butrinti Archives - 5 Pyetjet

Afera në Gjirin e Manastirit dhe kulla 6 mijë vjeçare/ Emiri: U shkatërruan zbulimet arkeologjike nga institucionet
Një investigim gazetaresk i vlerësuar me çmim nga Bashkimi Europian ka zbuluar një aferë skandaloze në Gjirin e Manastirit, pranë Parkut Kombëtar të Butrintit, ku një projekt i cilësuar si “investim strategjik” ka rezultuar në shkatërrim të trashëgimisë arkeologjike dhe një përpjekje të hapur të institucioneve shtetërore për të fshehur provat.

Gazetari Geri Emiri, një nga autorët e investigimit, shpjegoi për ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarrin në SYRI TV se si një premtim për një “pikël të vogël” u transformua në një fshat turistik masiv, duke shkelur ligjet shqiptare, rregullat e UNESCO-s dhe duke privatizuar aksesin në një prej gjireve më të bukura të bregdetit Jon.

Sipas gazetarit, projekti ka kaluar çdo limit, duke u kthyer në një “projekt të qartë zaptimi”. Aksesi në plazh tashmë është i rezervuar vetëm për pronarët e vilave dhe apartamenteve në resort, duke e privatizuar tërësisht një pasuri publike.

Sipas gazetarit, më e rënda është se i gjithë resorti, sipas një raporti të ICOMOS-UNESCO-s, është ndërtuar brenda zonës buferike të mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit. Për të mundësuar këtë, qeveria shqiptare ka ndryshuar ligjin për zonat e mbrojtura pa marrë miratimin e nevojshëm nga UNESCO, duke tkurrur perimetrin e mbrojtjes në zonat bregdetare. Kulmi i skandalit qëndron në përpjekjet e institucioneve për të penguar transparencën.

Për më shumë se nëntë muaj, gazetarët u përballën me një “barrierë antiligjore” nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, i cili refuzoi të jepte dokumente publike. Pas presionit ligjor, institucionet ndryshuan versionin e tyre, duke pretenduar se disa dokumente, si procesverbalet e mbledhjeve, nuk ishin mbajtur kurrë, ndërsa të tjera, përfshirë raporte teknike kyçe, ishin zhdukur si pasojë e një sulmi kibernetik iranian – një justifikim që ngre dyshime të forta për një tentativë të qëllimshme për të fshehur provat.

Emiri shprehet se zbulimi më tronditës i investigimit është shkatërrimi i një zbulimi arkeologjik të dokumentuar. Kompania ndërtuese, Albstar, gjatë punimeve ka shkatërruar rrënojat e një kulle fortifikuese të periudhës antike (shek. III-IV para erës sonë), e cila ishte zbuluar dhe dokumentuar zyrtarisht që në vitin 2010.

Gazetari Emiri theksoi se gjatë gjithë procesit të ndërtimit ka munguar tërësisht monitorimi arkeologjik, duke lënë të hapur mundësinë që edhe zbulime të tjera të jenë shkatërruar pa u ditur kurrë. Pavarësisht provave të qarta për abuzim me detyrën, falsifikim dokumentesh dhe shkatërrim të identitetit kombëtar, ende nuk ka një hetim zyrtar për këtë aferë që, siç u shpreh moderatori, e ka shndërruar “pikën e vogël” në një “gropë të madhe korruptive”.

Emiri:

E vërtetë. Në fakt ajo që nisi si një projekt që synonte pra, si një nga investimet strategjike të dhëna nga qeveria shqiptare dhe që synonte të krijonte një pikë të re për turizmin elitar shqiptar, është kthyer në një projekt i qartë i zaptimit në një gji i cili ishte shumë i lakmuar dhe një nga bukuritë e natyrës dhe trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Është privatizuar tashmë tërësisht sepse duhet të jesh patjetër pronari i një vile apo një apartamenti që të kesh akses të lirë në këtë plazh.

Nga ana tjetër, ky projekt i cili nisi si një resort, ka kaluar në përmasat e një fshati të mirëfilltë turistik. Sepse ne shikojmë që dita ditës volumi i ndërtimit sa vjen dhe shtohet në mbështetje dhe normalisht vendimeve të qeverisë shqiptare dhe nuk duket që të ketë një kufi të qartë dhe të mirë përcaktuar për këtë ndërtim që ka transformuar njëherë e përgjithmonë këtë gji të rëndësishëm i cili ndan pikërisht rripin e tokës midis liqenit të Butrintit që është dhe park kombëtar dhe detit Jon.

Së bashku me kolegen Eriolën ne përgjatë një periudhe prej disa muajsh, pra mbi nëntë muaj, kemi shkëmbyer korrespondenca me institucionet shtetërore, ku kemi kërkuar zyrtarisht marrjen e dokumenteve publike dhe ka qenë kryesisht institucionet e kulturës, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, të cilët krijuan një barrierë antiligjore duke shkelur ligjin për të drejtën e informimit, duke mbajtur qëndrime kontroverse, të cilat synonin që të mos jepnin dokumente publike, projektet e hartuara, proces verbalet e mbledhjesh dhe në fund fare pas një kalvari të gjatë korrespondencash, ankesash me komisionerin për të drejtën e informimit, institucionet publike ndryshuan version duke zhdukur kështu të gjitha ato dokumente që duhet të ishin publike, me pretekstin që disa prej tyre nuk ishin mbajtur kurrë, si proces verbalet e mbledhjesh, teksa për nëntë muaj thonin që nuk i japim sepse ka të dhëna personale, ë të drejtën e autorit e pretekste të tjera.

Ishte një sallatë të drejtash që u bë bashkë dhe u gatua me qëllim që të mos jepeshin dokumentet publike. Dhe faktikisht institucionet shtetërore arritën që jo vetëm t’i fshihnin por dhe t’i, zyrtarisht t’i zhduknin këto dokumente për të mos rënë në dorën e gazetarëve.

Sepse ata ndryshuan qëndrim. Pra, ato dokumente që u kërkuan për muaj me radhë, në fund fare thanë që ne këto dokumente nuk i kemi pasur kurrë proces verbalet, apo raportet për shembull teknike, janë marrë si pasojë e sulmit kibernetik. Por këto duhet të kishin thënë që në momentin e parë. Pra nuk mundesh.

Ekzaktësisht në fakt. Pra Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore i cili krijoi këto barrierë kryesisht, pasi nuk i dha dokumentet, qartësisht thonte ne i kemi dokumentet për nëntë muaj, por për shembull raportin e monitorimit paraprak arkeologjik dhe vlerësimit ne nuk e japim sepse është e drejta e autorit. Ndërsa proces verbalet e mbledhjeve shkencore ku janë zyrtarë publikë, përfaqësues të institucioneve, ministra e kështu me radhë, nuk i japim sepse ka të dhëna personale.

Dhe në fund fare, pasi një beteje kur dhe komisioneri për të drejtën e informimit i dha të drejtë Medias Anfora dhe urdhëroi institucionin t’i japë dokumentet, ata ndryshuan qëndrim dhe thanë, proces verbalet nuk, ne nuk i kemi mbajtur kurrë. Po ti o i ke që në fillim, o nuk i ke fare, nuk mundesh që një moment thuash unë nuk i kam kur për nëntë muaj nuk i ke dhënë. Ndërsa raportin që ishte shumë i rëndësishëm për të parë në fakt mënyrën se si ato e kishin paraqitur gjendjen e trashëgimisë kulturore përpara nisjes së projektit, sipas tyre u mor gjatë një sulmi kibernetik.

Por sulmi kibernetik patjetër kishte ndodhur kohë më parë dhe këto janë dosje që dorëzohen dhe fizikisht. Pra në çdo rast institucionet e shtetit shqiptar i kanë dhe fizikisht, nëse nuk kanë kopje elektronike. Dhe ne u detyruam t’i gjenim përmes burimeve të tjera duke i kryqëzuar dhe në fund investigimi tregoi se si përfaqësues të institucioneve, fatkeqësisht, dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore që janë pjesë e instituteve kërkimore, universiteteve e kështu me radhë që punojnë si subjekte të licensuara në arkeologji, qartësisht nuk kishin paraqitur situatën reale dhe artikulli i shkruar bashkë me kolegen Eriolën zbuloi se si kompania shkatërroi një zbulim arkeologjik të vitit 2010 që ishte në perimetrin e ndërtimit, i cili dyshohej fillimisht që ishte një kullë e periudhës së antiketit, pra e shekullit ë tre katër para erës sonë dhe që ka shërbyer në atë zonë për qëllime pikërisht mbrojtje.

Është kompania Albstar e cila ka marrë këtë investim strategjik.

Qarri: Pra, Albstari gjatë punimeve ka gjetur një kullë 6000 vjeçare dhe e ka, çfarë ka ndodhur me kullën?

Emiri: Po, kulla pra ishte ekzistuese aty. Zgjerimi i rrugës në vitin 2010 si pasojë e investimeve të qeverisë shqiptare nxorri në dritë rrënojë arkeologjike që u dokumentuan nga institucionet në atë kohë. Dhe institucionet konstatuan që mendohet se ky zbulim është një, pra një objekt fortifikues, sepse u gjet, u gjet bazamenti, që mund të ka qenë një kullë e shekujve katër-tre të para erës sonë.

Dhe ishte e dokumentuar kjo.

Marrë nga Syri.net

The post Afera në Gjirin e Manastirit dhe kulla 6 mijë vjeçare/ Emiri: U shkatërruan zbulimet arkeologjike nga institucionet appeared first on 5 Pyetjet.

UNESCO: Shqipëria të shmangë me çdo kusht menaxhimin e fragmentarizuar të Butrintit
UNESCO nuk pritet ta listojë këtë vit Butrintin në Trashëgiminë Kulturore në Rrezik por u kërkon autoriteteve shqiptare të shmangin me çdo kusht menaxhimin e fragmentarizuar dhe të sqarojnë me urgjencë kufijtë e pronës.

Projektvendimi që do të shqyrtohet në asamblenë e UNESCO-s që mbahet në Indi u kërkon autoriteteve shqiptare të dorëzojnë një hartë të kufijve të pronës së Butrintit, të cilët janë ndryshuar dy vjet më parë nga qeveria shqiptare pa miratimin e UNESCO-s.

Një analizë e thelluar e Qendrës së Trashëgimisë Botërore dhe një projktvendim i Komitetit të UNESCOS që do të mblidhet në Indi këtë muaj nuk parashikojnë që të listojnë këtë vit Butrintin në Trashëgiminë në Rrezik, por u kërkohet autoriteteve shqiptare” të shmangin me çdo kusht menaxhimin e fragmentarizuar dhe të sqarojnë me urgjencë kufijtë e pronës”.

UNESCO thotë në analizën e zhvillimeve të fundit lidhur me Butrintin se Plani i Menaxhimit përfshin themelimin e Fondacionit për menaxhimin e ardhshëm të zonës A3, që njihet si qyteti antik për një periudhë kalimtare.

“ Është për të ardhur keq thuhet në analizën e UNESCOS , që ky proces mund të rezultojë në një mjedis menaxhimi të fragmentuar, pasi seksionet A3 nuk mbulojnë të gjithë pronën. Kjo duhet të shmanget me çdo kusht”, vlerëson UNESCO.

UNESCO thotë se duke marrë parasysh që Plani i Menaxhimit të Butrintit është miratuar nga qeveria shqiptare në vitin 2020 dhe se periudha e tranzicionit ka përfunduar, Komiteti mund të ftojë Shqipërinë të ndërmarrë një rishikim afatmesëm të zbatimit të tij bazuar në kuadrin monitorues”.

Një tjetër qëndrim në analizën e fundit të UNESCO-s shprehet ndaj kufijve të Butrintit ku kërkohen sqarime urgjente.

“Kërkohen sqarime urgjente sesi do të menaxhohen seksionet e pronës që nuk mbulohen nga përcaktimi A3 dhe administrohen nga Fondacioni Menaxhimit të Butrintit dhe se si do të sigurohet ruajta në këto zona”, thuhet në analizën e UNESCO-s.

“Kjo është veçanërisht urgjente në kontekstin aktual, duke qenë se misioni UNESCO-s konfirmoi se në janar 2022, rreth 600 ha u tërhoqën nga Parku Kombëtar pranë Ksamilit, ku në atë kohë ishte në ndërtim e sipër një kompleks rezidencial turistik.Kjo sipërfaqe shtrihet brenda zonës tampon të pronës siç është miratuar në 2007 nga UNESCO dhe një pjesë e vogël e pronës gjithashtu mund të jetë shkelur nga ndryshimi kufijve , thotë UNESCO.

“Është për të ardhur keq që është ende në pritje sqarimi i kufijve të pronës dhe zonës së saj tampon, që pritet që prej datës 15 shkurt 2023″, thotë UNESCO në analizën për Butrintin.

Edhe projekt- vendimi që do ti paraqitet Komitetit të Trashëgimisë Botërore në sesionin e 46 që mbahet në Indi këtë muaj bazohet mbi analizën e Qendrës Botërore të Trashëgimisë.

Në projekt vendim thuhet se “po punohet për të siguruar që Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës të ketë mbikëqyrjen e të gjithë pronës së Trashëgimisë Botërore pasi menaxhimi i Zonës A3, t’i transferohet Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit deri në tetor 2024”.

Në projekt vendim UNESCO thotë se “ mirëpret punën e vazhdueshme për të siguruar që Ministria e sapo krijuar e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të mbajë mbikëqyrjen e të gjithë Pronës së Trashëgimisë Botërore”.

Projekt vendimi thekson “se për të arritur një menaxhim dhe llogaridhënie efektive, prona e Trashëgimisë Botërore dhe zona e saj tampon duhet të menaxhohen në mënyrë të koordinuar dhe në tërësi.”

UNESCO në projekt vendimin e saj thotë se “kërkon për më tepër që Shqipëria të japë sqarime për Qendrën e Trashëgimisë Botërore mbi rregulloret aktuale mbrojtëse dhe përdorimet e përcaktuara për të gjitha zonat e Parkut Kombëtar në lidhje me mbrojtjen e pronës së Trashëgimisë Botërore dhe funksionin e zonës tampon, dhe mbi mënyrën se si regjimet e ndryshme të menaxhimit do të harmonizohen për të shmangur fragmentimin”.

Në projekt vendim Komiteti i Trashëgimisë Botërore “shpreh keqardhje që qartësimi i kufijve të pronës dhe zonës së saj tampon është ende në pritje dhe i kërkon Shqipërisë që të paraqesë, si çështje prioritare, një hartë të qartë dhe të saktë që tregon kufirin e pronës së Trashëgimisë Botërore dhe kufirin e zonës tampon që Qendra e Trashëgimisë Botërore ta marrë në shqyrtim”.

Lidhur me dokumentet e UNESCO-s, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit tha përmes një deklarate se e gjen projekt-vendimin dhe raportin analitik si shumë objektiv dhe tërësisht korrekt.

Por MEK nuk dha sqarime përse autoritete shqiptare nuk po e dorëzojnë hartën e kufijve të rinj të Butrintit në UNESCO dhe si do të arrihet ligjërisht autoriteti i kësaj Ministrie në gjithë Parkun Kombëtar të Butritnit, kur një pjesë e tij që njihet si qyteti antik do të jetë nën administrim të një organizate joftimprurëse për dhjetë vite.

Autoritetet qeveritare shqiptare ndërmorën kohët e fundit takime intensive me drejtues të Unescos të cilat shihen nga analistët e pavarur si një përpjekje për të zbutur qëndrimet e ashpra të UNESCO-s që u refletuan në një raport të një misioni monitorimi tetorin e vitit të shkuar lidhur me Butrintin.

Raporti u bë publik nga Zëri i Amerikës pasi autoritetet shqiptare nuk dhanë miratimin që UNESCO ta publikonte raportin në faqen zyrtare.

Gjykata Kushtetuese vendosi në prill me një rezultat të ngushtë 5 me 4 të anëtarëve të saj për rrëzimin e kërkesës së një grupi deputetësh të opozitës që kërkonin shfuqizimin e marrëveshjes për administrimin në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Sipas marrëveshjes zona A3 e Parkut Kombëtar të Butrintit që njihet si qyteti antik do të administrohet për dhjetë vite nga një organizatë jofitimprurëse në formë Fondacioni krijuar nga ministria shqiptare e Kulturës dhe Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillimin (AADF)./ VOA

The post UNESCO: Shqipëria të shmangë me çdo kusht menaxhimin e fragmentarizuar të Butrintit appeared first on 5 Pyetjet.

PD çon Kushtetuesen në SPAK për Butrintin
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Butrintin, është kundër interesit publik dhe Kushtetutës, si dhe krijon një precedent të rrezikshëm për trashëgimin kulturore në vazhdim.

Zhupa u shpreh se është cenuar roli parësor i shtetit, ndërsa paralajmëroi padi në SPAK.

Ndër të tjera, ajo u shpreh se po shqyrtojnë dhe mundësinë për një padi në Gjykatën e Strasburgut.

“E para tashmë që kemi dhe vendimin, do të duhet t’i drejtohemi me një padi SPAK-ut për ta gjykuar veprimtarinë e organeve shtetërore, veprimtarinë e ADF dhe tre gjyqtarët që për ne janë në konflikt interesi.

Kemi detyrimin që t’i drejtohemi SPAK. Mund ti drejtohemi dhe me një padi edhe gjykatës së Strasburgut, sepse kemi dhe shkelje të të drejtave të njeriut”, paralajmëroi Zhupa.

The post PD çon Kushtetuesen në SPAK për Butrintin appeared first on 5 Pyetjet.

Kërkesa për ‘Butrintin’, Ina Zhupa: Kushtetuesja i vuri kapakun, hapi i radhës, SPAK!
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të hedhur poshtë kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit për administrimin e Butrintit.

Zhupa u shpreh se GJK sot “vuri kapakun mbi kapjen e saj politike, edhe shërbimin pa asnjë skrupull të aferave të qeverisë, edhe kur ato bien ndesh haptazi me kushtetutën, me interesin publik, me interesin kombëtar, me mbrojtjen e identitetit dhe trashëgimisë kulturore”.

Teksa ka listuar disa nga shkeljet që ajo pretendon se GJK ka bërë, Zhupa theksoi se hapi i radhës për këtë çështje do të jetë Prokuroria e Posaçme SPAK.

The post Kërkesa për ‘Butrintin’, Ina Zhupa: Kushtetuesja i vuri kapakun, hapi i radhës, SPAK! appeared first on 5 Pyetjet.

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për Butrintin
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit për administrimin e parkut të Butrintit.

Gjykata shprehet se se për pretendimin për cenimin e parimit të ligjshmërisë, bazuar në nenin 118 të Kushtetutës, për shkak të dhënies së statutit partner strategjik të AADF-së me një akt nënligjor, ajo vlerësoi se nuk ka juridiksion ratione materiale për shkak të natyrës individuale të këtij akti.

Po ashtu për pretendimin për cenimin e parimit të kontrollit të financave publike Gjykata vlerësoi se është haptazi i pabazuar, pasi bazuar në aktet e administruara dhe qëndrimet e palëve në gjykim ajo arriti në përfundimin se nuk vihet në diskutim ushtrimi i kompetencës së KLSH-së për të kontrolluar financat publike, pavarësisht llojit të entitetit që i administron ato.

“Për pretendimin për cenimin e parimit të ndarjes së pushteteve dhe të autonomisë vendore, Gjykata vlerësoi se argumentet e paraqitura kanë të bëjnë me përplasje mes akteve ligjore në fuqi, për rrjedhojë nuk bëjnë pjesë në juridiksionin kushtetues.

Gjykata mori në shqyrtim në themel vetëm pretendimet për cenimin e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të lidhur me parimin e shtetit të së drejtës dhe të hierarkisë së akteve ligjore”, thuhet më tej në arsyetimin e GJK.

The post Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për Butrintin appeared first on 5 Pyetjet.