Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori shprehet se ky është fundi i kryeministrit Edi Rama.
“Kur të vjen fundi politik, humb jo vetëm arsyen, por edhe çdo cipë në komunikimin publik. Pasi i ka quajtur protestuesit dërrasë nga trutë, fashistë dhe hajvanë, Edi Rama ka kujtuar me krenari shprehjen “bir …” me të cilën u drejtohej dikur atyre që e akuzonin për korrupsion.
Çfarë ka ndodhur në 20 vitet e fundit është që Edi Rama nuk është më thjesht një kryetar i korruptuar bashkie që jepte leje ndërtimi duke prishur kinema. Ai është sot kryeministri i një vendi të gërryer tejendanë nga korrupsioni që nis me të dhe mbaron te patronazhisti i lagjes, i një vendi ku krimi i organizuar ka zaptuar trojet në qytete e plazhe, i një vendi ku oligarkët janë njëkohësisht edhe pastrues të parave të krimit të organizuar.
Edi Rama, ka ardhur koha t’i kalosh vitet e mbetura në burg” shprehet ai.









