SYRI TV ka siguruar në mënyrë ekskluzive videon e dhunës barbare të ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Ky i fundit po qëndronte në këmbë në hyrjen e kopshtit, pasi kishte lënë djalin kur është sulmuar nga tre personat të cilët e kanë goditur.
Ai është goditur në kokë me dorezë hekuri dhe ka rënë për toke.
Më pas është qëlluar me shkelma e sende të tjera, dhe autorët janë larguar me vrap duke e lënë pa ndjenja.
© SYRI.net