Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet.
Përmes një videoje të shpërndarë në Facebook, Osmani ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët e Kosovës.
Ajo tha se mbrëmja e së martës kishte qenë e rëndë për popullin e Kosovës, por theksoi se qytetarët kanë ditur gjithmonë të ngrihen edhe në momentet më të vështira.
“Ka ardh momenti që të japim dashni për vendin tonë, mjaft më me propagandë, me urrejtje e përçarje, e ndjellje të frikës, aty ku ka urrejtje duhet të sjellim dashni për njëri-tjetrin. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën. Të bashkohemi në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli.”









