Prokuroria e Tiranes Archives - 5 Pyetjet

Vrau te bijën, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin Fadi Alwan
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwai, 22 vjeç, e cila humbi jetën në Tiranë në shkurt 2025.

Alwan do të akuzohet në mungesë për vrasje në rrethana cilësuese, për shkak të marrëdhënieve familjare, duke theksuar se ngjarja kishte një karakter të theksuar të brendshëm familjar.

Prokuroria ka pritur një letërporosi nga autoritetet gjermane, ku kërkohej dëshmia e nënës së viktimës dhe të afërmve të saj. M

egjithatë, dëshmitë e tyre nuk kanë sjellë asnjë informacion të ri që mund të ndihmonte në hetimin e mëtejshëm.

Ndërkohë, Libani ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e Fadi Alwan, i cili vazhdon të qëndrojë atje.

The post Vrau te bijën, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin Fadi Alwan appeared first on 5 Pyetjet.

Dërgonin pacientët e onkologjikut në spitale private, Prokuroria çon në gjyq zv/drejtoreshën
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq gjashtë persona, përfshirë zv/drejtoreshën, koordinatorin dhe disa mjekë të Spitalit Onkologjik në QSUT, si dhe administratorin e një kompanie farmaceutike.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, fshehje të të ardhurave dhe kontrabandë mallrash. Hetimet zbuluan keqadministrim të pajisjeve mjekësore, si dhe përfshirje të mjekëve dhe administratorëve në orientimin e pacientëve drejt klinikave private, përveç shkeljeve të tjera që kanë sjellë rrezik për pacientët dhe personelin.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq gjashtë persona, mes të cilëve zv.Drejtoreshën, koordinatorin, mjekë e specialistë të Spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT) si dhe administratorin e një kompanie farmaceutike për veprat penale ‘Shpërdorim të detyrës’, ‘Fshehja e të ardhurave’ si dhe ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’ parashikuar nga nenet 248, 180/1 dhe 178/1 të Kodit Penal.

Fillimisht çështja u dërgua në Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vlerësim nëse kishte të bënte me ndonjë bashkëpunim që ishte kompetencë lëndore e kësaj prokurorie. Por u risoll në Prokurorinë Tiranë duke veçuar materialet në ngarkim të mjekut onklog E.G, për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funskione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Si rrjedhojë, në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.5071 të vitit 2023 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Luftës Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, arritën të dokumentojnë raste ku pacientëve të ndryshëm, pasi nuk i jepej trajtimi i duhur mjekësor orientoheshin në klinikat private ku kundrejt tarifave të fryra kryheshin shërbime dhe ndërhyrje kirurgjikale të cilat duhet t’i jepeshin falas nga mjekët e spitalit onkologjik pranë QSUNT.

Gjithashtu rezultoi se pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT ishte instaluar një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale. Që të përdorej kjo aparaturë duhet të krijohej më parë një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose agjencia ndërkombëtare IEAHEA. Ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike e në dhomën ngjitur kabinetit të radiologjisë me një lloj radioaktiviteti që nuk mund të lejohet të vendoset në ambiente jo specifikë. Nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri nuk është në shfrytëzim por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vetë personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë provoi se shtetasi E.L., në cilësinë e koordinatorit pranë Spitalit Onkologjik të QSUNT, ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në procesin e administrimit dhe orientimit të pacientëve tek klinikat private për të marë kurën e trajtimit në luftën kundër sëmundjeve tumorale, në një kohë kur sigurohej nga shteti. Ai përzgjidhte pacientë nga radha e pritjes dhe i orientonte jo tek mjeku që kishin të rekomanduar sipas procedurave, por tek klinikat private, duke përfituar përqindje monetare. Në analizë të fakteve dhe provave të mbledhura rezultoi e provuar se i pandehuri E.L., ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Po kështu edhe e pandehura A.P., në cilësinë e administratores pranë Spitalit Onkologjik të QSUT, u provua se dërgonte pacientët drejt klinikave private, në tejkalim të kompetencave dhe në kundërshtim me rregullat ligjore dhe procedurale që rregullojnë ushtrimin e profesionit mjekësor dhe administrimin e dokumentacionit shëndetësor. Në analizë të fakteve dhe provave të mbledhura rezultoi e provuar se e pandehura A.P ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë provoi gjithashtu se edhe shtetasja B.Q., në cilësinë e Zv/Drejtoreshës në QSUT e ngarkuar me mbulimin e shërbimit onkologjik, nuk ka marrë masat e nevojshme për garantimin e funksionimin e rregullt dhe të sigurt të pajisjes së burimit të kobaltit. Ajo nuk ka marrë masa për vënien në funksion të kësaj pajisjeje, duke bërë që pacientëve të mos u ofrohej në kohë shërbimi i nevojshëm mjekësor. Për pasojë, pacientëve nuk u është dhënë mundësia e zgjedhjes së metodës së trajtimit, duke u kufizuar vetëm në një alternativë të vetme trajtimi. Sa më sipër, rezulton e provuar se e pandehura B.Q. ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në vijim të hetimeve, rezultoi se edhe shtetasja D.K., në cilësinë e specialistit pranë QSUT ka pasur detyrimin ligjor të kryejë ekspertizën lidhur me menaxhimin e burimeve radioaktive dhe mbetjeve të tyre. Kjo shtetase hartoi një ekspertizë që nuk ishte në përputhje me gjendjen reale dhe me të dhënat e dhëna nga përfaqësuesit e njësisë së Radioterapisë. Gjithashtu rezulton se kjo ekspertizë është kryer përpara procesit të porositjes së burimit të kobaltit, çka ka sjellë si pasojë marrjen e një vendimi për porositjen e një burimi radioaktiv që nuk është vendosur në funksion dhe nuk është përdorur. Si pasojë e kësaj veprimtarie është shkaktuar dëm ekonomik për institucionin, duke cenuar interesat e ligjshme të shtetit. Sa më sipër, shtetasja D.K., rezulton se ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Përsa i përket shtetasit H.G., rezultoi se ai nuk ka lëshuar fatura tatimore për operacionet dhe shërbimet e kryera në klinikë, duke përfshirë shërbime si skaner dhe mamografi, si dhe ka lejuar që mjekë të punojnë në mënyrë të paregjistruar. Ai nuk ka lëshuar fatura tatimore për shërbimet dhe operacionet e kryera në klinikën që administronte, ka lejuar mjekë të punojnë pa regjistrim ligjor dhe ka përfituar materialisht nga ky sistem i fshehjes së të ardhurave. Sa më sipër rezultoi e provuar se i pandehuri H.G. ka konsumuar veprën penale të “Fshehja e të ardhurave”.

Së fundmi, shtetasi F.M., në cilësinë e administratorit të “Flori Farma”, ka bërë blerjen dhe vënien në qarkullim të barnit “Valamor”, të cilin e dinte ose duhej të dinte se ishte kontrabandë (pa pullë të AKBPM-së dhe me barkod të dëmtuar). Si administrator i subjektit farmaceutik ka marrë pjesë në aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të barnave kontrabandë, duke ditur ose duke qenë i vetëdijshëm për statusin e paligjshëm të barnit të blerë duke konsumuar veprën penale ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’.

The post Dërgonin pacientët e onkologjikut në spitale private, Prokuroria çon në gjyq zv/drejtoreshën appeared first on 5 Pyetjet.

Prokuroria e Tiranës: Sekuestrimi i 73 milionë lekëve nga llogaritë e 6 kompanive për mashtrim me TVSH
Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë një veprim të rëndësishëm, duke sekuestruar dhe bllokuar 73 milionë lekë nga llogaritë bankare të gjashtë shoqërive të dyshuara për mashtrim me TVSH dhe fshehje të të ardhurave.

Kompanitë e përfshira, shumica e të cilave veprojnë në sektorin e ndërtimit, akuzohen për përdorim të faturave fiktive për të shmangur detyrimet tatimore dhe për të përfituar padrejtësisht nga TVSH.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Prokuroria Tiranë sekuestron dhe bllokon 73 mln lekë llogari të 6 shoqërive, të dyshuara për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë u vendosën sekuestro preventime dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për gjashtë shoqëri me një total prej 73.051.436 lekë.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se këto subjekte kanë përdorur fatura fiktive me qëllim shmangjen e detyrimeve tatimore.

Këto subjekte dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar, ku janë lëshuar dhe përdorur fatura për punime dhe shërbime të pa kryera realisht, me qëllim përfitimin e padrejtë të TVSH-së dhe uljen e detyrimeve fiskale.

Për këtë arsye, u vendos sekuestro preventive dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për disa shoqëri, me vlera të konsiderueshme monetare si më poshtë:

-“OLT-FLOR” shpk – në vlerën 6,479,834 lekë;

-“OLTI-Group” shpk – në vlerën 1,542,834 lekë;

-“ALBAVIA” shpk – në vlerën 23,056,593 lekë (TVSH + TF);

-“Kukës Chrome Minerals” shpk – në vlerën 24,570,607 lekë (TVSH + TF);

-“Troci 2005” shpk – në vlerën 10,521,085 lekë (TVSH + TF); dhe

-“STANDART” shpk – në vlerën 6,880,483 lekë (TVSH + TF).

Nga analiza financiare rezultoi se vlera e transaksioneve të dyshuara shkon mbi 73 milionë lekë, ndërsa dëmi i mundshëm ndaj buxhetit të shtetit lidhet me mosdeklarimin dhe shmangien e pagesës së tatimeve.

Në këtë fazë të procedimit, organet është urdhëruar:

-Sekuestrimin e llogarive bankare në disa banka të nivelit të dytë;

-Bllokimin e menjëhershëm të tyre për të parandaluar lëvizjen e fondeve;

-Vijimin e hetimeve për identifikimin e plotë të personave të përfshirë.

Hetimet vijojnë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa nuk përjashtohet marrja e masave të tjera procedurale në vijim.

The post Prokuroria e Tiranës: Sekuestrimi i 73 milionë lekëve nga llogaritë e 6 kompanive për mashtrim me TVSH appeared first on 5 Pyetjet.

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK për hetim të mëtejshëm
Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar çështjen e vrasjes së Gilmando Danit dhe Muçi Sheqeri për kompetencë SPAK, pas dyshimeve se ngjarja është kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ngjarja ndodhi në muajin nëntor 2025, teksa prokuroria e Tiranës pasi kreu verifikimet, doli në konkluzionin që organ kompetent për ta hetuar është struktura e posaçme, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Atentati ndodhi te rrethrrotullimi i Rinasit në nëntor të 2025, ku humbi jetën në vend Gilmando Dani, dhe më pas në spital Muçi Shaljani alias Sheqeri.

The post Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK për hetim të mëtejshëm appeared first on 5 Pyetjet.

Vdekja e 3-vjeçarit, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona për vrasje nga pakujdesia
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 7 persona lidhur me vdekjen e 3-vjeçarit B.S., i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje dentare në Kliniken “Splendent” në kryeqytet.

Hetimi ka përfunduar dhe ndaj dy mjekëve, një stomatologeje dhe një anestezisti është ngritur akuza për “Vrasje nga pakujdesia”, ndërsa ndaj disa mjekëve të spitalit për “Shpërdorim detyre” dhe “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Ngjarja ndodhi më 28 shtator 2023, kur B.S. iu nënshtrua një ndërhyrjeje për mbushjen e 14 dhëmbëve. Pas ndërhyrjes, fëmija u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë më 1 tetor. Ekspertët mjekoligjorë zbuluan se ndërhyrja dhe anestezia ishin kryer me shkelje të protokolleve mjekësore, duke çuar në shok septik dhe insuficencë shumëorganore që shkaktoi vdekjen.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se dy stomatologët kanë mashtruar prindërit e të miturit duke iu marrë pagesë për një shërbim që nuk ishte kryer plotësisht. Mjekët janë akuzuar edhe për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm, pasi nuk kishin rinovuar licencat e tyre.

The post Vdekja e 3-vjeçarit, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona për vrasje nga pakujdesia appeared first on 5 Pyetjet.