-sidi education-spot_img
21.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arlind Qori: Poshtë fashizmi!

Kryesoret

Poshtë fashizmi!

Klika e Edi Ramës është sot i vetmi formacion politik fashist në Shqipëri.

Pushteti i saj është i bazuar kryekëput te dhuna. Herë dhunë policore si përpara Kuvendit, herë dhunë gangsterësh si në Zvërnec, e përditë dhunë strukturore (zhvatje, shfrytëzim e poshtërim).

Rolin e këmishëzinjve të dikurshëm e ka zënë hordhia e patronazhistëve që kërcënojnë me heqje nga puna dhe mbyllje biznesi.

Ngjashëm me Duçjen, edhe Edi Rama e kontrollon partinë e vet në forma totalitare, të bazuar te kulti i udhëheqësit. “Po ika unë, mbaron Shqipëria” – thotë Duçja i ri, dhe gjen ende mendjefyej që e besojnë. Nëse dikush prej të vetëve guxon t’i dalë nga rreshti, i ndërsen gangsterët lokalë si në rastin e deputetes nga Shkodra.

Si të mos mjaftonte gjuha politike e Ramës përplot me kërcënime, fyerje e nënçmim, ka vend edhe për klithjet e hajvano-deputetit të tij se “Partia Socialiste do t’ju mbysë…”. E ka vetëm për zgjedhjet, apo jo? Gjuha tregon qenien. Kujtoni Giacomo Matteotti-n!

Delegjitimimi i çfarëdo opozite e proteste ndaj tij bazohet kryekëput te teoritë e konspiracionit dhe paranoja politike, që hera-herës merr trajta racizmi e seksizmi.

Ndërkohë që kapardiset si mbret, pushtetin ekonomik e mbajnë oligarkët, të cilët hartojnë ligjet, marrin koncesionet, kontrollojnë degët kryesore të ekonomisë dhe i kthejnë mbrapsht pushtetit politik zarfin. Korporatizëm që s’ka nevojë as për gjethen e fikut të sindikatave.

Pa pasur nevojë t’u djegë zyrat si ithtarët e Duçes motit, sindikatat i ka shkatërruar përmes korruptimit të krerëve të vjetër, çindustrializimit të vendit, emigrimit masiv dhe nënçmimit të vazhdueshëm të punëtorëve.

Për fat, këtij maskarallëku po i vjen fundi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit