-sidi education-spot_img
19.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

77 organizata mjedisore kundër deklaratës së Ramës për Zvërnecin

Kryesoret

Përmes një deklarate të përbashkët, 77 organizata të shoqërisë civile mbajtën të martën një qëndrim ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për Zvërnecin, duke hedhur poshtë  formulimet ku ai bazohej për të justifikuar projektin turistik brenda zonës së mbrojtur Pishë Poro-Nartë.

Sipas organizatave mjedisore, deklarata politike e kryeministrit nuk e ndryshon faktin se vendimmarrja i ka paraprirë studimeve, transparencës dhe vlerësimit të ndikimeve në mjedis apo fizibilitetit ekonomik.

“Jemi dëshmitarë që përveç deklaratave politike, nuk ka asnjë faqe studim fizibiliteti, të dhëna, shifra etj, që si rregull shoqërojnë projekt-idenë e zhvillimeve nga më të voglat te më të mëdhatë,” thuhet në qëndrimin e organizatave.

Sipas mjedisorëve, rasti i Zvërnecit zbuloi mungesën e respektimit të legjislacionit vendas dhe detyrimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës, duke anashkaluar vlerësimet mjedisore, studimet shkencore dhe konsultimin publik.

“Në një shtet të së drejtës, fillimisht përcaktojnë ligji, shkenca dhe interesi publik nëse dhe sa mund të zhvillohet territori. Vetëm më pas mund të flasë politika për investimin,” thuhet në deklaratë.

Më tej organizatat kundërshtojnë pretendimet e Ramës se dispozitat ligjore nuk ndalonin zhvillimin e saj për turizëm e aq më shumë në një ‘tokë private’ dhe se institucionet shtetërore kishin zbatuar procedurat e rregullta ligjore për dhënien e lejes zhvillimore të projektit dhe lejes për rrethimin e zonës.

Sipas organizatave, “fakti që toka është private nuk i heq shtetit përgjegjësinë për ta mbrojtur zonën.”

“Problemi bëhet edhe më serioz sepse rrethimi i autorizuar nga KKTU-ja, pa një Vlerësim mjedisor, rezulton të jetë shtrirë drejt brezit bregdetar dhe të ketë kufizuar aksesin publik. Bregdeti, plazhi dhe brezi ranor nuk janë vazhdim i pronës private ngjitur dhe nuk mund të tjetërsohen apo të bëhen të paarritshme për publikun,” thuhet në deklaratë.

Ata po ashtu, ndryshe nga Rama, e konsiderojnë konfliktin e pronësisë në zonën ku parashikohet ndërtimi si proces të lidhur me projektin e zhvillimit, pasi këto konflikte krijojnë pasiguri thelbësore për investim.

“Një investitor serioz, nëse ka të tillë siç pretendon Kryeministri kërkon siguri juridike për titullin. Një shtet serioz nuk e trajton konfliktin e pronësisë si një pengesë që mund të anashkalohet”- thuhet më tej në qëndrimin e organizatave.

Organizatat i vlerësojnë premtimet për përgatitjen e vlerësimeve mjedisore si të vonuara.

“As Kryeministri dhe as KKTU-ja nuk mund ta pranojnë paraprakisht zhvillimin, të japin leje zhvillimore, të autorizojnë rrethimin dhe pastaj t’i kërkojnë shkencës të përcaktojë si do të zbatohet ai,” këmbëngulin mjedisorët.

Më tej në deklaratë argumentohet se si ndryshimet ligjore të ligjit për Zonat e Mbrojtura në vitin 2024 vetëm sa e ruajtën emërtimin për këto zona, por e dobësuan mbrojtjen e tyre reale.

“Fakti është që në vitin 2024 u zgjeruan aktivitetet e lejueshme, u përfshi “turizmi i ekselencës”, u hoq nënzonimi dhe u dobësua mbrojtja e pjesëve më të ndjeshme ekologjikisht. Pra, etiketa mbeti, por rregullat ndryshuan”- vlerësojnë organizatat.

Sipas tyre, Kryeministri nuk mund të thotë se ndikimet mjedisore ende do të studiohen dhe njëkohësisht të garantojë se është e pamundur që projekti të prekë lagunën, habitatet apo ekosistemet përreth dhe se  ai po ofron një garanci thjesht politike, për aq kohë sa nuk ka bërë transparencë për vendimmarrjen, nuk ka dëgjuar ekspertët dhe nuk ka mbrojtur interesin publik.

Në këtë kuadër organizatat kërkojnë njëzëri si të domosdoshme kthimin mbrapsht të ndryshimeve në ligjin nr. 21/2024, që konsiderohen dhe nga vetë BE në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit europiam.

 

Organizatat mbështetëse të këtij qëndrimi:

  1. EcoAlbania
  2. Milieukontakt Shqipëri
  3. Qendra Burimore e Mjedisit – REC Shqipëri
  4. Qendra EcoAlbania
  5. Qendra PSEIDA – ILIRIA
  6. Qendra Res Publica
  7. Shoqata e Bujqësisë Organike
  8. Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë – AOS
  9. Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrohtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri – PPNEA
  10. CoPlan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit
  11. Active Mobility
  12. ADAD Malore
  13. Albanian Ëater Partnership
  14. All Green Centre
  15. BIRD
  16. Build Green Group
  17. CELIM SHQIPERI
  18. CERCI
  19. Changing the Future
  20. COSV
  21. Dora Prinderore
  22. FORUMI Shqiptar Liqeni i Shkodrës
  23. Global Care Albania
  24. Gruaja Intelektuale
  25. GRUPI VENDOR I VEPRIMIT VJONA
  26. Guxo
  27. GVV Moker-gore
  28. Horizont EU
  29. INFINIT+
  30. Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA)
  31. Klubi Ekologjik Lezhe
  32. New Bridges
  33. Nisma për Ndryshim Shoqërosr-ARSIS
  34. North Green
  35. Organizata “Shtëpia e Gjelbër”
  36. Përtej Barrierave
  37. PTS ( Pertej Te Sotmes)
  38. Qendra “Durrësi Aktiv”
  39. Qendra “Levizja Rinore per Demokraci”
  40. Qendra Agritra-Vizion
  41. Qendra Burimore e Alternativave te Zhvillimit (DARC)
  42. Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC) Durrës
  43. Qendra FuturAL
  44. Qendra Kombetare e Levizjes Ambientaliste
  45. Qendra Media dhe Ceshtjet Shoqerore
  46. Qendra Netëork Albania
  47. Qendra Norma
  48. Qendra per Progres Rinor
  49. Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”
  50. Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedsiore (Qendra ACEG)
  51. QTIL
  52. Roof Albania
  53. Rrjeti për Raportimin e K.O.K.SH – Oganized Crime and Corruption and Netëork in Albania/OÇRNA
  54. SEEP
  55. SHBB ELIA
  56. SHERM
  57. SHGPAZ (Shoqata kombetare e grave profesioniste, afariste dhe zejtare) dega Pogradec
  58. Shoqata “Edukim Komunitar për të Drejta, Kulturë e Integrim”
  59. Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz (QSNNN).
  60. Shoqata AlbNatyra
  61. Shoqata Alpin
  62. Shoqata Alpino – Turistike ‘Korça Alpin’
  63. Shoqata Bordi Rajonal Ambjentalist Shqiptar
  64. Shoqata KREO
  65. Shoqata Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit
  66. Shoqata Mjedis, Ujera, Pyje
  67. Shoqata MKEZH
  68. Shoqata Une gruaja
  69. Shtepia e Gjelber
  70. Together for Life
  71. Vajzat dhe Djemtë Scout te Shqiperise
  72. VIS Albania
  73. Vizioni Ekologjik, Shkoder
  74. Vizioni i Gjelber
  75. Voice of Roma in Albania
  76. World Vision Albania
  77. Forumi i Mendimit të Lirë/Reporter.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit