Martin Cani Archives - 5 Pyetjet

Apeli shtyn vendimin për Mario Përlleshajn, autorin e vrasjes së Martin Canit
Gjykata e Apelit ka shtyrë shpalljen e vendimit për Mario Përlleshajn, i dënuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe tentativën e vrasjes së shokut të tij.

Sipas raportimeve, shkak për shtyrjen u bë mungesa e një prej anëtarëve të trupës gjyqësore.

Për ngjarjen e ndodhur pranë Shkolla Fan S. Noli në Tiranë më 18 nëntor 2024, Përlleshaj u dënua më 9 dhjetor 2025 me 16 vite burg.

The post Apeli shtyn vendimin për Mario Përlleshajn, autorin e vrasjes së Martin Canit appeared first on 5 Pyetjet.

Kushtetuesja rrëzoi Ramën, familja e Martin Canit: Djali s’u vra nga Tik Toku
Familja e Martin Canit ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e ka cilësuar antikushtetues vendimin për bllokimin e rrjetit social “TikTok” nga qeveria, si masë që vinte si rezultat i ngjarjes së rëndë, ku i djali i tyre u vra si shkak i dhunës së nxitur sipas qeverisë në rrjetet sociale.

Deklarate per shtyp – Tirane 11.03.2026

Familja e Martin Canit mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shpalli sot antikushtetues mbylljen e rrjetit social TikTok, duke konfirmuar zyrtarisht atë që ne kemi bërtitur me dhimbje që nga dita e parë: Martini nuk u vra nga TikTok!

Ky vendim demaskon hipokrizinë e një qeverie që, në vend që të mbante përgjegjësi për dështimet e saj, zgjodhi të përdorte gjakun e djalit tonë si pretekst për censurë dhe manovra politike. Ndërsa shteti merrej me mbylljen e aplikacioneve, dështimi i tij sistematik vazhdoi të prodhonte viktima: fillimisht një i mitur në Maliq  dhe së fundmi një tjetër jetë e këputur në Durrës.

Të vërtetat ulëritëse që po vrasin fëmijët tanë janë:

Sistemi Arsimor i Falimentuar: Martini u vra nga një thikë e një bashkëmoshatari në një mjedis ku siguria në shkolla nuk ekziston dhe institucionet nuk marrin asnjë masë parandaluese.

Papërgjegjshmëria e Shkollës: Djali ynë u vra sepse shkolla nuk njoftoi prindërit për incidentet e mëparshme, duke na hequr mundësinë për të parandaluar tragjedinë.

Krimet e Sistemit Shëndetësor: Martini u vra nga protokolle absurde që e dërguan në spitalin më të largët kur QSUT ishte vetëm 3 minuta larg. Ai u vra sepse në Spitalin e Traumës mungonin kardiokirurgët dhe pajisjet bazë si zemër-mushkëri për të riparuar zemrën e tij.

Propaganda në vend të Sigurisë: Qeveria u mjaftua me “reforma kozmetike” për opinionin publik, ndërkohë që siguria në shkolla mbetet në zero dhe bashkëpunimi me familjet është inekzistent.

Mjaft me manipulime! Mbyllja e një aplikacioni nuk e kthen mbrapsht realitetin dhe as nuk shpëton jetë. Martini, Eraldi ne Maliq dhe Erjoni në Durrës nuk u vranë nga rrjetet sociale; ata u vranë nga mungesa e sigurisë, nga papërgjegjshmëria institucionale dhe nga dështimi total i shtetit që duhet t’i mbronte.

Ne nuk do të heshtim!

Kërkojmë DREJTËSI PËR MARTININ dhe për çdo fëmijë tjetër që ra viktimë e këtij sistemi të kalbur. Nuk do të lejojmë që emri i djalit tonë, një futbollist me ëndrra dhe një shpirt i pastër, të përdoret më si mburojë për dështimet tuaja.

Zëri ynë bashkohet me çdo familje që sot derdh lot. Kërkojmë veprime, jo fjalë! Kërkojmë siguri, jo censurë!

Familja Cani

‘Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes’- Rama i përgjigjet Gjykatës Kushtetuese

The post Kushtetuesja rrëzoi Ramën, familja e Martin Canit: Djali s’u vra nga Tik Toku appeared first on 5 Pyetjet.

I bllokuar prej një viti, qeveria miraton vendimin për rikthimin e rrjetit “Tik Tok”
Rrjeti social “TikTok” do të jetë i aksesueshëm sërish në të gjithë territorin e Shqipërisë, pas rreth një viti bllokimi. Masë kjo e vendosur nga qeveria pak muaj pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatar i tij, pas një sherri që nisi në këtë platformë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për rikthimin e aplikacionit, i cili ishte i bllokuar që më 13 mars 2025.

Në vendim theksohet se “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore përkatëse, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për heqjen e masave të ndërprerjes së aksesit ndaj platformës”.

Kryeministri Edi Rama kishte deklaruar se mbyllja e TikTok ishte masë e përkohshme dhe se aplikacioni do të rihapej sapo të arrihej dakordësia me kompaninë kineze për vendosjen e filtrave, për të minimizuar ndikimin e mundshëm negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10, pika 1, 26, pika 212 pika, 2, 174, 177, pika 5, të ligjit nr.54/2024, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 32, pika 4, 32/1, 42 e 46, të ligjit nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 4, të nenit 27, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, të ministrit të Arsimit, të ministrit të Drejtësisë, të ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave

Heqjen e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën on-line “Tik Tok” në territorin e Republikës së Shqipërisë, pas adresimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme, duke respektuar edhe dispozitat ligjore për mbrojtjen të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Vendimi nr.151, datë 6.3.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “Tik Tok”, shfuqizohet.

Ngarkohen Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, Ministri lafrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Punëve të Brendshme. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe autoritetet rregullatore sektoriale për zbatimin e këtij vendimi.

The post I bllokuar prej një viti, qeveria miraton vendimin për rikthimin e rrjetit “Tik Tok” appeared first on 5 Pyetjet.

Dënohet vrasësi i Martin Canit, reagon familja: Drejtësia foli me zë të qartë për djalin tonë
Pas vendimit të marrë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshaj vrasësin e të miturit Martin Cani, kanë reaguar familjarët e viktimës.

Deklarata e familjes:

Sot, pas një viti dhimbjeje që nuk përshkruhet me fjalë, ne — familja e Martin Canit — kemi parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie.

Gjykata vendosi të mos ndjekë rekomandimin e Prokurorisë, e cila e trajtoi ngjarjen si një vepër të vetme penale por e njohu qartë atë që ne e kemi thënë që në ditën e parë: janë DY vepra penale — vrasja e Martinit dhe tentativë vrasje ndaj Luisit.

Ky vendim është një akt kurajoz, profesional dhe i drejtë.

Është një vlerësim real i asaj që ndodhi: dy fëmijë të goditur me thikë, dy akte të veçanta dhune, dy qëllime kriminale të ndara.

I falenderojmë gjyqtarët për integritetin dhe ndershmërinë e tyre, që zgjodhën të shohin të vërtetën dhe jo rrugën më të lehtë procedurale.

Ky vendim nuk na e kthen dot Martinin, por na jep një ndjenjë të thellë se dhimbja jonë nuk u shpërfill dhe se jeta e tij u trajtua me peshën dhe dinjitetin që meriton.

Sot, Martini është më i gjallë se kurrë në ndërgjegjen e shoqërisë.

Ne do të vazhdojmë misionin tone me:

Muzeun “Martin Cani”, një vend i kujtesës dhe edukimit.

Filmin mbi jetën e tij, që do të mbajë gjallë ëndrrën e tij të futbollit dhe të ardhmes që nuk arriti ta jetojë.

Fondacionin Martin Cani, që do të luftojë për sigurinë e fëmijëve në shkolla, që askush të mos përjetojë atë që kaluam ne.

Falënderojmë të gjithë qytetarët që kanë qëndruar pranë nesh.

Sot, drejtësia foli me zë të qartë për Martin Canin.

The post Dënohet vrasësi i Martin Canit, reagon familja: Drejtësia foli me zë të qartë për djalin tonë appeared first on 5 Pyetjet.

Dënohet me 16 vite burg 15-vjeçari që vrau Martin Canin
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn, autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani vitin e kaluar.

Prokuroria kërkoi 25 vite burg, por për shkak se është i mitur gjykata uli dënimin për dy veprat penale.

“Drejtësia bëri drejtësi”- tha avokati i familjes Redi Ramaj duke mos thënë se nuk do ta ankimojë. “Dhimbja jonë është e pakrahasueshme edhe sikur të ishte dënim përjetë.

Autori nuk ka pasur asnjë pendesë” -tha babai i Martinit. Më tej babai akuzoi drejtuesit e shkollës.

The post Dënohet me 16 vite burg 15-vjeçari që vrau Martin Canin appeared first on 5 Pyetjet.