Gjykata e Apelit ka shtyrë shpalljen e vendimit për Mario Përlleshajn, i dënuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe tentativën e vrasjes së shokut të tij.
Sipas raportimeve, shkak për shtyrjen u bë mungesa e një prej anëtarëve të trupës gjyqësore.
Për ngjarjen e ndodhur pranë Shkolla Fan S. Noli në Tiranë më 18 nëntor 2024, Përlleshaj u dënua më 9 dhjetor 2025 me 16 vite burg.
/5pyetjet.al









