Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwai, 22 vjeç, e cila humbi jetën në Tiranë në shkurt 2025.
Alwan do të akuzohet në mungesë për vrasje në rrethana cilësuese, për shkak të marrëdhënieve familjare, duke theksuar se ngjarja kishte një karakter të theksuar të brendshëm familjar.
Prokuroria ka pritur një letërporosi nga autoritetet gjermane, ku kërkohej dëshmia e nënës së viktimës dhe të afërmve të saj. M
egjithatë, dëshmitë e tyre nuk kanë sjellë asnjë informacion të ri që mund të ndihmonte në hetimin e mëtejshëm.
Ndërkohë, Libani ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e Fadi Alwan, i cili vazhdon të qëndrojë atje.









