itali Archives - 5 Pyetjet

Itali/ Familja nga Bangladeshi sulmohet në banesë, 3 të vrarë dhe 1 i plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë, ku një familje është sulmuar brenda banesës së saj, duke lënë tre të vdekur dhe një të plagosur.

Viktimat janë një çift dhe vajza e tyre e mitur, ndërsa i mbijetuar është djali 20-vjeçar, i cili ndodhet në spital.

Ngjarja ka ndodhur në veri të kryeqytetit italian, ndërsa policia po heton pistën e një personi të njohur të familjes si autor i dyshuar.

The post Itali/ Familja nga Bangladeshi sulmohet në banesë, 3 të vrarë dhe 1 i plagosur appeared first on 5 Pyetjet.

FOTO/ Shqiptari merr përgjegjësinë për vdekjen e policit në Itali
27-vjeçari shqiptar, Genti Berisha, i ndaluar për vdekjen e policit në Milano, Francesco Imprezzabile, ka marrë përgjegjësinë e plotë për ngjarjen tragjike.

27 vjeçari shqiptar akuzohet për shmangie nga pakujdesia dhe shkaktim vdekjeje. Sipas rindërtimit të skenës së ngjarjes, i riu nuk iu bind një sinjali ndalimi, duke çuar në ndjekjen që la të vdekur oficerin.

Ndërkohë avokti i të riut shqiptar, Fabrizio Cardinali, është shprehur se Berisha ka marrë përgjegjësinë e plotë të ngjarjes për gjestin instiktiv të papërgjegjshëm si dhe është bindur për sjelljen e papjekur të tij.

Ndërsa Berisha ka thënë se i kam vënë tashmë në rrezik me këtë veprim dhe nuk dua që të përfshihen më tej, sepse isha unë ai që mora vendimin për t’u larguar.

The post FOTO/ Shqiptari merr përgjegjësinë për vdekjen e policit në Itali appeared first on 5 Pyetjet.

Meloni i përgjigjet ashpër Trumpit: Italia është shtet sovran
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe sulme të panevojshme ndaj saj dhe rolit të Italisë në arenën ndërkombëtare.

“Popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesin kombëtar italian dhe kjo është pikërisht ajo që kam bërë gjithmonë. Italia mbetet një shtet sovran dhe marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen nga të gjitha palët. Popullariteti im nuk është shqetësimi yt. Të sugjeroj të përqendrohesh te i yti”, deklaroi Meloni në reagimin e saj.

The post Meloni i përgjigjet ashpër Trumpit: Italia është shtet sovran appeared first on 5 Pyetjet.

BE paralajmëron lehtësime në kufij për turizmin
Edmir V. nga Beogradi e vizitoi Finlandën në prill. Ai ndërroi fluturim në Stokholm dhe thotë se, për shkak të sistemit të ri evropian të hyrje-daljeve, për pak sa nuk e humbi fluturimin e radhës, edhe pse kishte tri orë kohë ndërmjet dy fluturimeve.

“Qëndron në radhë dhe pret, pret, pret… Oficeri kufitar fillon me pyetje për udhëtimet e mëparshme, përfshirë arsyet pse kam vizituar një apo një shtet tjetër evropian. Pyetjet ishin deri diku edhe të pakëndshme. Megjithatë, kaosi i vërtetë nisi kur ndodhi diçka me pajisjen, e cila papritur pushoi së funksionuari. Pastaj të gjithë udhëtarët u transferuan në të njëjtën radhë pritjeje”, tregon Edmiri në një bisedë për Radion Evropa e Lirë (REL).

Ngjashëm ka kaluar edhe Bojani nga Podgorica. Ai kishte arritur në aeroportin belg Charleroi dhe u përball me një radhë të gjatë njerëzish që prisnin të kalonin përmes sistemit.

Por, atë e shpëtoi fakti që po udhëtonte me një foshnje, ndaj kishte përparësi në kalim. Por, as kjo nuk do të thoshte se kaloi pa pritur, pasi numri i atyre që kishin “përparësi” ishte i madh.

Të tjerët, të cilët nuk udhëtonin me foshnja, thotë ai, u desh që të prisnin me orë të tëra.

Një grup kolegësh nga Kosova udhëtuan me makinë drejt Greqisë në fund të majit. Ata zgjodhën qëllimisht ditët e punës për hyrje dhe dalje nga vendi, me qëllim që të shmangnin pritjet e mundshme gjatë fundjavës. Ata kishin parë deklaratat e zyrtarëve evropianë se procedura zgjat shumë pak.

Megjithatë, thonë ata, procedura zgjati shumë më tepër nga sa kishin pritur.

Sipas personave me të cilët bisedoi REL-i, disa udhëtarë u detyruan t’u përgjigjeshin pyetjeve të policëve kufitarë për arsyet e udhëtimeve të mëparshme ose, për shembull, për mungesën e vulave në pasaportë që do të dëshmonin se kishin dalë nga Zona Shengen.

Të tjerë hasën në probleme teknike me skanimin e gjurmëve të gishtërinjve ose me fotografimin e fytyrës. Ata thonë se për çdo automjet priti të paktën 20 minuta.

Hana nga Beogradi në qershor arriti me aeroplan në Bergamo të Italisë. Pas mbërritjes, ajo u rreshtua në kolonën për udhëtarët që nuk janë shtetas të vendeve të Bashkimit Evropian.

Ajo priti rreth 45 minuta para se të kalonte kontrollin kufitar dhe procedurën e skanimit.

Pas kësaj, ajo udhëtoi me tren nga Italia në Zvicër. Kur ua dorëzoi pasaportën zyrtarëve kufitarë zviceranë, të dhënat e saj tashmë ishin të regjistruara në sistem. Në ekran u shfaq edhe fotografia e bërë gjatë kontrollit kufitar në Itali, duke treguar se informacionet ishin tashmë të qasshme për autoritetet kompetente.

Këta janë vetëm disa shembuj të përvojave të shtetasve të të ashtuquajturave vende të treta (shtete që nuk janë anëtare të BE-së), të cilët kalojnë nëpër procedurat e Sistemit të Hyrje-Daljeve (EES).

Sistemi u fut në përdorim në tetor të vitit të kaluar, teksa u bë plotësisht operacional më 10 prill të këtij viti.

Çfarë përfshijnë rregullat e reja?

Bëhet fjalë për një sistem të automatizuar që zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave të udhëtarëve që hyjnë në zonën Shengen.

Sistemi zbatohet për qytetarët që posedojnë pasaporta biometrike, pavarësisht nëse për hyrje në BE u nevojitet vizë apo jo. Ai regjistron të dhëna biometrike, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografinë e fytyrës, si dhe të dhëna personale dhe datat e udhëtimit, me qëllim përmirësimin e sigurisë së kufijve, zbulimin e personave që tejkalojnë kohën e lejuar të qëndrimit dhe parandalimin e keqpërdorimit të identitetit.

Që nga fillimi i zbatimit të këtij sistemi, është krijuar kaos në aeroportet evropiane. Rrjetet sociale janë mbushur me dëshmi për radhë të gjata pritjeje që ndonjëherë kanë rezultuar edhe me humbjen e fluturimeve.

Nga shërbimet kompetente evropiane thonë se EES tashmë po tregon rezultate pozitive. Nga ana tjetër, udhëtarët do të duhet të përshtaten, pasi kjo do të jetë tani pjesë përbërëse e udhëtimit.

Ndërtimi dhe modernizimi i infrastrukturës pritet që në vitet e ardhshme ta lehtësojnë procesin. Megjithatë, viti i parë ka shumë gjasa të jetë i vështirë, ndërsa sezoni i verës do të përbëjë një sfidë të veçantë.

Në prill, 600 fluturime të humbura në Bruksel

Vetëm gjatë festave për Pashkë, rreth 600 persona humbën fluturimin në aeroportin e Brukselit. Për këtë arsye, ky aeroport tani këshillon udhëtarëve të mos e respektojnë rregullin e shkuarjes në aeroporte dy orë më herët.

“Vërejtëm se vendosja e EES-it ka çuar në zgjatjen e kohës së pritjes në dy deri në tre orë. Po bashkëpunojmë me Policinë Federale, e cila është përgjegjëse për kontrollet dhe procesin, dhe po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të menaxhuar sa më mirë radhët”, thuhet në përgjigjen për REL-in nga aeroporti Zaventem, që është aeroporti kryesor në Belgjikë.

Situata është edhe më e vështirë në pikat kufitare tokësore. Nga policia greke për REL deklarojnë se komplikimet janë normale gjatë futjes së një sistemi të ri.

“Si në çdo kalim të madh drejt procedurave të reja të kontrollit kufitar, zbatimi i sistemit mund të ketë fillimisht ndikim në kohën e përpunimit në disa pika kufitare, veçanërisht gjatë periudhave me trafik të shtuar udhëtarësh. Kjo lidhet kryesisht me kërkesat shtesë për verifikim dhe regjistrim biometrik që duhet të kryhen për shtetasit e vendeve të treta gjatë hyrjeve dhe daljeve. Këto procedura janë pjesë përbërëse e sistemit dhe nuk mund të shmangen”, thanë nga Policia greke në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë.

A do të jetë më e lehtë gjatë sezonit veror?

Me afrimin e sezonit veror, disa shtete evropiane po shqyrtojnë mundësinë e një qasjeje më fleksibile sa i përket përpunimit të të dhënave.

Kroacia dhe Greqia, për shkak të afërsisë gjeografike, mbeten destinacionet më tërheqëse për pushimet verore të qytetarëve të rajonit.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kroacisë konfirmojnë se gjatë kulmit të sezonit lejohet një shkallë e caktuar fleksibiliteti. Kjo mund të përfshijë përjashtime të përkohshme nga marrja e të dhënave biometrike, me skanimin e detyrueshëm të dokumentit të udhëtimit dhe regjistrimin e kohës së hyrjes në një shtet anëtar të BE-së.

“Ky model mund të zbatohet në një periudhë të kufizuar kohore, maksimumi deri në gjashtë orë në rrethana të jashtëzakonshme që sjellin një trafik aq të dendur sa që koha e pritjes në pikën kufitare bëhet tepër e gjatë. Kjo konkretisht nënkupton krijimin e një dosjeje EES pa marrjen e të dhënave biometrike”, thanë për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Brendshme e Kroacisë.

Pala kroate pret se do të ketë radhë gjatë sezonit veror, por thekson se ato kanë ekzistuar edhe para futjes në përdorim të këtij sistemi.

“Përdorimi i sistemit EES mund të shkaktojë ngadalësim të përkohshëm të trafikut gjatë ngarkesave të pikut në pikat kufitare rrugore, duke qenë se personi duhet të dalë nga automjeti për t’u regjistruar në aspektin biometrik në sistem. Kjo lehtësohet përmes përdorimit të lexuesve manualë të EES-it, ku biometria merret në korsitë e hyrje-daljes para se personi të arrijë në kabinën e kontrollit”, thanë nga Ministria e Brendshme e Kroacisë.

Ata shtojnë se në aeroporte, përveç sistemeve statike, përdoren edhe lexues mobilë EES, kioska dhe e-porta (e-gates) kur është e mundur.

Ndërkaq, nga Policia greke konfirmojnë se gjatë kulmit të sezonit të verës do të përpiqen të jenë më fleksibil për të lehtësuar kalimin e kufijve.

“Greqia e përdor në mënyrë të përgjegjshme mundësinë e pezullimit të pjesshëm të parashikuar nga korniza përkatëse të BE-së, me qëllim përputhshmërinë e plotë me rregullat, por edhe ofrimin e shërbimit sa më të mirë të mundshëm për udhëtarët”, thanë për REL-in nga Policia e Greqisë.

Një mundësi të tillë e parashikon edhe Komisioni Evropian, institucioni që e ka vendosur sistemin EES.

“Pezullimi i mbledhjes së të dhënave biometrike është i mundur në disa pika kufitare dhe për një periudhë të kufizuar kohore në raste rrethanash të jashtëzakonshme që çojnë në kohë tepër të gjata pritjeje. Kjo mundësi ekziston deri në shtator, duke mbuluar kulmin e sezonit turistik veror”, thanë nga Komisioni Evropian në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë.

A janë zgjidhje e-kioskat?

Në aeroportin e Brukselit mendojnë se përdorimi i kioskave të regjistrimit dhe portave elektronike për disa shtetas të vendeve të treta është pjesë kyç e zgjidhjes për uljen e kohës së pritjes, por theksojnë se zbatimi i tyre ende nuk ka filluar.

“Kjo tashmë është miratuar nga ministrat kompetentë belgë dhe zbatimi i shpejtë është thelbësor për uljen efikase të kohës së pritjes për qytetarët jashtë BE-së”, thuhet në përgjigjen nga aeroporti i Brukselit.

Kufijtë e brendshëm të Zonës Shengen janë në kompetencë të shteteve anëtare. Prandaj, çdo shtet i rregullon individualisht mënyrën se si qytetarët kalojnë kufijtë.

Nga KE-ja konfirmojnë se zbatimi digjital i sistemit EES duhet ta lehtësojë procesin.

“Rrjedhshmëria e kufijve duhet të sigurohet nga shtetet anëtare përmes sigurimit të numrit të duhur të policëve kufitarë dhe zgjidhjeve të automatizuara, siç janë kioskat vetëshërbyese dhe e-portat [e-gates]”, thonë nga KE-ja, duke shtuar se kjo është veçanërisht e rëndësishme në pikat kufitare me qarkullim të madh.

Nga Policia greke konfirmojnë se po punojnë në mënyrë intensive dhe po investojnë në përmirësimin e infrastrukturës që duhet të lehtësojë procesin e hyrjes dhe daljes nga Zona Shengen.

“Autoritetet kompetente ndjekin vazhdimisht zhvillimet operative dhe, kur është e nevojshme, përshtatin planifikimin dhe shpërndarjen e burimeve për t’iu përgjigjur rritjes sezonale të trafikut dhe për t’i minimizuar sa më shumë shqetësimet për udhëtarët”, thuhet në përgjigjen e Policisë greke.

Sukses apo dështim? KE-ja mburret me rezultatet e sistemit EES

Komisioni Evropian këmbëngul se bëhet fjalë për një sistem shumë të suksesshëm, qëllimi kryesor i të cilit është mbrojtja e kufijve evropianë.

“Zona Shengen është destinacioni më i vizituar në botë, me 40 për qind të të gjitha udhëtimeve ndërkombëtare që kalojnë kufijtë e saj të jashtëm. Në shumicën e shteteve anëtare, përpunimi i regjistrimeve të para zgjat mesatarisht pak më shumë se një minutë”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.

Megjithatë, në bisedat me më shumë se dhjetë qytetarë nga Ballkani Perëndimor që gjatë periudhës së fundit kanë kaluar përmes sistemit EES, REL nuk gjeti asnjë bashkëbisedues që konfirmoi se e ka përfunduar të gjithë procedurën brenda një minute.

Zyrtarët e Komisionit Evropian theksojnë se, kur të dhënat e udhëtarëve janë tashmë të regjistruara në sistem, hyrjet dhe daljet e radhës duhet të jenë më të shkurtra dhe më efikase.

Megjithatë, edhe pse sistemi EES po paraqet vështirësi për udhëtarët, në muajt e parë ai tashmë ka treguar rezultate për të cilat është vendosur në funksion.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Evropian, që nga tetori 2025 janë regjistruar gati 80 milionë hyrje dhe dalje, 35.000 refuzime hyrjeje, ndërsa rreth 900 persona janë identifikuar si kërcënim për sigurinë e Bashkimit Evropian./ REL

The post BE paralajmëron lehtësime në kufij për turizmin appeared first on 5 Pyetjet.

Meloni: Jo ndalim të rrjeteve sociale për adoleshentët në Itali
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se qeveria e saj nuk do të ndërmarrë hapa për të futur një ndalim të mediave sociale për adoleshentët, duke u distancuar nga nismat e disa vendeve europiane si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Nuk jam kundër ndalimit të mediave sociale për personat nën 16 vjeç, por nuk jam e bindur se ky propozim i vetëm mund ta zgjidhë problemin, sepse ky lloj ndalimi mund të anashkalohet lehtësisht,” u shpreh Meloni gjatë një deklarate për mediat në përfundim të samitit të G7.

The post Meloni: Jo ndalim të rrjeteve sociale për adoleshentët në Itali appeared first on 5 Pyetjet.