Në Tiranë ka vijuar për të tretën ditë protesta kundër projekteve të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, me mijëra qytetarë të mbledhur sërish në kryeqytet.
Protestuesit janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt bulevardit përpara Kryeministrisë, duke kërkuar ndalimin e projektit dhe reagim nga institucionet.
“Pa dorëheqje, s’ka dialog”, kanë thënë disa nga protestuesit, duke iu përgjigjur edhe thirrjes së kryeministrit për një konsultim publik me përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve.









