

Ky sistem nuk rregullohet me masa të izoluara. Ai kërkon një parim të ri ndershmërie dhe jo vetëm në politikat fiskale, por edhe në mënyrën se si i qasemi tregut dhe strukturave oligopolistike. Beteja kundër oligopoleve nuk fitohet me retorikë, por me krijimin e kushteve reale të konkurrencës: me një treg të hapur, me rregulla të barabarta dhe me një shtet që nuk zgjedh fituesit.

Kjo do të thotë më shumë se thjesht ndërhyrje administrative. Do të thotë të rritet fuqia reale e konsumit, të mbështetet prodhimi vendas, duke nisur nga bujqësia, dhe të ulen kostot për biznesin e ndershëm. Sepse vetëm një ekonomi që prodhon dhe konkurron mund të ushtrojë presion real mbi çmimet.

Askush nuk pretendon se ulja e taksave është një zgjidhje magjike. Por është po aq e gabuar të thuash se ajo nuk ka efekt. Në një sistem të deformuar, çdo lehtësim fiskal mund të jetë i pjesshëm. Por për qytetarin dhe biznesin, një barrë më e ulët do të thotë më shumë hapësirë, më shumë mundësi dhe më shumë frymëmarrje ekonomike.

Në thelb, beteja kundër oligopoleve është një betejë për mënyrën se si menaxhohet shteti. Shumica e këtyre strukturave nuk kanë lindur nga konkurrenca e lirë, por nga koncesione selektive, përqendrim tenderash dhe një lidhje e ngushtë mes politikës dhe biznesit. Fuqia e tyre është produkt i kapjes së shtetit dhe i një sinergjie ku një qeveri e dobët ose e kapur dhe një biznes i privilegjuar ushqejnë njëri-tjetrin.

Kjo është arsyeja pse kemi sot një treg të deformuar dhe një sistem fiskal të padrejtë. Nuk janë dy probleme të ndara. Janë dy anë të së njëjtës monedhë.

Prandaj zgjidhja është e qartë: duhet të ndryshojë qeverisja. Duhet një reformë e thellë dhe e plotë që të çlirojë ekonominë nga kjo logjikë përqendrimi dhe padrejtësie, dhe të rikthejë konkurrencën si parim themelor.

Vetëm atëherë ulja e taksave nuk do të shihet si “morfine” sepse në fund, sëmundja nuk është taksa e lartë. Sëmundja është qeverisja e keqe.

The post Tabaku: Çmimet e larta nuk janë vetëm për shkak të taksave appeared first on 5 Pyetjet.

Xhixho: Pezullimi i taksës së qarkullimit dhe karbonit, zgjidhja për frenimin e çmimit të naftës
Partia e Lirisë ka shpërndarë një apel të fortë drejtuar qeverisë lidhur me rritjen e çmimit të naftës dhe taksimin e saj. Në një postim të djeshëm në rrjetet sociale, Erisa Xhixho kërkoi pezullimin e taksës së qarkullimit dhe të taksës së karbonit, duke theksuar se rreth 60% e çmimit të naftës përbëhet nga taksa.

Ajo gjithashtu kritikoi qeverinë për refuzimin e masave, duke bërë thirrje për një ndërhyrje urgjente në mënyrë që të parandalohet rritja e çmimeve.

“Rreth 60% e këtij çmimi janë taksa që shkojnë direkt në arkën e shtetit. Në rajon po merren masa: Kosova kufizon fitimet, Mali i Zi ul akcizën, Maqedonia e Veriut ul TVSH-në, Serbia ul akcizën me mbi 20% dhe hedh në treg 40 mijë tonë naftë. Partia e Lirisë ka propozuar zgjidhje të menjëhershme: Pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe pezullimin e Taksës së Karbonit. Por qeveria refuzon. Sepse, për këtë qeveri, çmimi nuk është rritur ende mjaftueshëm. Ndërkohë pritet që çmimi të shkojë në 220 lekë për litër, që më pas të ulet akciza me 20%, çka do të thotë vetëm 9 lekë më pak. Një ulje totalisht e papërfillshme! Çdo rritje e naftës do të sjellë rritje të çmimit të bukës, qumështit, vajit, transportit – rritet çdo kosto jetese. Zgjidhja e vetme është ulja e taksave! Ndaj sot, në orën 18:00, të gjithë në shesh për veten tonë, për familjet tona, kundër kësaj autokracie që vetëm varfëron qytetarët.”

The post Xhixho: Pezullimi i taksës së qarkullimit dhe karbonit, zgjidhja për frenimin e çmimit të naftës appeared first on 5 Pyetjet.

Tabaku: Reduktimi i taksave synon të mbrojë prodhimet
Deputetja e opozitës, Jorida Tabaku, ka prezantuar në Komisionin e Ekonomisë një projektligj për të rivendosur skemën e akcizës së ulët për prodhuesit e vegjël të birrës.

Ky propozim synon të mbështesë bizneset vendase dhe të forcojë industrinë artizanale të birrës në Shqipëri, duke u dhënë mundësi prodhuesve të vegjël të konkurrojnë më lehtë, të rrisin investimet dhe të mbrojnë produktet “Made in Albania” nga sfidat e ekonomisë dhe zhvlerësimit të euros.

“Ndryshimet e akcizës për prodhuesit e vegjël të birrës nuk duhet parë si privilegj, por si një standard europian. Qëllimi i kësaj mase është të mbështesë bizneset vendase, të mbrojë prodhimet ‘Made in Albania’ dhe të nxisë turizmin vendas. Shpesh taksat vendosen në mënyrë që dëmtojnë bizneset e vogla, ndërsa oligarkët përfitojnë favore fiskale, ndaj kjo reformë synon të krijojë një barazi më të madhe dhe të mbajë gjallë prodhimin lokal.”

The post Tabaku: Reduktimi i taksave synon të mbrojë prodhimet appeared first on 5 Pyetjet.

Procesi i rivlerësimit të pronave, rregullat që duhet të ndiqni nga 1 janari 2026
Të gjithë ata që kanë një pronë dhe planifikojnë ta shesin vitin e ardhshëm duhet të kenë parasysh se, në procesin e rivlerësimit, merret për bazë çmimi në momentin e legalizimit të pronës. E thënë ndryshe, nëse ke ndërtuar një shtëpi në vitin 2005, kur çmimi ishte 500 euro për metër katror, dhe ajo është legalizuar në vitin 2015, kur çmimi ishte 1 200 euro për metër katror, për bazë do të merret kjo e fundit.

“Rivlerësimi lidhet me vendosjen e vlerës reale të tregut të pronës sot. Ndërkohë, çmimi fillestar që merret për bazë lidhet me momentin e legalizimit të pronës, jo me vitin kur ajo është ndërtuar. Legalizimi është pika referuese për vlerën fillestare të pronës”, tha Ervin Demirxhiu, vlerësues i pasurive të paluajtshme. Një pjesë tjetër e konsiderueshme e pronave që preken nga ky proces janë edhe ato që dhurohen mes familjarëve. Vlerësuesit këshillojnë që fillimisht të kryhet dhurimi i pronës dhe më pas procesi i rivlerësimit.

“Unë gjithmonë u them klientëve dhe miqve të mi që të kryejnë fillimisht procesin e dhurimit dhe më pas rivlerësimin. Në momentin që prona dhurohet, taksa është zero dhe prona kalon me vlerë zero lekë. Më pas, nëse përfituesi e shet pronën, tatohet për vlerën e plotë të shitjes. Pra, së pari dhurimi dhe më pas rivlerësimi”, u shpreh Demirxhiu.

Qytetarët në Shqipëri do të kenë mundësinë të vendosin çmimin aktual të pronës përmes dy rrugëve. “Procesi i rivlerësimit bëhet gjithmonë para shitjes së pronës. Kushdo që dëshiron ta shesë duhet të kryejë fillimisht rivlerësimin, i cili mund të bëhet ose te noteri me çmimin e referencës, ose te një ekspert vlerësues me çmim tregu. Vetëm pas kësaj mund të realizohet shitja”, deklaroi Ervin Demirxhiu. Sipas të dhënave, në procesin e rivlerësimit pritet të përfitojnë rreth 500 mijë prona.vizionplus.tv

The post Procesi i rivlerësimit të pronave, rregullat që duhet të ndiqni nga 1 janari 2026 appeared first on 5 Pyetjet.