Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se qeveria e saj nuk do të ndërmarrë hapa për të futur një ndalim të mediave sociale për adoleshentët, duke u distancuar nga nismat e disa vendeve europiane si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.
“Nuk jam kundër ndalimit të mediave sociale për personat nën 16 vjeç, por nuk jam e bindur se ky propozim i vetëm mund ta zgjidhë problemin, sepse ky lloj ndalimi mund të anashkalohet lehtësisht,” u shpreh Meloni gjatë një deklarate për mediat në përfundim të samitit të G7.









