-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

1 Maji/ Arlind Qori: Bashkë me punëtorët e krahut e të mendjes!!

Kryesoret

Kreu i Lëvizjes Bashkë dhe petagogu i Departamentit të Shkencave Politike në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë, Arlind Qori, me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka reaguar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, 1 Maji, duke theksuar se Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Evropë për respektimin e të drejtave në punë, nivelin e pagave dhe politikave sociale.

Postimi i Qorit

1 MAJ: TË DREJTA NË PUNË E SHOQËRI
Punëtorë, të rinj, pensionistë e qytetarë të Tiranës iu përgjigjën sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, thirrjes së Lëvizjes BASHKË për të ngritur zërin për kushtet e vështira dhe të drejtat e nëpërkëmbura në punë.
Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Evropë për respektimin e të drejtave në punë, nivelin e pagave dhe politikat sociale. Shteti i kapur nga oligarkët nuk shlyen asnjë detyrim ligjor e moral ndaj atyre që me punën e tyre mbajnë në këmbë shoqërinë.
Shqipëria mund të përparojë ekonomikisht dhe demokratikisht vetëm nëse u njeh punëtorëve të drejtat në vendin e punës dhe lirinë e organizimit.
Lëvizja BASHKË ka në qendër të vëmendjes dhe veprimtarisë së saj mbështetjen e punëtorëve për t’u organizuar në sindikata, miratimin e ligjeve sociale bazë si minimumi jetik dhe Statusi i Minatorit, rritja e pagës minimale, formalizimi i marrëdhënieve të punës dhe pagës, nxitja e kontratave kolektive etj.
Bashkë me punëtorët e krahut e të mendjes!
Bashkë për drejtësi shoqërore!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit