Kanye West u pa me një maskë që i mbulonte fytyrën, ndërsa ishte në Los Anxhelos. Ai zhvilloi një takim me bashkëpunëtorët e bizneseve të tij jashtë të hënën, dhe reperi 44-vjeçar dukej se po bënte çmos për të qëndruar i fshehur, shkruan DailyMail.
Gjatë takimit të qetë, ai mund të shihej i mbështetur në një portë betoni, ndërsa kishte veshur një xhaketë të zezë lëkure, xhinse të ngjashme dhe çizme shiu.
Gjatë fundjavës, babai i katër fëmijëve akuzoi ish-in e tij Kim Kardashian se nuk e kishte lejuar në festën e ditëlindjes së vajzës së tij, Chicago në Intsagram, por më në fund mori vendndodhjen nga Travis Scott.