vape Archives - 5 Pyetjet

Shqipëria përvëlohet nga zjarret dhe vapa ekstreme
Nga veriu në jug, Shqipëria ndodhet nën pushtetin e flakëve. Zjarret, të nxitura nga vapa përvëluese dhe erërat e forta, po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar banesa, fshatra, qytete dhe parqe kombëtare. Mbi 10 mijë forca të emergjencave civile, ushtrisë dhe policisë janë angazhuar në terren, ndërsa 5 helikopterë po ndërhyjnë nga ajri. Në Gramsh, një i moshuar humbi jetën, ndërsa flakët kanë shkrumbuar banesa dhe kanë detyruar evakuime urgjente.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 64 vatra, prej të cilave 24 mbeten aktive. Autoritetet kanë shpallur evakuime urgjente në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, ndërsa forcat e emergjencës punojnë pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve.

Zonat më të rrezikuara

Rreth 24 vatra zjarri janë ende aktive, kryesisht në Delvinë, Dibër, Fushë Arrës, Gramsh dhe Tepelenë, duke kërcënuar zonat e banuara. Paraditen e 12 gushtit, një 80-vjeçar nga fshati Kullollas i Gramshit humbi jetën pasi zjarri që ndezi në kopshtin e banesës doli jashtë kontrollit. Flakët u përhapën me shpejtësi në disa fshatra, duke dëmtuar banesa dhe duke detyruar evakuime urgjente.

Edhe Delvina ndodhet në një betejë të vazhdueshme me flakët përvëluese që prej gati 48 orësh. Të nxitura nga erërat e forta, ato kanë avancuar drejt qendrës urbane, duke detyruar zhvendosjen e qindra banorëve, përfshirë edhe pacientë nga spitali lokal. Janë raportuar banesa të djegura, ndërsa operacionet ajrore dhe tokësore vijojnë nën kushte të vështira. Situata mbetet veçanërisht kritike në zonat malore, si në shpatet e malit të Gjerë në Finiq apo në Parkun e Rëzomës, ku terreni i thyer dhe mungesa e rrugëve po pengojnë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të forcave në terren.

10 mijë efektivë në luftë me flakët

Përballë situatës kritike, mbi 10 mijë efektivë nga emergjencat civile, Forcat e Armatosura, policia dhe shërbimi zjarrfikës janë vendosur në terren në të gjithë vendin.

Nga ajri po operojnë tre helikopterë në Gramsh dhe dy në Delvinë, të mbështetur nga mjete të ardhura nga Çekia dhe Sllovakia përmes Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile. Në zonat malore, ku qasja është e vështirë, po përdoren autobote dhe njësi të specializuara për transportin e ujit dhe logjistikën.

Autoritetet paralajmërojnë se temperaturat deri në 42°C dhe erërat e forta mbeten rrezik serioz për riaktivizimin e vatrave të shuara dhe krijimin e zjarreve të reja. Qytetarëve u bëhet thirrje të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re.

Zjarret ndezin debatin politik në Shqipëri

Çdo sezon veror, temperaturat ekstreme dhe thatësira çojnë në dhjetëra vatra aktive në Shqipëri, duke vënë në provë kapacitetet e mbrojtjes civile. Vala e zjarreve ka ndezur debatin politik mes qeverisë dhe opozitës për menaxhimin e situatës dhe mungesën e mjeteve ajrore për fikjen e flakëve.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për papërgjegjshmëri dhe korrupsion, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si “përgjegjësin kryesor për këtë katastrofë natyrore”. Ai kërkoi ndëshkim të ashpër për zjarrvënësit duke theksuar se “edhe zjarrvënia pa dashje duhet të parandalohet me çdo kusht”.

Kryeministri Edi Rama u kundërpërgjigj duke theksuar, se Shqipëria ka “më shumë mjete ajrore se çdo vit më parë”, falë flotës vendase dhe ndihmës ndërkombëtare. Ai shtoi, se edhe vendet fqinje me flota të mëdha zjarrfikëse “po përcëllohen më keq se kurrë dhe se kurimi i pasojave nuk e zëvendëson adresimin e shkaqeve”. /DW

The post Shqipëria përvëlohet nga zjarret dhe vapa ekstreme appeared first on 5 Pyetjet.

Thatësira dhe vapë ekstreme shkaktojnë vdekjen e bagëtive në Serbinë juglindore
Në Serbinë juglindore, një thatësirë e zgjatur dhe vapë përvëluese po i shkakton dëme të mëdha fshatarëve dhe bagëtive.

Mungesa e reshjeve që nga mesi i majit ka sjellë mungesë uji, zjarre dhe ndërprerje të bujqësisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Në zonën e Suva Planina, bariu Ljubisa Petkoviç tregon se burimet e ujit janë tharë më herët se zakonisht këtë vit.

Ai ka thënë se kafshët, si lopët dhe kuajt, po vuanin nga etja dhe kanë filluar të ngordhin, pasi nuk ka asnjë pikë uji. Mbi 1,000 lopë dhe kuaj po lëvizin rreth disa burimeve të thata, duke kërkuar ujë nga pellgjet.

Temperaturat e larta kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, dhe disa zjarre kanë shpërthyer në rajon.

Thatësira dhe vapë ekstreme shkaktojnë vdekjen e bagëtive në Serbinë juglindore.

The post Thatësira dhe vapë ekstreme shkaktojnë vdekjen e bagëtive në Serbinë juglindore appeared first on 5 Pyetjet.

Po priste në makinë, 35-vjeçari vdes nga vapa në Itali
Pasditen e sotme një 35-vjeçar ka humbur jetën në Itali për shkak të vapës. Sipas medias italiane, 35-vjeçari ishte në makinë aë bashku me vajzën e tij 3-vjeçare duke pritur gruan e tij, e cila po po largohej nga puna në një hotel vendas.

Sapo ka arritur gruaja e tij në makinë e ka gjetur 35-vjeçarin pa ndjenja. Ngjarja ka ndodhur në Otranto dhe sipas hetimeve nga nxehtësia mund të jetë shkaktuar një atak në zemër.

Ndërkohë autoritetet po hetojnë nëse vdekja lidhet drejtpërdrejt me nxehtësinë e madhe.

The post Po priste në makinë, 35-vjeçari vdes nga vapa në Itali appeared first on 5 Pyetjet.

‘Sot rrezik i lartë’! Në cilin qark do të ‘thyhet’ termometri nga vapa?
Sot pritet nivel rreziku “i moderuar” nga temperaturat në të gjitha qarqet. Nё disa qarqe pritet nivel rreziku “i lartë” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Fier (Perëndim), Berat (Jug), Gjirokastër (Perëndim) dhe  Vlorë (Jug).

Priten reshje të dobëta lokale në disa prej qarqeve. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 36 °C

në vendet e ulëta: 23 / 37 °C

në vendet malore: 18 / 31  °C

The post ‘Sot rrezik i lartë’! Në cilin qark do të ‘thyhet’ termometri nga vapa? appeared first on 5 Pyetjet.

Gushti në Mesdhe, Spanjë në “ferr” ndërsa Italia në vjeshtë
Zonat e Spanjës janë në alarm portokalli për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta për shkak të valës së zgjatur të të nxehtit.

Nga ana tjetër, Italia hyn nga e enjtja në zonën e vjeshtës, pas një periudhe vape të padurueshme.

Duke nisur nga Iberia, qytetet spanjolle Taragotha, Valencia, Murcia dhe Malaga janë “në flakë” nga vapa, me temperatura që arrijnë në 41 gradë.

Në të njëjtën kohë, Katalonja shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të thatësirës në 24 komuna dhe shpall kufizime. Konsumi i ujit është i kufizuar në 200 litra për banor në ditë. Në zonat rurale është vendosur një kufizim që lejon përdorimin e vetëm 80% të ujit.

Në Itali moti pritet të ndryshojë së shpejti, me një rënie të madhe të temperaturës.

Nga e enjtja pritet rënie e temperaturës, duke nisur nga rajonet veriore të vendit. Temperaturat do të bien në Italinë qendrore të premten dhe në pjesën tjetër të vendit në fundjavë, duke përfshirë ishujt e Sardenjës dhe Siçilisë, ku javën e kaluar merkuri arriti në 47 gradë Celsius.

Sipas gazetës La Repubblica, kjo “shije e vjeshtës” mund të zgjasë deri më 15 gusht, me temperatura nën mesataren e periudhës në të gjithë Italinë.

Pas stuhive që goditën veriun italian në dy javët e fundit, Mbrojtja Civile dhe një sërë bashkish pritet të marrin masa parandaluese, për të kufizuar sa më shumë dëmet, në rast të reshjeve të reja të dendura dhe breshërive.

The post Gushti në Mesdhe, Spanjë në “ferr” ndërsa Italia në vjeshtë appeared first on 5 Pyetjet.