Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë këtë të shtunë Këshillin e Përgjithshëm, në një seancë që pritet të ketë ndikim të madh në skenën politike përpara zgjedhjeve.
Gjatë mbledhjes, drejtuesit e partisë planifikojnë të nominojnë kandidatin për kryeministër dhe të finalizojnë listën e kandidatëve për deputetë.
Diskutimet do të përfshijnë gjithashtu edhe marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me presidenten Vjosa Osmani, një çështje që pritet të ketë ndikim në vendimmarrjet e ardhshme. Mbledhja do të nisë në orën 12:00









