arlind qori Archives - 5 Pyetjet

Arlind Qori: Poshtë fashizmi!
Poshtë fashizmi!

Klika e Edi Ramës është sot i vetmi formacion politik fashist në Shqipëri.

Pushteti i saj është i bazuar kryekëput te dhuna. Herë dhunë policore si përpara Kuvendit, herë dhunë gangsterësh si në Zvërnec, e përditë dhunë strukturore (zhvatje, shfrytëzim e poshtërim).

Rolin e këmishëzinjve të dikurshëm e ka zënë hordhia e patronazhistëve që kërcënojnë me heqje nga puna dhe mbyllje biznesi.

Ngjashëm me Duçjen, edhe Edi Rama e kontrollon partinë e vet në forma totalitare, të bazuar te kulti i udhëheqësit. “Po ika unë, mbaron Shqipëria” – thotë Duçja i ri, dhe gjen ende mendjefyej që e besojnë. Nëse dikush prej të vetëve guxon t’i dalë nga rreshti, i ndërsen gangsterët lokalë si në rastin e deputetes nga Shkodra.

Si të mos mjaftonte gjuha politike e Ramës përplot me kërcënime, fyerje e nënçmim, ka vend edhe për klithjet e hajvano-deputetit të tij se “Partia Socialiste do t’ju mbysë…”. E ka vetëm për zgjedhjet, apo jo? Gjuha tregon qenien. Kujtoni Giacomo Matteotti-n!

Delegjitimimi i çfarëdo opozite e proteste ndaj tij bazohet kryekëput te teoritë e konspiracionit dhe paranoja politike, që hera-herës merr trajta racizmi e seksizmi.

Ndërkohë që kapardiset si mbret, pushtetin ekonomik e mbajnë oligarkët, të cilët hartojnë ligjet, marrin koncesionet, kontrollojnë degët kryesore të ekonomisë dhe i kthejnë mbrapsht pushtetit politik zarfin. Korporatizëm që s’ka nevojë as për gjethen e fikut të sindikatave.

Pa pasur nevojë t’u djegë zyrat si ithtarët e Duçes motit, sindikatat i ka shkatërruar përmes korruptimit të krerëve të vjetër, çindustrializimit të vendit, emigrimit masiv dhe nënçmimit të vazhdueshëm të punëtorëve.

Për fat, këtij maskarallëku po i vjen fundi.

The post Arlind Qori: Poshtë fashizmi! appeared first on 5 Pyetjet.

Arlind Qori rizgjidhet kryetar i Lëvizjes Bashkë: Nuk kandidoj më!
Arlind Qori rizgjidhet kryetar i Lëvizjes Bashkë dhe shpall se nuk do kandidojë më për këtë post në 2029

Duke falënderuar delegatët e Kongresit të 3-të të Lëvizjes BASHKË për votëbesimin për ta drejtuar Lëvizjen edhe për tre vitet e ardhshme, në frymën e përgjegjësisë dhe solidaritetit që na karakterizon të gjithëve, ju bëj me dije se:

Kurdo që të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, unë do t’i qëndroj vendimit për të mos qenë i pari në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes BASHKË.

2. Në kongresin e ardhshëm të vitit 2029 nuk do të jem më kandidat për kryetar i Lëvizjes BASHKË.

Po e mbyll me fjalët që Zhulieta i drejtohet Romeos: “Sa më shumë jap, aq më shumë kam.” Për mua dhe çdo aktivist të Lëvizjes BASHKË, përkushtimi dhe angazhimi maksimal janë çka na përmbush shpirtërisht si asgjë tjetër.

BASHKË MË TË FORTË” tha ai.

The post Arlind Qori rizgjidhet kryetar i Lëvizjes Bashkë: Nuk kandidoj më! appeared first on 5 Pyetjet.

Qori: Edi, ka ardhur koha t’i kalosh vitet e mbetura në burg!
Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori shprehet se ky është fundi i kryeministrit Edi Rama.

“Kur të vjen fundi politik, humb jo vetëm arsyen, por edhe çdo cipë në komunikimin publik. Pasi i ka quajtur protestuesit dërrasë nga trutë, fashistë dhe hajvanë, Edi Rama ka kujtuar me krenari shprehjen “bir …” me të cilën u drejtohej dikur atyre që e akuzonin për korrupsion.

Çfarë ka ndodhur në 20 vitet e fundit është që Edi Rama nuk është më thjesht një kryetar i korruptuar bashkie që jepte leje ndërtimi duke prishur kinema. Ai është sot kryeministri i një vendi të gërryer tejendanë nga korrupsioni që nis me të dhe mbaron te patronazhisti i lagjes, i një vendi ku krimi i organizuar ka zaptuar trojet në qytete e plazhe, i një vendi ku oligarkët janë njëkohësisht edhe pastrues të parave të krimit të organizuar.

Edi Rama, ka ardhur koha t’i kalosh vitet e mbetura në burg” shprehet ai.

The post Qori: Edi, ka ardhur koha t’i kalosh vitet e mbetura në burg! appeared first on 5 Pyetjet.

Arlind Qori: Nga Irani te influencer-ët, si po orvatet Rama të poshtërojë të rinjtë?
Edi Rama ka gjetur armikun e ri që “po i çon në drejtim të gabuar” të rinjtë shqiptarë që po protestojnë me dhjetëra mijëra në rrugët e Tiranës: influencer-ët. Njëlloj si teoria konspirative paraprirëse që bënte sallatë greko-iraniano-majtisto-aliene, edhe justifikimi i ri shpërfaq paranojën e tij politike dhe nënvlerësimin e madh që ka për shoqërinë mbi të cilën ka hipur. Sipas tij, qytetarët shqiptarë, sidomos të rinjtë, nuk kanë asnjë arsye madhore për të protestuar. Ndaj, nëse diçka e tillë ndodh, atëherë ata përfytyrohen si leshko të cilët mezi po presin të merren prej hunde nga keqbërësi ose oportunisti i parë.

Mënyra se si Rama e interpreton situatën nuk është thjesht taktikë çorientuese, por edhe shprehje e botëkuptimit të tij politik. Edi Rama është pushtetari më arrogant dhe narcis që na ka sunduar që prej themelimit të shtetit shqiptar. Edhe më i korruptuari, por kjo është tjetër temë. Ky sociopat mendon vërtet se providenca e ka zgjedhur për një “mision të madh” dhe çfarë vjedh është thjesht shpërblimi ekonomik për “meritat” e tij historike. Në sytë e tij, kushdo që i kundërvihet – nga kundërshtarët politikë te gazetarët dhe qytetarët në protestë – është thjesht mizë.

Fakti që Edi Rama është kokëbosh intelektualisht dhe i pagdhendur karakterialisht vetëm sa ia bën më të nevojshme arrogancën. Ndryshe nga imazhi modern që dëshpërimisht kërkon të përcjellë, Rama është ngritur politikisht duke u kompromentuar që ditën e parë me llumin e nëntokës kriminale dhe oligarkinë ekonomike. Edhe më keq se satrap i peshave të rënda gjeopolitike, Rama mbetet në radhë të parë një satrapuc i pushtetit ekonomik e kriminal vendas. Çka, me sa duket, ia lëndon sedrën dhe ia bën arrogancën jo vetëm taktikë, por edhe qetësues sedre.

Si çdo autokrat që e ka humbur lidhjen me shoqërinë, Edi Rama as sot nuk arrin ta kuptojë dallgën e madhe shoqërore që po e merr përpara. Të rinjtë e sotëm kanë një pafundësi arsyesh për të dalë në protestë. Sipas statistikave zyrtare, një në katër syresh nuk është as në punë dhe as në shkollë. Në masë të madhe detyrohen të punojnë dhe të shkollohen njëkohësisht.

Në ekonominë turistike të Ramës, të rinjtë robtohen si kamerierë, banakierë e ndihmës-kuzhinierë të keqpaguar në raport me punën e jashtëzakonshme që kryejnë. Punojnë pa kontrata ose e marrin një pjesë të rrogës nën dorë. Punojnë gjashtë, nganjëherë edhe shtatë, ditë në javë dhe nuk kanë të drejta në punë.

Nëse janë në shkollë, çdo sinjal që marrin nga jashtë saj duket se u tregon se shkolla nuk ka rëndësi. Nëse studiojnë fort në degët që ndjekin me pasion bashkëmoshatarët e tyre në Evropë, ekonomia e betonit dhe pastrimit të parave nuk ka nevojë për njohuritë e tyre.

Nëse kërkojnë të punojnë në administratën shtetërore, radha nuk vjen kurrë sepse përparësi ka patronazhisti. Nëse, për fat, ia arrijnë të gjejnë një shteg, me të filluar punë duhet t’i nënshtrohen logjikës poshtëruese të instrumentalizimit politik nga partia në pushtet.

Rinia që proteston është ajo që e di se, nëse nuk ndryshon me rrënjë modeli i zhvillimit, kurrë nuk do të arrijë të ketë në pronësi shtëpinë e vet, edhe sikur të punojë 16 orë në ditë. Janë njerëzit të cilëve pastrimi i parave dhe spekulimi imobiliar po ua bën gjithnjë e më të vështirë pagesën e qirasë.

Sikundër janë të rinjtë që shohin prindërit e tyre të kërrusur nga pesha e fyerjes së përditshme prej një pushteti që mbahet në këmbë vetëm përmes një rrjete kërcënimesh; si dhe gjyshërit që, po të ishte për pensionet e kësaj palo qeverie, do të kishin shkuar prej kohësh te të shumtët për shkak të kequshqyerjes dhe pamundësisë për të blerë ilaçe.

Të rinjtë që po protestojnë me dhjetëra mijëra në Tiranë nuk janë vetëm viktima të padrejtësive të panumërta, por edhe bartësit e një fryme të re dhe rebele. Për shkak të intensifikimit të komunikimit global, ata janë edhe qytetarë realë të Shqipërisë, edhe qytetarë virtualë të një bote të madhe.

Është një rini që flet anglisht me të njëjtën zhdërvjelltësi si shqipen dhe shumë më e hapur për idetë e reja se brezat e mëparshëm. Meme-t nuk janë vetëm shprehje e kreativitetit të tyre të pashtershëm, por edhe mënyra më e shëndetshme për të tallur pa arrogancë satrapucin që, sado të bëjë si palaço, nuk bën askënd për të qeshur.

Edi Rama është gati të bëjë edhe striptease në skenë vetëm e vetëm që të duket bashkëmoshatar në stil me ta. Por më kot. Më shumë se i ri ngjan me ata perversët e moshës së shtyrë që u hedhin fjalë vajzave në rrugë.

Të rinjtë e kanë tejkaluar Edi Ramën. Fatmirësisht, e gjithë shoqëria po ecën në një hap me ta.

The post Arlind Qori: Nga Irani te influencer-ët, si po orvatet Rama të poshtërojë të rinjtë? appeared first on 5 Pyetjet.

1 Maji/ Arlind Qori: Bashkë me punëtorët e krahut e të mendjes!!
Kreu i Lëvizjes Bashkë dhe petagogu i Departamentit të Shkencave Politike në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë, Arlind Qori, me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka reaguar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, 1 Maji, duke theksuar se Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Evropë për respektimin e të drejtave në punë, nivelin e pagave dhe politikave sociale.

Postimi i Qorit

1 MAJ: TË DREJTA NË PUNË E SHOQËRI

Punëtorë, të rinj, pensionistë e qytetarë të Tiranës iu përgjigjën sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, thirrjes së Lëvizjes BASHKË për të ngritur zërin për kushtet e vështira dhe të drejtat e nëpërkëmbura në punë.

Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Evropë për respektimin e të drejtave në punë, nivelin e pagave dhe politikat sociale. Shteti i kapur nga oligarkët nuk shlyen asnjë detyrim ligjor e moral ndaj atyre që me punën e tyre mbajnë në këmbë shoqërinë.

Shqipëria mund të përparojë ekonomikisht dhe demokratikisht vetëm nëse u njeh punëtorëve të drejtat në vendin e punës dhe lirinë e organizimit.

Lëvizja BASHKË ka në qendër të vëmendjes dhe veprimtarisë së saj mbështetjen e punëtorëve për t’u organizuar në sindikata, miratimin e ligjeve sociale bazë si minimumi jetik dhe Statusi i Minatorit, rritja e pagës minimale, formalizimi i marrëdhënieve të punës dhe pagës, nxitja e kontratave kolektive etj.

Bashkë me punëtorët e krahut e të mendjes!

Bashkë për drejtësi shoqërore!

The post 1 Maji/ Arlind Qori: Bashkë me punëtorët e krahut e të mendjes!! appeared first on 5 Pyetjet.