bursë Archives - 5 Pyetjet

Pronarët në kërkim! Arrestohen operatorët që zhvatën të huajt në bursë
Një tjetër rasti i mashtrimit me bursat fiktive është goditur në Tiranë. Mashtronin qytetarë të huaj përmes telefonit për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 5 persona dhe shpallen në kërkim 5 të tjerë, pronarë dhe operatorë të subjektit call center.

“Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  G. Q., 50 vjeç, B. H., 28 vjeç, A. M., 36 vjeç, S. L., 70 vjeç dhe F. C., 44 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit e huaj: R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S. (pronarë dhe operatorë të subjektit call center).

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e arrestuar ishin të punësuar në një subjekt call center dhe në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex” thotë policia.

The post Pronarët në kërkim! Arrestohen operatorët që zhvatën të huajt në bursë appeared first on 5 Pyetjet.

Bie çmimi i naftës në bursë/ Po bordi çfarë po pret?
Çmimet e naftës ranë të enjten, pasi rastet në rritje të Covid në Kinë ulen pritshmeritë për një rikuperim të kërkesës për karburant nga konsumatorin e dytë më të madh i naftës në botë.

Vala e fundit në Kinë dhe dyshimet mbi të dhënat zyrtare nxitën një sërë vendesh të miratonin rregulla të reja udhëtimi për vizitorët kinezë, edhe pse Kina ka nisur të rishikoje masat tejet rigoroze të bllokimeve dhe testimeve.

Kontratat e naftës Brent për muajin shkurtit ranë me 42 cent, ose 0.5%, në 82.84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto Amerikane ra me 50 cent, ose 0.6%, në 78.46 dollarë për fuçi

Tregjet e naftës u goditën gjithashtu nga një rritje tjetër e normës së interesit në Shtetet e Bashkuara, pasi Rezerva Federale përpiqet të kufizojë rritjen e çmimeve.

Ndërsa në vendin tonë prej rreth dy javësh Bordi i Transparencës nuk është mbledhur për të diskutuar për uljen e çmimit të naftës. Aktualisht në vendin tonë nafta shitet me 199 lekë.

The post Bie çmimi i naftës në bursë/ Po bordi çfarë po pret? appeared first on 5 Pyetjet.

Bursa e përbashkët e energjisë Shqipëri-Kosovë shtyhet për vitin tjetër
Bursa e përbashkët e energjisë Shqipëri-Kosovë e cila më herët u deklarua se do të niste funksionimin në 23 nëntor 2022 do të shtyhet edhe për pak muaj.

Kjo lidhet më shumë me kalimin e të gjitha hallkave të nevojshme për krijimin e kushteve të funksionimit ku së pari mbeten ende për t’u miratuar rregullat e tregut nga Enti Rregullator i Energjisë.

Bursa e energjisë parashikohej të niste operimet në muajin nëntor për tregun e ditës në avancë.

Tashmë mendohet që në muajin janar 2023 mendohej të niste tregtimi për tregun e Kosovës dhe bashkimi i të dy tregjeve Shqipëri – Kosovë.

Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thanë se shtyrja e datës së funksionimit të bursës lidhet me krijimin e kushteve të përshtatshme për të nisur aktivitetin.

Kjo do të thotë që fillimisht duhet të bëhen gati të gjitha kushtet në mënyrë që pjesëmarrësit të dinë mënyrën e funksionimit, leverdishmërinë që kanë nga kjo mundësi e re por edhe të jenë të interesuar për të qenë pjesë e saj.

Aktualisht Bursa Shqiptare e Energjisë ka deklaruar se po kalon një fazë trajnimesh me palët e tregut dhe me miratimin e rregullave që pritet që të bëhen nga ana e Entit Rregullator të Energjisë hapet rruga edhe për nisjen e regjistrimeve.

Bursa e energjisë është një nga projektet më të zvarritura të sektorit dhe arsyet e kësaj situate i janë faturuar situatave të ndryshme.

Jo në pak raste vonesa e bursës është bërë objekt kritikash i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë apo edhe aktorëve të tregut të cilët e cilësojnë funksionimin e saj si jetik në rritjen e transparencës dhe konkurrencës./ Telegrafi

The post Bursa e përbashkët e energjisë Shqipëri-Kosovë shtyhet për vitin tjetër appeared first on 5 Pyetjet.

Probleme me sistemin hidrik, Shqipëria e varur nga luhatja e bursës për çmimin e energjisë
Çmimet e energjisë në Bursën e Hungarisë nuk po ndalin rritjen. Të hënën ky çmim ishte 510 euro/MWH në bazë dhe 596 euro në pik.

Ky është çmimi rekord i arritur në pik që nga nisja e krizës vitin e shkuar nxitur më pas edhe nga lufta Rusi-Ukrainë (shiko grafikun: Çmimi i energjisë në pik dhe bazë, në Bursën e Hungarisë). Ndërkohë për datën 26 korrik çmimi i energjisë pësoi një ulje të lehtë me 1.8% në bazë por rritje me 0.18 për qind në pik në raport me një ditë më parë.

Në analizën e 24 orëve rezulton që për orë të caktuara në pik çmimi i energjisë të ketë arritur nivele të paimagjinueshme. Për shembull 1 MWh energji për orën 17:00 këtë të martë kushtonte 733 euro MWh.

Çmimet që nisën një rritje graduale mes 300-400 eurosh në bazë dhe me luhatje mbi këtë në pik në fillim të korrikut po kthehen në një shqetësim serioz në Europë. Problemi më i madh me të cilën po përballen vendet lidhet me paparashikueshmërinë e situatës se ku mund të ndalet rritja.

Shqipëria vijon të mbetet e ekspozuar ndaj çmimeve të larta të bursa për shkak të situatës problematike hidrike. KESH prej disa javësh po bazonte furnizimin në vend duke ruajtur një raport 50/50 për prodhimin dhe importin duke tentuar një përdorim konservator të kaskadës së Drinit për të ruajtur rezervën energjetike.

Por rritja e frikshme e çmimeve gjatë javëve të fundit dhe sidomos këto ditë ka bërë që Korporatat ë plotësojë shumicën e kërkesës që Furnizuesi i tregut të Lirë ka përmes prodhimit të kaskadë. Ky prodhim varion nga dita në ditë por referuar datës 25 korrik KESH prodhoi rreth 73 për qind të energjisë në kaskadën e Drinit ndërkohë që pjesa tjetër është blerë në tregun e parregulluar.

Importet e energjisë kanë arritur deri më tani afër nivelit që Shqipëria shpenzoi thuajse një vit më parë për gjithë vitin ndërkohë që qeveria ka sinjalizuar se importet mund të kërkojnë 500 milionë euro këtë vit teksa problem mbetet mundësia për të gjetur energji të disponueshme në treg.

Në panoramën e zymtë globale të energjisë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë deklaroi se tashmë rritja globale për energji është duke u ngadalësuar nxitur nga dobësia ekonomike dhe çmimet e larta. Ndërkohë që prodhimi nga burimet e rinovueshme po rritet më shpejt sesa kërkesa në 2022 duke çuar në një ulje të lehtë të emetimeve të karbonit pavarësisht se ka një rritje të përdorimit të qymyrit në Europë për shkak të krizës së gazit./Monitor

The post Probleme me sistemin hidrik, Shqipëria e varur nga luhatja e bursës për çmimin e energjisë appeared first on 5 Pyetjet.

Rritet çmimi i energjisë elektrike në bursë, Shqipëria e ekspozuar ndaj riskut
Çmimi i energjisë në bursën hungareze, që vendi ynë ka për referencë, ka kërcyer sërish në nivele të çmendura mbi 400 euro/MWh.

Prej disa muajsh çmimet ishin stabilizuar në normalitetin e ri që nisi me krizën duke u luhatur mes 220-330 euro MWh në varësi të kërkesës ndërkohë që nivelet më të ulëta arrihen si gjithmonë në fundjava.

Konkretisht çmimi për 1 Mwh të dielën e kaluar ishte 221 euro/MWH me një rënie nga e shtuna me 6.6 për qind. Ndërkohë që në pik të dielën çmimi ishte 192 euro/MWh.

Të hënën çmimi në pik për 1 megavat/orë energji kërceu në 437 euro kurse në bazë ishte 389 euro. Në datën 5 korrik çmimi për 1 megavat orë u ul me 16.19 për qind në raport me një ditë më parë në rastin e pikut ndërsa në bazë ra me 7.36 për qind.

Edhe të mërkurën datë 6 korrik çmimi i tregtimit të një megavati qëndroi sërish në nivele të larta duke u shitur me 376 euro/MWh në pik dhe 365 euro/MWh në bazë.

Këtë të enjte çmimi në bursën hungareze ishte 371 euro/MWh në bazë dhe 424 euro/MWh në pik.

Rritja e çmimeve në bursë lidhet kryesisht me konfliktin Rusi-Ukrainë dhe frikën e ndërprerjes së plotë të furnizimit me gaz nga Rusia në Europë. Ndërkohë që mirëmbajtja e termocentraleve është një tjetër arsye pse prodhimi i energjisë ka qenë më i ulët duke sjellë më pak sasi të disponueshme në treg. Kjo ka bërë që kërkesa për burime të tjera alternative në treg të energjisë të jetë e lartë.

Situata paraqitet problematike sa i takon pritshmërisë për çmimet e energjisë në bursa ndërkohë që Shqipëria aktualisht po bazon 45 për qind të furnizimit të saj në blerje në tregun e lirë. Këto të fundit ndikohen drejtpërdrejt nga çmimet në bursë. Më herët KESH konfirmoi për “Monitor” se 55 për qind e furnizimit do të vijë nga prodhimi në vend.

Rritja e çmimeve në bursa pritet të ekspozojë vendin ndaj një kostoje të lartë të blerjes së energjisë që deri në fund të majit ishte më shumë se 145 milionë euro. Kjo faturë pritet që deri në fund të vitit të rritet ndjeshëm duke qenë se kushtet hidrike në vend vijojnë të mbeten problematike.

Shqipëria është në gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji deri në fund të këtij viti. Kjo gjendje ishte parashikuar të zgjaste deri në 15 prill por paqëndrueshmëria e çmimeve dhe pasiguria e sigurimit të furnizimit sollën nevojën e zgjatjes së këtij afati./Monitor

The post Rritet çmimi i energjisë elektrike në bursë, Shqipëria e ekspozuar ndaj riskut appeared first on 5 Pyetjet.