hristjan mickoski Archives - 5 Pyetjet

Në pritje të qershorit për (pa) qartësitë e Korridorit VIII, pse Mickoski akuzoi Ramën?
Korridori 8 si një nga projektet më të kushtueshme financiarisht në historinë e vendit së fundi është bërë çështje përplasjesh të përditshme midis opozitës dhe pushtetit.

Një pjesë e opozitës shqiptare pretendon se pushteti po synon që ta ndryshojë krejtësisht trasenë e korridorit 8 nën ndikim të kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, e në kundër-përgjegje pushtetarët i mohojnë akuzat dhe vahzdojnë që të thonë se korridori 8 do të kalojë kah Struga, për të vazhduar deri në kufirin me Shqipërinë, megjithë vendimet në pritje për devijim eventual të një segmenti që ka të bëjë me afërsinë e zonës së mbrojtur nga UNESCO të Liqenit të Ohrit.

Deri në mendimin e UNESCO-së, e cila është ende në pritje të propozimeve të qeversië për opcionet alternative të segementit, i gjithë ky debat qëndron pezull, e përplasjet midis opositës dhe pushtet nuk pritet që të ndalen.

BDI e Sela

Kryeministri Hristijan Mickoski tash është përfshirë në këtë çështje edhe publikisht. Ai dje tentoi që të bind publikun se projekti do të përfshijë Strugën për të vazhduar deri në kufirin me Shqipërinë duke hedhur poshtë pretendimet e palës opozitare.

Sipas Mickoskit, në territorin e Shqipërisë do të mund të ndodhë që projekti të mos jetë plotësisht siç ishte paraparë që në fillim për në 25 km e fundit deri tek kufiri me Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në Qafë Thanë.

Nga BDI arsyetimin e qeverisë rreth segementit në fjalë e quajnë justifikim të papranueshëm, sepse sipas tyre situata ka të bëjë me problem politik e jo teknik.

“Vendimi i qeverisë për të mos vazhduar projektin e autostradës Strugë–Qafë Thanë, duke u fshehur pas “kërkesave të UNESCO-s”, është një arsyetim i papranueshëm dhe një shmangie e qëllimshme e përgjegjësisë. UNESCO nuk është arsye për ndalim. UNESCO është justifikimi që po përdoret për të maskuar një vendim politik për ndërprerjen e një korridori strategjik. Problemi nuk është teknik. Është politik. Ajo që e bën këtë edhe më të rëndë është roli i Vlen-it”, kanë reaguar nga BDI.

Nga Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës deklaratën e Mickoskit për pjesën e projektit në territorin e Shqipërisë e shohin si tentim për manipulim nga kryeministri i vendit.

“Përgjigja e kryeministrit Hristian Mickoski lidhur me Korridorin 8 përmbanë shumë të pavërteta dhe shtrembërime. Tentimi për të akuzuar Shqipërinë se autostrada ka ngecur 25 kilometra larg kufirit është një manipulim i radhës, sepse ajo ka qenë një marrëveshje mes dy Qeverive për ndërtimin dhe bashkëfinancimin e një tuneli që edhe pikën kufitare do ta zhvendoste në një pozicion më të favorshëm që shkurton dukshëm rrugën dhe mirëmbahet më lehtë”, kanë thënë nga Lidhja Shqiptare e Selës.

Kundër këtyre akuzave pushteti nuk ka qëndruar i heshtur.

Pushtetarét njëzëri

Kryeministri, Hristijan Mickoski, dje i ka kundërshtuar akuzat e partive opozitare shqiptare të cilat thonë se qeveria e tij po synon që t’i ndërpresë dhe devijojë krejtësisht punimet në korridorin 8, përfshirë edhe për ta anashkaluar Strugën.

Ai tha se qytetarët e Strugës “duhet të jenë të qetë”, sepse sipas tij kjo qeveri është qeveri “në gjithë territorin e vendit dhe nuk ka për qëllim të lë të harruar askënd.”

“Siç kemi treguar deri tani, duke përfshirë qytetarët e Kërçovës, Vevçanit, Debarcës, Ohrit dhe në mbarë territorin, si dhe duke përfshirë edhe ata që janë në shtrirjen e Korridoreve 8 dhe 10. Askush nuk do të harrohet,” tha Micskoski.

Me bindje të thellë është përgjigjur edhe deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, i cili njëjtë si edhe kryeministri tha se korridori 8 do të kalojë kah Qafë Thana.

“Korridori 8 do të kalojë kah Qafë Thana, pavarësisht asaj se ku mund të kalojë traseja. Mendoj që në të kaluarën ka pasur elemente që gjithmonë kanë sponsoruar e favorizimit të etniteteve tjera dhe në dëm të shqiptarëve. Mund të ketë edhe tash, por ne jemi për këtë, për të mbrojtur interesat e shqiptarëve”,  tha Azizi mbrëmë në TV21.

Pos Mickoskit dhe Azizit, edhe kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, po në të njëjtën ditë, dje, dha të njëjtën përgjigje.

Qyra deklaroi se projekti i Korridorit 8 është i pakthyeshëm dhe do të realizohet patjetër në zonën e Strugës, duke hedhur poshtë zërat për ndryshim të traseve.

“Janë dy mundësi që traseja e Korridorit 8 nga Trebenishta të lidhet me Qafë Thanën, duke iu përshtatur kërkesave të UNESCO-s; të dyja kalojnë rreth Strugës. Nuk ka asnjë mundësi që Korridori 8 të mos kalojë rreth Strugës. Në takimin në Paris, ku ishin disa ministra të Qeverisë, pikë e parë e rendit të ditës ishte kjo trase për të cilën flasim. UNESCO-ja kërkon që traseja të përshtatet me kërkesat e saj, por në asnjë mënyrë nuk kërkon që të mos ndërtohet Korridori 8, për të cilin vazhdimisht flitet se nuk do të ndërtohet”, tha Qyra.

Pra, në të njëjtin ditë në mënyrë të sinkronizuar ka tre deklarata nga pushteti që i hedhin poshtë pretendimet e BDI-së dhe Lidhjesë Shqiptare.

Duke pritur qershorin

Këto përplasje të përditshme do të marrin fund atëherë kur vendimet do të merren, për çdo pjesë të akuzave e kundër-përgjegjeve, e atëherë kur çdo detaj do të jetëpara publikut ne të shkruar e vizatuar të projektit për zonën në fjalë dhe Qafë thanë.

Mickoski tha se në qershor do të merren vendimet nëkonsultim me UNESCO e qartësimet do të bëhen para publikut.

“Ka problem që e ka theksuar UNESCO, do ta dimë në qershor përfundimisht çfarë do të ndodhë. Sot dhe dje Ministri Mucunski është në Paris për të diskutuar me udhëheqësit më të lartë të UNESCO-s, ata do të vijnë në Maqedoni dhe deri sa ajo trajektore e parashikuar akoma do të jetë problematike për UNESCO-n do ta gjejmë mënyrë tjetër,” ka deklaruar mes tjerash kryeministri Mickoski.

Qershori do të vjen. Tash jemi në fillim të prillit, dhe atëherë do ta dimë edhe ne përfundimisht se cili do të jetë fati i këtij projekti strategjik për vendin, e kush nuk ishte i sinqertë me publikun e kush jo. /Zhurnal.mk

The post Në pritje të qershorit për (pa) qartësitë e Korridorit VIII, pse Mickoski akuzoi Ramën? appeared first on 5 Pyetjet.

Mickoski për Artan Grubin: I lidhur me krime të rënda gjatë qeverisjes së LSDM-BDI
VMRO në një kumtesë për media thotë se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi është lidhur me krime të rënda dhe korrupsion gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI.

Nga VMRO thonë se Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është përparësi dhe kushdo që ka vepruar në kundërshtim me ligjin do të duhet të përgjigjet sipas rendit ligjor.

“Ai dyshohet për përvetësim në shërbim në rastin e lotarisë shtetërore. Dëmi për shtetin nga veprimet e tij është mbi 8 milionë euro, me indikacione se shuma është dukshëm më e lartë. Në publik u shprehën dyshime se, së bashku me drejtorin e atëhershëm të Lotarisë Shtetërore, Bajrami, u zhvilluan procedura kontroverse tenderimi dhe u paguheshin avanse partnerëve të biznesit”.

“LSDM dinte për krimet e Grubit dhe heshti dhe nuk reagoi. Për të mbijetuar edhe një ditë në pushtet, LSDM toleroi abuzimet që ndodhën në Lotari nën udhëheqjen e Bajramit, dhe nën kujdesin e Grubit, kjo u konfirmua nga raporti i ESHR-së”.

“Publiku pret një zgjidhje institucionale. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është përparësi, dhe kushdo që ka vepruar në kundërshtim me ligjin do të duhet të përgjigjet sipas rendit ligjor”, thonë nga VMRO./ Express

The post Mickoski për Artan Grubin: I lidhur me krime të rënda gjatë qeverisjes së LSDM-BDI appeared first on 5 Pyetjet.

Mickoski reagon për thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nuk i vura re, por do t’i hetojmë
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski tha se dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në Kumanovë. Mickoski gjatë një prononcimi ka thënë se ka qenë i pranishëm në sallë, por nuk i ka vënë re tifozët që brohoritën thirrjet.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë – së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë [së Veriut] dhe Rumanisë, e më pas për të dërguar një mesazh te të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë”, tha Mickoski.

Ai tha se thirrjet kundër shqiptarëve do të jetë objekt hetimi dhe sanksionesh, pa marrë parasysh nga vjen. Mickosi shtoi se Prokuroria maqedonase ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

“Dua të përsëris edhe një herë: e dënoj në mënyrë absolute brohoritjen e pazakontë dhe të papranueshme të disa individëve, të cilët nuk hasën në mbështetje nga asnjë prej të pranishmëve në sallë”, tha ai.

The post Mickoski reagon për thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nuk i vura re, por do t’i hetojmë appeared first on 5 Pyetjet.

Përpjekje për të nxitur lindjet, kryeministri maqedonas propozon taksë për beqarët
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar masa të reja për të përballuar krizën demografike në vend.

Mickoski ka propozuar mundësinë e vendosjes së taksave për personat që janë beqarë si pjesë e përpjekjeve për të nxitur lindjet.

Ai tha se në katër vitet e fundit vendi ka humbur më shumë se 33 mijë banorë. Gjithashtu shtoi se norma e lindjeve ka rënë ndjeshëm nga 12,5% në vitin 2010 në 8,8% në vitin 2024.

Mickoski tha se në vitin 2024, lindjet në vend ishin vetëm 16.061, ndërsa vdekjet arritën në 20.201, duke sjellë një rënie natyrore prej mbi 4 mijë personash.

The post Përpjekje për të nxitur lindjet, kryeministri maqedonas propozon taksë për beqarët appeared first on 5 Pyetjet.

Tragjedia në Koçan/ Mickoski: Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski në konferncë foli rreth tragjedisë që ndodhi në Koçan.

Mickoski u shpreh se “Jam thyer dhe më është thyer shpirti”. Ai tha se do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar.

“Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri. Nuk dua që kjo ngjarje të politizohet, se dikush po përpiqet të bindë një palë tjetër për përgjegjësi. Kjo nuk është një betejë ndërpartiake, kjo është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve. Në ditët në vijim do të marrim një sërë masash që do të thonë shumë, në luftën për këtë vend dhe në emër të të gjithë viktimave të kësaj tragjedie dhe familjeve të tyre”, tha Mickoski.

The post Tragjedia në Koçan/ Mickoski: Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri appeared first on 5 Pyetjet.