-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për Butrintin

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit për administrimin e parkut të Butrintit.

Gjykata shprehet se se për pretendimin për cenimin e parimit të ligjshmërisë, bazuar në nenin 118 të Kushtetutës, për shkak të dhënies së statutit partner strategjik të AADF-së me një akt nënligjor, ajo vlerësoi se nuk ka juridiksion ratione materiale për shkak të natyrës individuale të këtij akti.

Po ashtu për pretendimin për cenimin e parimit të kontrollit të financave publike Gjykata vlerësoi se është haptazi i pabazuar, pasi bazuar në aktet e administruara dhe qëndrimet e palëve në gjykim ajo arriti në përfundimin se nuk vihet në diskutim ushtrimi i kompetencës së KLSH-së për të kontrolluar financat publike, pavarësisht llojit të entitetit që i administron ato.

“Për pretendimin për cenimin e parimit të ndarjes së pushteteve dhe të autonomisë vendore, Gjykata vlerësoi se argumentet e paraqitura kanë të bëjnë me përplasje mes akteve ligjore në fuqi, për rrjedhojë nuk bëjnë pjesë në juridiksionin kushtetues.

Gjykata mori në shqyrtim në themel vetëm pretendimet për cenimin e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të lidhur me parimin e shtetit të së drejtës dhe të hierarkisë së akteve ligjore”, thuhet më tej në arsyetimin e GJK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit