muze Archives - 5 Pyetjet

Parkim dhe muze arkeologjik, si do të transformohet sheshi ‘Nënë Tereza’?
Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim. Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të rëndësishëm për transformimin e Sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë. Projekti parashikon ndërtimin e një muzeu arkeologjik nëntokësor, krijimin e një parkimi nëntokësor dhe rehabilitimin e plotë të sheshit.

Autoriteti kontraktor i ngarkuar për zbatimin e projektit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të kryejë procedurat e prokurimit publik, projektimin, mbikëqyrjen dhe ndërtimin. Në këtë proces mund të përfshihen edhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit si dhe Bashkia e Tiranës, përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit. Financimi i projektit do të mbulohet nga buxheti i miratuar për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ndërsa vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Vendimi i plotë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 53, të  ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si autoritet kontraktor dhe njësi zbatuese, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, për realizimin e projektit “Ndërtimi i muzeut arkeologjik nëntokësor, parkimi nëntokësor dhe rehabilitimi i sheshit “Nënë Tereza””.

Në funksion të zbatimit të projektit, të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngarkohet të kryejë:

a) të gjitha procedurat, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, duke lidhur edhe kontratat përkatëse për projektimin, zbatimin e mbikëqyrjen e projektit, si dhe të ndjekë zbatimin e tyre e të projektit përkatës;

b) paraqitjen e kërkesave për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe të ndërtimit në emër të institucioneve publike përfituese pranë autoritetit kompetent të zhvillimit të territorit, si dhe ndjekjen e të gjitha veprimeve e të procedurave të nevojshme për këtë qëllim, sipas legjislacionit në fuqi për zhvillimin e territorit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkia Tiranë mund të lidhin marrëveshje bashkëpunimi, në funksion të zhvillimit të projektit të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi.

Efektet financiare përballohen nga buxheti i miratuar për Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkia Tiranë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”

The post Parkim dhe muze arkeologjik, si do të transformohet sheshi ‘Nënë Tereza’? appeared first on 5 Pyetjet.

Rama: Parku i Besimit nuk është muze, por një hapësirë e gjallë adhurimi dhe respekti
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në finalen e garës ndërkombëtare për “Parkun e Besimit”, një projekt i ri që synon të krijojë në Tiranë një hapësirë të veçantë për bashkëjetesën dhe respektin mes besimeve të ndryshme.

Në këtë fazë finale janë përzgjedhur 12 ekipe nga vende të ndryshme të botës, që kanë paraqitur idetë e tyre për këtë park simbolik.

“Me shpresë së shpejti do të kemi mundësi të çelim këtë hapësirë për aktivitete të ndryshme dhe njerëz krijues. Po nisim të mendojmë në formë konkrete për dhjetëra projekte në zonën përreth. Ky është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësire, është një transformim dhe nuk ka të bëj me fshirjen e së shkuarës. Parku i Besimit nuk është simbol i fesë, është një faltore adhurimi që nuk bën pyetje në çfarë besoni, por ju fton të vini dhe të mrekulloheni.

Këto pemë nuk u zgjodhën për bukuri, por qëndruan në hije të besimit dhe u kthyen në strehë për mëshirë etj. Kurani thotë se ai rrit bimësinë për kafshët, si dhe pemët dhe bimët për tu kujdesur për njerëzit. Ky park nuk është aspak një muze besimi, është një skrupturë e gjallë. Është një park që mbërthen besime e përkatësi, dhe në përmasat e vete modeste, ofron një vend ku askush nuk pyetet në çfarë ane qëndron.”

The post Rama: Parku i Besimit nuk është muze, por një hapësirë e gjallë adhurimi dhe respekti appeared first on 5 Pyetjet.

Trump synon hetim ndaj muzeve në Uashington: Smithsonian ka dalë jashtë kontrollit
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se i ka kërkuar këshilltarëve të tij ligjorë të nisin hetime ndaj muzeve në Uashington, veçanërisht ndaj Institutit Smithsonian, duke akuzuar këto institucione se paraqesin vetëm një anë negative të historisë amerikane.

Në një postim, Trump u shpreh se Smithsonian “flasin vetëm për sa e tmerrshme ka qenë Amerika, për skllavërinë dhe për paaftësinë e të shtypurve,” duke kritikuar mungesën e theksit te “suksesi, inteligjenca dhe e ardhmja”.

Ai shtoi se do të aplikojë të njëjtin model presioni si ndaj universiteteve, ku, sipas tij, është arritur “përparim i jashtëzakonshëm”.

Kjo lëvizje e re e Trump pritet të shkaktojë debat të gjerë mbi ndërhyrjen politike në institucionet kulturore dhe rolin e tyre në paraqitjen e historisë amerikane.

The post Trump synon hetim ndaj muzeve në Uashington: Smithsonian ka dalë jashtë kontrollit appeared first on 5 Pyetjet.

Besi Brahimi: Pse duhet një Muze për Çamërinë?
Si anëtar i këshillit bashkiak të Vlorës e votova  pa hezitim projektvendimin me nr. Prot 2930, datë 23.02.2024 për “Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Albania-American Development Foundation dhe Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Vlorë “Për ngritjen e Muzeut Hebraik të Shqiptarëve në Vlorë”. Ne relacionin e Projektvendimit thuhej se : “Me anë të këtij projekti palët synojnë të mbështesin një histori unike, dedikuar bashkëjetesës së hebrenjve dhe shqiptarëve në kohë, i cili synohet të kthehet në një magnet kulturor për zonën historike të Vlorës”.

Përgëzoj ideatorët dhe Bashkinë Vlorë që e mbështeti idenë e këtij projekti. Muzetë , nga vetë natyra e tyre, kanë luajtur gjithmonë një rol të madh në ruajtjen dhe në vlerësimin e trashëgimisë kulturore. Trashëgimia, në plot kuptimin e fjalës, duhet parë si trashëgimi e të gjithëve. Uroj që ky muze të shfrytëzojë mundësitë e mëdha të ofruara nga mjetet moderne të komunikimit dhe të shndërrohet në një mjedis ndërveprues të kulturës dhe dialogut, jo thjesht dhe vetëm për hir të humanizmit, duke tërhequr sa më shumë vizitorë.

Sot më tepër se kurrë ne kemi për detyrë të lehtësojmë dialogun mes kulturave të ndryshme të botës, të luftojmë kundër paragjykimeve dhe gjithë ekstremiteteve. Sa dritë do të kishte bota jonë, nëse secili prej nesh do të ndizte vetëm një qiri shumë të vogël në përpjekjen për të drejtat e njeriut, në ngulitjen e ndjenjës së solidaritetit aktiv, njohjen dhe vlerësimin e kulturave të tjera, si dhe lehtësimin e mësimit të pluralizmit kulturor!

Ngritja e një muzeu kulturor hebraik është njerëzore, është shenjë e përparimit të arsyes dhe qytetërimit. Kombet, në pamundësi për t’u mjaftuar me vetveten, bëhen solidarë me njëri – tjetrin dhe me kulturat e njëri- tjetrit. Kush më shumë se shqiptarët të cilët provuan shekullin e kaluar dy prej genocideve më të tmerrshme në historinë e krimeve në botë, kupton krimet dhe persekutimin ndaj hebrejëve! Kush më shumë se ne shqiptarët e Çamërisë që po provojmë në kurrizin tonë presionin për të na çuar drejt harresës do të  mirëprisnin dhe inkurajonin ngritjen e muzeumeve të kujtesës!

Çdo kulturë ka vlerat e  saj morale, pavarësisht nga përkatësia, por para së gjithash ne duhet të konsolidojmë personalitetin tonë kulturor si popull, si komb, dhe ta mbrojmë atë si një gjë të shenjtë. Genocidi dhe krimet nuk kanë etni, ne duhet të kujtojmë krimet e nazistëve njësoj si krimet e Zervistëve ndaj Shqiptarëve në Çamëri, ne duhet të kujtojmë krimet e Putinin në Ukrainë njësoj si krimet e Serbëve në Kosovë. Asgjë nuk është e sinqertë nëse nuk e fillojmë nga vetja. Mbikombëtarja duhet të mbështetet në themele kombëtare. Duhet të përsosim rregullat se si duhet të sillemi ndaj traditës sonë historike e kulturore, që të bëhemi të besueshëm edhe për të tjerët.

Ne çamët, shpërngulur me dhunë e genocid nga trojet dhe shtëpitë tona 80 vjet më parë, bartës të një trashëgimie  shqiptare, me një kulturë e trashëgimi të lashtë historike, jemi për respektimin e historisë dhe kulturave të popujve të tjerë, që meritojnë të ruhen dhe të evokohon. Nuk kemi asnjë paragjykim për këtë. Nuk jemi as ksenofobë as ksenofilë.

Çamëria, trashëgimia jonë e përbashkët, po kërcënohet sa vjen e më shumë. Pasuritë e saj, vlerat materiale dhe kulturore po degradohen. Për këtë arsye nevojitet urgjent ruajtja e kësaj trashëgimie kombëtare, por edhe botërore, jo vetëm për veten tonë, por edhe për breznitë e ardhshme.

Një muze i gjallë për Çamërinë do të siguronte vijueshmërinë mes të kaluarës dhe të tashmes dhe do krijonte mundësi të mira për të vazhduar kërkimin e saj edhe në të ardhmen, përmes sensibilizimit dhe thirrjes së kujtesës.

Ky nuk është thjesht një mendim i imi, që më lindi spontanisht. Shpesh herë në Vlorë, gjatë takimeve të mia me qytetarët, me origjinë came por edhe vlonjatë, më kanë pyetur përse nuk ngrihet një muze për genocidin ndaj Çamërisë, për historinë dhe kulturën çame. A nuk është Çamëria pjesë e identitetit kulturor kombëtar dhe e historisë sonë kombëtare? A nuk ishte genocidi i ushtruar ndaj popullsisë çame një reagim i dhunshëm dhe mizor ndaj përpjekjeve të saj në mbrojte të integritetit etnik kulturor shqiptar dhe të qenësisë shqiptare, për të mos lejuar greqizimin e Çamërisë?

Tragjedia çame është tragjedi e gjithë shqiptarëve. Ndaj ngritja e një muzeu të tillë, transmetimi në breza i vlerave çame mendoj se do të kontribuonte në ngritjen e vetëdijes kolektive, për të mos e lënë çështjen çame në harresë dhe për ta trajtuar atë si një çështje të të gjithë shqiptarëve.

The post Besi Brahimi: Pse duhet një Muze për Çamërinë? appeared first on 5 Pyetjet.

Ishulli Ellis, porta e hershme e emigrantëve drejt SHBA-ve
Emigrimi drejt Amerikës nuk ishte gjithmonë i vështirë apo në krizë. 100 vjet më parë, emigrantët që mbërrinin në Shtetet e Bashkuara thjesht duhet të regjistronin emrin, të tregonin profesionin dhe të njoftonin portin hyrës.

Miliona njerëz u futën në Shtetet e Bashkuara përmes ishullit Ellis, një qendër emigracioni dhe përpunimi që funksionoi për më shumë se 62 vjet. Qendra ndaloi përpunimin e emigrantëve 70 vjet më parë në muajin nëntor.

Në vitin 2020, Shtetet e Bashkuara kishin më shumë se 50 milionë emigrantë nga e gjithë bota, më shumë se çdo vend tjetër, sipas një raporti nga organizata “Pew Research”.

Migrimi është pjesë e eksperiencës amerikane ndërsa për dekada me radhë ishulli Ellis shërbeu si porta e mirëseardhjes.

“Kontrollohej shëndeti i emigrantëve dhe u bëheshin një seri pyetjesh, rregulla që kanë ndryshuar gjatë viteve”, thotë për Zërin e Amerikës Jerry Willis, zëdhënës i Muzeut Kombëtar të Imigracionit në ishullin Ellis.

Në fillim të shekullit të 20-të, ishulli Ellis ishte qendra më e ngarkuar e inspektimit dhe përpunimit të emigrantëve në Amerikë. Gjatë funksionimit të kësaj qendre nga viti 1892 deri në vitin 1954, më shumë se 12 milionë emigrantë u futën në Shtetet e Bashkuara përmes ishullit Ellis.

Vetëm gjatë vitit 1907 në këtë qendër u përpunuan një milion emigrantë.

Në atë kohë, procesi i pranimit të emigrantëve mund të zgjaste vetëm pak orë. Por rregullat kanë ndryshuar me kalimin e kohës, po ashtu edhe pyetësori, thotë zëdhënësi Willis.

“Gjatë viteve të prurjeve të mëdha, anarkistët që vinin nga Evropa përbënin shqetësim të madh. Një nga pyetjet ishte nëse ishin anarkistë”.

Këto ishin rregullat e saj kohe, thotë Sarah Seidman me Muzeun e Qytetit të Nju Jorkut./ VOA

Artikulli i plotë këtu.

The post Ishulli Ellis, porta e hershme e emigrantëve drejt SHBA-ve appeared first on 5 Pyetjet.