Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Triumf me “poker” ndaj Barçës, Reali fiton Superkupën e Spanjës për të 13-ën herë në histori

Real Madrid fiton për të 13-ën herë në histori Superkupën e Spanjës, ndërsa triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Barcelonës në finale, me katalanasit që e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë.

Madrilenët diktuan ritmin në pjesën më të madhe të takimit, ndërsa në minutën e 7’ pas asistit të dhuruar nga Bellingham, Vinicius Junior zhbllokoi sfidën dhe vetëm tre minuta më pas, braziliani shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e Ancelotti-t.

“Blaugrabat” provuan të reagonin, me Robert Lewandowski-n që realizoi një perlë të vërtetë në minutën e 33’ dhe rihapi sfidën.

Megjithatë vetëm gjashtë minuta më pas, “Los Blancos” fituan penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar të Araujo-s, ekzekutimin e së cilës e mori përsipër Vinicius, i cili shënoi dhe bëri “hat-trick”.

Ndërkohë, në minutën e 64’ rrugë drejt rrjetës e gjeti Rodrygo, i cili bëri “poker” për Realin.

Si të mos mjaftonte rezultati, Araujo bën ndërhyrje të gabuar ndaj Vinicius dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën e Xavit me dhjetë lojtarë.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 4-1, me Real Madrid që fiton për të 13-ën herë në histori Superkupën e Spanjës, duke iu afrua Barçës, që e ka fituar këtë trofe 14 herë.

Real Madrid-Barcelona (4-1)

Finale, Superkupa e Spanjës

71′-Araujo bën ndërhyrje të gabuar ndaj Vincius dhe merr kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Barcelonën me dhjetë lojtarë.

64′-Gooool! Aksion i bukur i Real Madrid, Vinicius dhuron asist, Rodrygo e dërgon topin në fundin e rrjetës.

38′-Gooool! Reali fiton penallti pas faullit të shkaktuar nga Araujo, Vinicius Junior shënon nga pika e bardhë e penalltisë dhe që festoi si Cristiano Ronaldo pas golit të tretë.

33′-Gooool! Lojtarët e Realit tentojnë të largojnë topin, që përfundon te Lewandowski, me polakun që realizon një perlë të vërtetë dhe rihap sfidën.

27′-Dalje e bukur e Barcelona-s, Torres provon të gjejë golin, por Lunin reagon mirë dhe e ndal.

12′-Barcelona provon të reagojë, por Torres e dërgon topin në traversë, teksa goditja e Lewandowskit më pas pritet nga Lunin.

10′-Goool! Rodrygo kalon mbrojtjen e Barçës dhe asiston Vinicius, ky i fundit e shtyn topin drejt rrjetës. 

07’-Gooool! Vinicius Junior kalon bukur mbrojtjen e Barcelona-s dhe pas daljes së gabuar të Pena, brazilin ae dërgon topin në fundin e rrjetës dhe zhbllokon “El Clasico-n”.

Nis finalja e Superkupës së Spanjës mes Real Madrid dhe Barcelona-s në “KSU Stadium” në Riyadh.

Spektakël në Riyadh para ndeshjes Real-Barça, “prezantohet” Superkupa e Spanjës

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare:

Sponsored
You May Also Like

Lajme të tjera

Merkato

Alexis Sanchez do të largohet nga Interi. Dhe drejtuesit e nënkampionëve të Europës po punojnë për të gjetur pasuesin e tij. Simone Inzaghi ka...

Itali

Ka një akord total për rinovimin e Lautaro Martinez me Interin, edhe pse kontrata aktuale skadon në 2026. Palët janë në tavolinë për detajet...

La Liga

Arda Guler u transferua verën e vitit 2023 nga Fenerbahce te Real Madrid për shifrën e 20 milionë eurove. “Los Blancos” besojnë se turku...

Serie A

Në pritje të zgjidhjes së çështjes Samardzic, Napoli lëviz në një tjetër pistë, pasi është pranë firmës me mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Hamed...