-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pronarët në kërkim! Arrestohen operatorët që zhvatën të huajt në bursë

Kryesoret

Një tjetër rasti i mashtrimit me bursat fiktive është goditur në Tiranë. Mashtronin qytetarë të huaj përmes telefonit për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 5 persona dhe shpallen në kërkim 5 të tjerë, pronarë dhe operatorë të subjektit call center.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  G. Q., 50 vjeç, B. H., 28 vjeç, A. M., 36 vjeç, S. L., 70 vjeç dhe F. C., 44 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit e huaj: R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S. (pronarë dhe operatorë të subjektit call center). 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e arrestuar ishin të punësuar në një subjekt call center dhe në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex” thotë policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit