president Archives - 5 Pyetjet

LDK-ja këtë të shtunë nominoi kandidatët për kryeministër dhe president
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë këtë të shtunë Këshillin e Përgjithshëm, në një seancë që pritet të ketë ndikim të madh në skenën politike përpara zgjedhjeve.

Gjatë mbledhjes, drejtuesit e partisë planifikojnë të nominojnë kandidatin për kryeministër dhe të finalizojnë listën e kandidatëve për deputetë.

Diskutimet do të përfshijnë gjithashtu edhe marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me presidenten Vjosa Osmani, një çështje që pritet të ketë ndikim në vendimmarrjet e ardhshme. Mbledhja do të nisë në orën 12:00

The post LDK-ja këtë të shtunë nominoi kandidatët për kryeministër dhe president appeared first on 5 Pyetjet.

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president
Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që partitë politike në Kosovë nuk identifikuan një figurë unifikuese për kandidat për president të vendit, duke bërë që shteti të organizojë zgjedhjet e treta në më pak se një vit e gjysmë.

Një zëdhënës i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se blloku evropian vazhdimisht u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë që të sigurojnë stabilitet institucional.

“Është urgjente për Kosovën që të forcojë dialogun ndërpartiak për të siguruar funksionimin efikas të institucioneve dhe për të mos humbur mundësi që u sjellin përfitime qytetarëve, përfshirë ato nga Plani i Rritjes”, tha zëdhënësi.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin një president të ri të vendit brenda afatit kushtetues dhe, në bazë të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi u shpërnda më 28 prill.

S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje

Tani, ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, pas takimitme partitë politike – që do të mbahet sot – do të duhet të shpallë datën e zgjedhjeve, që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Janë vetëm dy data kur mund të mbahen zgjedhjet: 31 maj dhe 7 qershor.

Haxhiu të enjten takohet me partitë për datën e zgjedhjeve

Natën e 27 prillit, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet tërhoqi dy kandidaturat partiake, përkatësisht emrin e Glauk Konjufcës dhe Fatmire Mulhaxha Kollçakut, dhe më pak se një orë më vonë prezantoi dy kandidate për presidente, që të dyja aktiviste për të drejtat e njeriut: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Por, partitë opozitare nuk morën pjesë në seancën plenare që nisi mbrëmjen e 27 prillit dhe përfundoi mesnatën e 28 prillit – kur ishte edhe afati i fundit për zgjedhjen e presidentit.

Kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka thënë se ka bërë përpjekje për marrëveshje me partitë opozitare, por pa rezultat.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar të propozojë vetë kandidatin për president, ndërsa është kritikuar nga LVV-ja për mungesë transparence.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në anën tjetër, ka kundërshtuar idenë që një parti – në këtë rast LVV – t’i kontrollojë tri institucionet kryesore të shtetit: Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën.

Kurti ka thënë se i ka ofruar LDK-së pjesëmarrje në Qeveri ose postin e kryeparlamentarit, por oferta është refuzuar. Një ofertë e ngjashme iu bë edhe PDK-së, por lideri i saj, Bedri Hamza, e cilësoi si joserioze, duke thënë se nuk kishte pasur ftesë zyrtare për takim.

Rashiti: Kosova, “paciente” pa terapi nga jashtë

Më pas, Kurti u ka kërkuar PDK-së dhe LDK-së të propozojnë tre emra jopartiakë për president, duke ofruar mbështetjen e LVV-së, por opozita e ka refuzuar edhe këtë ide, duke e cilësuar si joserioze dhe të papranueshme.

Afati i 28 prillit erdhi pasi më 5 mars, LVV-ja nisi seancën për votimin e Konjufcës dhe Kollçakut, por e ndërpreu atë për shkak të mungesës së kuorumit.

Një ditë më pas, ish-presidentja Vjosa Osmani shpalli një dekret për zgjedhjet e reja. Por, vendimi u dërgua në Kushtetuese nga Qeveria e Kosovës. Gjykata më e lartë në vend tha se deputetët kishin afat 34 ditë që të zgjidhnin një pasues të Osmanit.

Osmani e përfundoi mandatin pesëvjeçar më 4 prill dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, sipas Kushtetutës, mori postin e ushtrueses së detyrës së presidentit.

Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mund të mbahet./REL

The post BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president appeared first on 5 Pyetjet.

Osmani: Takimet me qytetarët nuk kanë munguar asnjëherë gjatë mandatit tim
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar ndaj akuzave që e akuzonin për mungesë vizitash gjatë mandatit të saj si presidente.

Ajo i ka cilësuar këto akuza si “dezinformata” dhe ka publikuar një video në të cilën tregon vizitat që ka zhvilluar gjatë gjithë mandatit, duke theksuar se ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve.

“Përshëndetje. Meqenëse ka njerëz brenda politikës që po ankohen pse po i takoj qytetarët këto ditë, e disa madje dezinformojnë se këtë nuk e kam bërë më herët, ja e vërteta. Përgjatë pesë viteve mandat, vazhdimisht kam vizituar komunat, kam takuar qytetarët, kam mbështetur grupet e marxhinalizuara, kam qenë pranë njerëzve të vyer e të urtë të vendit tonë. Vizita në fshatra e lagje të ndryshme, në kopshte, në shkolla, në spitale, në institucione që e mbajnë këtë shtet të fortë. Dhe po, edhe në shoqatën e zjarrfikësve. Këto vizita nuk janë ndalur asnjëherë. Sikurse dje, ashtu edhe sot, e mbi të gjitha në të ardhmen: bazamenti më i fortë i gjithë angazhimit tim do të mbetet pikërisht lidhja me qytetarët. Sepse Kosova është atdheu ynë i përhershëm. Shihemi në komunën e radhës”, tha Osmani.

The post Osmani: Takimet me qytetarët nuk kanë munguar asnjëherë gjatë mandatit tim appeared first on 5 Pyetjet.

Zgjedhjet në Kosovë, Osmani: Të japim dashni, mjaft më me urrejtje
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet.

Përmes një videoje të shpërndarë në Facebook, Osmani ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët e Kosovës.

Ajo tha se mbrëmja e së martës kishte qenë e rëndë për popullin e Kosovës, por theksoi se qytetarët kanë ditur gjithmonë të ngrihen edhe në momentet më të vështira.

“Ka ardh momenti që të japim dashni për vendin tonë, mjaft më me propagandë, me urrejtje e përçarje, e ndjellje të frikës, aty ku ka urrejtje duhet të sjellim dashni për njëri-tjetrin. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën. Të bashkohemi në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli.”

The post Zgjedhjet në Kosovë, Osmani: Të japim dashni, mjaft më me urrejtje appeared first on 5 Pyetjet.

Hasani: Albulena Haxhiu ushtroi ‘funksione policore’ ndaj deputetëve
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani, tha se përpjekja e mbrëmshme e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Presidentit pa numrat e nevojshëm, ishte tentim për puç kushtetues. “Ajo e mbrëmshit ishte qartë tentim për puç kushtetues, për përmbysjen e rendit kushtetues”.

Ai tha se presioni që bëri kryeparlamentarja Albulena Haxhiu me thirrjet e saj se deputetët e kanë detyrim të shkojnë në sallë për zgjedhjen e Presidentit, duke cituar pjesë aktgjykimesh ishte ushtrim i një funksioni policor.

“Ato elaborime në arsyetim të Gjykatës që ajo i thotë, ato nuk kanë pasë asnjëherë dhe nuk mund të kenë për qëllim abuzim dhe terrorizimin e deputetëve: me iu thënë çdo pesë minuta. Këto quhen funksione policore, të cilat s’mund t’i ushtrojë kryetarja e Kuvendit e aq më tepër që ka edhe funksionin e shefit e shtetit. Kjo është tërësisht e papranueshme”, tha Hasani mbrëmë në ATV.

Ai shtoi se një aktgjykim i Kushtetueses herën e fundit e ka bërë të qartë që s’mund të detyrohen deputetët që të rrinë në sallë apo të votojnë në drejtim të caktuar. “Presidenti është organi legjitimues, ai pushtet s’është. Ai s’është pushtet, por i ka çelësat e të gjitha pushteteve, prandaj ai është balancuesi kryesor”, tha ai.

The post Hasani: Albulena Haxhiu ushtroi ‘funksione policore’ ndaj deputetëve appeared first on 5 Pyetjet.