]Zvernecin Archives - 5 Pyetjet

77 organizata mjedisore kundër deklaratës së Ramës për Zvërnecin
Përmes një deklarate të përbashkët, 77 organizata të shoqërisë civile mbajtën të martën një qëndrim ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për Zvërnecin, duke hedhur poshtë  formulimet ku ai bazohej për të justifikuar projektin turistik brenda zonës së mbrojtur Pishë Poro-Nartë.

Sipas organizatave mjedisore, deklarata politike e kryeministrit nuk e ndryshon faktin se vendimmarrja i ka paraprirë studimeve, transparencës dhe vlerësimit të ndikimeve në mjedis apo fizibilitetit ekonomik.

“Jemi dëshmitarë që përveç deklaratave politike, nuk ka asnjë faqe studim fizibiliteti, të dhëna, shifra etj, që si rregull shoqërojnë projekt-idenë e zhvillimeve nga më të voglat te më të mëdhatë,” thuhet në qëndrimin e organizatave.

Sipas mjedisorëve, rasti i Zvërnecit zbuloi mungesën e respektimit të legjislacionit vendas dhe detyrimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës, duke anashkaluar vlerësimet mjedisore, studimet shkencore dhe konsultimin publik.

“Në një shtet të së drejtës, fillimisht përcaktojnë ligji, shkenca dhe interesi publik nëse dhe sa mund të zhvillohet territori. Vetëm më pas mund të flasë politika për investimin,” thuhet në deklaratë.

Më tej organizatat kundërshtojnë pretendimet e Ramës se dispozitat ligjore nuk ndalonin zhvillimin e saj për turizëm e aq më shumë në një ‘tokë private’ dhe se institucionet shtetërore kishin zbatuar procedurat e rregullta ligjore për dhënien e lejes zhvillimore të projektit dhe lejes për rrethimin e zonës.

Sipas organizatave, “fakti që toka është private nuk i heq shtetit përgjegjësinë për ta mbrojtur zonën.”

“Problemi bëhet edhe më serioz sepse rrethimi i autorizuar nga KKTU-ja, pa një Vlerësim mjedisor, rezulton të jetë shtrirë drejt brezit bregdetar dhe të ketë kufizuar aksesin publik. Bregdeti, plazhi dhe brezi ranor nuk janë vazhdim i pronës private ngjitur dhe nuk mund të tjetërsohen apo të bëhen të paarritshme për publikun,” thuhet në deklaratë.

Ata po ashtu, ndryshe nga Rama, e konsiderojnë konfliktin e pronësisë në zonën ku parashikohet ndërtimi si proces të lidhur me projektin e zhvillimit, pasi këto konflikte krijojnë pasiguri thelbësore për investim.

“Një investitor serioz, nëse ka të tillë siç pretendon Kryeministri kërkon siguri juridike për titullin. Një shtet serioz nuk e trajton konfliktin e pronësisë si një pengesë që mund të anashkalohet”- thuhet më tej në qëndrimin e organizatave.

Organizatat i vlerësojnë premtimet për përgatitjen e vlerësimeve mjedisore si të vonuara.

“As Kryeministri dhe as KKTU-ja nuk mund ta pranojnë paraprakisht zhvillimin, të japin leje zhvillimore, të autorizojnë rrethimin dhe pastaj t’i kërkojnë shkencës të përcaktojë si do të zbatohet ai,” këmbëngulin mjedisorët.

Më tej në deklaratë argumentohet se si ndryshimet ligjore të ligjit për Zonat e Mbrojtura në vitin 2024 vetëm sa e ruajtën emërtimin për këto zona, por e dobësuan mbrojtjen e tyre reale.

“Fakti është që në vitin 2024 u zgjeruan aktivitetet e lejueshme, u përfshi “turizmi i ekselencës”, u hoq nënzonimi dhe u dobësua mbrojtja e pjesëve më të ndjeshme ekologjikisht. Pra, etiketa mbeti, por rregullat ndryshuan”- vlerësojnë organizatat.

Sipas tyre, Kryeministri nuk mund të thotë se ndikimet mjedisore ende do të studiohen dhe njëkohësisht të garantojë se është e pamundur që projekti të prekë lagunën, habitatet apo ekosistemet përreth dhe se  ai po ofron një garanci thjesht politike, për aq kohë sa nuk ka bërë transparencë për vendimmarrjen, nuk ka dëgjuar ekspertët dhe nuk ka mbrojtur interesin publik.

Në këtë kuadër organizatat kërkojnë njëzëri si të domosdoshme kthimin mbrapsht të ndryshimeve në ligjin nr. 21/2024, që konsiderohen dhe nga vetë BE në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit europiam.

Organizatat mbështetëse të këtij qëndrimi:

EcoAlbania

Milieukontakt Shqipëri

Qendra Burimore e Mjedisit – REC Shqipëri

Qendra EcoAlbania

Qendra PSEIDA – ILIRIA

Qendra Res Publica

Shoqata e Bujqësisë Organike

Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë – AOS

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrohtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri – PPNEA

CoPlan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit

Active Mobility

ADAD Malore

Albanian Ëater Partnership

All Green Centre

BIRD

Build Green Group

CELIM SHQIPERI

CERCI

Changing the Future

COSV

Dora Prinderore

FORUMI Shqiptar Liqeni i Shkodrës

Global Care Albania

Gruaja Intelektuale

GRUPI VENDOR I VEPRIMIT VJONA

Guxo

GVV Moker-gore

Horizont EU

INFINIT+

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA)

Klubi Ekologjik Lezhe

New Bridges

Nisma për Ndryshim Shoqërosr-ARSIS

North Green

Organizata “Shtëpia e Gjelbër”

Përtej Barrierave

PTS ( Pertej Te Sotmes)

Qendra “Durrësi Aktiv”

Qendra “Levizja Rinore per Demokraci”

Qendra Agritra-Vizion

Qendra Burimore e Alternativave te Zhvillimit (DARC)

Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC) Durrës

Qendra FuturAL

Qendra Kombetare e Levizjes Ambientaliste

Qendra Media dhe Ceshtjet Shoqerore

Qendra Netëork Albania

Qendra Norma

Qendra per Progres Rinor

Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”

Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedsiore (Qendra ACEG)

QTIL

Roof Albania

Rrjeti për Raportimin e K.O.K.SH – Oganized Crime and Corruption and Netëork in Albania/OÇRNA

SEEP

SHBB ELIA

SHERM

SHGPAZ (Shoqata kombetare e grave profesioniste, afariste dhe zejtare) dega Pogradec

Shoqata “Edukim Komunitar për të Drejta, Kulturë e Integrim”

Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz (QSNNN).

Shoqata AlbNatyra

Shoqata Alpin

Shoqata Alpino – Turistike ‘Korça Alpin’

Shoqata Bordi Rajonal Ambjentalist Shqiptar

Shoqata KREO

Shoqata Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit

Shoqata Mjedis, Ujera, Pyje

Shoqata MKEZH

Shoqata Une gruaja

Shtepia e Gjelber

Together for Life

Vajzat dhe Djemtë Scout te Shqiperise

VIS Albania

Vizioni Ekologjik, Shkoder

Vizioni i Gjelber

Voice of Roma in Albania

World Vision Albania

Forumi i Mendimit të Lirë/Reporter.al

The post 77 organizata mjedisore kundër deklaratës së Ramës për Zvërnecin appeared first on 5 Pyetjet.

Protesta përpara Kryeministrisë vazhdon për të katërtën ditë: Mos u provokoni
Pas përplasjes me policinë dhe çarjes së kordonit të sigurisë, mijëra qytetarë zhvilluan për të katërtën ditë me radhë protestën e tyre para Kryeministrisë në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tubimi u zhvillua në mënyrë paqësore, me thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe shmangien e provokimeve.

“Kemi një thirrje të madhe për të gjithë, e arritëm qëllimin dhe erdhëm sërish këtu para kryeministrit. Këtu do rrimë sërish deri sa ai të japë dorëheqjen. Ne nuk jemi të dhunshëm si kjo qeveri,” tha një banore nga Rrjolli, e cila u drejtua protestuesve gjatë tubimit. Ajo shtoi se protesta është e popullit, nuk ka nevojë për organizatorë dhe se dialogu me kryeministrin zhvillohet në shesh.

The post Protesta përpara Kryeministrisë vazhdon për të katërtën ditë: Mos u provokoni appeared first on 5 Pyetjet.

Protesta për Zvërnecin, pankarta para Kryeministrisë: Zaptuam Shqipërinë
Në Tiranë po zhvillohet edhe këtë të martë protesta e thirrur nga aktivistë dhe ambientalistë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj ndërtimit të një resorti në Zvërnec.

Tubuesit mbajnë pankarta dhe banderola me mesazhe të forta, ndër të cilat spikat një pankartë që përshkruan një dialog imagjinar mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ku shkruhet me shkronja të mëdha: “Zaptuam Shqipërinë”.

Protestuesit theksojnë se do të vijojnë të shprehin qëndrimin e tyre paqësor, duke kërkuar që zërat qytetarë të dëgjohen në lidhje me projektet që ndikojnë në mjedisin dhe komunitetin lokal.

The post Protesta për Zvërnecin, pankarta para Kryeministrisë: Zaptuam Shqipërinë appeared first on 5 Pyetjet.

Protesta për Zvërnecin, qytetarët i përgjigjen Ramës: Pa dorëheqje, s’ka dialog
Në Tiranë ka vijuar për të tretën ditë protesta kundër projekteve të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, me mijëra qytetarë të mbledhur sërish në kryeqytet.

Protestuesit janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt bulevardit përpara Kryeministrisë, duke kërkuar ndalimin e projektit dhe reagim nga institucionet.

“Pa dorëheqje, s’ka dialog”, kanë thënë disa nga protestuesit, duke iu përgjigjur edhe thirrjes së kryeministrit për një konsultim publik me përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve.

The post Protesta për Zvërnecin, qytetarët i përgjigjen Ramës: Pa dorëheqje, s’ka dialog appeared first on 5 Pyetjet.

Protesta për Zvërnecin/ Marshim në Tiranë, dita e tretë
Qytetarët në Tiranë vijojnë protestën për mbrojtjen e Zvërnecit, duke shprehur kundërshtimin ndaj projektit të ndërtimit në zonë.

Marshimet po zhvillohen nëpër qendër të kryeqytetit, ndërsa qytetarët kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet nga institucionet.

“Jam bir shqipe more shkja, ti sha ne sdime me sha ta kemi thënë s’na e njef trunin

N’kryeministri ta ngremë flamurin.”, thuhet në pankartën e madhe që mbajnë protestuesit.

The post Protesta për Zvërnecin/ Marshim në Tiranë, dita e tretë appeared first on 5 Pyetjet.