-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishulli Ellis, porta e hershme e emigrantëve drejt SHBA-ve

Kryesoret

Emigrimi drejt Amerikës nuk ishte gjithmonë i vështirë apo në krizë. 100 vjet më parë, emigrantët që mbërrinin në Shtetet e Bashkuara thjesht duhet të regjistronin emrin, të tregonin profesionin dhe të njoftonin portin hyrës.

Miliona njerëz u futën në Shtetet e Bashkuara përmes ishullit Ellis, një qendër emigracioni dhe përpunimi që funksionoi për më shumë se 62 vjet. Qendra ndaloi përpunimin e emigrantëve 70 vjet më parë në muajin nëntor.

Në vitin 2020, Shtetet e Bashkuara kishin më shumë se 50 milionë emigrantë nga e gjithë bota, më shumë se çdo vend tjetër, sipas një raporti nga organizata “Pew Research”.

Migrimi është pjesë e eksperiencës amerikane ndërsa për dekada me radhë ishulli Ellis shërbeu si porta e mirëseardhjes.

“Kontrollohej shëndeti i emigrantëve dhe u bëheshin një seri pyetjesh, rregulla që kanë ndryshuar gjatë viteve”, thotë për Zërin e Amerikës Jerry Willis, zëdhënës i Muzeut Kombëtar të Imigracionit në ishullin Ellis.

Në fillim të shekullit të 20-të, ishulli Ellis ishte qendra më e ngarkuar e inspektimit dhe përpunimit të emigrantëve në Amerikë. Gjatë funksionimit të kësaj qendre nga viti 1892 deri në vitin 1954, më shumë se 12 milionë emigrantë u futën në Shtetet e Bashkuara përmes ishullit Ellis.

Vetëm gjatë vitit 1907 në këtë qendër u përpunuan një milion emigrantë.

Në atë kohë, procesi i pranimit të emigrantëve mund të zgjaste vetëm pak orë. Por rregullat kanë ndryshuar me kalimin e kohës, po ashtu edhe pyetësori, thotë zëdhënësi Willis.

“Gjatë viteve të prurjeve të mëdha, anarkistët që vinin nga Evropa përbënin shqetësim të madh. Një nga pyetjet ishte nëse ishin anarkistë”.

Këto ishin rregullat e saj kohe, thotë Sarah Seidman me Muzeun e Qytetit të Nju Jorkut./ VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit