zgjedhjeve Archives - 5 Pyetjet

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme pas mosmarrëveshjeve për presidentin
Kosova duket se po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – të tretave brenda rreth një viti e gjysmë – pasi partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dhe dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i vazhduan dallimet e mëdha në qëndrime edhe pas ofertës më të fundit të Kurtit të shtunën, për një marrëveshje për presidentin të ri të vendit, për t’i shmangur zgjedhjet e reja.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, nëse një president i ri nuk zgjidhet brenda një afati kushtetues, deri të martën e 28 prillit.

LVV-ja iu ofroi PDK-së dhe LDK-së kohë deri të dielën t’i paraqesin së bashku tre kandidatë jopartiakë për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Partia në pushtet theksoi në Facebook se do t’i tërhiqte kandidatët e vet – zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, dhe deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku – nga gara për president, nëse dy partitë opozitare i sjellin tre emrat e kërkuar.

Ajo tha se që të tre kandidatët duhet të jenë “figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike”.

Megjithatë, kjo ofertë e re është cilësuar si “joserioze” nga këto dy parti.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha për gazetarë para një seance parlamentare se “unë e kam thënë edhe më herët se çështja e presidentit është e mbyllur për PDK-në”.

Ai e cilësoi ofertën më të re të LVV-së si “ofertë joserioze”, duke thënë: “Nuk është ofertë. Për ne nuk është ofertë. Çfarë oferte? Aspak serioze. Ne jemi parti të ndryshme politike. LDK është subjekt politik në vete. PDK është subjekt politik në vete”.

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se çështja e zgjedhjes së presidentit është shumë serioze për t’u diskutuar përmes rrjeteve sociale, pasi LVV-ja e bëri të ditur ofertën në Facebook.

Ai tha se, nëse Kurti dëshiron marrëveshje politike me LDK-në, duhet ta bëjë vetëm me LDK-në, duke shtuar se oferta e tij “duket më shumë si manovër politike, sepse Kurti i do 90 vota dhe me LDK-në nuk do t’i ketë 90 vota, lë t’i bëjë me PDK-në”.

Abdixhiku shkroi në Facebook se LDK-ja është e gatshme ta propozojë presidenten e deritanishme, Vjosa Osmani, për një mandat të dytë, nëse LVV-ja ia garanton 66 votat e saj.

“Nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot përgjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të”, tha Abdixhiku, partia e të cilit ka 15 ulëse në Kuvend.

Emini: Oferta e LVV-së për opozitën, jo e mirëfilltë

Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë – BiEPAG, tha për Radion Evropa e Lirë se oferta e LVV-së për opozitën mund të lexohet si “një lëvizje taktike dhe jo si një hap i mirëfilltë drejt kompromisit”.

“Po të kishte pasur vërtet gatishmëri që opozita të propozojë kandidatët e saj, kjo do të ishte bërë shumë më herët dhe në mënyrë më konstruktive, jo në moment të fundit dhe nën presion afatesh. Vetë koha e ofrimit, në prag të afatit dhe gjatë fundjavës, e kufizon hapësirën e opozitës për t’u koordinuar, gjë që duket e qëllimshme”, tha Emini.

Ajo vlerësoi se oferta është pothuajse “një ultimatum” dhe se njëkohësisht e vendos opozitën përballë nevojës për t’u bashkuar shpejt, ndonëse PDK dhe LDK kanë pasur vështirësi të vazhdueshme për të bashkëpunuar, madje në disa raste edhe për t’u takuar mes vete.

“Kjo i shërben narratives së Vetëvendosjes ‘ne kundër të gjithëve’, një narrativë që opozita deri tani ka arritur disi ta kundërshtojë përmes bashkëpunimit”, theksoi Emini.

Emini shpjegoi se partia në pushtet nuk jep garanci as në ofertën më të fundit se një kandidat i opozitës do të votohej nga ajo dhe ngriti një paralele me rastin e ish-presidentes Vjosa Osmani, të cilës i ishte premtuar ndihma për të garuar, po jo edhe për t’u zgjedhur.

“Nga njëra anë, opozita ftohet të propozojë emra dhe u garantohen nënshkrimet për nominim. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë garanci që këta kandidatë do të marrin votat në Kuvend. Pra, nominimi hapet, por zgjedhja mbetet nën kontrollin e Vetëvendosjes. Në të njëjtën gjë e kishte bërë edhe me figura si Vjosa Osmani, të cilës iu garantuan nënshkrimet për nominim, mirëpo jo për votim”, nënvizoi ajo.

Emini vuri re se kjo lëvizje e Kurtit e vë opozitën në provë dhe se, nëse ajo e refuzon përfundimisht, mund të shihet si “bllokuese”.

“Në letër, Vetëvendosje mund të pretendojë se ka ofruar dialog dhe hapësirë për propozime, por në thelb bëhet fjalë për kompromis sipas kushteve të saj. Nëse opozita refuzon ose nuk përgjigjet, rrezikon të shihet si bllokuese dhe jo e gatshme për kompromis, me kosto politike për të”, tha ajo.

Në këtë kuptim, sipas Eminit, kjo është një lëvizje e kalkuluar politikisht nga Kurti, sepse “e shfrytëzon avantazhin aktual, rrit presionin mbi opozitën dhe siguron që, pavarësisht rezultatit, opozita të mund të paraqitet si përgjegjëse për vazhdimin e bllokadës, sidomos duke pasur parasysh mungesën e strategjive të tjera përtej bllokimit të votave”.

Emini përfundoi se opozita duhet të propozojë emra dhe ta hedhë topin në fushën e Kurtit.

Oferta e LVV-së vjen pas dështimit të bisedimeve mes Kurtit dhe liderëve opozitarë, Bedri Hamzës së PDK-së dhe Lumir Abdixhikut të LDK-së, të cilët nuk i kishin pranuar propozimet e kryeministrit.

Kurti i kishte ofruar LDK-së postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, ndërsa në një ofertë të dytë postin e kryeparlamentarit. PDK-së, ai ia kishte ofruar postin e kryeparlamentarit po ashtu.

LDK i kishte refuzuar këto oferta dhe e kishte akuzuar Kurtin se synon t’i kontrollojë që të gjitha tri institucionet kryesore në vend.

PDK-ja nuk kishte pranuar fare ta shqyrtonte ofertën e Kurtit, duke e quajtur të mbyllur “kontributin tonë” për çështjen e presidentit.

Kryeministri e ka përsëritur se oferta e tij e hedhur poshtë ishte “gjeneroze” dhe ka paralajmëruar zgjedhje të njëpasnjëshme, nëse s’ka marrëveshje për president.

Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para të votimit, apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.

Prandaj, nevojitet një marrëveshje mes partive parlamentare për këtë çështje, duke qenë se asnjëra parti – madje as ajo në pushtet e Kurtit me 57 deputetë – nuk e ka një numër kaq të madh deputetësh në Kuvendin me 120 vende.

Një afat kushtetues për zgjedhjen e presidentit skadon më 28 prill dhe nëse deri atëherë nuk zgjidhet një president, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Ndërkohë, pasi Vjosa Osmanit i mbaroi mandati në fillim të muajit dhe vendi nuk arriti ta emërojë zëvendësuesin e saj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u emërua ushtruese e detyrës së presidentit më 4 prill.

Përpjekjet e mëparshme për presidentin e ri të vendin dështuan pasi asnjëra palë nuk u duk e gatshëm të bëjë lëshime.

Në një seancë më 5 mars, partia në pushtet i kishte paraqitur për votim Konjufcën dhe Kollçakun, por seanca s’u mbajt në mungesë kuorumi, pasi opozita braktisi sallën.

Më 6 mars, ish-presidentja Vjosa Osmani nxori një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

Dekreti u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës nga Qeveria.

Gjykata më e lartë në Kosovë tha se dekreti nuk kishte asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit.

Nëse Kosova detyrohet të mbajë zgjedhje këtë vit, ato do të ishin të tretat parlamentare pas atyre në shkurt dhe në dhjetor 2025./REL

The post Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme pas mosmarrëveshjeve për presidentin appeared first on 5 Pyetjet.

Danimarka drejt kutive të votimit më 24 mars
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka njoftuar sot se zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen më 24 mars.

Ky hap vjen në një kohë kur ajo ka forcuar imazhin e saj ndërkombëtar, pas përballjes me presionet e Shteteve të Bashkuara për ishullin autonom të Groenlandës.

Gjatë muajve të fundit, Frederiksen ka koordinuar me liderët evropianë për të mbrojtur sovranitetin e Groenlandës, duke kundërshtuar interesin e administratës amerikane për një ndërhyrje të mundshme në këtë territor strategjik të Arktikut.

Ky angazhim ka rritur popullaritetin e saj, veçanërisht pasi disa qytetarë kishin shprehur shqetësime lidhur me rritjen e kostos së jetesës dhe problemet në shërbimet sociale.

Përveç krizës së Groenlandës, Frederiksen ka fituar vëmendje ndërkombëtare edhe për menaxhimin e shpejtë të pandemisë COVID-19 në Danimarkë dhe për mbështetjen e saj aktive ndaj Ukrainës në nivel evropian.

Zgjedhjet e marsit pritet të tregojnë nëse votuesit danezë do ta shpërblejnë këtë profil ndërkombëtar dhe angazhimin për mbrojtjen e sovranitetit, apo do të reflektojnë pakënaqësi ndaj çështjeve të brendshme që kritikët e qeverisë i konsiderojnë të neglizhuara.

The post Danimarka drejt kutive të votimit më 24 mars appeared first on 5 Pyetjet.

Trump: Është koha që republikanët të shfuqizojnë filibusterin pas rezultateve të zgjedhjeve
Donald Trump ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të djeshme për republikanët në SHBA, duke pranuar se ato nuk kanë qenë të favorshme.

“Nuk mendoj se ishte mirë për republikanët.” Trump shpjegoi se një nga arsyet ishte mbyllja e qeverisë dhe theksoi se sondazhet tregojnë se fajin e atribuojnë më shumë atij dhe partisë së tij.

Gjithashtu, ai ushtroi presion mbi republikanët e Senatit për të shfuqizuar filibusterin, duke deklaruar: “Është koha që republikanët të bëjnë atë që duhet të bëjnë, dhe kjo është të shfuqizojnë filibusterin.” Filibustra është procedura që lejon debat të pakufizuar mbi projektligjet, me qëllim vonimin ose bllokimin e tyre.

Rezultatet e zgjedhjeve dhe qëndrimi i Trump nënvizojnë tensionet brenda partisë republikane dhe sfidat për miratimin e projektligjeve në Senat.

The post Trump: Është koha që republikanët të shfuqizojnë filibusterin pas rezultateve të zgjedhjeve appeared first on 5 Pyetjet.

Qeveria e Kosovës ende paformuar 9 muaj pas zgjedhjeve, Osmani thërret liderët në takim
Presidentja Vjosa Osmani i ka thirrur kryetarët e partive politike në një takim për të premten në mesditë, teksa Kosova vazhdon përpjekjet për formimin e një qeverie të re gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Bekim Kupina, këshilltari i Osmanit, tha për Radion Evropa e Lirë të enjten se takimi do të mbahet nesër në orën 12:00.

Osmani pritej t’i ftonte ata për takim konsultativ, pasi i mandatuari i parë nga ajo, Albin Kurti i partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje, dështoi të fitonte votat të mjaftueshme në Kuvend të dielën për ta zgjedhur qeverinë e re.

Ajo duhet ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë, sipas Kushtetutës.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse do të caktohet një mandatar i ri, për shkak të mungesës së vullnetit nga partitë për të arritur ndonjë koalicion qeverisës.

Lideri i partisë së dytë më të votuar, Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të dielën e hodhi poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës, në rast se presidentja do ta pyeste nëse e ka shumicën.

Pak ditë pasi nuk e mori mbështetjen e Kuvendit për një mandat të tretë, Kurti – i cili është kryeministër në detyrë – paralajmëroi zgjedhje të reja në dhjetor.

Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma nuk deshën të bashkëpunonin me të, ndërsa ai vetë nuk e donte PDK-në në bashkëqeverisje.

Ndërkohë, të martën, Kupina tha se presidentja do t’iu bëjë thirrje liderëve të partive parlamentare për kompromis politike gjatë takimit me ta, i caktuar tashmë për të premten.

“Presidentja do t’i inkurajojë partitë politike të bashkëpunojnë për ta shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Kosovës”, tha Kupina për REL-in të martën.

Gjithashtu, presidentja do ta theksojë rëndësinë e miratimit të buxhetit të Kosovës si dhe miratimin e Planit të Rritjes së BE-së gjatë bisedimeve të ardhshme me partitë politike, shtoi Kupina.

Në prag të këtij takimi, shoqëria civile në vend i bëri thirrje presidentes t’i bashkojë partitë për ta miratuar buxhetin e ri të Kosovës.

Kosova e bëri Kuvendin e ri muaj më parë, por dështimi javën e kaluar për ta formuar një qeveri të re, ka rritur rrezikun që vendi të hyjë në vitin 2026 pa buxhet.

Eksperti i financave, Haki Shatri, tha për REL-in të martën se shteti rrezikon të falimentojë, teksa mund të mos ketë para as për paga, e as për pensione e shtesa për fëmijët në fillimvitin e ardhshëm, nëse nuk miratohet buxheti i ri.

Shatri, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, shtoi se pa një qeveri të re, në janar s’do të ketë para as për ushtrinë e Policinë.

Paraliza politike ka bërë gjithashtu që Kosova të mos jenë në gjendje ta marrë asnjë qindarkë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, nga i cili parashihet të përfitojë mbi 880 milionë euro.

Plani i Rritjes përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.

Kosova duhet ta ratifikojë në Kuvend marrëveshjen me bllokun për të qenë në gjendje të fillojë t’i pranojë të hollat./REL

The post Qeveria e Kosovës ende paformuar 9 muaj pas zgjedhjeve, Osmani thërret liderët në takim appeared first on 5 Pyetjet.

Rama mblodhi strukturat e PS-së për strategjitë e zgjedhjeve të 9 Nëntorit
Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot strukturat politike të Partisë Socialiste në Tiranë për të diskutuar strategjitë elektorale dhe organizimin për zgjedhjet e 9 Nëntorit në Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashki të tjera.

Mbledhja pritet të nisë së shpejti dhe do të përqendrohet në përzgjedhjen e drejtuesve lokalë të fushatës dhe planifikimin në terren.

The post Rama mblodhi strukturat e PS-së për strategjitë e zgjedhjeve të 9 Nëntorit appeared first on 5 Pyetjet.