-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bursa e përbashkët e energjisë Shqipëri-Kosovë shtyhet për vitin tjetër

Kryesoret

Bursa e përbashkët e energjisë Shqipëri-Kosovë e cila më herët u deklarua se do të niste funksionimin në 23 nëntor 2022 do të shtyhet edhe për pak muaj.

Kjo lidhet më shumë me kalimin e të gjitha hallkave të nevojshme për krijimin e kushteve të funksionimit ku së pari mbeten ende për t’u miratuar rregullat e tregut nga Enti Rregullator i Energjisë.

Bursa e energjisë parashikohej të niste operimet në muajin nëntor për tregun e ditës në avancë.

Tashmë mendohet që në muajin janar 2023 mendohej të niste tregtimi për tregun e Kosovës dhe bashkimi i të dy tregjeve Shqipëri – Kosovë.

Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thanë se shtyrja e datës së funksionimit të bursës lidhet me krijimin e kushteve të përshtatshme për të nisur aktivitetin.

Kjo do të thotë që fillimisht duhet të bëhen gati të gjitha kushtet në mënyrë që pjesëmarrësit të dinë mënyrën e funksionimit, leverdishmërinë që kanë nga kjo mundësi e re por edhe të jenë të interesuar për të qenë pjesë e saj.

Aktualisht Bursa Shqiptare e Energjisë ka deklaruar se po kalon një fazë trajnimesh me palët e tregut dhe me miratimin e rregullave që pritet që të bëhen nga ana e Entit Rregullator të Energjisë hapet rruga edhe për nisjen e regjistrimeve.

Bursa e energjisë është një nga projektet më të zvarritura të sektorit dhe arsyet e kësaj situate i janë faturuar situatave të ndryshme.

Jo në pak raste vonesa e bursës është bërë objekt kritikash i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë apo edhe aktorëve të tregut të cilët e cilësojnë funksionimin e saj si jetik në rritjen e transparencës dhe konkurrencës./ Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit